Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri: UJKU DHE HENA

Shko poshtë

Ardi Omeri: UJKU DHE HENA Empty Ardi Omeri: UJKU DHE HENA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 31, 2010 1:49 pm

Ardi Omeri: UJKU DHE HENA 10327_1179047170676_1663066175_433765_2546692_n


Ardi Omeri: UJKU DHE HENA



Hena e plote degjoi zerin e ujkut qe fort uleriu...
Hena u tremb e driten e saj shpejt e mbuloi pas reve qe shpesh e shoqeronin qiellin e saj...

Njollat e saj ujku i dalloi,uleriu me shume me epsh djalli te zbutur e syte ju skuqen nga inati..
U largua,dukej sikur po kthehej pas , andej nga erdhi ...

Pshurri mbi nje shkurre te pa fat qe dukej aty pari e ndoshta jete
donte vertet por qe kishte zgjedhur momentin e kohen e gabuar, mbi
deget e saj hodhi helmin e embel qe henes i kishte taksur , shiu i
lagte pellushin e hirte me qime te ngritura lart,ne kembe ndjente token
e lagur nga vesa apo shurra e tij qe pikonte akoma...

Mali dukej sikur psheretinte i pakenaqur nga skena,maja e tij e
zbardhur pshurrte per vehte dobore qe shkrihej nga shiu qe binte e ai
rrinte nen henen e plote fshehur pas reshe false te lena si jetime nga
dikush qe me henen dukesh sikur flirtonte...

Ujku uleriu edhe njehere sikur donte qe Hena e fshehur ta
degjonte,e kur degjoi vec rete qe perplaseshin mes tyre,si per te
treguar kush ishte me fallso apo se kush do te fshihte me shume ate
Hene qe dukej ne pamje e plote, u largua per nga fusha e gjelber nga ku
dukeshin drita e degjoheshin zerat e deleve e qingjave te shumte...

Vrapimi i ngjante nje trokthi kali azat...

Hena e plote i kish ndezur gjakun qe i levrinte me vrull por ajo
hene u tremb e ai ndjente shume jete ne trupin e ndezur e plot epsh...

Ktheu dhe nje here koken pas, lart mbi majen e atij mali qe i
ishte dukur i bukur ne drite hene te plote,e vazhdoi trokthin e tij
lirshem por me pak turfellime egersie ...

Nuk e di ne do ta shoh me ate ujk te ngjitet atje, ne ate maje
mali ne pamje te virgjer,nuk e di ne do kete fuqi hena te dale mbi rete
e zeza qe vec driten i mbulojne, nuk e di ne ajo maje mali do jete
akoma me debore apo do kete jeshillek,nuk di ne do jete piste skishe
apo kullote, nuk di ne uji do rrjedhe apo do kete debore per ortek,nuk
e di...

Pashe vec ate kafshe, ne pamje hije rende, te mrekulluar si
gjithmone pas henes,qe uleriu,uleriu shume e u lodh,e pastaj u
largua...

Ne se do ta shoh perseri do ju them , ne se e shihni ju thomeni ...

Del gjithmone me hene te plote , por pa re perqark...

ARDI OMERI 28/01/2009 23.20
Ardi Omeri: UJKU DHE HENA 19756_1264720552457_1663066175_630044_3651294_n

Ardi Omeri: UJKU DHE HENA 19756_1264714392303_1663066175_630032_3859754_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi