Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit

Shko poshtë

Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit Empty Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 2:18 pm

Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit

Sergio Sejdi Bitiçi
Reprotazh nga Arbëreshët e Italisë
Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit Arbreshet

"Gazeta Bota Sot" po boton reportazhin e një prej anëtarëve më të nderuar të shoqatës "Vatra" në Amerikë, ish nenkryetar I Federates vatra, sot anetar aktiv i bordit te saj, Sergio Sejdi Bitiçi.


Në fundnëntorin e 2011, ai vizitoi Frasnitën, një fshat në Itali. Për shumë nga brezat e rinj ku emër është thjeshtë emër i një fshati italian, por në fakt, ai fshat është i rëndësishëm për të gjithë ne, pasi është një fshat arbëresh që ka ruajtur traditën, gjuhën, kulturën dhe besimin fetar që nga koha e Skënderbeut. Ai fshat dhe disa të tjerë rrotull tij, banohen nga familjet e mëdha shqiptare që më 1480 u detyruan të iknin me varka nga Shqipëria drejt Italisë për shkak të pushtimit turk. Është një histori e thjeshtë, për emocionet e një njeriu që viziton një copëz histori shqiptare, arbëreshe, ku gjithçka duket se ka mbetur në momentin kur ata mbërritën në tokën italiane. Ku fshat trashëgon traditën e besimit bizantin-grek, dhe Antonio Belluci, është prifti që në 2011 mbushi plot 50 vite nga prifëritimi i tij në këtë vend. Belluci është tejet i rëndësishëm për mbajtjen gjallë të traditës arbëreshe, ai ka një revistë shqip dhe italisht të quajtur "Lidhja", numri i parë i së cilës u publikua më 1980. Përveç revistës ai ka dhe një bibliotekë të pasur, jo vetëm me libra të autorëve arbëresh, por edhe të shqiptarëve të Shqipërisë, të Kosovës dhe të diasporës.

Nga maja e malit të Frasinetos shihet Vlora
Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit Arbreshet1
Në mëngjesin e bukur të 26 nëntorit 2011, shoferi na solli nga Cosenza (Kozenca) në Frascineto, për një orë, duke kaluar nëpër fushat, luginat dhe malet piktoreske, të zbukuruara me shtëpi të arkitekturës mesjetare, me vreshta të gjëra përreth autostradës Cosenza- Sorrento dhe kodra të tëra të veshura me gështenja ose ullishte, të mbjellura me estetikë, si dhe fusha me limona e portokaj. Eshtë hera e parë që ndodhem mysafir në Calabrinë panoramike, që i përngjan aq shumë viseve të Shqipërisë.
Frascineto është një qytezë e hijshme, me një popullsi prej 30000 banorësh, rrëzë mali, matanë të cilit shtrihet krahina e Campanjës (La regione di Campagna), ku më 1430 janë dyndë kolonitë më të para të shqiptarëve. Nga maja e malit shihet Vlora, ndërsa shqiptarët në Frasnitë kanë ardhur më 1480, ku gjenden deri sot.
Po sa taksia hyri në qytet, dalluam shenjën e parë, tabelën, ku shkruhej: Frascineto (Frasnitë), më vonë pamë emrat e tjerë të shesheve (piazza) dhe rrugëve, të shkruara në gjuhën shqipe, apo arbëreshe, siç i thonë vendasit, madje edhe website i bashkisë është në dy gjuhë, italisht dhe shqip. Në hyrje të kishës treqindvjeçare arbëreshe, Shën Maria e Butë, grupi i madh muzikor, Banda di Doria, priste mysafirët me muzikë tradicionale.
Kisha ishte mbushur plot atë mëngjes, për ta celebruar 50 vjetorin e priftërimit të Papas Antonio Bellusci. Ishte një festë e përgatitur me kujdes në këtë kishë madhështore, që dukej se posa ishte restauruar për rastin në fjalë, me program të pasur, që zgjati tre orë. Mikpritësit na prijnë drejtë karrigeve të rezervuara dhe na ulën në dy vendet e para. Nuk vonoi shumë dhe Papas Antonio Bellusci erdhi plot mirësi, na përshëndeti duke na përqafuar me ngrohtësi, e duke na uruar mirëseardhjen. Mikëpritja bujare arbëreshe prekej gjithkund. Pas pak një burrë elegant i moshës mesatare, m'u afrua dhe me buzeqeshje m'u drejtua, me një theks të kulluar arbëresh:
- Bitiçi?
- Po, - i them.
- Tommaso Bellusci jam, u prezantua ai. Nuk jemi takuar ndonjëherë, por unë ju njoha menjëherë, sapo ju pashë, ju njoh nga fotografitë që na ka treguar Papas Bellusci.
U përqafuam si të njohur të vjetër. Na dëshiroi mirëseardhje. Ceremonia e festimit kishte një program të pasur fetar dhe kombëtar. Skena e mbushur plot, ofronte një spektakël me petkat klerikale dhe tradicionale, që gjithë kësaj ia shtonte bukurinë grupi i të rinjve dhe të rejave, veshur me kostume kombëtare të mbarë krahinave shqiptare. Kostumet kombëtare të femrave ishin të qendisura me flori. Më ra në sy bukuria fort e rrallë e kostumeve arbëreshe. Aty mësova se arbëreshët i paskan kostumet më të bukura në mbarë Italinë! Po ashtu këta janë i vetmi grup etnik, që kanë ruajtur doket, zakonet, ritet dhe traditat e origjinës shqiptare.
U njoha me Ipeshkvin Ercole Lupinacci, i cili sapo me takoi thirri hareshëm:
- Oh Vatra! Vatra ka bërë aktivitet të madh kombëtar me 1969, kur ishte 60 vjetori i gazetës "Dielli". Kam qenë në Boston, shtoi më tutje.


Kryetari i Bashkisë fliste rrjedhshëm gjuhën arbërore

Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit Arbreshet2
Kryetari i Bashkisë së Frasnitës Francesco Pellicano më foli rrjedhshëm në gjuhën arbëreshe. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë Tommaso Ferrari, me profesion inxhinier, na shoqëroi deri në mbrëmje vonë, fliste kthjellët gjuhën arbëreshe. Duke ndjekur bisedat, vërejta se me Papas Antonio-n, të rinj e të vjetër flisnin vetëm në të folmen arbëreshe, si duket ishte standardi, që kishte vendosur vetë Bellusci. Tek Liturgjia solemne e Shenjtit Jani Krizostomit që u mbajt në Frasnitë të shtunën 26 nëntor 2011 morën pjesë episkopi arbëresh, Monsinjor Ercole Lupinacci, arbëresh nga katundi i Jul Varibobës (Mbuzati-S.Giorgio Albanese) bashkë me 35 priftërinj arbëreshë, të cilët kishin ardhur për të nderuar 50-vjetorin e priftërisë së Antonio Belluscin. Liturgjia e shenjtë u mbajt në ritin bizantin-grek dhe me këngët në gjuhën greqishte, sipas zakonit, dhe disa pjesë në gjuhën arbëreshe. Kori i kishës u drejtua nga prifti arbëresh Arcangelo Capparelli nga katundi Firmoza. Ishin të pranishëm gjithë banorët e katundit me kryetarin Francesco Pellicano. Kishin ardhur dhe nga Roma dhe nga Reggio Calabria shumë miq për të nderuar dy priftërinjtë A. Bellusci, famullitari i kishës së Shën Mërisë së Fjetjes në Frasnitë, dhe ish-famullitarin Vincenzo Scarvaglione. Episkopi E.Lupinacci, kryetari i Bashkisë Ngjisk Pellicani dhe të tjeret, krahas dhuratave, vunë në dukje rolin e madh të A.Belluscit, famullitar në Frasnitë, dhe priftit V.Scarvaglione, ish-famullitar, për ruajtjen dhe mbatjen gjallë të kulturës arbëreshe dhe të traditës kombëtare. Antonio Bellusci, famullitar i Frasnitës, duke marrë fjalën në fund të Liturgjisë falenderoi jo vetëm besimtarët e pranishëm, por edhe vëllaun shqiptar Sejdi Bitiçin, vëllezërit e tij, dhe gjithë shqiptarët në Amerikë dhe në Canada, të cilët, siç u shpreh ai, gjatë udhëtimëvet të shumta të Papas A. Belluscit për çështjen e Kosovës dhe për studime etnografike, e kanë ndihmuar dhe i kanë dhënë mikpritje të madhe në vatrat e tyre. Falenderoi edhe anëtarët e Vatrës historike në Boston dhe në New York.


Gjaku i arbërit rron dhe nuk shprishet

Sergio Sejdi Bitiçi:Në Frasnitë, atje ku rron ende gjaku i arbrit Arbreshet3


Pas ceremonisë u shtrua një drekë për më shumë se njëqind mysafirë, në lokalin më të mirë të vendit. Moment emocional ishte surpriza që më ofroi Papas Antonio Bellusci, i cili solli priftërinjtë tek tavolina ime dhe ata kënduan në kor këngën e Vektores. Para se të largohemi nga salla, më sollën nga një tavolinë në tjetrën, ku këndoheshin këngë arbëreshe. Kush e ka provuar aromën e këngëve arbëreshe, e ka të lehtë të kuptojë emocionet e fuqishme që përjetuam ato çaste. Zonja Rina, motra e Antonios, i dinte tekstet e të gjitha këngëve dhe u printe në shumicën e rasteve. Në grup dallohej çifti i ri; Vincenzo Frascina dhe Silvana La Rocca, që kishin zëra të bukur dhe këndonin me ngazëllim. I dëgjoja me radhë të gjitha këngët dhe zemra më flladitej nga aroma arbëreshe. Me vete thashë: Gjaku i arbërit rron dhe nuk shprishet. E lashta, gjuhë e ëmbël arbërore, rron mes vëllezërve dhe motrave të gjakut tonë! Në bllokun tim të shënimeve shkrova titujt e këngëve që u kënduan: Skënderbeg; Lule,lule; Kopile, moj kopile; Vajzë, moj vajzë. Nga fundi për të ma plotësuar dëshirën kënduan këngën "Moj e bukura More", për të cilën, dikush që kisha afër më tha, se i pëlqente më fort versioni modern, që e transmeton Radio Tirana. Unë duke menduar se e njohin i prina këngës "Moj Korçare sa e bukur je", ku më përcollën bukur. Në pasditen e vonë vajtëm tek lagja e vjetër e Frasnitë, ku familja Bellusci jeton me breza të tërë, për të vizituar Bibliotekën Internacionale A. Bellusci, themeluar nga vetë ai. Kjo bibliotekë është një muze, monument i vërtetë i historisë dhe kulturës shqiptare, që gjindet në shtëpinë ku ka lindur i ati. Shtëpinë e ka rindërtuar me duart e tij i vëllai, Tommaso, me material tradicional, gurë e beton, duke i ruajtur trarët dhe dërrasat origjinale të shtëpisë. Biblioteka ka më se 10000 libra në dy tre katet e shtëpisë, që mbetet gjithmonë e hapur dhe është e vetmja bibliotekë që funksionon. Në njërën nga odat e shtëpisë janë të instaluar vegje antike, ku motra e tij Rina thur basma e pëlhura artizanale të cilësisë së lartë. Papas Antonio bashkoi gjithë familjen e tij duke përfshirë edhe nipat Danile, avokat në Romë dhe Alessandro, ekonomist në Milano, të cilët janë të përgatitur ta trashëgojnë këtë thesar. Papas Antonio filloi ceremoninë duke valëvitur flamurin kuq e zi, me fjalime të matura për rastin, të gjitha të vëna në dukje me video dhe foto. Si surprizë, në shenjë mirënjohje, për pritjen që i kemi bërë Sabit Bitiçi dhe unë me vëllezër e familje, disa herë qysh më 1989, për përkrahjen e ndihmën materiale në restorantet tona, në Manhattan: Minetta, Grand Ticino, Toscana dhe Chelsea Trattoria Italiana, ku unë isha bashkë pronar me Mustafën dhe Sabitin. Përmendi gjithë antarët e AACL (Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane të formacionit të vitit 1989, në krye me Joseph Dioguardin.) Zoti Antonio Bellusci, i rrethuar nga i vëllai Tommaso, nga e motra Rina dhe nga nipërit Alessandro e Daniele si edhe bashkëshortet e tyre Benedetta e Francesca, më nderoi me: "Urdhërin nderi Kulturor "Lidhja/L'Unione" për kontribut të shquar në zhvillimin të bashkëpunimit dhe të vëllazërimit të Diasporës shqiptare në SHBA me arbëreshët në Calabri, me këtë Bibliotekë Shqiptare dhe me revisten time "Lidhja", për pavarësinë e Kosovës dhe për "Përparimin e Shqipërisë", Frasnita më 26.XI.2011. Presidenti dhe themelluesi Antonio Bellusci, prift arbëresh me shtetësi shqiptare, gazetar shkrimtar etnolog". Kjo ceremoni përfundoi me nënshkrimin tim të Librit të Biblotekës, ku pata nderin edhe unë të kem pjesëmarrje dhe pjesënë libër, që kanë nënshkruar intelektualët më të njohur të kombit, nga mbarë bota. Nënshkrimi im u shndërrua në koment e dedikim me hapsirë një faqe, ku shfaqa vetëm një pjesë të ndjenjave që kam për Belluscin si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin. Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam njohur vetëm Tahir Kërrnajën, i cili po ashtu ka punuar vetëm për interes të kombit. Bellusci me dedikimet e veprat tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare. Ai më tregon me pasionin e studiuesit: arbëreshët që jetojnë në Calabri kanë ardhur nga gadishulli ballkanik në Calabri që në fund të shekullit XV pas vdekjes së Skënderbeut. Veçanërisht janë larguar nga jugu i Shqipërisë së sotme: Epiri, Himara, Dibra, dhe nga krahina të Helladhes, veçanerisht nga Peloponezi. Ne arbëreshët në Calabri, tha ai, nga e folmja, kostumi dhe mbiemrat, kemi prejardhje nga toskëria. Siç dihet toskëria, nga pikëpamja fetare, ishte ortodokse me ritin bizantin-grek dhe nën juridiksionin e Mitropolitit të Ohrit, i cili ishte nën juridiksionin e Patriarkut në Kostandinopojë. Papas Bellusci përdor të folmen arbëreshe, që i tingëllon bukur: "Kur Atrat tanë kanë emigruar këtu në Itali, - shton ai-, kishën priftrat si udhë-heqës e si kapedanë, të cilët i kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar dhe kanë mbrojtur grupet e emigrantëve prej pushtetëve të vendit. Atrat tanë kanë gjetur strehë në vende të humbura dhe të shkatërruara, afër maleve, dhe atje ata për shekuj e shekuj kanë punuar dhe ripopulluar vendin. Dhe si besimtarë ata kanë mbajtur dhe ruajtur gjithmonë ritin bizantin-grek të Atravet të tyre si edhe gjuhën dhe zakonet e prindërve. Italianët të vendit ishin fetarë katolikë me ritin roman-latin, dhe ne arbëreshët ishëm fetarë katolikë me ritin bizantin-grek. Dhe kështu, duke luftuar shumë për ruajtje të identitetit tonë lindor, kemi mbajtur ritin bizantin, gjuhen dhe zakonet deri në ditën e sotme", shpjegon ai.
Më pas ai më tregoi se "Papa Benedikti XV, në vitin 1919, ka themeluar dioqezën arbëreshe me ritin bizantin-grek në katundin Unger, italisht Lungro (Cosenza), dhe ka emëruar një episkop arbëresh, i cili sot ka juridiksion në disa katunde arbëreshe në Calabri dhe në Basilikata. Frasnita (Frascineto-Cosenza) është një nder ata katunde arbëreshë që ka mbajtur që nga viti 1490 (viti i themelimit) deri sot ritin bizantin-grek e Atravet tanë, gjuhën dhe zakonet arbëreshe. Afër Frasnites janë edhe këta katunde arbëreshë: Ejanina, Cifti, Shën Vasili, Ferma, Ungra, Firmoza."
U larguam nga Biblioteka A. Bellusci me kujtimet më të prekshme dhe ai bashkë me vëllain Tommaso dhe tjetrin Tommaso Ferrari na përcollën me makinë, natën vonë. Tek Arbëreshët, në Calabria, përveç traditës, gjuhës e zakoneve ekziston edhe bujaria shqiptare, për të cilën jemi kryelartë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi