Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta Empty Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 12, 2009 3:43 pm

Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta N1456938675_8994
Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta

S'di se ç'mu dha sot
vesha këmishën e bardhë
me pulla të fildishta!

Dola me djalin tim Diarin për dore
të shetisim siç shetisim zakonisht
pasditeve.

Në rrugë pashë një fytyrë të njohur
duke më shikuar,më thirri në emër
u ndala
- MySpace - më tha.
- My friend - ia ktheva duke ia zgjatur dorën.
Ia shtrënguam dorën njëri tjetrit
sikur të njiheshim prej kohësh
a në të vërtetë njiheshim
pasiqë ishim të të njejtit vend
(por tani ai jeton në Zvicërr).

E shiqova nga flokët deri te këpucët
që i kishte spic - lëkurë krokodili!
''Roker i vërtetë''- mendova
(Ishte i gjatë dy metra,me mustaqe)
- Të kam menduar më të vogël - i thashë.
- ''...''-
- Do të shihemi prapë. - dhe u nisa rrugës me Diarin për dore.

Derisa po ecja ktheva kokën edhe njëherë mbrapa
ta shikoj.
Tani sytë më shkuan te xhinsat e tij 501.
Kishte poashtu veshur jelek lëkure ngjyrëkafe.

Gjatë ecjes më shkuan mendtë
së pari në xhepat e mi të thatë
pastaj në këngët:''Call me Al'' dhe ''Over my shoulder''
që i kisha plasuar në boletinët e MySpace.
''Si iu duka athua unë atij
shokut tim në MySpace?!.''

S'di se ç'mu dha sot
vesha këmishën e bardhë
me pulla të fildishta!
(që ma kishte dhuruar një fqi i imi
që jeton në Zvicërr - çfarë koinçidence!)
Këtë këmishë e kisha veshur
edhe atë ditë kur doli nga shtypi
libri im i parë me poezi.

Shikova këmishën çuditshëm
shkëlqente bardhësia në te
duke i zverdhur pullat!
Faruk Buzhala: Këmisha e bardhë me pulla të fildishta 14636_1253782512142_1456938675_708688_4756044_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi