Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Dy poezi

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Dy poezi Empty Enertin Dheskali: -Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 18, 2010 12:50 pm

Enertin Dheskali: -Dy poezi 13941_101127166578730_100000443426890_30418_840664_n

Enertin Dheskali: Dy poezi

Marre nga vellimi i dyte poetik "Pertej endrrave dhe perjetesise", 170 faqe, 140 poezi, Globusr 2009,
E. Dheskali

Orare!


Stacion

Fishkëllima!
Dhe hapa që shkojnë dhe vijnë
Pafundësisht nëpër kohë…
Ca vijnë duke tërhequr zvarrë
Valixhet e së shkuarës,
Ca ikin duke mbartur nëpër duar,
Pritjet e përtejme
Dhe çantat e së ardhmes…

Sekondat dhe lotët vizatojnë nëpër kohë
Hartën e ndarjes…


-Mirëmbrëma pasion-

Mirëmbrëma pasion i natës së çmendur
Që çmend shpirtin tim të vrarë nga vetmia,
Pas teje u enda në pritjen e heshtur,
Përmes qiellit të ndjenjave të mia.

Në puthjet time u shkrinë yjet
Si një kokteil me vetëtima,
Mbi gjoksin tënd bëhem poet
Dhe lind tek unë përjetësia…

10. 08. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi