Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Çamëri moj Çamëri

Shko poshtë

Agim Gashi:Çamëri moj Çamëri Empty Agim Gashi:Çamëri moj Çamëri

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 10:38 pm

Edhe njëherë e afishoj këtë poezi-apel pasi bëra disa përmirësime!


Agim Gashi:Çamëri moj Çamëri 20257_239041079076_644509076_3328375_778761_n
Harta e Çamërisë




Agim Gashi
Çamëri moj Çamëri


Çamëri moj Çamëri
Pse të ndihet vaji Ty?
Pse të ndihet vaji e gjama,
-Ah jetime më ka lanë nana!

Çamëri moj Çamëri
Unë kosovari qaj për Ty!

Çamëri moj Çamëri
Po shumë plagë që m´paske ti!
Ato plagë që t´lan´ të mekun
Spo sherohen as me shekuj!

Çamëri moj Çamëri
Unë mërgimtari qaj për Ty!


Çamëri moj Çamëri
Kush të keqen ta ka ba?
Djel e vasha t´shkaperderdhun
Gjithsekund në këtë dynja.

Çamëri moj Çamëri
Jo përqamja stë vyen Ty!


Çamëri moj Çamëri
Seç ma prish shëndetin ti,
Ju shof pak edhe t´përqarë
Zemër shkreta m´bahet varrë.

Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!

Çamëri moj Çamëri
Mblidhi pleq e mblidhi t´ri,
Leni t´keqe e leni mni
Lidhni
besë edhe miqësi.

Çamëri moj Çamëri
Mërgimtari qan për Ty!

Ka ardhë koha me u bashku
Njeni tjetrin me nderu,
Të gjtha forcat ti bashkoni
Lirinë n´daqit Ju ta gzoni!

Çamëri moj Çamëri
Nanë Shqipnija të merr në gji!


Çamëri moj tokë shqiptari
T´lidhim besë na e la i pari
Pa u bashku edhe Ti,
Kurr Shqipnija sbahet Shqipni!

Çamëri moj Çamëri
Kosovari unë qaj për Ty!


2009-11-19
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi