Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SALI BERISHA: E PAZBARDHUR BARBARIA E REGJIMIT KOMUNIST

Shko poshtë

SALI BERISHA: E PAZBARDHUR BARBARIA E REGJIMIT KOMUNIST Empty SALI BERISHA: E PAZBARDHUR BARBARIA E REGJIMIT KOMUNIST

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 11:08 pm

SALI BERISHA: E PAZBARDHUR BARBARIA E REGJIMIT KOMUNIST


Kryeministri i Shqipërisë komenton rreth zbulimit në Malin e Dajtit të Varrezës Masive të kohës së diktaturës


SALI BERISHA: E PAZBARDHUR BARBARIA E REGJIMIT KOMUNIST U3_309x223-images-stories-berisha_grup_pd_sot

Kryeministri flet për gjetjen e eshtrave në malin e Dajtit



“Varri i përbashkët i zbuluar është një apel për shoqërinë shqiptare”, theksoi Berisha dhe shtoi: “Nuk i ekzekutoi serbi dhe as pushtuesi, por ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës, ndaj dhe ne duhet ta trajtojmë në mënyrë më serioze dhe më të vendosur këtë çështje, pasi në vendet e tjera ish-komuniste është bërë shumë më tepër për gjetjen e varrezave, për gjetjen e trupave”.



Berisha shprehu keqardhjen për faktin se “nuk dihet ku prehen eshtrat e shumë njerëzve, intelektualë të cilët ekzekutoheshin vetëm e vetëm që Shqipëria të mbahej nën terror”.





Tiranë, 8 Shkurt NOA - Qeveria do të vendosë shpërblim për të gjithë ata që do të kontribuojnë me informacione, do të paguajë të gjithë ata që ka dijeni për njerëz të ekzekutuar të cilët ende konsiderohen të zhdukur.



Këtë e bëri të ditur para pak çastesh kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, mbledhje e cila po vazhdon.



Pohimi i shefit të qeverisë erdhi pak orë pasi në zonën e malit të Dajtit, gërmimet rastësore të një banori vendas, çuan në zbulimin e eshtrave të disa shtetasve që rezultoi se ishin vrarë me plumb pas koke dhe ka dyshime të forta se janë viktima të pushkatimit nga regjimi komunist.



“Varri i përbashkët i zbuluar është një apel për shoqërinë shqiptare”, theksoi Berisha dhe shtoi: “Nuk i ekzekutoi serbi dhe as pushtuesi, por ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës, ndaj dhe ne duhet ta trajtojmë në mënyrë më serioze dhe më të vendosur këtë çështje, pasi në vendet e tjera ish-komuniste është bërë shumë më tepër për gjetjen e varrezave, për gjetjen e trupave”.



Berisha shprehu keqardhjen për faktin se “nuk dihet ku prehen eshtrat e shumë njerëzve, intelektualë të cilët ekzekutoheshin vetëm e vetëm që Shqipëria të mbahej nën terror”.

e.r/NOA



Kryeministri flet për gjetjen e eshtrave në malin e Dajtit



E Hene, 08 Shkurt 2010 13:31 POLITIKE




Berisha ne mbledhjene grupit Parlamentar te PD




Tiranë, 8 Shkurt NOA – Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila po vazhdon, tha pak minuta më parë se në malin e Dajtit janë gjetur eshtrat e 19 personave që tha se janë viktima të regjimit komunist, të ekzekutuar në mënyrë masive dhe më tej groposur në varr të përbashkët.

Nuk mund të them për kohën e ekzekutimit, por e sigurt është se ata janë ekzekutuar me plumb pas koke, janë gjetur të gjitha kafkat me një vrimë plumbi”, deklaroi Berisha.




Ai tha se do të bëhet një analizë e hollësishme dhe premtoi se do të bëhet identifikimi i eshtrave nëpërmjet ADN-së dhe të gjitha analizave të tjera.




Ndërsa paralajmëroi se do të kërkohet mbërritja e pajisjeve për të kryer kërkime të tjera për të gjetur eshtra eventuale në zonën e Dajtit.




Sipas tij, “ngritja e një task-force e cila të mund të gjejë trupat e të rënëve për liri dhe dinjitet njerëzor, për besimin te Zoti, besimin te vendi, besimin te vlerat, është i domosdoshëm”.




Ai përmendi dhe faktin se merr shumë kërkesa nga qytetarët që duan të dijnë fatin e njerëzve të zhdukur në periudhën e regjimit komunist.




Në këtë pikë, Berisha përmendi ligjin e Lustracionit që tha se “në konflikt të plotë interesi u hodh poshtë”, duke iu referuar vendimi të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ligjin e propozuar nga qeveria dhe miratuar nga parlamenti për verifikimin e figurës së zyrtarëve të ish-diktaturës komuniste.




Këtu Berisha foli dhe për nismën e referendumit, duke vlerësuar se do të ishte një opsion i vlefshëm përkundër rrëzimit të ligjit nga Kushtetuesja.




Po ashtu Berisha propozoi ngritjen e një instituti, i cili “synon të zbardhë të gjithë të vërtetën e barbarisë së regjimit komunist”.




“Instituti ka gjithashtu të drejtën e dërgimit në prokurorinë e vendit, të materialeve të cilat faktojnë krimet e rënda, por nuk ka të drejtë as të ketë seksione prokurorie dhe as gjykate”, - tha Berisha.




“Varri i përbashkët i zbuluar është një apel për shoqërinë shqiptare”, theksoi Berisha dhe shtoi: “Nuk i ekzekutoi serbi dhe as pushtuesi, por ata i ekzekutoi regjimi i Enver Hoxhës, ndaj dhe ne duhet ta trajtojmë në mënyrë më serioze dhe më të vendosur këtë çështje, pasi në vendet e tjera ish-komuniste është bërë shumë më tepër për gjetjen e varrezave, për gjetjen e trupave”.




Këtu Berisha shprehu keqardhjen për faktin se “nuk dihet ku prehen eshtrat e shumë njerëzve, intelektualë të cilët ekzekutoheshin vetëm e vetëm që Shqipëria të mbahej nën terror”.

e.r/NOA




Zbulohen në Dajt eshtrat e 13 personave, dërgohen në Morgun e Tiranës




E Hene, 08 Shkurt 2010 13:18 KRONIKE







Tiranë, 8 Shkurt NOA – Eshtrat e 13 personave janë gjetur sot rastësisht gjatë gërmimeve nga një banor i komunës Dajt po kryente pranë banesës së tij dhe policia e informuar mbi zbulimin ka dërguar në vendngjarje një grup ekspertësh.




Burime policore i thanë agjencisë NOA bëhet fjalë për gjetjen e eshtrave të 13 personave, identiteti i të cilëve nuk është i qartë.




Eshtrat u gjetën të futura në thasë dhe dyshohet se kishin shumë vite që ishin të groposura në zonën e malit të Dajtit.




Ekspertët mjeko-ligjorë kanë transportuar të gjitha eshtrat në Morgun e QSUT-së ku pritet të nisë ekspertimi për të zbardhur se kujt i përkasin.




Policia mësohet se do të kërkojë në skedarët e kohës, për persona të deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre.

Kërkimet pritet të jenë më të përqendruara në njerëz të zhdukur gjatë viteve të monizmit, pasi besohet se eshtrat i përkasin periudhës së viteve të diktaturës komuniste kur regjimi ekzekutonte shtetas që i shihte si kundër vijës së partisë dhe ndërmerrte vrasje masive.




Shumë herë në media janë denoncuar dyshime të forta për varre masive të krijuara nga diktatura komuniste në malin e Dajtit dhe në vendin e quajtur Mali me Gropa.

e.r/NOA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi