Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: KUR TI S’MË FLISJE

Shko poshtë

Vullnet Mato: KUR TI S’MË FLISJE Empty Vullnet Mato: KUR TI S’MË FLISJE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 04, 2010 8:28 pm

Vullnet Mato: KUR TI S’MË FLISJE 20665_1176605226471_1568334934_30366435_7513445_n


Vullnet Mato: KUR TI S’MË FLISJE 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato


KUR TI S’MË FLISJE

Ç’më rrije aq e akullt
në përvëlimin e verës,
sikur kishe zbritur nga akullnajat e Polit...
Thashethemnaja
trupin ta kish mbështjellur
si në shtjellën cilindrike të një cikloni.

Fytyrën e bukur
ç’e bëje aq të rreptë,
sikur e kishe shkëmbyer me një shkëmb.
Vetullat m’i mbaje të ulura në cep,
si dy postblokë prej metali të rëndë.

Në vijën e buzëve aq fort shtrënguar,
buzëqeshja - zonë e ndaluar rreptësisht.
Harqet e zinj poshtë ballit lakuar,
Ej, mos kalo!
më thoshin egërsisht.

Dhe ata dy rojet me uniformë grije
më kishin vënë në shënjestër të ashpër.
Ç’pandehe ti,
më trembi rreptësia e tyre?...
Un’ i njihja mirë ata rojtarë të dashur.

Dhe teksa trokisje takat
e shkoje tutje,
aq serbes e aq madhërisht,
si gjeneral i Nato-s me spaleta mbi supe,
unë gradat t’i hoqa
me puthjen e dashurisë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi