Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj Empty Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 05, 2010 10:21 am

Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj 15954_1274045418702_1456938675_755442_1064355_n


Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj


Personi i pare:
Kokën e madhe,flokët e çaraveshura,mjekrrën e rritur qe tri a katër ditë,sytë e errët nga pagjumësia,veshët paksa të mëdhenj,dhëmbët e zverdhur nga duhani,qafën e shkurtë dhe
hundën e rrumbullakët.Kishte të veshur një këmishë të bardhë të nxirë nga llomi,pantollona të plishta që i binin ngase i kishte humbur pulla për ti përthekuar.Gjunjët i kishte të harrnuar.Çizmet ushtarake që i kishin mbetur që nga dezertimi,i kishte të tërat të grisura nga rrugët e rrahura me to.Qëndronte duke shikuar përtoke,sikur kërkonte diçka që i kishte humbur.Me njërën dorë i mbante pantallonat ndërsa me tjetrën mbante mamzerin.
Personi i dytë:
Kokën e gjatë dhe të hollë,i gjatë,i zaiftë,i kërrusur paksa.Sytë në zgavrra,vetullat e trasha si çati mbi sy,hundën e mprehtë,buzët e çara,një dhëmb i mungonte në nofullën e poshtme,flokët e gjata dhe të hedhura mbas koke,përpara i kishte të ramura saqë qeli i vezullonte nga rrezet e diellit.Në qafë e kishte lidhur një shami,këmishën e bardhë e kishte të gjerë dhe të kopsitur një birë më lartë nga pulla që i kishte humbur.Kjo e bënte anën e djathtë të dukej më lartë se ana e majtë,pantallonat e ngushtë dhe paksa të shkurtër bënin që ti shiheshin gjenitalet e fryra nën to.Me shokë të kuqe kishte mbërthyer belin,në dorën e djathtë mbante pushkën,kurse në të majtën mbante një trastë barinjësh.Dukej se edhe ky po kërkonte diçka që i kishte humbur,ngase shikonte përtoke.
Personi i tretë:
Për dallim nga dy të parët ky ishte pedant me rroba të reja ngjyrë hiri modeli më i ri i kohës.Mbi kokë kishte kapelë poashtu ngjyrë hiri.Kravatën me ngjyrë të kaltërt e kishte zbukuruar me një kopsë të artë në mes të saj.Fytyrën e rrumbullakët,sytë e hapur,leshkuq në vetulla poashtu edhe në flokë.Hundën paksa të shtrembër latine,nën to mustaqe të holla,gojën e vjerrur me buzë të gjera , mjekërr të ndarë në mes dhe veshët e mbështetur për koke.Qafa nuk i shihej nga jakat e këmishës.Këpucët e zeza që shkëlqenin nga lustrimi,ti merrnin sytë,setra i rrinte hapur ngase edhe këtij si edhe dy personave të parë i kishte humbur pulla.Krahët i kishte paksa të gjatë dhe këmbët disi paksa të hapura,kështu që kur ecte,gjunjët i dukeshin të shtrembët.Në dorën e majtë mbante një revole të prodhimit më të fundit,kurse dorën e djathtë e kishte futur në xhepin e pantollonave me qëllim që ti shihej më mire jeleku me qystek të orës së futur në xhepin e majtë të saj.Shikonte përtoke,sikur kërkonte diçka të humbur.
Personi i katërt:
Derisa po ecte rrugës,e gjeti një pullë,shikoi se mos i mungonte ndonjëra,dhe kur u vërtetua se i kishte të gjithat,bërtiti me të madhe:E KUJT ËSHTË KJO PULLË !
Personi i parë,i dytë, dhe i tretë, e dëgjuan dhe vrapuan duke bërtitur njëzëri:e imja është.
Njëri tha është e imja,tjetri tha është e imja,dhe tjetri jo,është e imja.
Jo e imja,jo e imja,jo e jotja po e imja,jo e imja,e imja,e imja,e imja…dhe kështu u zunë mes vete.E besa edhe i shkrehën armët.Për çudi të tretë mbetën të shtrirë për toke…të vdekur !
E personi i katërt e futi pullën në xhep,u nis rrugës duke thënë më vehte ‘’nuk i dihet,
nesër edhe mua mund t’më humbë ndonjëra.Më mire ta mbaj rezervë’’.


Faruk Buzhala: Pulla ose legjenda e saj 22056_1326887179713_1456938675_879041_3200721_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi