Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian

Shko poshtë

Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian Empty Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 29, 2010 1:05 am

Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_MuharremSfarqa
Dega e LDK-së në Gjermani përkujtoi Kolosin Ibrahim Rugova në katërvjetorin e vdekjes


Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian


Shkruan: Muharrem Sfarqa


Qyteti i Hennefit, afër Bonnit të Gjermanisë, në fundjavë ishte vendtakimi i anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së. Pikërisht lokalet e hotelit "Euro Park" ishin të mbushura si asnjëherë më parë në këto dhjetë vite të pasluftës nga pjestarë të mergatës shqiptare të të gjitha moshave, të cilët ishin tubuar per të përkujtuar Kolosin e Kombit dr. Ibrahim Rugova dhe kolonel Tahir Zemajn.
Akademin përkujtimore, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të korit diplomatik të cilit i printe z. Islam Spahiu, i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Gjermani, dhe pjestarë të familjes Rugova dhe Zemaj, e hapi z. Abedin Gashi, aktivist i palodhshëm i kësaj ane për çështjen kombëtare, ndërkaq të pranishmëve ju drejtuan z. Hazir Krasniqi, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani i cili tha: " u mbushën katër vite kur u nda nga ne presidenti historik i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, vite këto të dhimbjes për kolosin e politikës shqiptarëve, artikuluesin e denjë të kërkesave për lirinë, pavarësine dhe demokracinë e Kosovës, njeriun dhe intelektualin e mirëfilltë të përmasave botërore".
Tubimit ju drejtua në vazhdim z. Qazim Bajgoraliu, kryetar i nëndegës së LDK-së për Vestfalin e Rinit Veriorë, i cili bëri një rekapitulim të mendimeve të burrshtetasve dhe intelektualëve eminentë botërorë për figurën e dr. Ibrahim Rugovës ku duhet veçuar atë të diplomatit Amerikan Ricard Holbruk: " Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe mik i tij."
Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_IbrahimRugova
Islam Spahiu, në fjalën e tij të shkurtër shprehu falënderimin e tij të thellë në emër të institucioneve të Kosovës ndaj mërgatës shqiptare për organizimin e jetës institucionale gjatë viteve të renda nën okupimin serb. Ai ndër të tjera premtoi së Ambasada e Kosovës në Gjermani së shpejti do të fillojëme paisjen e pjestarëve të mërgatës kosovare më dokumente personale.
Emocione të veçanta të dhimbjes krenare zgjoi fjala e z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i parë i LDK-së dhe bashkëpuntor i ngushtë i dr. Ibrahim Rugovës:
"E nderuara Kryesi e Degës së LDK- së për Gjermani,
Te nderuara familje te deshmorve, luftetarve dhe heronjëve te lirise së Kosoves
Famikjarë të nderuar të familjes Rugova
Të nderuar përfaqësues të nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së,
Shumë të respektuar veprimtarë të LDK-së,
I nderuari sekretar i Ambasadës së Republikës së Kosovës ne Gjermani, zoti Spahiu
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinjë,
Ndjehem i nderuar, që sot gjendem në mesin tuaj, për të përkujtuar dhe për t’i bërë homazh Njeriut të Madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë më të re shqiptare, dhe jo vetëm të saj, Dr. Ibrahim Rugovën.
Jemi tubuar këtu në 4-vjetorin e ndarjes fizike të Presidentit historik të Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, të këtij njeriu të madh të kombit tonë.
Pikërisht, më 21 janar u mbushën katër vjet, kur familja, të afërmit, bashkëpunëtorët e tij, Kosova dhe mbarë populli shqiptar në gjithë gjeografinë e Atdheut Etnik dhe në Diasporë, mbetën pa intelektualin, studiuesin dhe Presidentin Historik të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shkencës, kulturës dhe lirisë dhe demokracisë së popullit të tij. Me humbjen e Dr. I. Rugovës, familja mbeti pa njeriun më të dashur, miqtë dhe bashkëpunëtorët pa fjalën e urtë e me shumë kompetencë, punonjësit shkencorë mbeten pa hulumtuesin e vyeshëm prej sensit të hollë të çështjeve albanologjike, shoqëria kosovare mbeti pa udhëheqësin e tyre historik e shpirtëror.
Kur Kosova rënkonte nën peshën e rëndë të okupimit serb, kur popullit shqiptar i shkeleshin të drejtat në mënyrën më barbare, ky njeri i devotshëm i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte ndër të parët që ngriti zërin lart kundër asaj shtypjeje që regjimi serb ushtronte ndaj popullit të tij, dhe për asnjë çast deri në frymën e fundit nuk u ndal së vepruari për lirinë e Kosovës.


Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_AntonKola
Anton Kola
Sikur të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe unë, si njëri nga bashkëpunëtorët e tij, ndjehem i prekur thellë dhe kam emocionet e mia të veçanta për mungesën e tij, por, njëherësh, shpreh ndjenjën e krenarisë që i takoj asaj Lëvizje të Madhe për çlirimin e Kosovës, të udhëhequr nga ideatori dhe vizionari i saj, Dr.Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova, u lind më 2 dhjetor 1944, në një vit të ftohtë dhe të egër që për Kosovën dhe shqiptarët zgjati me dekada. Kur kishte mbushur vetëm gjashtë javë, forcat çetnike – partizane, të udhëhequra nga komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babanë, Ukën dhe gjyshin e tij Rrustë Rugovën.
Kosova dhe populli shqiptare po hynte në një dimër të gjatë dhe të egër. Për Kosovën dhe popullin shqipëtar nuk ngadhënjeu lufta ndaj fashizmit. Përkundrazi, një fashizëm i ri, ai serbo - jugosllav do të vazhdojë me dekada të tërë.
Edhe vitet e nëntëdhjeta, si dhe të tjerat dekada para tyre, ishin për shqipëtarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi shumë të rënda. Dhuna dhe terrori shtetëror vazhdonte me të gjtha mjetet. Shqiptarët, të ndarë padrejtësisht nga trungu amë dhe më pastaj të perimtësuar në shumë njësi federale tjera në ish - Jugosllavi, iu nënshtroheshin një politike diskriminuese dhe raciste. Doktrina famëkeqe antishqiptare çubrilloviçiane po gjente zbatim edhe në Jugosllavinë e Titos. Shqiptarët persekutoheshin, diskriminoheshin dhe ndiqeshin nga trojet e tyre etnike. Burgosjet, vrasjet dhe helmimet ndaj popullatës shqiptare vetëm që ricikloheshin dhe nuk kishin të ndalur. Por, edhe qëndresa dhe lufta e popullit shqiptar për më shumë të drejta, liri dhe mvehtësi nuk shuhej dot.
Në këso rrethana shoqërore dhe kombëtare u rrit dhe u shkollua Ibrahim Rugova. Ata që e kanë njohur për së afërmi fazën djaloshare të tij e përshkruajnë atë si njeri të qetë, por të etur për dije; si njeri të sakrificës dhe që e donte fitoren dhe lirinë.


Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_HazirKrasniqi
Hazir Krasniqi
Gjate aktivitetit tim si nënkryetar i LDK-së kam pasur rastin përpost tjerash t’i dëgjoj dy rrëfime intersante për Ibrahim Rugoven. Njërin nga vëllai im, Pjetri, që në vitet e `60-ta ishte nxënës në gjimnazin, atëherë “Ivo Lola Ribar” të Istogut (tash Burimit), i cili rrëfen se Ibrahim Rugova kur vinte nga Normalja e Pejës, kthente shpesh në oborrin e gjimnazit në fjalë për të luajtur vollejboll, ku ai tregonte një dëshirë të madhe për të fituar lojën por ishte tepër i kujdesshëm për të mos i lënduar të tjerët.
Rrëfimi tjetër ishte i një arsimtari, i cili në një ndeje pas një aktiviteti të Degës së LDK-së për Istog, tregoi se si Ibrahim Rugova kur kishte qenë nxënës, në punimin e tij me shkrim ngë lënda e gjuhës dhe letërsisë shqipe kishte filluar fjalinë pas çdo pike me shkronjë të vogël. Kjo e kishte irrituar arsimtarin dhe e kishte vlesëuar këtë veprim negativisht, duke e qortuar se kjo është kundër rregulave të drejtëshkrimit. Ibrahimi, si nxënës kishte argumentuar këtë veprim të tij se kjo që shkronja e madhe duhet të qëndrojë çdoherë para shkronjës së vogël është vetëm një marrëveshje.” Edhe e shkronja e madhe duhet të mësohet që para saj të qëndrojë shkronja e vogël”, ishte shprehur Rugova nxënës.
Rugova student dhe më vonë krtik e shkrimtar, i cili edhe në këtë fushë të rëndësishme të letërsisë solli risi, dhe i takonte grupit të intelektualëve që me angazhimin e tyre duke sfiduar standardet ekzistuese shkonin përtej kohës.
Njohësit e kësaj lëmie vlerësojnë se Rugova arriti të fus një frymë të re të të studiuarit dhe te trajtimit të fenomeneve të kësaj sfere.


Marrja me politikë


Marrja e Rugovës me politikë nuk ishte rastësi. Ai kah mesi i viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar po ngrihte zërin bashkë me intelektualët tjerë të Kosovës kundër politikës antishqiptare që po zhvillonte Shoqata e Shkrimtarëve të Jugollavise (lexo: Serbisë), dhe përgjithësisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Kosova kishte fatin që në vitet e `90- ta të shekullit që lamë pas, të zgjedhë në krye të lëvizjes politike- kombëtare njeriun që me qëndrimin, visionin dhe urtësinë e tij krijoi kthesën e madhe kopernikane për Kosovën dhe shqipëtarët.
Zgjedhja e Dr. Ibrahim Rugovës për kryetar të LDK -së dhe më vonë për kryetar të Kosovës, po i tregonte botës se shqiptarët e Kosovës po organizohen në një mënyrë të re dhe gati origjinale për realizimin e aspiratave të tyre politike dhe nacionale.
Rreth LDK-s dhe personalitetit të Dr. Rugovës, u rreshtuan intelektualë e punëtorë, mjekë e shkencëtarë; me një fjalë u ofrua i tërë populli shqipëtar i Kosovës dhe jo vetëm i saj. Autoriteti i Dr. Rugoves dhe i LDK-së rrezatonte kohezion dhe vizion dhe për forcat udhëheqëse të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore. Toleranca, mirëkuptimi dhe kultura e komukimit ndërshqiptar, respektimi i mendimit dhe organizimit tjetër fare shihej me admirim edhe në Shqipëri. Me një fjalë po viheshin themelet e një forme të re organizimit demokratik dhe shqiptarët po i ktheheshin vetvetes. Siç dihet botërisht, LDK-ja, e udhëhequr nga Presidenti Rugova u bë forca kryesore që filloi t’i vejë themelet e një organizimi legal institcional e demokratik ne Kosovë. “Kam dëshirë, thotë Presideni Rugova, më 1990, që kudo që të jenë shqiptarët, edhe pse ka dallime në pikëpamje, ne duhet të mësohemi të jetojmë me pluralizmin, por pluralizmi duhet kuptuar që gjërat t'i bëjmë më mirë e kurrsesi të shkatërrojmë, sepse janë disa gjëra të shenjta, siç janë atdheu, liria, paqja... që janë çështje fundamentale dhe nuk guxojmë të prekin asnjeri, po ato duhet t'i përparojmë, t'i çojmë tutje”.




Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_IslamSpahiu
Islam Spahiu
Filozofija e Refuzimit dhe Qendresës


Rugova ishte një refuzues i madh. ”Refuzim do të thotë të mos pranohet ajo që të imponohet”shprehej Rugova).
Kjo ide e kritikut Rugova po kalonte ngadal po sigurt nga arti në politikë. Shqiptarët arriten më në fund që me vetëdije dhe organizimin e tyre “sui generis” të refuzojnë nënshtrimin, përçmimin dhe jetën nën sistemin e diktaturës komuniste serbo-jugosllave.
Vetë Presidenti Rugova dhe Lëvizja e prirë prej tij në fillim viteve të nëntëdhjeta po trokisnin fort në dyert e SHBA-ve, të cilat tregonin një ndjesi shumë më të artikuluar për cështjen tonë, si dhe të Europës, e cila në ato vite ende nuk ishte edhe aq e gatshme të dëgjojë zërin tonë.
President Rugova insistonte:... ne duhet të ndërkombëtarizojmë çështjen shqiptare dhe në veçanti të Kosovës në mënyre pozitive dhe kjo është një punë që do durim dhe këmbëngulësi.
Presidenti Rugova e kishte të qartë se shqiptarëve dhe Kosovës i duhen miq, miq të sinqertë për të na ndihmuar në realizimin e aspiratave tona. Ai kurrë nuk dyshonte në forcën e popullt të tij, por nuk ishte aventurjerist në këtë drejtim. Ai jo një herë thoshte se “vetëm me miq të mirë mund të ecim përpara”. Këta miq të mirë të cilët Presidenti nuk i harroi kurrë ishin SHBA – të dhe vendet demokratike të Europës. „Miqtë duhet t’i ruajmë se pa miq nuk mbahet shtëpia“, thoshte shpesh Presidenti Rugova.
Kjo ndijesi dhe ky respekt ndaj miqve i kishte rrënjët në kulturën e familjes shqiptare të cilën Presidenti Rugova e njihte thellë dhe e respektonte shumë. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme tregoi se sa të rëndësishëm qenë miqtë në çlirimin e Kosovës. Kosova dhe shqipetarët këtë nuk guxojnë të harrojnë.
Presidenti Rugova rrezatonte urtësi dhe qëndresë. Lëvizja që e udhëhoqi ai nuk ishte lëvizje anemike, e pa gjak, siç pretentonin disa ta quajnë. Gazeta “Veçer” e Mariborit (Slloveni), më 22 prill 1989, shkruan në hyrje të një interviste me Rugovën:
“Më duket se Dr. Ibrahim Rugova ende është i vetmi shqiptar në Kosovë që ka guxim të flasë ashtu siç mendon”. “Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”, i thotë Rugova gazetarit.
Kërkesa e tij e vazhdushme për mbështetje nga SHBA-të dhe Europa Perëndimore nuk ishte një si lëmoshe e një të pa afti. Jo.


Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_MyftarHalili
Myftar Halili
Populli i tij _ dhe bota thoshte, Shlomo Avinier, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Jerusalemit_ duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë (duke aluduar për atë që Rugova i ka bërë plotësim imi), në butësinë e tij kishte çelik.
Kjo lëvizje e udhëhequr nga Dr. Rugova deshmonte aftësitë e veta organizative dhe forcën e saj morale: “Ne kemi forcën morale, ata kane forcën e dhunës, thoshte Rugova, por ne do të fitojmë“, shprehej ai. Me këtë vizion ai mobilizonte popullin shqiptar, admironte miqtë, sfidonte skeptikët dhe frikësonte kundështarët dhe armiqtë.
Tani mëPresidenti Rugova po bëhej një personalitet që pritej dhe vizitohej nga te huajt me admirim. Ai po bëhej një sinonim i Kosovës, sinonim i kërkesës për liri dhe pavarësi.
Irene Sokolgarski, presidente e Universitetit të Parisit VIII, citohet (1996) të ketë thënë: “Të mos pyesim ne sot se ç'presim nga Ibrahim Rugova', por më mirë të pyesim se ç'pret një njeri i tillë nga ne".


Vizioni gjeostrategjik


Presidenti Rugova kishte një vizion për të cilin punoi shumë. Vizioni i tij ishte që Kosovën ta nxjerr nga qarku i domenit rus dhe pergjithsisht oriental dhe ta kthejë aty ku e kishte dhe e ka vendin. “Ai, thotë dr. Sabri Hamiti, mbërriti më fort se çdokush tjetër, që t’i dëshmojë botës se Kosova është Evropë gjeografikisht, historikisht e kulturalisht, dhe do të bëhet Evropë edhe politikisht, duke u integruar. Një Kosovë e pavarur, demokratike, e integruar në Bashkimin Evropian e në NATO, në miqësi të përhershme me SHBA-të, do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës. Kjo formulë, është një program politik e nacional i Ibrahim Rugovës dhe i Kosovës“, është shprehur profesor Hamiti.


Vizioni i Bashkimit Kombëtar


Gjeneratave te tashme dhe te ardhshme u mbetet te vazhdojne pjesen tjeter te vizionit dhe synimit te Rugoves.-vizionin e bashkimit kombetar.
Le te me lejohet te citoj ne vazhdim Presidentin Rugova lidhur me kete ceshtje, jo se është e pa njohur, por për të hire të vertetës dhe si sfidë ndaj mospërfillsve eventual:
„Është shumë normale dhe e natyrshme që shqiptarët, si të gjithë popujt e tjerë, të jenë të bashkuar, të jetojnë në një shtet, në një bashkësi politike. Sidomos është normale për ne shqiptarët që jemi të ndarë në dysh, kur gjysma e popullsisë është këndej e gjysma andej. A do të realizohet shpejt apo ngadalë, do të jemi gjallë. Shqiptarët, si qëllim e kanë pasur dhe do ta kenë bashkimin, sado që në kohën e dominimit komunist u çrregullua kjo ide, ndërsa tash e tutje ajo do të jetë si ide udhëheqëse e shqiptarëve. Por, në këtë plan duhet të punohet me mençuri. Bashkimi me forcë, me dhunë, vështirë tolerohet sot nga Evropa. Por, tash për tash, të mendojmë dhe ta bëjmë integrimin shqiptar dhe integrimin në kuadër të Evropës. Një herë për një herë, duhet të njihemi, të shihemi, e pastaj t'i realizojmë kërkesat tona,..... Të bëhet një bashkim konkret, e jo me fraza të thata. Sot për sot është aktuale ideja e integrimit evropian. Nga ky integrim më lehtë do të arrijmë këtë që e synojmë. Të punojmë në këtë drejtim pa shpallje e deklarata. Çështja e bashkimit duhet të jetë temë e shkencës. Shkenca vazhdimisht le ta elaborojë këtë në mënyrë që politikës t'i krijohet mundësi më e madhe. “


Vizioni i tij për të nesërmen


Presidenti Rugova ishte njohës dhe analitik i thellë i zhvllimeve të brenshme dhe të jashtme. Ai më 1990 përpos tjerash thoshte:
“Kosova nesër do të jetë një rajon i pavarur evropian. Me qetësimin e situatës, do të shtohet interesi për investime të kapitalit jo vetëm i njerëzve tanë në botë, por edhe i kapitalit të huaj, i cili rajon do të bashkëpunojë si në planin ndërkombëtar, ashtu edhe në hapësirën brendakombëtare, me qytetarët e saj të lirë e të barabartë. Ajo që inkurajon për ardhmërinë e Kosovës është një traditë jona e çmuar - ruajtja e familjes, një celulë e çmueshme e cila na siguron një ardhmëri. Jam, pra, një optimist racional, pra, jam për një optimizëm që ndërtohet me punë në të gjitha poret dhe për një ardhmëri të cilën duhet vetë ne ta ndërtojmë, sepse hapësirën duhet ta pushtojmë vetë ne hap pas hapi si një proces të vazhdueshëm dhe historik“. (1990)




Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_QazimBajgoraliu
Qazim Bajgoraliu
Rugova ishte vetja e tij


Dhe në fund dua të u them të gjithe atyre që nga mosdija, apo zemërligësia pyesin se çfarë besimi ka pasur Dr. Ibrahim Rugova: ai i besoi Zotit, mikut, njeriut dhe popullit të tij. Ai u shkri për këtë popull; ai është feja vetë.
Sa nevoje kemi ne shqiptarët për fenë e Ibrahim Rugovës: urtësinë, toleancën, demokracinë dhe mbi të gjitha sinqeritetin për të ndërtuar një të ardhme demokratike të përbashkët kombëtare.
Dhe tani edhe ne këtë përvjetor të katërt të ndarjes fizike nga kjo jetë duke na lënë një trashëgimi të madhe letrare, politike dhe një thesar të begatshëm të vlerave njerëzore dhe kombëtare i thëmë:
Të falem nderit President!
Vizioni Yt ende nuk është kryer!
Të qoftë i lehtë Dheu i Kosovës Dardane!"


Duke folur për figuren e kolonel Tahir Zemajt, z. Miftar Halili, anëtare i kryesisë së LDK-së dega në Gjermani mes të tjerash u ndal tek virtytet e tij prej ushtaraku të karrieres, për veprimin konstitucional të hierarkise ushtarake institucionale nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Në fund të pranishmit ndoqën me interesim një dokumentarë interesant që u kushtohej këtyre dy figurave te kombit.
Ketij manifestimi përkujtimor një Telegram i kishte arritur nga kryesija e LDK-së dhe presidenti Fatmir Sejdiu ku theksohej falënderimi për pjesëmarrje në këtë manifestim përkujtimor, dhe filozofija politike e simbolit ikonë të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Kjo akademi përkujtimore u shënua në shirita celuloidi nga gazetarë dhe punnonjës të mediave të shkruara dhe elektronike të cilët ishin të pranishëm në përcjelljen e ketij manifestimi.
Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_1
Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_2
Muharrem Sfarqa: Liria, Pavarësia dhe Demokracia-Platforma e veprimit Kombëtar Rugovian U1_3
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi