Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: ZOGJTË E FJALËVE

Shko poshtë

Vullnet Mato: ZOGJTË E FJALËVE Empty Vullnet Mato: ZOGJTË E FJALËVE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 15, 2010 6:00 pm

Vullnet Mato: ZOGJTË E FJALËVE 22565_1184740989860_1568334934_30380256_2561782_n


Vullnet Mato: ZOGJTË E FJALËVE 22665_1163900988873_1568334934_30345381_3410171_n
Vullnet Mato

ZOGJTË E FJALËVE

Eh, zogjtë tanë të fjalëve,
zogjtë e bukur të fjalëve tona fluturake,
sa hijeshi kanë kur dalin trumba- trumba
nga foletë e buta të gjuhës gojore
dhe fluturojnë aq të gëzuar e krahëhapur
nëpër kaltërsitë e çuçurimave njerëzore,
duke plapuritur puplat në ajrin e vakur !....

Atëherë të kënaqet shpirti
dhe pranvera lulëzohet
dhe vera freskohet
dhe vjeshta ëmbëlsohet...
dhe dimri zbutet e ngrohet.

Pastaj kur zogjtë tanë të fjalëve bashkohen
dhe vrundullojnë e rrotullohen nëpër qiell bisedash,
me trumbat e tjera të zogjve gojor
që dalin nga gjethet e gjelbërimeve të njoma,
eh, sa kënaqësi të dëgjosh cicërimin,
sepse kur ata qeshin e ngazëllehen,
pranvera qesh e zgjat më tepër vegjetimin,
vera shton në ajër aromën e freskinë
vjeshta mbush shportat me fruta kuqaloshe
dhe dimri nxjerr nga palca e vet ngrohtësinë.

Por oh, kur dalin si nga foletë e plumbta të pushkës,
skifterët e zinj të fjalëve vrastare
dhe na sulmojnë zogjtë tanë të gjuhës
e na i shpuplojnë egërsisht me rrokje mëkatare...
Atëherë edhe pranvera vyshk lulëzimin,
edhe vera than blerimin
edhe vjeshta rrëzon gjethimin
edhe dimri shton akullimin...

Atëherë, kur harbohen skifterët e zinj të pushkës
rënkojnë e trishtohen zogjtë tanë të gjuhës...

Ka pak ditë që edhe mua ma vrau
trumbën e zogjve fluturak të gjuhës,
një skifter anonim i gjuhës skifterore,
që erdhi prej korijeve të gajushës
me ferra dhe shkurre ujërash të ndenjura,
për shkak se i kisha prekur të djeshmen moçalore...

Ah, si m’u vyshk frymëmarrja pranverore,
si m’u tha gjuha nga zagushia verore,
si m’u zverdh fytyra nga mërzia vjeshtore,
si m’u ftoh gjaku nga akullnaja dimërore...

Dhe mendova i heshtur,
se të gjithë zogjtë tanë të fjalëve njerëzore
mund të fluturojnë të qetë
vetëm kur të vijë ajo stinë e madhe paqësore,
me qiellin e kaltërsive të sigurta,
që të zhduket specia e skifterëve të zinj,
bashkë me foletë e errëta nëpër gajusha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi