Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Faik KRASNIQI:QEVERI VIRTUALE

Shko poshtë

Nga Faik KRASNIQI:QEVERI VIRTUALE Empty Nga Faik KRASNIQI:QEVERI VIRTUALE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 18, 2010 5:30 pm

QEVERI VIRTUALE
Nga Faik KRASNIQI:QEVERI VIRTUALE 8733_1109994958632_1489610899_30269906_4300390_n
Nga Faik KRASNIQI*

Propaganda ne duart
e pushtetit eshte nje mjet i fuqishem per te krijuar imazhin qe i
pershtatet atyre qe na qeverisin. Sa me shume nje "imazh" i tille
shperndahet anembane Kosoves, aq me rehat mund te rrine pushtetaret.
Por, pergjegjesia e drejtuesve te shtetit matet me rezultate konkrete
dhe jo me premtime pa afate te sakta. Para 17 shkurtit, pavaresia ka
qene alibia per çdo deshtim te mundshem, qofte edhe ne gjera te
rendomta, qe eshte e turpshme edhe t'i permendesh. Tash, pas krijimit
te shtetit, nje justifikim i tille ka rene. Vendin e entuziazmit te
fillimit dhe euforise se pavaresise e ka zene frustrimi i larte
social(varferia e skajshme), kerkesa e shumefishuar per pune(ku
papunesia eshte ne shifra alarmante) dhe frika nga kriza ekonomike.
Premtimet bombastike te partive e sidomos atyre qe jane ne pushtet
gjate fushates elektorale per hapjen e mijera vendeve te punes,
investimet kapitale, permiresimet ne arsim,ne shendetesi(qe eshte ne
gjendje te mjerueshme), ambient, lene vend per shprese, por duke mbetur
vetem ne nivelin deklarativ, duken shume utopike. Evropa dhe me gjere
po ballafaqohen me reduktime te vendeve te punes, ulje te investimeve,
falimentime, ndersa rreziku per nje vend si Kosova, qe ka probleme
rreth njohjeve, eshte dukshem serioz.
Premtimet nuk e largojne dot kete shqetesim.
Vetem vjet investimet e huaja rane dukshem, rreth 70 milione euro me pak, qe per shtetin tone kane peshe te madhe.
Papunesia
mbetet ne nivele alarmante, edhe 2 vite pas pavaresise, ndersa varferia
ka prekur qindra mijera qytetare. Nderkohe, prurjet nga diaspora nuk
jane me si me pare. Kriza ua ka rrudhur dergesat emigranteve kosovare,
te cilat i kane mbajtur familjet e tyre. Fuqia blerese po shenon renie,
ndersa terheqja e investimeve ka mbetur nje "shprehje" pa vlere
aktualisht.
Kosova edhe pas me shume se nje viti te qeverisjes se
koalicionit te dy partive te medha eshte simboli i pompave te benzines,
moteleve, lokaleve, arave djerre dhe kafeneve ku s'ke vend ku te ulesh.

Vetem ne qeverisje virtuale nuk i sheh ato.


FAIK KRASNIQI*Publicist i pavarur nga Prishtina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi