Albert Zholi, Shpetim Zinxhirija: Realiteti-Burgjet, një turp për Greqinë moderne
Faqja 1 e 1
Albert Zholi, Shpetim Zinxhirija: Realiteti-Burgjet, një turp për Greqinë moderne
Vdekja e shqiptarit ne burgun grek nxjerr para përgjegjesis jo vetem politikën greke, por edhe ate shqiptare
Realiteti-Burgjet, një turp për Greqinë moderne
Edhe një shqiptar tjetër Fatmir Oruçi, vdes në në mënyrë misterioze në qelinë e burgut. Një vdekje që shton akoma numrin orguzezë të bashkëatdhetarëve tanë, por që lë vend pyetjes se: a do të ketë interesim nga shteti shqiptar për të pare arsyet e vdekjes,për zbardhjen e vdekjes, apo do të mjaftohet vetëm me rregjistrimin e numrit të vdekjeve të tyre …
Nga Albert Zholi, Shpetim Zinxhirija
Shqipëria te mos u besoj vetëm raporteve të ambasadës sonë në Greqi
Vdekja e shqiptarit nuk është as e fundit dhe as e para, në qoftëse nuk ndryshon mentaliteti grek. Vdekja e shqiptarit ne burgun grek nxjerr para përgjegjesis jo vetem politikën greke, por edhe ate shqiptare, e cila ne vitet e emigracionit ka treguar se është e pa zonja te mbroje jot ë gjallë por edhe të vdekur qytetaret e saj. Shqipëria nuk ka përse te mbeshtet vetëm ne raportet qe i dergohen nga përfaqësia e saj nga Athina, po ajo në qoftëse ka interes duhet vë në lëvizje edhe mekanizma te tjere që kanë të bëjnë në mbrojtje te drejtave te njeriut. Praktika ka treguar se si ambasadori i sotëm ashtu edhe më parshmi kanë derguar relacione te kundërta qeverisë shqiptare, për gjendjen e shqiptareve tanë në burgjet greke.
Por edhe kur këto burgje u vizituan nëndorin e vitit të kaluar nga ambasadori ynë në Greqi, Dr. Vili Minarolli, nuk u tha e verteta, por përkundrazi u shpreh për median shqiptare se, “unë vizitova pak ditë më pare, burgun Koridalo dhe në takime që pata me shqiptarët e dënuar, pashë që ata nuk kishin ankime”. Kjo thenie e tij ishte pikersht kur protestat sapo kishin filluar në të gjitha burgjet e greqisë.
Në dhjetë vjetë 364 të vdekur
Nga viti 1998 deri në gjashmujorin e pare të vitit 2007 kanë gjetur vdekjen 364 njerëz, ku 165 prej tyre kanë vdekur në tre vitet e fundit ( 2004-2007). Janë vdekje që lenë shumë për të menduar dhe debatuar. Si ka mundësi që në burgjet e një vendi të BE, siç është Greqia të vdesin për një vit 30 të denuar, më saktë 5 në muaj. A duhet dikush të mbajë përgjegjesi për këto vdekje. Mos vallë kemi të bëjmë me krime brenda qelive të errta në këto burgje. Vetëm në vitin 2000 gjeten vdekjen 54 njerëz, po kaq njerëz vdiqën edhe në 2006, ndërsa për gjashtëmujorin e pare të 2007, paten vdekur 36 të tjere.
Simbas të dhënave dhe burimeve të tjera të publikuara ne shtypin vendas, per vitin 2006 gjetën vdekjen 250 të denuar, por në këto vdekje nuk shënohen të denuarit qe vdesin në spitale, e që dergohen atje gjysëm te vdekur. Askush nuk përpiqet për të përmisuar kushtet e jeteses në qelitë e burgjeve. Vitet e fundit janë dyfishuar edhe vdekjet ne rajonet e policive, ku mbahen rreth 3.000 të tjerë, të pa gjykuar akoma. Edhe pse keqtrajtimet e tyre në këto bodrume nga policët, si edhe vdekjet në burgje, nuk kanë të mundur të shqetësojnë qeverinë Karamanlis, i cili duket se jeton në nje vend tjetër e jo në vendin e tij.
Djegia për së gjalli e katër të burgosurve në 2006 në qelinë e tyre në burgun Koridalo të athinës, nuk shqetësoi më asnjë organ përkatës.
Më 2007 Greqia u dënua me gjobë nga Gjykata e Bashkimit Evropian, nga akuza që i ishte bërë nga komisioni Evropian Kundër Torturës. Kushtet e jetese mesjetare çdo vit kanë sjellë protesta të here pas hershme. Mungesa e mjekëve në burgje, kontrolli i tyre shendetësor dhe në atë psiqiatrik ka aritur kulmin. Nga një burim tjetër mësohet se, nje 15 vjeçar u gjend i varur në qelinë e tij, ndërsa brenda një periudhe tetëvjeçare numri të vdekurve në burgje dhe në dhomat e mjekimeve ka shkuar në 400.
Në burgje mbahen të burgosur njerëz të pa gjykuar deri në 18 muaj, një vendim ky i brendshëm i ministrisë përkatës. Një i burgosur i kushton qeverisë greke 860 euro në muaj. Për këtë ajo ka kërkuar që të burgosurit ti kryejnë denimet në vendin e tyre. Një marrëveshje e tillë ëështë bërë me vendin tone në një kohë kur ka mbi 2.000 të dënuar. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje jo vetëm që do të përmisoj anën ekonomike te greqisë, por përkundrasi do të bëjë që shqiptaret të denohen më shume vite burgimi, dhe fare lehte nga ana proçeduriale.
Le të mendohet për një çast qëndrmin e qeverisë greke, në qoftse në burgjet e Shqipërisë do të vdiste një grek, ashtu si vdiq shqiptari ne greqi.
Greqia ka numrin më të madh të burgosurve në Evropë.
Një në çdo një mijë banorë vuan dënimin pas kangjellave të burgut, ku jeton gjysëm i gjallë dhe gjysëm I vdekur. Sot në burgje vuajnë denimin rreth 13.000 mijë prej tyre nga 2.500 që ishin dënuar në 1978. Kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve të gjykimeve të gjykatësve në shkelje të ligjit. Burgjet sot janë të mbipopulluara në 142 për qind. Nga 7.000 vende që është kushti normal, sot mbahen 13.000 të tillë, të stivuar njëllojë si në kuti sardele, duke haruar për një cast që këto ndodhin në një vend të BE dhe jo në mesjetë. Kjo ndodh në një kohë kur simbas kompetentëve gjysma e të burgosurve nuk duheshin të jenë sot në burgje, pasi nuk janë dënuar. Shqiptarët përbëjnë 50 për qind të numrit të dënuarve ndaj të huajve. Në burgjet e vendit ndodhen të burgosur nga 70 vende të botës. Ndërsa 60 për qind e të dënuarve janë për arsye droge. Vendimet e ashpra kanë bërë që në burgun e koridalos nga 640 që është mundësia mbahen 2150 të burgosur.
Qeveria aktuale ndalon organizmat të ndryshme dhe Shoqatën Mjekësore që të bëjnë vizita për të pare nga afër kushtet e jeteses, ndalimin e dhunës dhe keqtrajtimin e të burgosurve, privimin arbitrar nga përfitimet simbas ligjit vendas. Po kjo nuk do të thotë që vendi ynë në bazë të ligjeve ndërkombëtare të mos interesohet për të pare se si jetojnë dhe vdesin shqiptaret në burgjet e turpit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi: Kriza botërore e ujit dhe realiteti i dhimbshëm shqiptar
» Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
» Shpetim Zinxhirija: Para drejtësisë kampi i punës së luleshtrydhes, Greqi
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
» Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
» Shpetim Zinxhirija: Para drejtësisë kampi i punës së luleshtrydhes, Greqi
» Albert Zholi: Era të dua
» Albert Zholi: Unë dhe ai
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi