Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Mëngjes Shkurti

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Mëngjes Shkurti Empty Enertin Dheskali: -Mëngjes Shkurti

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 16, 2010 10:53 pm

Enertin Dheskali: -Mëngjes Shkurti 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n

Enertin Dheskali: -Mëngjes Shkurti-
Marre nga vellimi i dyte poetik, "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170
faqe, 140 poezi, globusr, Enertin Dh.



Sa shpejt fluturon ora në mëngjes,
Nëpër rrugët që buzëqeshin nën shi,
Kur vrapin tënd e shoqëron me gaz,
Një rreze naive që shpon qiellin – çati.

Mbi degët e pemëve që pikojnë kristale,
Një harabel përqesh hapat e mi,
Turma njerëzish ecin nëpër trotuare,
Kryqëzohen burra, gra, pleq e fëmijë.

Unë nxitoj drejt ndërtesës së dijes,
Ku deti i të rinjve ardhjen time pret,
Pas meje vrapon koha çdo mëngjes,
E ardhmja në gotën e ëndrrrave më tret.
* * *
Nga degët e pemëve pikojnë kristale,
Një harabel përqesh hapat e mi,
Nëpër rrugët që buzëqeshin nën mendime,
Rrezet, me pikat e shiut bëjnë dashuri…

10. 01. 2008

-Iliria- Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Dejet e gjakut tënd
Dhjetëfish më të gjata ishin atëherë,
Që nga Dalmacia si ballkon mbi det
Gjer në fushat e Artës e në Prevezë…
Dikur shkrepat dhe dallgët
Dëshmonin forcën e stërgjyshëve të mi,
Që ne pasardhësit
Nuk mundëm ta ruanim dot në liri.

Na fal, mëma jonë e madhe
E tretur në shkulmet e kohës
Na fal, Iliri…

03. 02. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi