Skënder Buçpapaj:ATJE GJAKU I SHQIPTARIT RA NË TOKË ME MBI PËRSËRI
Faqja 1 e 1

ATJE GJAKU I SHQIPTARIT RA NË TOKË ME MBI PËRSËRI
Esé në dyvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
NGA SKËNDER BUÇPAPAJ
.
Është Epika e Zgripeve të Fatit. Dhe ky do të ishte titulli i saj, nëse nuk do të isha rob i dyvargëshit aq mahnitës në mbyllje të epikës.
Është Epika e Filozofisë së Zgripeve të Fatit. Është një epikat që e mbaj më shumë për zemër në gjithë letërsinë shqipe. I mbush plot 100 vjet në pranverë. E kremton ditëlindjen bashkë me Kosovën në dyjvetorin e pavarësisë, dasmore e kësaj kremteje, e ftuar e vetvetes.
Pikëtakohen përgjatë shekullit të jetës së saj tre burra dhe e ndërthurin kështu fatin e saj të deritanishëm. Hilë Mosi e shkruante më 1910, me titullin “Kosova në luftë” dhe e përfshinte në librin poetik “Zani i Zemrës”, botuar më 1913, një vit pas pavarësisë kombëtare.
Duket sikur e kanë përftuar kryehere relievet e Alpeve dhe Hilë Mosi, luftëtar me pushkë në dorë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe të viteve 1909-1912, e ka hedhur në letër besnikërisht.
Ritmet kushtruese luftarake, lënda gjëmuese, kumtohen nëpërmjet paskajores së mirëfilltë të shqipes, nga më mjeshtëroret që kam parë, si “me zhbi”, “m’u gjallsu”, “m’e lulzu” (këto të dyja të vetmet rima foljore – njëkohësisht të pazëvendësueshme - në poezi), “me vra”, “me pré”, “me turpnu”, “me (m)bi”, të gjitha me rol sintaksor ftillues, synues, cilësues dhe përcjellës. Pra në aso pozitash fjalë e formakrijuese, aq të suksesshme në shqipen artistikisht të lëvruar së paku deri në vitet Pesëdhjetë në Shqipëri – dhe në atë të lëvruar jashtë Shqipërisë edhe deri në vitet Shtatëdhjetë a – rrallë e tek- më vonë.
Binjaku i poezisë, çka ligjet e artit absolutisht e pranojnë, do të lindte dy vjet më vonë, më 1912, në Llukë të Epër të Gjakovës, toponim me ngarkesë të madhe të kujtesës historike. Dhe do ta kishte emrin Dervish Shaqa.
Dervish Shaqja bëhej edhe bashkautor i epikës, ia bënte titullin “Moj Shqipni mos thuej mbarova”. Gjëmues si grykat e Alpeve, Dervish Shaqa, duke e shndërruar në këngë poezinë e Hil Mosit, shënonte një fat paralel të saj. Njeri me bindje të shpallura politike, Dervish Shaqja, arratisura nga Kosova për në Shqipëri më 1956, nuk ia nënshtronte asgjëje bindjet e veta artistike, për më tepër kur kjo kishte të bënte me temën e Kosovës. Mjeshtër i shmangies së censurës, Dervishi, duke mos imponuar dot titullin “Kosova në luftë”, bënte “lëshim” duke vënë një titull që ia kujtonte Shqipërisë se pa Kosovën nuk ka të gjallë, ndërsa me Kosovën nuk ka pse të ketë asnjë drojë.
Në shmangien e censurës Dervish Shaqja kishte një koleg të pashembullt si Qemal Haxhihasani. Qemali, mbledhësi dhe studiuesi absolutisht më i shquar i foklorit burimor shqiptar, me një vepër tetëdhjetë vëllimesh lënë trashëgim, do të ishte këshilltari i vetëm i besueshëm i Dervishit. Në verën e vitit 1983, në shtëpinë e tij në Rrashbull, vetë Dervishi më ka treguar se për një mori këngësh kishte punuar me Qemal Haxhihasanin. Dhe ma ka shpjeguar hollësisht, pa petë – kur i thonë fjalës, një për një, gjithë mekanizmin e tij të kundërcensurës.
Vetëm një këngëtar me shpirt aq poetik e bindje aq atdhetare, me një brengë të tillë të pakaplueshme si Kosova në zemër, me një zë të një diapazoni që varion nga epizmi, tek dramatizmi dhe lirizmi, me një diksion për t’ia pasur lakmi edhe më të shkolluarit në teatrot dramatike a lirike si Dervish Shaqja, mund ta bënte këngë një poezi si ajo e Hil Mosit. Falë cilësive të përmendura ai bënte këngë të hatashme edhe vargjet e Fan Nolit të “Elegji për Bajram Currin”, i bënte këngë edhe vargjet e Asim Vokshit “Ani krisi pushka”. Nga poezia me gjashtë strofa e Hil Mosit, vetëm të pestën, Dervish Shaqja duket se nuk e shpëtonte dot nga censura komuniste.
Ndër të tjera, Hil Mosi na e kujton tash një ndajfolje shqipe, sot e hequr nga përdorimi dhe e zëvendësuar nga fjala greke “akoma”. Hila thotë “djelmt e tu edhe janë gjallë”. Shqipja ka një sinonim tjetër të saj, kryesisht të përdorur në toskërisht, ndajfoljen «ende». Të dyja këto mund të zëvendësonin si turqishten « halà » të ndeshur në të folurit e përditshëm, ashtu edhe greqishten « akoma » të ndeshur miliarda herë në ditë në të folurit mediatik dhe zyrtar, në Tiranë e në Prishtinë.
Poezia “Kosova në luftë» (Moj Shqipni mos thuej mbarova), në llojin e saj, ka një intensitet artistik tejet të paqortueshëm, shpreh si asnjë krijim tjetër artistik në shqip filozofinë e mbijetesës, të vitaliteti, të shpirtit të paepur të shqiptarit, shpreh thelbin e karakterit dhe të natyrës së shqiptarit nga përtejhistoria deri në pambarimësi. E shtjellon në gjithë poezinë « Kosova në luftë » (Moj Shqipni mos thuej mbarova), por e spikat përfundimisht tek dy vargjet e fundit, të cilat edhe i kam vënë gati pa i prekur në titullin e kësaj eseje, pa i shënuar ndërmjet kurrfarë thonjëzash a pikësimesh të tjera.
«Atje gjaku i shqyptarit/ ra në tok’ me bi persri” kumton filozofinë se gjaku i shqiptarit nuk bie në tokë sa për ta njomur, sa për ta skuqur atë, nuk bie në tokë për të humbur, sepse gjaku i shqiptarit është farë bimësie, është farë që iu jep jetë breznive (gjeneratave) të pafundme të jetës, të cilat mbijnë prej së njëjtës tokë përsëri, pafundësisht. Kujt do t’i dilte kundër këtij interpretimi të mesazhit filozofik artistik të poezisë së Hilës, do t’ia vija përballë dy vargje të mësipërme mirëfilli eksplicite të dy vargjeve të fundit të poezisë. «Kur Kosov’n e mbloj egërsira,/ Për me shbi çdo bimë mbi dhetë ».
Hila i shikon shqiptarët si bimë të tokës së vet, asosh që nuk zhbihen, sepse mbillen sërish e sërish nëpërmjet gjakut që e derdhin pikërisht në tokën e vet. Ndërsa nocionin tokë e shikon të kufizuar në kuadrin e ngushtë, nocionin dhé ai e shikon në rrafsh universal: Bisha që po synon të zhbijë shqiptarët, ka ndërmend të zhbijë çdo bimë, pra çdo jetë mbi dhé.
Do të mjaftonte kjo poezi për ta ripërmasuar Hil Mosin dhe veprën e tij në kuadrin e poezisë shqipe dhe të panteonit shqipar në tërësi. Artist dhe politikan, liberator dhe libertin, shqiptar i kulluar me formim tërësisht perëndimor, figurë e shumanshme dhe jashtë skemash shabllone, Hil Mosi ka lënë në trashëgimin e tij poetike poezi epike si dhe lirika origjinale dhe me vlera, të denja për një vëmendje të re. Lumturisht fatin krijues të Hilës e lidh përfundimisht me fatin e kombit dhe kulturës shqiptare epika me dy emra e bashkëkrijuar në kohë të ndryshme e të largëta me të pashoqin Dervish Shaqja, të cilën edhe falë tij vazhdoj ta kem aq për zemër.
KOSOVA NË LUFTË
Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan' gjall'!
N'kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball për ball.
Ish nji vjet' ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov'n mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim' mbi dhetë.
Ish, por sa e nis njat’hera
Bota mbar' për m'u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T'gjith natyren m'e lulzu.
Ah, ehu! Do sheje t'kqia
Jan kah vin' prej ans mbi Le!
N'vent t'prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj' e rrebt rrufe.
Prej Azis' tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.
E n'Prishtin' atje pik' s'parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok' me bi përsri.

Skënder Buçpapa
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit
» Skënder Zogaj:Nuk i falim tokë Serbisë
» Skënder Buçpapaj:Uka dhe Isa

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi