Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova Empty Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 30, 2010 12:50 am

Ai krijoi lëvizjen demokratike më të fuqishme në Evropën Juglindore

Ramadan Reshitaj
Tubim përkujtimor për dr Rugovën në Suedi

Dega e LDK për Suedi, me rastin e katër vjetorit të vdekjes së presidentit të Kosovës dr Ibrahim Rugova, mbajti një takim përkujtimor në ambientet e Shoqatës Shqiptare ”Hasan Prishtina” në Landskrona. Fjalën e rastit, para anëtarëve të LDK dhe simpatizuesve të tjerë, e mbajti Bajram Nikqi, kryetar i degës për Suedi. Me këtë rast, duke folur për personalitetin dhe veprimtarinë e dr Rugovës, ai pos tjerash tha se presidenti historik i Kosovës, me angazhimin e tij paqësor i tregoi botës demokratike për vuajtjet e Kosovës dhe aspiratat e saj për liri dhe pavarësi.
- Presidenti Rugova asnjëherë nuk u përkul para vështërsive, të cilat gjithmonë diti t´i përballojë dhe t´i tejkalojë me mençuri e urtësi. Edhe pse bëri shumë për Kosovën dhe popullin e saj, edhe pse të gjitha të arriturat tona, duke përfshirë edhe pavarësinë që po e gëzojmë sot, janë frute të punës së tij, vdekja e hershme e ndau nga ne atëherë kur na duhej më së tepërmi, tha Bajram Nikqi.
Në këtë takimi përkujtimor mori pjesë edhe Prof. dr Muhamet Shatri, anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK. - Veprimtaria e Rugovës është e gjerë, por unë do të veçoja meritën e tij për unifikimin e lëvizjes së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi. Pjesën e lëvizjes që ishte legale ai e ka nxjerrë në dritën e diellit dhe i ka dhënë karakter legjitim e demokratik duke e shndërruar këtë në një lëvizje demokratike, më të fuqishme në Evropën Juglindore. Rugova, me polikën e tij paqësore dhe me rezistencën e tij gandiste, bëri që e tërë bota demokratike të njihet me problemet që kishte Kosova dhe në këtë mënyrë shqiptarët të fitojnë simpatinë e burrave më të mëdhenj shtetërorë të botës dhe të qendrave të vendosjes. Po të mos kishte qenë Rugova, me siguri se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të vonohej edhe shumë më tepër. Vdekja e tij ka lënë një vakum të madh, tha pos tjerash dr M. Shatri në takimin përkujtimor të degës së LDK në Suedi.
Për jetën dhe veprimtarinë e dr Rugovës foli edhe Isuf Bajraktari, ndërsa u lexua edhe telegrami që për këtë tubim e kishte dërguar Kryesia e degës qendrore të LDK nga Prishtina.
Një takim përkujtimor me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së presidentit Rugova ka mbajtur edhe dega e Lidhjes Demkratike të Dradanisë për Suedi. Ky takim u realizua në Ängelholm, ku gjithashtu u bë fjalë për veprimtarinë dhe për personalitetin e dr Rugovës.



Dhembje, nostalgji dhe krenari për presidentin Rugova

Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova Foto1_27
Emocionet e 21 janarit të vitit 2006
Zize Pepshi, kryetare e Degës së LDD-së për Zvicër: Sa herë që vjen 21 janari, jemi të mbushur me emocione të një dite të ftohtë janari, kur pushoi së rrahuri zemra e vizionarit, burrështetit dhe presidentit të madh dr. Ibrahim Rugova, i cili krijoi vizionin, hartoi strategjinë dhe e solli Kosovën dhe popullin shqiptar me një gjenialitet të paimagjinueshëm drejt lirisë dhe pavarësisë së saj.
Dega e LDD në Zvicër
Lulzim Cakaj, zëdhënës


Dega e LDD në Zvicër përkujtoi Dr. Ibrahim Rugova në 4-vjetorin e vdekjes

Të dielën, më 24 janar 2010 në Sursee të Zvicrës, Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për Zvicër organizoi akademi përkujtimore në katërvjetorin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës. Konferencieri i akademisë, njëherësh edhe nënkryetar i parë i LDD-së për Zvicër, z. Ruzhdi Pacolli, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe atij të Dardanisë, me udhëheqjen e tij brilante dhe të natyrshme hapi Akademinë me këto fjalë: Me rastin e katërvjetorit të ndarjes nga jeta të Kolosit të pavarësisë, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, zonja dhe zotërinj, pjesëmarrja juaj e nderon dhe madhështon këtë akademi përkujtimore, e cila organizohet nga dega e LDD-së në Zvicër. Ai tha se e kemi të pamundur për të organizuar tubime të tilla për tërë ata qindra mijëra patriotë që u vranë nga armiqët e popullit duke mbrojtur dinjitetin dhe lirinë e këtij populli, me dëshirën e jashtëzakonshme që ta dërgojmë një përulje dhe përshëndetje për veprat e tyre tek secili, ne i kemi përfshirë mes dy epokave që i krijuan njerëz të mëdhenj të kombit, që nga e epoka e Skënderbeut e deri te epoka moderne e Dr. Ibrahim Rugovës. Ruzhdi Pacolli pasi përshëndeti disa aktivistë të dalluar nga Kosova, Gjermania dhe Zvicra, ftoi të pranishmit për një minutë heshtje, për t’ia dhënë më pas fjalën nënkryetarit të Degës së LDD-së për Zvicër, z. Gani Demi.
MT/ Të mos përbuzet kontributi i patriotëve tanë gjatë historisë
Z. Demi, duke folur për luftën e lavdishme që e bënë patriotët tanë gjatë historisë si dhe për mesazhet që do të duhej t’ua dërgonim atyre si gjeneratë përgjegjëse për zhvillimet pas shpalljes së shtetësisë së Kosovës, shfaqi tone kritike ndaj qeverisë aktuale në veçanti, por edhe ndaj kastës politike në përgjithësi. Duke përkujtuar të pranishmit për reflektimin e respektit që patën dhe kanë burrështetasit botërorë për president Rugovën, siç ishte ish presidenti amerikan Bill Klinton në vizitën e fundit në Prishtinë, ai nisi edhe njëherë një mesazh për politikanët e ditës që të mos e përbuzin kontributin e patriotëve tanë gjatë historisë, me theks të veçantë tek Ibrahim Rugova. Themelet e shtetit të Kosovës u ndërtuan me gurët më të çmuar të tokës dardane, u lidhën me njëri-tjetrin me gjakun e bijave dhe bijve më të mirë të kombit, andaj nuk ka forcë që do t´i lëvizë më kurrë për jetë e mot.
Më pas, duke ia kaluar fjalën kryetares së Degës së LDD-së për Zvicër, zonjës Zize Pepshi, nënkryetari Pacolli bëri arsyetimin me këto fjalë: Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin, sepse ata të tillë i fal perëndia, dallohen në fëmijëri, burrnohen nëpër shtigje e sfida të rrezikshme, të gjallë krijohen legjenda dhe engjuj në pavdekësi. Të nderuar të pranishëm, për fjalën kryesore do te paraqitet një zonjë e cila ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, pas të cilave ajo vazhdoi aktivitetin e saj politik në përkrahje të Presidentit Rugova.
Zonja Zize Pepshi, duke folur për modestinë e dr. Rugovës dhe synimet e tij të qarta për ardhmëninë e Kosovës, pasqyroi aktivitetin e Rugovës duke e shestuar angazhimin e tij në sensibilizimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar që nga viti 1989 e deri në momentet e fundit të jetës së tij. Gjithashtu dha edhe një kronologji të sakrificës së patriotëve shqiptarë në periudha të ndryshme të historisë së popullit të Kosovës.
MT/ Evokim kujtimesh e program i pasur kulturor-artistik
Shpejtim Gacaferi, kryetar i Degës së LDD-së në Junik, falënderoi LDD-në në Zvicër për mikpritjen në këtë akademi dhe përgëzoi anëtarësinë dhe veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në diasporë si ndjekëse të denjë të platformës politike të Ibrahim Rugovës. LDD do t’i mbetet gjithmonë besnike rrugës së drejtë, të pastër dhe demokratike të presidentit Rugova, tha veç tjerash në fjalën e tij z. Gacaferi.
Publicisti Avdyl Gërvalla, duke folur për presidentin Rugova tha se të gjithë ne kemi dhënë për të, por edhe ai ka bërë shumë për ne. Dhe me një nostalgji të veçantë për Presidentin Rugova, ai para bashkatdhetarëve evokoj disa nga kujtimet e tij me Presidentin Rugova.
Lan Avdiu përshëndeti të pranishmit në cilësinë e koordinatorit të AAK-së për diasporë. Tubimin e përshëndeti edhe Emrush Çekaj në emër të Degës së LDD-së për Gjermani. Prezenca e shkrimtarit dhe publicistit shqiptar në Zvicër, zotëri Shefqet Dibrani, e nderoi këtë akademi, ku mori përshëndetje të shumta nga të pranishmit. Prezent ishte ish oficiri i karrierës, tash invalid i luftës, zotëri Skënder Budakova, i cili gjithashtu mori përshëndetje nga të pranishmit.
Në vazhdim me një baladë të autorëve Shefqet Dibrani e Ilir Smaka, të përpunuar nga aktori dhe regjisori që vepron në Zvicër, Adem Kicaj, i shoqëruar nga kolegia e tij aktore nga Shqiperia Dorontina Elezi, emocionuan të pranishmit me aktrimin e tyre deri në përlotje. Pasoi një recital kushtuar Ibrahim Rugovës, i përgatitur nga Faik dhe Dardane Golaj. Një poezi të Ibrahim Rugovës të botuar në vitet e 60-ta e recitoi anëtari i kryesisë, njëherit kryetar i komisionit për kulturë z. Bashkim Nitaj.
Një letër përshëndetëse drejtuar pjesëmarrësve të kësaj akademie e që vinte nga kryetari i nderur i LDD-së, Akademik Nexhat Daci, e lexoi nënkryetari I degës së LDD-se, zoteri Skënder Tolaj. Ndërkaq Kështjella Pepshi lexoi në gjermanisht dhe shqip letrën përshëndetëse të ministres së jashtme të Zvicrës, zonjës Micheline Calmy - Rey. Pastaj telegrame të jera ishin nga nënkryetari i LDD-se z. Adem Salihaj, kryetari i LDD-se për Suedi, z.Hysen Ibrahimi, kryetari i LAPSH-it për Zvicër z. Mahir Mustafa.
Në emër të Degës së LDD-së në Zvicër Besim Lokaj i drejtoi një telegram ngushëllimi dhe përkujtimi familjes së Presidentit Ibrahim Rugova. Në përmbyllje të kësaj akademie rapsodi Isak Karaxha dhe aktori dhe regjisori Adem Kicaj kënduan një këngë me tekstin e shkruar nga Adem Kicaj kushtuar Ibrahim Rugovës. Ne fund të kësaj akademie përkujtimore, në përshëndetje vërehej kënaqësia në fytyrat e bashkatdhetareve që nuk nuronin t´i shprehnin falënderimet degës së LDD-së në Zvicër për përgatitjen e tyre brilante dhe për punën që po bëjnë në vazhdimësi.

Presidenti Rugova u përkujtua me dhembje e krenari

Dega e LDD në Suedi dhe SHKSH “Nënë Tereza” në Ängelholm


Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova Foto1%20diaspordha
1. Pasmje nga akademia përkujtimore në Ängelholm të Suedisë


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Shqiptare „Nëna Terezë“ në Ängelholm organizoi një akademi përkujtimore kushtuar katërvjetorit të ndërrimit jetë të Presidentit historik dhe shpirtëror të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Këtë akademi, të cilën e udhëhoqi moderatorja Miss Kosova 2007/08, zonjusha Yllka Berisha, pas himnit kombëtar dhe atij dardan, e shpalli të hapur z. Enver Jashari, anëtar i Kryesisë së LDD-së për Suedi. Ndërkaq fjalën e rastit e mbajti kryetari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, z. Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha: Pikërisht gjendja e një popullate totalisht të paorganizaur, siç ishte ajo e popullit të Kosovë, pa strategji politike dhe udhëheqje intelektuale, që askush nuk diti dhe nuk guxoi të merrte në dorë fatin e tyre para viteve 1989, doli Presidenti Rugova dhe mori timonin në duart e tij qysh me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhejtor 1989 në Prishtinë dhe gjendjen e paorganizuar tejet të tendosur e ktheu në një gjendje të organizuar politike. Presidenti Rugova arriti të formësojë natyrën e vet politike, gjë që me kohë dëshmohej se fjala e tij prej individi kishte arritur të ketë peshë të madhe në gjirin e popullit shqiptar në Kosovë, në trojet etnike shqiptare në ish-Jugosllavi dhe më vonë edhe te populli shqiptar në tërë globin. Mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të gjitha figurat e ndritura të kombit shqiptar dhe miqtë e popullit shqiptar. I bekuar qoftë shpirti i Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, - përfundoi fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi.
Akademisë përkujtimore i kishin arritur telegrame përshëndetëse nga Akdemik Nexhat Daci, kryetar i LDD-së, Adem Salihaj, nënkryetar i LDD-së, Fadil Geci, anëtar i Kryesisë së LDD-së dhe Zize Pepshi, kryetari e LDD-së - Dega në Zvicër. Telegramet i lexuan Burbuqe Berisha, veprimtare dhe z. Rrahman Rrahmani, sekretar i LDD-së Dega në Suedi dhe kryetar i SHKSH „Nënë Tereza“në Ängelholm.
Për këtë akademi regjisori dhe koreografi z. Ahmet Ahmeti kishte përgatitur një pjesë teatrore me titull „Atë ditë kur vdekja ti puthi buzët“ kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Rolet i luajtën: Endrit Berisha, Blerina Ahmeti, Arlinda Zejnullahu, Adelina Popova dhe Dafina Berisha.
Në librin e përshtypjeve u bënë shënime për Presidentin Rugova, kurse këtu po japim disa përshtypjeve të fëmijëve 10 - 12 vjeçar:
Albenita Shkupolli: „I kam 10 vjet, të dua shumë Doktor Ibrahim Rugova, President i parë i Kosovës.
Blerina Lyta: ”Jeni President historik i Kosovës”.
Njomza Peci: ”President Rugova, jeni përherë në zemrat tona”.
Marigona Kodra: ”Je Presidenti më i dashur i popullit tonë”.
Për nder të kësaj akademie ishte shtruar një koktej për të pranishmit dhe u nënshkruan në librin e zisë të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, duke dhënë përshtypjet e të pranishëmve për Presidentin.
Komisioni për Informim:
Rrahman Rrahmani


Dr. Ibrahim Rugova la gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re shqiptare


Myftar Halili
Dega e LDK-së në Gjermani mbajti akademi përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova dhe kolonelin Tahir Zemaj


Me pietet përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova Foto%201_26
Pamje nga akademia përkujtimore e Degës së LDK-së në Gjermani për presidentin Rugova dhe kolonelin Zemaj


Njëra prej organizatave që ka kontribuar më së shumti në diasporë është Dega e LDK-së në Gjermani, pa të cilën nuk do të kishim Kosovën kështu siç është sot. – tha Islam Spahiu, sekretar i ambasadës së Kosovës në Berlin.
Dega e LDK-së në Gjermani mbajti akademi përkujtimore për presidentin Ibrahim Rugova dhe kolonelin Tahir Zemaj Në Hennef (afër Bonnit) në Gjermani, dega e LDK-së në Gjermani në bashkëpunim me nëndegën e LDK-së në NRW, mbajti akademi përkujtimore për presidentin dr. Ibrahim Rugova dhe kolonelin Tahir Zemaj. Në këtë akadami që u udhëhoq nga Abedin Gashi, pos aktivistëve të LDK-së, morën pjesë edhe familjarë të familjes Rugova dhe asaj Zemaj si dhe familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës (familjet Krasniqi, Çekaj, Hajdaraj), pastaj stafi diplomatik i Kosovës në Gjermani, i përbërë nga Islam Spahiu, sekretar i ambasadës në Berlin, Astrit Zemaj, konsull në Frankfurt dhe Ardian Spahiu vicekonsull në këtë konsullatë, Anton Kolaj, ish-nënkryetar i LDK-së, Ruzhdi Statovci, kryetar i FFSHGJ-së e mysafirë të tjerë.
Dr. Rugova u bë i njohur me guximin për të kundërshtuar politikën fashizoide
Duke e shpallur të hapur këtë akademi dhe duke përshëndetur pjesëmarrësit Hazir Krasniqi, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani tha se u mbushën katër vjet kur nga ne u nda presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Është dita kur humbëm kolosin e politikës shqiptare, artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të kalibrit botëror. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti më i adhuruar edhe për popujt e tjerë të Evropë dhe të botës. Ai ishte model i politikës për shumë personalitete dhe çmohet me respektin më të madh prej njeriu, intelektuali, politikani dhe burreshteti të kohës. Dega e LDK-së në Gjermani që nga themeli i saj përveç respektit të madh që kishte për të, bashkëpunoi ngusht, dhe çdo gjë që bëri e bëri me bekimin e tij. Falë këtij bashkëpunimi të ndërsjellë çështja e Kosovës avansohej në mekanizmat ndërkombëtarë e veçanërisht te politika gjermane.
Janari me të drejtë quhet muaji më tragjik për shqiptarët, sepse në këtë muaj përveç presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, humbëm figurat më eminente të çështjes sonë kombëtare. Kryetari Ibrahim Rugova dhe kolonel Tahir Zemaj tërë jetën ia kushtuan lirisë dhe pavarësisë së Kosovës që ne sot e shohim, prekim dhe e shijojmë.
Duke e shpallur të hapur këtë akademi përkujtimore përshëndesim instuticionet e Kosovës në krye me kryetarin e nderuar prof. dr. Fatmir Sejdiun, duke e lutur që të gjitha dosjet e vrasjeve enigmatike të hapen dhe kriminelët të nxirren para drejtësisë. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës presidentit Ibrahim Rugova, kolonelit Tahir Zemaj dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës - tha me këtë rast Hazir Krasniqi.
Në fjalën e rastit për presidentin Ibrahim Rugova, Qazim Bajgoraliu u.d. së sekretarit të degës së LDK-së në Gjermani tha se dr. Ibrahim Rugova në vitin 1989 erdhi jo rastësisht në krye të lëvizjes dhe të LDK dhe jo rastësisht u mirëprit dhe u përkrah nga populli shqiptar, ngase tanimë ai ishte bërë i njohur me guximin e tij për të kundërshtuar politikën fashizoide të Serbisë, e cila kishte arritur të manipulonte në një masë edhe forcën e Jugosllavisë së atëhershme dhe tanimë pas shuarjes së grevës së minatorëve të Trepçës, të grevës së studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe të gjitha grevave të tjera anembanë Kosovës dhe më vonë, marrjes me dhunë të kushtetutës së Kosovës, të burgosjeve, të dhjetëra e qindra intelektualëve, studentëve, minatorëve, punëtorëve, nxënësve etj. populli shqiptar i Kosovës sikur filloi të ndihej i pashpresë, i pafuqishëm ndaj asaj makinerie politike-ushtarake. Me formimin e Lidhjes Demokraktike të Kosoves dhe me vënien e Ibrahim Rugovës në krye të saj, sikur filloi të shihet një shkëndijë shprese për të ardhmen e popullit shqiptar në ish-Jugosllavi. Kjo shkëndijë ishte një gur i kristaltë i themelit të pavarësisë së Kosovës, pra dr. Ibrahim Rugova artikuloi dhe arkitektoi vizionin për të ardhmen e Kosovës dhe u bë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës, gurthemeli i miqësive të Kosovës.
Si simbolikë të kësaj dua të përmend: Presidenti i 42-të i Amerikes, Bill Clinton, fjalimin dhe përshëndetjen e tij në Kuvendin e Kosovës e nisi duke kujtuar presidentin Ibrahim Rugova: "Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoj dhuratën që ai më dha, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si "Guri i Rugovës", në kohën që merreshim me problemet e Kosovës...“
Është i çuditshëm vendimi për mbylljen e dosjeve
Kolonel Tahir Zemaj me profesion ishte ushtarak, kurse me shpirt ishte njeri i fjalës dhe i angazhimit gjithkund ku e kërkonte nevoja. - tha Myftar Dragidella, zëdhënës i Degës së LDK-së në Gjermani, duke parqitur fjalën e rastit. Shumë të rralla janë ato tubime që organizonte Dega e LDK-së, nëndegët e saj, BD të PSHDK-së apo edhe klubet shqiptare që të mos merrte pjesë koloneli Tahir Zemaj. Ai në ato tubime ishte shumë aktiv. I adhuronte forcat e djathta shqiptare kudo që ishin ato. I donte shqiptarët kudo që ishin ata. Në këtë përvjetor pikëllimi, por me ndjenjë krenarie për të madhin kolonel Tahir Zemajn, punën e tij, aktivitetin, solidaritetin, urtësinë dhe mençurinë që la me sinqeritetin e tij, për dallim nga ata të cilët mbollën farën e urrejtjes dhe linçit, ky mbolli farën e tolerancës, dashurisë në mes njerëzve dhe protagonistëve të drejtpërdrejtë të luftës.
Është i çuditshëm vendimi i gjykatësve të Eulexit dhe të Kosovës për mbylljen e dosjeve të veprave kriminale, ku hyjnë edhe vrasjet e aktivistëve të dalluar të çështjes kombëtare. Ne nuk mund të pajtohemi me një vendim të tillë. Me këtë vendim thuaja se organet gjyqësore të Kosovës dhe ato të Eulexit sikur po i stimulojnë vrasësit, po i stimulojnë kriminelët, – përfundoi ai.
Duke përshëndetur këtë akademi, Islam Spahiu, sekretar i ambasadës së Kosovës në Gjermani shprehu falënderimet për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgim për këto vite që kanë kontribuar në forma të ndryshme për atdheun tonë. Ai tha se njëra prej organizatave që ka kontribuar më së shumti në diasporë është Dega e LDK-së në Gjermani dhe pa atë nuk do të kishim Kosovën kështu siç është sot. Dega e LDK-së në Gjermnai ka dhënë kontribut shumë të madh, ngase në kohën e duhur ka ditur të grumbullojë mijëra shqiptarë në mbrojtje të Kosovës nga gjenocidi serb.Ai poashtu me këtë rast shprehu gatishmërinë e përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës në Gjermani për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre dhe ky shërbim shumë shpejt, tha ai, do të bëhet efikas dhe në të mirë të qytetarëve.
Ndjehem i nderuar që sot gjendem në mesin tuaj, për të përkujtuar dhe për t’i bërë homazh Njeriut të Madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re shqiptare, dhe jo vetëm të saj, dr. Ibrahim Rugovën. – tha Anton Kolaj, ish-nënkryetar i LDK-së.
Pikërisht më 21 janar u mbushën katër vjet, kur familja, të afërmit, bashkëpunëtorët e tij, Kosova dhe mbarë populli shqiptar në gjithë gjeografinë e Atdheut Etnik dhe në Diasporë, mbetën pa intelektualin, studiuesin dhe presidentin historik të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shkencës, kulturës dhe lirisë e demokracisë së popullit të tij. Me humbjen e dr. I. Rugovës familja mbeti pa njeriun më të dashur, miqtë dhe bashkëpunëtorët pa fjalën e urtë e me shumë kompetencë, punonjësit shkencorë mbeten pa hulumtuesin e vyeshëm prej sensi të hollë të çështjeve albanologjike, shoqëria kosovare mbeti pa udhëheqësin e tyre historik e shpirtëror.
Kur Kosova rënkonte nën peshën e rëndë të okupimit serb, kur popullit shqiptar i shkeleshin të drejtat në mënyrën më barbare, ky njeri i devotshëm i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte ndër të parët që ngriti zërin lart kundër asaj shtypjeje që regjimi serb ushtronte ndaj popullit të tij, dhe për asnjë çast deri në frymën e fundit nuk u ndal së vepruari për lirinë e Kosovës. – tha ndër të tjera Anton Kolaj.
Në emër të familjarëve të familjeve të heronjve dhe dëshmorëve, akademinë e përshëndeti Smajl Çekaj, vëlla i Sali Çekajt, kurse në emër të familjes Zemaj pjesëmarrësit dhe organizatorët i falënderoi Azem Zemaj, vëlla i kolonelit Tahir Zemaj. Në vazhdim Abedin Gashi, moderatori i akademisë e lexoi telegramin e Kryesisë së LDK-së dërguar këtij tubimi.
Në fund për të pranishmit u shfaqen sekuenca filmike nga jeta dhe verpa e presidentit dr. Ibrahim Rugova dhe kolonelit Tahir Zemaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi