Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike)

Shko poshtë

Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike) Empty Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 01, 2010 12:38 am


Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike)






Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike) Nuri
Nuri Dragoj




Parathënie

Një libër i ri për marrëdhëniet me fqinjin jugor, që sjell meditime, përsiatje dhe analiza të shumta mbi lashtësinë e popujve shqiptarë e grekë, mbi trashëgiminë e tyre historike dhe mbi marrëdhëniet plot dritëhije, shpresa dhe iluzione, për miqësi që janë fashitur dhe mbytur nga politikat e armiqësisë, pushtimit, asimilimit dhe nacionalizmit.

Nuri Dragoj ka vënë shpirtin, patriotizmin e humanizmin e tij, në kandarin e drejtësisë së historisë për të denoncuar çdo fenomen e mentalitet negativ në marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë, që ka tendencën të fanitet edhe në ditët tona dhe të helmojë e rrezikojë të ardhmen.
Një libër, ku historia dhe publicistika gërshetohen natyrshëm.



Autori, me ndershmëri dhe me ndërgjegje të pastër intelektuale, ka dhënë historinë për të shpjeguar të tashmen, ka kryer depërtimet në thellësi të historisë për të pohuar lashtësinë e të dy popujve, vezullimin e pashuar të qytetërimeve pellazge, ilire e greke, kapërcimet në mesjetë, ku fatet e të dy popujve u bashkuan në një emërues që ishte – fatkeqësia e tyre.



Më tej, rezistenca heroike e arbërve nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe përpjekjet foshnjarake të një pjese të historiografisë greke për të përvetësuar identitetin e heroit kombëtar të shqiptarëve, vijnë përmes një kritike logjike dhe të pakompromis.

Ndihma e shqiptarëve për revolucionin grek dhe shndërrimi i asaj ndihme në një fatkeqësi, përbëjnë një tjetër linjë interesante të këtij botimi.

Autori ka dhënë me imtësi lindjen e politikës së “Megaliidesë” dhe helmin permanent që ajo shpërndau në marrëdhëniet midis dy popujve. Aleanca e heshtur, por shumë efektive, e Fanarit me Portën e Lartë Osmane, për të ndaluar emancipimin kombëtar në Ballkan, lufta e ashpër e sistematike që ata i bënë kombit shqiptar e ndërgjegjes së tij, janë dhënë me nota sa dramatike, aq edhe realiste.

Iluzionet, shpresat, përpjekjet e udhëheqësve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, – qysh nga periudha e Rilindjes Kombëtare, deri pas krijimit të shtetit shqiptar, - për të krijuar një aleancë me grekët, e cila do të bazohej mbi parimet e barazisë, miqësisë dhe respektit reciprok; dështimet e mjera e fatkeqe të këtyre përpjekjeve, – si rezultat i politikës dominuese dhe ekspansioniste greke, e cila kishte në thelb “Megaliidenë”,– përbëjnë një bosht tjetër solid të këtij botimi.

Një tablo therëse dhe plot realizëm pasqyrohet për momentin e lindjes së shtetit të ri shqiptar dhe vitet e para, të dhimbshme, të jetës së tij. Greqia ishte në krye të politikës vrastare kundër këtij shteti, politikë që u shpreh me aneksimin e territoreve shqiptare dhe me masakrat e tmerrshme kundër popullsisë së pafajshme shqiptare, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare.

Me mprehtësi janë dhënë aleancat ndërkombëtare të politikës greke në funksion të aneksimit të Shqipërisë së Jugut, karakteri i tyre dhe amoraliteti e miopia e politikës së jashtme greke.
Politika e Fuqive të Mëdha, gjatë dy luftërave botërore dhe gjatë Luftës së Ftohtë, analizohet në evolucionin e saj, duke vlerësuar veçanërisht në mënyrë pozitive, politikën amerikane, që kontribuoi për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Dragoi sqaron se kyçi i zhvillimit, unitetit dhe modernitetit të kombit shqiptar, është harmonia, toleranca dhe bashkëjetesa fetare. Por ai zbulon, si rrënjët historike, ashtu dhe betejën moderne që po zhvillon Greqia e sotme, për ta shkatërruar këtë bazament fondamental.

Çamëria, natyrisht që do të përbënte një prej ndjeshmërive të veçanta të autorit. Me sensin racional të së drejtës dhe sidomos me dashuri, Dragoi, me penën e tij, udhëton nëpër dhimbjen çame, nëpër koordinata hapësinore e shpirtërore, duke sjellë përpara vëmendjes së çdokujt, jo thjesht faktin historiko-tragjik të shqiptarëve çamë, por edhe përjetimin individual, duke e tejkaluar pozitën vrojtuese apo shqyrtuese të studiuesit, dhe duke ardhur te lexuesi, si “një prej tyre”, mbi të cilët ra mizoria greke në dy shekuj.

Veçoria e këtij libri është se i merr një nga një të gjithë elementët e marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe i zhvillon ato që prej thellësive të historisë e deri në ditët tona, duke bërë një paraqitje vertikale, që zbulon qartësisht dhe pa ekuivokë objektivat e politikës së sotme greke.

Duke lexuar këtë libër, çdokush mund të krijojë një përfytyrim konkret për pasojat e ofensivës së helenizmit në Shqipërinë e Jugut dhe më gjerë, në shoqërinë shqiptare në ditët tona, si dhe rreziqet reale që rrjedhin prej saj.

Botimi është gjithashtu edhe një homazh për martirët dhe dëshmorët e shumtë shqiptarë, që u persekutuan dhe u vranë nga dora e zezë e nacionalizmit grek. Ata ishin lulja e elitës kombëtare shqiptare. Për këtë arsye, ai ka vlera edukative për brezin e ri, i cili ka njohuri relativisht të pakta për historinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Për të gjitha këto risi dhe vlera, kam besimin e plotë se ai do të jetë një botim shumë i preferuar dhe i dobishëm për lexuesit shqiptarë, të të gjitha kategorive e moshave. Ai është shkruar me kulturë, me një gjuhë të thjeshtë, por të pasur dhe me një stil tërheqës, i cili e rendit këtë botim në kategorinë e atyre librave që lexohen me një frymë.

Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike) 0
Akademik, Prof. Dr. Beqir Meta, Drejtor i Institutit të Historisë
Në vend të hyrjes
Perënditë e lashtësisë, të cilat kanë përjetuar, parë e dëgjuar miliona histori intrigash qiellore, pa asnjë dyshim, do të shqyenin sytë kur të mësonin për intrigat qindravjeçare të fqinjëve në tokën e ilirëve. Në anën tjetër, Homeri, babazoti i letërsisë botërore që na rrëfeu tinzarinë e Kalit të Trojës, po të jetonte në kohët e sotme, do të bindej lehtësisht se ky kalë pabesie, i konstruktuar kundër trojanëve, nuk është asgjë përpara dinakërisë së disa qarqeve greke, kundrejt fqinjëve të tyre të stërlashtë - shqiptarëve.

Sikur të jetonte Eskili, ky humbës i madh e tragjik, do të shkruante, me siguri, një cikël të tërë kryeveprash, me dramat dhe fatkeqësitë që u janë shkaktuar shqiptarëve, ku vetëm dëbimi i çamëve përbën një vepër drithëruese e tragjike. Ai, me penën e tij mjeshtërore, do të tregonte panoramën e epokës së globalizimit, ku, ndërsa kufijtë shtetërorë kthehen në konvencione, idealizmi dhe mirëbesimi i një populli të vogël u ballafaqua me synimin shovinist të disa klaneve të caktuara, greke dhe serbe, ndaj territoreve iliro-shqiptare.
Por tragjedianët e Greqisë së lashtë kanë vdekur prej kohësh, duke mos arritur t’i shohin luftërat e përgjakshme botërore, djallëzore, që e kishin zanafillën te Troja, te kali i drunjtë. Sot, në shekullin e njëzetenjëtë, ndërsa qytetarët e Europës aspirojnë paqe e konvencionalitet kufitar, pabesitë dhe luftërat vazhdojnë, në forma të tjera, dhe siguria është e dyshimtë, në mos e munguar.
Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike) Harta1
HARTA 1
Aktualisht, disa klane të caktuara po organizojnë eksplozionin “Vorio-Epir”, përmes manipulimesh moderne për realizimin e ëndrrës së vjetër: greqizimit të Shqipërisë.

Menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, të 15 marsit 2008, ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, ishte diplomatja e parë që mbërriti në Tiranë, për t’i dhënë mbështetje qeverisë shqiptare. Por gjatë konferencës së shtypit, pikërisht në fjalinë e dytë të saj, ajo përmendi “nevojën” e riorganizimit të varrezave greke në Grykën e Këlcyrës, në një nga pikat më strategjike të Jugut të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Presidenti grek, Papulias, gjatë takimit me Presidentin shqiptar, përsëriti kërkesën helene për ndërtimin e tri varrezave të mëdha në Shqipëri. Sipas tij, këto varreza do të ngriheshin në zonën jugore dhe juglindore të Shqipërisë, pikërisht aty ku kufijtë e hartës së “Vorio-Epirit” konvenojnë në fantazinë greke pa kufi. Aktualisht, në Grykën e Këlcyrës është ngritur një mauzeoleum për ushtarët grekë të vrarë në luftime, por varret e tij janë bosh dhe vetë projekti gjigant qëndron si një parodi e luftës, ku muzika bie vazhdimisht, por teksti i fjalëve mungon.
Për më tepër, eshtrat e luftëtarëve grekë janë tërhequr me kohë, me ndonjë përjashtim të vogël, ndërkohë që ata po i zëvendësojnë me eshtra shqiptarësh, vdekur dekada më parë. Pas këtij teatri komik, shumë njerëz shtruan pyetjen: Përse, vallë, grekët e sotëm i mëshojnë aq shumë idesë së ushtarëve të vdekur?!

Të gjithë ata që e njohin strategjinë e luftërave tradicionale, e dinë fare mirë se batalionet e pararojës së këmbësorisë hyjnë në fushën e betejës, pas bombardimeve të artilerisë dhe aviacionit. Por këtë radhë, pararoja e këmbësorisë greke, në vend të armatës ajrore, po përdor batalionin imagjinar të ushtarëve të vdekur, për t’i bërë udhë agresionit diplomatik.
Duke i bashkuar në një divizion të vetëm, të gjallë e të vdekur, përkundër fjalës së Heraklitit (të gjallët janë bashkë në këtë botë, kurse të vdekurit janë veç), grekët e rinj kanë hapur sirtarët e mesjetës, për të nxjerrë katalogët e “Vorio-Epirit”, me besimin se, më në fund, paska trokitur ora e finalizimit të asaj aventure!

Ku i paska rrënjët kjo (anti)logjikë, kur dihet botërisht se kombi grek ka nxjerrë ata njerëz të mençur, që i kanë falur njerëzimit filozofinë e të drejtën universale?
Ç’u bë me urtësinë e princërve grekë, si Homeri, Eskili, Sokrati, Euripidi, Sofokliu, etj?!
Nëse gjetkë, diku në botë, u prodhuan diktatura të egra, mendja e zemra e vjetër greke prodhoi perla të urtësisë së universit, që arrijnë, ndoshta, njërin prej kulmeve në porosinë e shenjtë: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do dëshiroje të ta bënte ai!”.
***
Të gjithë ata që kanë vizituar Muzeun e Luvrit, të Madridit, të Parisit apo Nju-Jorkut, si edhe ata që merren me studime historiko-mitologjike, e njohin përfundimin tragjik të Laokoontit, statuja e të cilit, me kokën e mermertë rrethuar nga gjarpërinjtë helmues, ka shëtitur botën. Sipas legjendës, Laokoonti ishte i vetmi që refuzoi pranimin e kalit të drunjtë në Trojë.

Ai udhëhoqi protestat kundër pranimit të dhuratës greke, duke u kujtuar bashkëkohësve të vet se dinakëria helene nuk shteron kurrë. Si ndëshkim për refuzimin, perënditë i dërguan gjarpërinjtë në mesnatë, duke e mbytur pikërisht në dhomën e tij, ku po shkruante parullat e protestës për të nesërmen. Sipas interpretimit modern, Laokoonti nuk u mbyt prej gjarpërinjve, por u helmua në mesnatë prej kundërshtarëve politikë, të cilët kërkonin me çdo kusht kalin e drunjtë brenda Trojës dhe Trojën.

Dhe pasi i dhanë të pijë një gotë me helm, tradhtarët e Trojës paguan rapsodët dhe skulptorët që të përhapnin nëpër botë versionin fals të mbytjes prej gjarpërinjve. Amaneti i fundit i Laokoontit ishte: “Mos pranoni asnjë dhuratë prej grekëve, sepse çdo dhuratë e tyre do të konvertohet me pushtimin e Trojës!”.
Arsyet që më nxitën për të shkruar këtë libër, kanë të bëjnë me detyrimin qytetar për të ruajtur të paprekur identitetin e kombit. Në të gjitha kohërat, çdo njeri publik e zgjedh vetë forumin ku do të thotë gjykimin e tij, por në të gjitha rastet, për çështjet më të rëndësishme kombëtare, ai dëshiron që ky forum të jetë sa më i gjerë.

Memecllëku i sotëm politik, i shkaktuar nga autocensura konjukturale, nuk i pengon aspak shqiptarët e thjeshtë për të qenë pjesëmarrës aktivë në problemet madhore të vendit të tyre, nëpërmjet shkrimeve apo bisedave të thjeshta në tryezat e përditshme.

Duke shkruar këtë libër, unë shpresoj të kem kryer detyrën atdhetare për të hedhur në letër mesazhet dhe kërkesat që kam pasur gjatë këtyre viteve, prej njerëzve të thjeshtë dhe bashkëkohësve të mi. Gjithashtu, si shkak për të shkruar këtë libër ka shërbyer edhe intensifikimi i punës, i disa qarqeve, për greqizimin e Shqipërisë së Jugut e më tej.

Tendencat për të ringjallur ndjenja të forta ekspansioniste, janë vërejtur në të dy shtetet me të cilët kufizohen territoret e banuara prej shqiptarëve: në veri Serbia, në jug Greqia.

Në fakt, Ballkani është evidentuar për shfaqjen e theksuar të nacionalizmave ekstreme, të tendencës së shteteve për të shuar apo venitur identitetin e njëri-tjetrit - dukuri kjo, që përbën kapitullin fatkeq të identitetit ballkanik. Megjithatë, pavarësisht kësaj epidemie primitive, thuajse të gjitha kombet ballkanike kanë mundur të ruajnë kufijtë e tyre, me përjashtim të Shqipërisë, e cila është copëtuar vazhdimisht.
Prej dekadash të tëra, ky copëtim është realizuar në sajë të përpjekjeve intensive të fqinjëve për të rrëmbyer pjesë të territorit shqiptar, mbështetur prej Fuqive të Mëdha, jo vetëm të Europës, si edhe prej mungesës së një qëndrimi unik dhe këmbëngulës të shqiptarëve.

Tendencat për greqizimin e Shqipërisë kanë avancuar, në fakt, edhe gjatë kohës së pushtimit turk, edhe pse mendohet se ky pushtim “ka favorizuar myslimanët dhe ka keqtrajtuar të krishterët”. Shpeshherë ka ndodhur e kundërta.

I janë krijuar kushte Patrikanës Ortodokse, për të hapur shkolla dhe për të mbrojtur liturgjinë në Ballkan. Por, nëse ky oreks, i ridimensionuar, i klaneve shoviniste, në vend të përgjigjes së merituar, do të vazhdojë “të përkëdhelet” me heshtjen konjukturale shqiptare, brezat që po vijnë e që do të vijnë në Shqipëri, nuk do të na e falin.

Këtu nuk duhet të harrojmë, kurrsesi, fatin e Laokoontit, i cili akoma bredh nga muzeu në muze për t’u kujtuar bashkëkohësve të këtij shekulli misterin e pushtimit të Trojës, dinakërinë greke, dhe, sidomos, indiferencën trojane. Në strofën e fundit të një poezie të Kadaresë, monumenti prej guri i Laokoontit, u thotë vizitorëve dhe banorëve të globit:

“Nga vërtitja juaj po më erren sytë,/ nga rropama juaj veshët më gjëmojnë/ në muze të Londrës në Louvre e Madrid,/ në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra/ nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”/ jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë mostra,/ po indiferenca juaj do të bëhet shkak.”
PJESA E PARË EPIRI, SHQIPTARËT DHE GREKËT
Dosja “Vorio-Epir”

Ata që kërkojnë të kenë gjithmonë të drejtë, gati gjithmonë s’kanë të drejtë
S. Frashëri

Dosja e “Vorio-Epirit” është një dosje voluminoze, e gozhduar në arkivat helene, në të cilat kufiri shtetëror i dy vendeve ballkanike është mbuluar, jo rrallëherë, me pellgje gjaku. Para së gjithash, kjo dosje është një hartë. Në këtë hartë përfshihen disa qytete kryesore si dhe krahina të Shqipërisë, të cilat mbajnë përsipër etiketën e pretendimeve greke.

Këto zona, për disa autorë, përfshijnë Sarandën, Delvinën, Gjirokastrën, Vlorën, Përmetin dhe Tepelenën, duke ruajtur, si kufi, pjesën jugore të rrjedhjes së lumit Vjosë, ndërsa në juglindje përfshihet Erseka dhe Korça. Ka autorë që shkojnë më tej.

Në termin “Vorio-Epir” ata përfshijnë edhe rrethet Fier e Berat, duke ndjekur territoret që ndodhen në jug të rrjedhës së lumit Shkumbin, deri në Maqedoninë Perëndimore; nuk mungojnë të tjerë që shkojnë deri në Lezhë.

Ka më shumë se dy shekuj që Greqia propagandon teorinë e “Vorio-Epirit”, ku ka renditur një listë pretendimesh mjerane, të cilat po i modifikon dekadë pas dekade. Por, nëse alternativat taktike për “Vorio-Epirin” kanë ndryshuar, qëllimi ka mbetur i njëjtë. Në një mjegullnajë idesh, “Vorio-Epiri” do të dukej si një balonë e çorientuar, që i është këputur fildispanja.
Kështu do të ishte vërtet, nëse prapa kësaj balone arkaike nuk do të fshiheshin kompanitë e kryepeshkopëve, togat e gazetarëve, çetat vullnetare të arsimtarëve, divizionet e diplomatëve dhe armata e ushtarakëve të lartë. Në këtë operacion është përfshirë organizmi i tërë politikës greke, në koordinim të plotë me kishën ortodokse, arsimin, kulturën apo mediat; duke vënë gjithçka në shërbim të realizimit të ëndrrës së quajtur: “Megaliidea”.

Mashtrimi i madh dhe nëpërkëmbja shqiptare

Mashtrimi i madh ka ndodhur prej dekadash. Nevojitet kohë për të zgjidhur lëmshin e ngatërruar keq të “keqkuptimit”. Liderët dhe diktatorët e vjetër të Greqisë, së pari kanë mashtruar veten duke gatuar një gënjeshtër-alibi, për të justifikuar pushtimin e trojeve të tjera. Pastaj, këtë gënjeshtër ia kanë servirur popullit të tyre.
Kasnecët e amplifikuan mashtrimin, duke tentuar t’i japin përmasa reale përrallës së vjetër, në këtë rast, të “Vorio-Epirit”, ndërsa pasqyra e thyer e kancelarive të dikurshme europiane, miratonte fabulën e kësaj përralle ballkanike, duke i dhënë rrugë një skenari të përgjakshëm shekullor.

Ky mashtrim i vetes ndodh gjithmonë me politikanët aventurierë dhe diktatorët e paprinciptë, që natën shohin ëndrra dhe ditën i tregojnë ato si të vërteta.

Rasti i fundit, në Ballkanin e përgjakur, ishte aventura e Sllobodan Milosheviçit, që e mbushi Kosovën me arkivole, për t’i dhënë përmasën e besueshmërisë ëndrrës së tij mashtruese. Në të vërtetë, e për fat të keq, “Vorio-Epiri”, kjo ëndërr mashtruese greke, është një lëngatë e vjetër, një “kujë” shumë e preferuar në korin e kukuvajkave, ku solistët e përfaqësuar nga Sevastianosi me shokë, u bien tingujve funebër duke paralajmëruar gjëma të reja në Ballkan. Dhe kjo, në kohën kur popujt kërkojnë të dëgjojnë simfonitë e paqes e të mirëkuptimit.

Në fillim është menduar, gabimisht, se “Vorio-Epiri” është një inkastrim i margjinalizuar i qarqeve të veçanta shoviniste, por, kohë pas kohe, ngjarjet po vërtetojnë se ky mashtrim përbën, tanimë, një strategji të shtetit helen, i cili është bërë aktiv menjëherë pas vitit 1844, kur Kryeministri grek, Koletis, shprehej se: “Vendet që duhet të aneksoheshin nga Greqia ishin Thesalia, Epiri, Maqedonia, Thraka, Ishuj Jonianë, Kreta, bregdeti perëndimor i Azisë së vogël dhe ishujt pranë tij dhe, më në fund, Kostandinopoja, kryeqyteti i madh, forca tërheqëse dhe shpresa e të gjithë helenëve.”

Më vonë, Koletis shpalli platformën e “Megaliidesë”. Duke gërmuar pak më thellë në histori, mund të konstatohet se termin helenizim e gjen të sqaruar mirë në Enciklopedinë e Madhe Greke, Pirsu, vëllimi i 11-të, ku te zëri Helenizëm shkruhet: “Helenizëm është prania, kudo, e grekëve, racës dhe jetës së tyre, gjatë gjithë epokave njerëzore”. Ekzistenca e “greqizimit” barazohet me praninë e shkollave greke dhe kishave.

Duke e shtrirë sa më shumë rrjetin e shkollave greke, synojnë të arrijnë, në një të ardhme jo shumë të largët, që popullsia përkatëse të flasë sa më shumë greqisht, për të afruar kështu, realizimin e ëndrrës së çmendur të aneksimit të Jugut të Shqipërisë.
Ndërsa me zgjerimin dhe zotërimin e rrjetit të kishave, jo vetëm që do të rrisin influencën ndër banorët, por, me gjasë, do të duan të provojnë se objektet e kultit janë dokumente autentike të besimit dhe kombësisë. Gazetari Jorgo Meksi, në vitet 1930, duke parë mangësitë e politikës bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqisë, shkruante: “Grekët, me anë të politikave e diplomatëve të vet, bëjnë deklarata miqësore, kurse, fshehtas, përpiqen të jenë kurdoherë nga ana e armiqve të Shqipërisë. Mund të thuhet se kudo që ka një komplot kundër interesave shqiptare, je i sigurt se do të gjesh grekët”. Pjesa e fundit e kësaj shprehjeje, bën fjalë për disa veprime, politiko¬ushtarake, të udhëheqjes greke në atë periudhë dhe, natyrisht, nuk mund të sintetizojë të gjitha etapat e mëparshme apo të mëvonshme.

Për realizimin e qëllimeve të veta aneksioniste, ndaj Shqipërisë së Jugut, pikërisht në çastet e luftës për mbijetesë, të kombit shqiptar, shteti shovinist grek ka vënë në funksionim edhe mekanizmin e shpifjes, që në Greqi ka qenë efikas. Falsifikimi i së vërtetës, mashtrimi dhe shpifja, kanë qenë dhe mbeten tipare karakteristike të kodit moral të diplomacisë greke. Zhan Zhak Ruso thotë: “Të gënjesh veten për përfitime personale, do të thotë të bësh një falsifikim. Të gënjesh, për një tjetër njeri, do të thotë të mashtrosh. E, të gënjesh me qëllim që të dëmtosh dikë, do të thotë të merresh me shpifje”.

Grekët kanë luajtur shumë me besimin islam, të cilin e kanë përqafuar shumica e shqiptarëve, duke e paraqitur atë si një rrezik për Europën. Faik Konica, në një letër që i dërgonte Fan Nolit, më 26 gusht 1940, shkruante: “Greqia ka përgatitur një memorandë, për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria qenka bërë një vatër panislamike dhe një sukursalë e Mustafa Qemalit.”
2
Diplomacia greke kërkonte të provonte se gjithçka e bënte për të “shpëtuar” Europën nga krijimi i një “vatre panislamike” shqiptare. Me këto shpifje ata shpresonin se, gradualisht, do të mund të fusnin Shqipërinë në gjirin e ortodoksisë greke.

Me urrejtje dhe shpifje ndaj shqiptarëve, grekët kanë zbatuar një politikë permanente, përbuzjeje, ndaj cilitdo që tentonte të mbronte interesat e kombit shqiptar. Përbuzja, shpeshherë i ka tejkaluar kufijtë njerëzorë. Anastas Kulluriotit nuk i jepnin as ushqim në lokale, duke i thënë: “S’shesim gjellë për ty, shqiptar i ndyrë!”
3
Veprime të ngjashme janë bërë edhe ndaj të tjerëve. Patriotët shqiptarë janë mbytur me shpifje, gjë që ka indinjuar në vijimësi intelektualët shqiptarë. Konica nënvizon se “urrejtja për grekët është rrënjosur aq shumë, në zemrat e gjithë shqiptarëve të vërtetë.”
4
Dhe më poshtë vazhdon: “Çdo gjë që t’i ketë bërë Italia Shqipërisë, ka qenë e natyrës politike. Ndërsa ajo që i ka bërë Greqia Shqipërisë, më shumë se politike, ka qenë agresion ndaj shtëpive dhe nderit të familjes”.
5
Kur kujtojmë nëpërkëmbjet e kulturës dhe kombit tonë, prej grekëve, mbase ka vlerë, ende, një shprehje e përdorur qysh në kohën e Eskilit: “Nga çdo e drejtë e marrë nëpër këmbë, lind një borxh për t’u paguar”.
Madje, vetë Homeri ka pasur si busull të krijimtarisë së tij shprehjen: “Kur ti shpërdoron ose tepron masën e së drejtës sate, atëherë e drejta kalon në anën e tjetrit”.
Ndërkaq, e drejta e shqiptarëve ka vazhduar të nëpërkëmbet dekadë pas dekade dhe kombi ynë, duke mos e gjetur dot tempullin e shpëtimit të së vërtetës, vazhdon të vuajë edhe sot prej padrejtësive historike, të cilat balsamosen e modifikohen vazhdimisht nga diplomacia e këtij mashtrimi të madh. Koha ka kohë që ka ardhur, që e vërteta të zbardhet nëpërmjet analizës racionale e shkencore, në bazë të fakteve dhe së vërtetës.

Tani që barbaria histerike ka mbaruar, të dy popujt janë të bindur, sigurisht, se gjithë ato pellgje gjaku të derdhura në shekuj mund të parandaloheshin, ndërkohë që masakrat e ushtrisë greke mbi foshnjat dhe gratë duheshin shmangur patjetër.

Për fat të keq, mashtrimi i vetvetes, në vetëdijen e disa qarqeve, në shtetin helen, vazhdon akoma dhe rreziku i rikthimit të barbarisë qëndron ende në këmbë, përderisa “keqkuptimi” kryesor nuk është zgjidhur. Por, çdo brez njerëzor ka gjithmonë kohën e mjaftueshme për të pastruar eksplozivin në mjedisin e minuar, në mënyrë që brezat e ardhshëm t’i gëzohen jetës, zhvillimit qytetar, paqes dhe mirëkuptimit, në trojet e lashta ballkanike.

Libri i Mitropolitit grek, Sevastianos

Historia është një procesverbal, i cili ligësitë e shekullit të tanishëm ia përcjell për gjykim gjykatës së opinionit publik të shekujve të ardhshëm

S. Frashëri

Në vitin 1986, pikërisht në moshën e vonë të pleqërisë, Mitropoliti i Drinopulit, Sevastianos, botoi një libër që i ngjante një mallkimi. Ky libër titullohet Northern Epirus crucified (Vorio-Epiri i kryqëzuar), dhe i ngjan një sarkofagu që mban brendanjë skelet fals. Është një piramidë e sajuar e post viteve ‘80-të, ku ndihet, ngado, era e keqe e mumieve primitive. Libri bën fjalë për gjoja vuajtjet e popullatës greqishtfolëse brenda territoreve shqiptare, që ai i përfshin në hartën e “Vorio-Epirit”. Kjo hartë e botuar me detaje, fillimisht të ngjall neveri, por, më vonë, lexuesi qartësohet se tentativa e Sevastianosit për t’u konvertuar në gjeograf është qesharake. Libri nuk ka argumente, por vetëm komente politike, paragjykime dhe insinuata.

Me pak fjalë, vepra e Sevastianosit (ose Sebastianosit, siç njihet te ne), është, para së gjithash, një nxitje për gjakderdhje, një thirrje e hapur për luftë dhe për rrëmbim armësh. Sipas kësaj harte, “Vorio-Epiri” shtrihet deri në Shkumbin dhe më gjerë, ndërkohë që aty përfshihen zona të tëra, duke filluar me Sarandën, Vlorën, Beratin, Lushnjën, gjysmën e Elbasanit, Pogradecin, Korçën etj. Ky libër, i botuar në Athinë, e prezanton lexuesin që në kopertinë, me një simbolikë hipokrite që nuk i përshtatet në asnjë drejtim së vërtetës. Në kopertinë është vendosur një dorë e gjakosur, me gozhdë, që qëndron e lidhur me pranga dhe zinxhirë burgjesh.

Kjo gjetje e vjetër e piktorëve fetarë të epokës romake, është risjellë përpara lexuesit të shekullit XXI, për të paralelizuar aktin e martirizimit të Krishtit me ngjarjet e “Vorio-Epirit”. Sipas tij, “popullata greke po vuan, e përgjakur, e shtypur dhe e burgosur, jashtë trojeve helene”. Libri ka 187 faqe dhe në secilën prej tyre pompohet e njëjta psikologji shoviniste, njëlloj si dhjetëra e qindra vite më parë. Por ajo që të bën përshtypje, pas daljes së këtij libri, është vlerësimi që i bënë qarqet zyrtare greke figurës së Sevastianosit. Duke e mbushur me tym duhani, ata pompuan dhe ngritën në qiell tullumbacen e “studimit” të klerikut grek, megjithëse vetë ishin të bindur se ajo do të plaste shumë shpejt në atmosferë. Duke lexuar me qetësi faqet e këtij libri, vihet re menjëherë, se aty flitet më shumë për politikë, se sa për ballafaqimin e argumenteve historike.

Në një pjesë të librit, Sevastianosi pohon tekstualisht: “Të gjitha partitë politike greke janë të një mendimi për çështjen e “Vorio-Epirit” - ai i përket Greqisë”. Sipas tij, Kryeministri Andreas Papandreu, më 21 shkurt 1984, deklaroi se “vëllezërit tanë në Shqipëri po vuajnë shumë”. Sevastianos shpreh keqardhjen, që në një kohë kur të gjitha partitë opozitare greke mbështesin Kryeministrin për çështjen e “Vorio-Epirit”, Partia Komuniste greke mban anën e regjimit komunist në Shqipëri dhe nuk mbështet 400 mijë grekët e shtypur që jetojnë në “Vorio-Epir”.6
Sevastianos ishte gati të lidhej me çdo parti të majtë, nëse ajo miratonte hartën e tij të “Vorio-Epirit”. Pra, në tërësinë e vet, libri merret me platformat e partive greke, duke lënë në plan të dytë e të tretë argumentimet e historisë.

Para se të nxinte faqet e këtij libri, në qershorin e vitit 1981, Sevastianosi mendoi se kishte ardhur koha e përshtatshme për
Shqiptarët dhe grekët:Pjese nga libri i Nuri Dragoj-it me te njejtin titull (Realitete Historike) Harta2

Harta e Greqisë, publikuar nga Sevastianos, në vitin 1986, në librin e tij Northern Epirus crucified. Në këtë 6, në librin e tij Northern Epirus crucified. Në këtë hartë kufijtë e Greqisë shtrihen deri në lumin Shkumbin
të rrëmbyer flamurin e nacionalizmit dhe për të hyrë në histori si “shpëtimtari” i Greqisë.

Pikërisht, më 16 qershor të vitit 1981, në kohën kur shteti shqiptar u kishte dhënë një përgjigje klaneve greke, që vazhdonin të kërkonin “Vorio-Epirin” (duke u thënë atyre se kjo çështje ishte e mbyllur), Sevastianos i dërgoi një telegram Ambasadorit të Shqipërisë në Athinë, ku, midistë tjerash, i shkruan: “Është për të ardhur keq, nëse qeveria juaj mendon se kjo çështje ka vdekur. Jo, zoti Ambasador! Çështja e “Vorio-Epirit” do të mbetet e hapur para katër Fuqive të Mëdha dhe ndërgjegjësimit të botës. Mbi të gjitha, do të mbetet e gjallë në zemrat e ortodoksëve grekë”.
7

Fantazmagorisë së Sevastianosit do t’ia kishte zilinë edhe vetë Servantesi, që krijoi disa shekuj më parë Don Kishotin e Mançës.

Por, nëse libri i Servantesit kishte një fund, aventurat e Sevastianosit nuk kishin të mbaruar. Kështu, më 24 tetor të vitit 1983, ai u shkroi një telegram ambasadorëve të vendeve më të zhvilluara të botës: Britanisë, Francës, Rusisë dhe SHBA¬ve, ku pjesën e Jugut të Shqipërisë e quan “tokë greke” dhe ku, sipas tij, këta grekë kanë luftuar, bashkë me grekët e Greqisë, kundër shqiptarëve.
Më tej, ai shton: “Vorio-Epiri” luftoi përkrah jush, kundër italianëve dhe aleatëve të tyre shqiptarë. Mijëra prej vorioepirotëve janë burgosur, vetëm se dëshirojnë të jenë të krishterë grekë”. Dhe, natyrisht, pas kësaj letre të shkruar me defekte, lexuesit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të qeshë. Kjo për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri, ku janë burgosur e pushkatuar nga diktatura qindra klerikë shqiptarë, nuk është cenuar asnjë besimtar greqishtfolës. Përkundrazi, aktualisht, kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë është një nënshtetas grek, i quajtur Janullatos.

Studimet arkeologjike dhe mosha e Ballkanit

Drejtësia është burim i përbashkët i të gjitha virtyteve


Aristotel

Nuk ka asnjë dyshim se mosha e Ballkanit është tepër e hershme, në prehistori. Kjo vërtetohet lehtësisht nga zbulimet arkeologjike dhe studimet gjuhësore ku, pa dyshim, askush nuk mund ta mohojë rolin e kulturës greke dhe ilire. Në Ballkan e në Mesdhe ka jetuar një popullsi e stërlashtë me emrin Pellazgë, që shërbeu si bazë për formimin e popullsive të mëvonshme të kësaj treve.

Dihet se pellazgët janë popullsi e lashtë mesdhetare, paragreke e parailire. Sipas autorëve antikë (Homeri, Hesiodi, Herodoti, Tukitidi etj), ata ishin popull që “mbinë” nga toka. Pellazgët banonin në pellgun e Egjeut e Mesdheut, si dhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël , Peloponez, Greqinë Qendrore, Thesali e gjetkë.

Etimologjia e fjalës Pellazg dëshmohet, së pari, në Iliadën e Homerit, ku ata paraqiten si banorë të Larisës pjellore. Madje, ai i quan dhe Pellazgë hyjnorë. Ka shumë autorë që flasin për praninë e tyre në Gadishullin Ballkanik, mijëra vjet para erës sonë.
Gjeografi i madh grek, Straboni, shkruante: “Për pellazgët, pothuaj të gjithë janë të mendimit se ishin një fis i vjetër i përhapur në gjithë Heladhën, e sidomos në vendin e eolëve, afër Thesalisë. Sipas Eforit, ata ishin me prejardhje nga Arkadia (krahinë në Peloponez), të dhënë pas jetës luftarake dhe, duke u shtuar me ata që morën anën e tyre, të cilëve u dhanë edhe emrin, u bënë të famshëm në të gjitha vendet ku vajtën.

Homeri e pohon këtë duke vënë në gojë të Odiseut këto fjalë (që ia thotë Penelopës): “Në këtë ishull ku banojnë akejtë, etokretët trima, kydonët, dorët trefish dhe pellazgët hyjnorë, secili ka gjuhën e tij.”
8
Prof. Shaban Demiraj, në një shkrim të tij, pohon se pellazgët kishin qenë zotër të Thesalisë dhe se “shumë autorë të vjetër, edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, pasi ata shtriheshin deri në Epir. Dhe, meqë këta autorë të vjetër kanë cilësuar si pellazgë një numër të madh heronjsh, autorët e mëvonshëm u kanë dhënë emrin pellazgë fiseve që kishin për udhëheqës këta heronj”.
9

Në veprën Enciklopedia e Madhe Greke, vëllimi XIX, faqe 873, shkruhet: “Stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, kanë jetuar, në periudhat parahistorike, në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlera të jashtë¬zakonshme”.

Ndërsa N. P. Elefteriadhi, jurist i shquar grek, shkruan: “Pra, sipas dëshmive të të lashtëve, ata janë të njëjtët popuj, që banuan shumë kohë më parë, madje, shumë më parë se të shpërthente Lufta e Trojës, në mbarë Italinë, në Sicili, Azinë e Vogël, Gadishullin Iberik, Francën e Jugut dhe në shumë vende të tjera, ku flitej e njëjta gjuhë pellazgjike, shumë kohë më parë se të arrinin grekët në trojet e tyre të sotme”.
10

“Kështu, pellazgët përbënin një botë të madhe pellazgjike, prej së cilës qytetërimi grek u zhvillua në një periudhë shumë të mëvonshme. Edhe gjuha greke u formua, në strukturën e saj përmbajtëse, nga gjuha e pasur pellazgjike.”
11

Pak më vonë, në zonën e Ballkanit u shfaqën fiset ilire, për të cilët thuhet se ishin pasardhës të pellazgëve dhe paraardhës të Arbërisë. Iliria kishte shtrirje gjeografike tepër të madhe në Europë dhe ky fis ishte i përhapur deri në zonat e Austro¬Hungarisë. Prejardhja e shqiptarëve nga fiset ilire, vijuar me arbrit,12 vërtetohet me shumë argumentime.

Mjafton të përmendim faktin e trashëgimit të emrave ilirë, në kohën e sotme, ku ende gjenden emra të tillë si Genti, Bardhyl, Teuta, Ilir, Agron, Taulant, Ardian, etj. Këta emra, që u përkasin fiseve ilire, nuk janë trashëguar në asnjë rajon tjetër të Ballkanit dhe në asnjë pjesë të popullatës europiane. Këtu duhen përmendur edhe zbulimet e shumta arkeologjike, të bëra në Shqipëri, që vërtetojnë lashtësinë e vendbanimeve ilire në këto troje.

Popullsia e Epirit ishte ilire dhe në atë kohë shtrihej në jug të Mbretërisë së Ardianëve, nga lumi Vjosa në Gjirin e Ambrakisë, duke vijuar në detin Jon, deri në malet e Pindit.
13

Gustav Majer (1850-1900), albanolog i njohur, ka thënë: “Të quhen shqiptarët me emrin e ilirëve të rinj, është po aq e drejtë, sa të quhen grekët e sotëm grekë modernë.”
14

Eqerem Çabej (1908-1980), citon Tunman, autor i veprës Gjurmime rreth historisë së popujve të Europës Lindore (Laipcig, 1774), si dhe Rreth historisë dhe gjuhës së shqiptarëve dhe vllehëve, i cili ka nënvizuar se, “ilirianët kanë përbërë një klasë popujsh të veçantë. Janë banues në Europë që prej shumë kohësh, por të ndryshëm nga popujt e tjerë të saj”.
15

Disa shekuj më vonë, në rajonin e Ballkanit u dyndën sllavët, turqit, bullgarët, rumunët e kështu me radhë. Aktualisht, historiografia ballkanase ka disa variante, të ndryshme apo të kundërta, në lidhje me vjetërsinë e kombeve, sepse, në këtë pikë, studimet historike ndërthuren gjithmonë me interesat politike e nacionaliste të secilit shtet. Megjithatë, nga zbulimet arkeologjike, të gjithë e pranojnë se mosha e Ballkanit është e stërlashtë.

Në bazë të studimeve arkeologjike dhe gjuhësore, studiuesit ndahen në gjykime të ndryshme.

Ka shumë autorë që fiset ilire i shtrijnë: në jug deri në gjirin e Ambrakisë (Arta); në veri, gjer në Savë e në Alpe; në lindje gjer në lumenjtë Moravë e Vardar dhe në perëndim, deri në Adriatik e Jon, si edhe në Italinë e Jugut (mesapët, japigët etj), e gjer në Azi të Vogël.
16

Fiset ilire kanë qenë popullsia më e madhe europiane dhe më e përhapur në Europë. “Pak më vonë, thotë Pol Kretçme, u dyndën edhe ilirët e venetët, për në jug. Këta pushtuan Panonin, në bregun e djathtë të Tunës dhe morën rrugën nga skaji verior i Adriatikut. Pastaj u përhapën nga perëndimi i Gadishullit Ballkanik dhe u futën gjer në Epir e Etoli, deri në Peloponez e, siç shihet, edhe deri në Kretë. Një pjesë e ilirëve doli nëpër Helespond (Dardanele), dhe Propontis në Azinë e Vogël, pse dardanët e Trojës, të cilët përmenden prej Homerit, siç duket, janë një pjesë e fisit ilir të dardanëve.”
17

Ilirologu i shquar slloven, Aleksandër Stipçeviç, në librin e tij Ilirët (Iliri, botuar në Zagreb, f. 7) thekson: “E kaluara dhe kultura e ilirëve është pjesë përbërëse e historisë kombëtare… mbi të gjitha, e shqiptarëve, për të cilët, sot mund të thuhet se, edhe shkencërisht, është vërtetuar prejardhja e drejtpërdrejtë e tyre nga ilirët e vjetër”.

Ndërsa ballkanologu dhe linguisti, R. Katiçiç, thotë: “Në këtë mënyrë, vazhdimësia iliro-shqiptare fiton një përmasë të re dhe nuk është më një abstraksion etnologjik, i papërcaktuar dhe i ngatërruar. Arrihet të kapet realiteti historik dhe të shihet formacioni etnik i vërtetë, që përbën substratin e kësaj vazhdimësie”.
18
Por të gjitha këto janë të papranueshme për historianët grekë.

J. Ph. Fallmerayer, në librin e tij, Elementi shqiptar në Greqi, botuar në gjermanisht në vitin 1857 dhe sjell në shqip nga Nestor Nepravishta, më 2003, thotë: “Helenët bizantinë janë një popull, pak i përkushtuar pas dogmave dhe tempujve. Ata janë krejt naivë në çështjen e ndërtimit të rendit të ri të botës së Lindjes, por të shenjtë dhe asnjanës, si Elisi i vjetër dhe Olimpia… Edhe këta, helenët e rinj, nga ana e tyre janë përsëri bartës të gjithë mendimit qendror ortodoks-kishtar, që u kundërvihet tërë përpjekjeve dhe synimeve të huaja, ashtu si krishtërimi bizantin në botën romako-lindore”.









Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi