Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL

Shko poshtë

Ardi Omeri:HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL  Empty Ardi Omeri:HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 11:50 am

Ardi Omeri:HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL  195391_100000674724378_6806038_n

Ardi Omeri:HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL

Nën një rreze drite,
të shihem mirë kërkova...
Ma kish ënda, e,
Për pak sa nuk ëndërrova...

Mu duk Diell!
Shtriqa gjymtyrët të merrja ngjyrë...
Pa vura dhe syze!
Që drita e bukur mos të më verbonte...
Hijen time të rëndë,
Që më ndiqte prej kohësh nga pas,
Me hijen e Diellit në timin iluzion,
Vura në garë e kohën fillova të mas...

Po ishte Hënë!

Hoqa syzet i trembur nga fakti
Mrekulli në atë natë që mu duk si ditë,
ku Hëna ishte e plotë dhe rrëzëllente,
Lozonjare , magjiplotë si të gjitha mrekullitë...

Mblodha hijen time
I thirra të vinte në vete
Me hënën të mos matej se ushtare ka plot
Ka mijëra yje të përjetshme që i shndrisin rreth e qark
Ajo, hije e vogël, me yjet s’matej dot...

Qau hija ime, zë në fakt nuk i dëgjova
U tërhoq si mundur në të pafilluar betejë
U fut poshtë vetes, pra nën mua
Aty, ku kishte gjithmonë të ngrohtën strehë!



©Ardi OMERI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi