Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)

Shko poshtë

Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik) Empty Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 11, 2010 1:17 pm

Sabile Keçmezi- Basha: Kodi i pritjes (Cikël poetik) U1_SabileBasha

SABILE KEÇMEZI-BASHA

sabile_basha@hotmail.com


KODI I PRITJES




1. PA ÇKA... PRITJA


Pa çka... që më pate thënë
Imzot, se do takohemi
Nesër... apo një ditë tjetër...
Në mesnatë...
Në messtinë...
Vizatoja kthimin e lirinë
Në lëkurën e gjarprit


Pa çka... që më pate thënë
Kurrë...mos ta ndërpres lojën...
Në pikë të vlimit
Në mesnatën kallkan
Dhe...
Në vjeshtën e thinjur...
Se...
Edhe sot në Prishtinë
Bie shi
Dhe përmbyten ëndrrat
...


Imzot,
Më pate thënë,
Pa çka...
Që kurrë mos të kërkojë
Lëmosh ...
Për gjerat që nuk falen...
Për gjërat që nuk blihen...


Pa çka... Imzot...
Poqese më zënë pritën
Pulëbardhat që puthin hijet
dhe fluturojnë... fluturojnë...
tej... folesë së qyqes
Pa çka...
Pa çka...


2. KREJT ISHTE MËKAT...


Se...
Ti...me gjasë
Nuk e ke njohur dhembjen-kërpnajë
As lumturin përrallore-oqean
Lum miku...

Të pata thënë
E çka... se...


Dje me valixhe ngarkuar
Vrapuam drejt muzgut eterik
Me gjymtyrë të kruspulluara
Mbi shalë të dragoit skizmatik
Dhe kujtimet e kuqërremta
I skicojë mbi supe
Mëkate të pabëra
Se krejt... edhe kjo
Ishte mëkat i sklerotizuar
I dashurisë së skrimtë


3. MË PËRQESHE...


Dhe...
Dje përsëri, tok u rikthyem
Për të bërë homazhe
Në fërkemet e shlukëzuar
Të zamanit- çyryk


E Ti...
Qeshje paturpësisht
Duke më qitur gjuhën
Dhe pa fije mynxyre
Më përqeshe...


E unë ...
edhe më tej...
Të besoja...
.
4. MË AKUZUAN...


Më akuzuan
Mua... dhe nusen e fjetur
Pa pikë taksirati...


Agmia...
Luajti lojën me tri të panjohura
Dhe... u bë se më besonte


E më vonë...
Gjarpri i lodhur nga ecejaket
Vallëzoi lojën në vertikale
Duke kafshuar planetin
Në stinën mortore


5. NË ZIK-ZAKE


Në zik-zake te fatit
Vrapova, me brinjët ndër gjuhë
Se, menjëherë mëtanë
Lëkura e gjarprit digjej... digjej
Bashkë me ëndrrat


Dhe hiri i dyzuar
Shndërrohej në muranë
Dhe në prehrin tim
Qante...
Përsëri Rozafa...
Me mëkate ngarkuar


Dhe Ti... Ti...
Ti më the
Pa çka...
Që qanë Rozafa.


6. ECAJAKE...


Ecëm ...
Dhe përsëri ecim...
Në dy cepa të ëndrrës
Si somnambul...


Hetojmë shestimet e fjetura
Që ishin
Pakë amidone
Pakë të pista
Dhe...
Pakë çalamane
të kohës herezi
që kafshonin terrin
Edhe... më tutje...
Ecim... tok...
Unë e ëndrra...


7. TROKITJE


Tri herë trokita...
Në kafkën e globit
Dhe...
sa pak vend kishte ngelur
- për lumturi
dhe...
sa shumë vend kishte zënë
- dhembja


8. KODI I PRITJES


Imzot,
Pritjen më mësove Ti
Dhe thonjtë mi shndërrove në kandil të djegur
E para ëndrrës
Plazmoi malli

Fytyrë- zbehur të pikturova, mbrëmë
Pritja priti pritjen qaramane
Dhe pëlciti mollë e kuqe


Dhe çudi...
Sa kod të panjohur
Ka...Pritja...


9. MALLI


Sa shumë mall..
Sa pak oksigjen...
Për frymëmarrjen
Në stinën e djegur
Në ecjen vertikale
Në mëkatin e pa bërë
Në fushën me sanë shtruar
Të minuar... nga ofkëllimat...


Sa shumë lëngatë
Dhe... harroje..
Pritjen në katakomb


Dhe...
Harroje nusen
Me fustan ylberi
Të ngrirë në muranë
Të përgjumur nga tymtaja
Të skalpuar nga bisturia
E brinjëve tu...
Imzot...


Premtimin e dhënë
Harroje...
Siç e ke harruar...
Në një kohë tjetër...
... të paardhur.


10. Dëshmi


Pa argument
Mos më nxë rrugën
As mos më vargëto yllin polar
Se të gëlltisin pa mëshirë katallanët


Eh...
Të isha në një kohë tjetër
Do të tregoja se si mund të jetohet
Dhe të të nxjerr nga vetja
Krejt këtë ëmbëlsi...
Dhe përsëri...
...përsëri
Hurbat e tua
Të kenë shije mjalti
Në buzët e thekura

11. MOS THUAJ KURRË MË...


Mos thuaj...
Se kurrë më...
Nuk do të vijë
Me rrjedhën e përroit vërshues,
Por... as me stuhinë
As me tiktakun tekanjozë
Të fanarëve të netëve të vonuara


Mos thuaj...
Kurrë më...mallkuar qoftë
Fjala e pathënë
Në ndarje...


Se përsëri... do të shihemi...
Në ditën tjetër...




8 Shkurt, 2010.
Prishtinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi