Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË

Shko poshtë

Vullnet Mato: NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË Empty Vullnet Mato: NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 01, 2010 12:52 pm

Vullnet Mato: NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË 20665_1174240967366_1568334934_30362970_6748405_n



Vullnet Mato: NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

NOSTALGJI PËR FËMIJËRINË


Lojërat e fëmijërisë së bardhë
sjell ndërmend si në ëndërr.
I pari ynë - një zuzar
mori e më bëri dhëndër.

Një njomëzake syqershi
vuri këna e unaza teli.
Mua mustaqet e misrit
më vareshin si pendë gjeli.

Me saze gjymash të ndryshkur,
“krushqit” kërcenin pa fre,
“Nusja” ime shamistolisur
vinte si shqerrë me sy përdhe.

Pa u zumë dorpërdore,
tek na hidhnin luleshqerra.
Kurorën me vajzën pikalore
po ma vinte vet pranvera.

Një fshatare me shkarpa në krah
Shtangu në poteren e dasmës sonë,
Qeshi me shpirt e nuses i tha:
-Të raft pika, sa bukur nusëron!...

Atëherë ëndrroja të vetmen lumturi,
Të bëhesha i madh sa më shpejt.
Tani thërras me nostalgji:
Eja dhe një herë, o fëmijëri e shtrenjtë!

Se tani shpirtmëdhatë nëna,
kanë veç qumështit të gjirit
edhe gazin të tretur brenda
te qumështi i bardhë i shpirtit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi