Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hlillary Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë

Shko poshtë

Hlillary Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë Empty Hlillary Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 17, 2010 9:44 pm


Hlillary Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka uruar Kosovës dyvjetorin
e pavarësisë.


Hlillary Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë Hillary4
WAHINGTON D.C: “Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të
Bashkuara, e uroj popullin e Republikës së Kosovës në përvjetorin e dytë të
pavarësisë. Ky është një rast për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë
e hapur, unitare dhe pluraliste, dhe përkushtimin e saj për t’u ofruar premtimet
e demokracisë të gjithë popullit të saj. Përparimi i Kosovës në këto dy vite e
dëshmon përkushtimin e saj për të qenë anëtare e përgjegjshme në komunitetin e
shteteve dhe ndaj stabilitetit në Ballkan”.

“Unë e lëvdoj Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e vazhdueshme të saj për
ndërtimin e të ardhmes së sigurtë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët e
Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbeten partner i patundur i popullit dhe Qeverisë
së Kosovës, të përkushtuar ndaj forcimit të institucioneve të Kosovës dhe
zhvillimit të mëtejmë të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe
shumëetnik, i aftë për t’i arritur synimet euroatlantike të tij”, thuhet në
urimin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi