Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: PAK NDERIM

Shko poshtë

Vullnet Mato: PAK NDERIM Empty Vullnet Mato: PAK NDERIM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 06, 2010 10:44 am

Vullnet Mato: PAK NDERIM 20665_1177774415700_1568334934_30368096_4522073_n


Vullnet Mato: PAK NDERIM 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n

Vullnet Mato

PAK NDERIM

I nëpërkëmburi biografik,
kërkoi gjithë jetën pak nderim,
si për kalin e ngarkuar rëndë.
si për kalin e mbajtur larg livadheve,
larg vezullimit të netëve me hënë,
larg harbimit të ditëve bredharake.

Si njeri i zakonshëm,
kërkoi pak nderim fare të zakonshëm,
si për kalin e punuar në orë të tejkaluara,
në ditë e net të panumëruara,
në muaj e vite të tejlodhshëm
me tagji të racionuar,
me fre shumëduarsh komanduar,
me kalorës të rrëmbyer e të vetërrëzuar.

Kërkoi pak nderim
edhe pasi kalorësit e parë shkuan në harrim.
Kërkoi të paktën vështrimin ndryshe,
si për kalin e butë e të duruar gjer në vetëmohim,
të drobitur e të dërrmuar sa nuk njihet,
për kalin e katandisur si kali i qyqes.
Por nderimin e morën prapë qyqet e ngathëta
me origjina biografike të spikatura,
që sërish e ngarkuan rëndë në ngricë e në vapë,
për të ngjitur gurin e Sizifit tri maja më lart...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi