Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI!

Shko poshtë

PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI! Empty PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 13, 2010 11:37 pm

PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI! Bedri_tahiri


PA ÇAMËRI NUK KA AS KOSOVË AS SHQIPËRI!
Shkruan Bedri TAHIRI

I nderuari Abdurrahim Ashiku,

Të njoha përmes shokut tim nga Vjena, z. Hazir Mehmeti, dhe, pasi lexova letrën e tij dhe shkrimin tënd, pashë guximin tënd intelektual e atdhetar, andaj pranoje edhe mendimin tim.
Historia na mëson se shqiptarët dhe grekët janë popujt më të vjetër në Ballkan dhe së fqinjësia e tyre, mjerisht, nuk qe e ndërsjellë. Shqiptarët besnikë përherë ishin në krahun e tyre. Sa e sa trima e luftëtarë shqiptarë ranë për ta mbrojtur Greqinë. Dhe, në me bukë e ata me gurë. Synimet e tyre grabitçare e orekset e sëmura gllabëruese kulmuan kur tërë Çamërinë e futën brenda kufijve të saj.
Mirëpo, kot, Çamëria ngeli Çamëri, ngeli Shqipëri. Dhe, kjo, në saje të punës Suaj, që, aty ku jeni qëndroni si burrat e motit, si Marko Boçarët dhe sfidoni barbarinë. U lumtë!!!
Shembulli i drejtoreshës Stela në Grevas duhet t’u shërbejë edhe grekëve të tjerë për vetëdijesim se kohët e zezonave kanë perënduar dhe se tashti ka ardhur koha për ta bërë Shqipërinë Etnike, sepse pa Çamëri nuk ka as Kosovë as Shqipëri.
Edhe mësueses Denada Karkallo i lumtë, ajo është një heroinë e vërtetë e ditëve tona. Gjuha shqipe është gjuhë e shenjtë, është gjuhë Perëndie, për të cilën meriton edhe të sakrifikohemi. Vetëm duke e ruajtur gjuhën, duke i ruajtur traditat tona të shkëlqyera, mund të mbijetojmë kudo që jemi.
Mos harroni se Çamërinë e kemi të gjithë në mendje e në zemër. Plot rrugë, lokale e sheshe në Kosovë janë pagëzuar ÇAMËRIA. Edhe Drenica heroike, që nga gjiri i vet nxori ajkën e trimërisë si: Milosh Kopiliqin, Ahmet Delinë, Azem e Shotë Galicën, Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën, Tahir Mehën e Adem Jasharin, është më Çamërinë e për Çamërinë.
I respektuari Abdurrahim, guximit tënd intelektual ia kam lakmi. Ashtu duhet, intelektuali duhet tu paraprijë ngjarjeve, ai është pararojë shpirtërore e popullit të vet, pavarësisht nga pasojat. Edhe njëherë, të lumtë!!!

Galicë- Drenicë Bedri TAHIRI
13 shkurt 2010 shkrimtar e publicist


Dërgoi:Monda Korça
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi