Duke pritur Haradinajn
Faqja 1 e 1
Duke pritur Haradinajn
Duke pritur Haradinajn
Oferta e rebelëve myslimanë ugandezë që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë konfliktin e tyre me Qeverinë nuk është e rastit. Sipas zyrtarëve të AAK’së, Haradinaj është një njeri i dëshmuar që mund të kryejë punë edhe në konflikte ndërkombëtare. Ahmet Isufi thotë se qëndrimin e tij Haradinaj do ta bëjë të ditur pas diskutimeve me bashkëpunëtorë.
Nga Shpend Limoni më 20.02.2009 në ora 8:14
Oferta e kryengritësve myslimanë në Ugandë që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë në konfliktin e tyre me Qeverinë e atjeshme është mirëpritur në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari Ahmet Isufi, i cili është njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramush Haradinajt thotë se oferta që ka ardhur nga kontinenti afrikan lidhet me eksperiencën jetësore, ushtarake dhe angazhimin publik të kreut të AAK’së.
“Kjo është një ofertë për z.Haradinaj të jetë ndërmjetësues në gjendjen e konfliktit që ekziston në Ugandë bazuar në përvojën e luftës dhe si njeri që ka kontribuar për paqe në Kosovë”, ka thënë ai. Isufi thotë se oferta e rebelëve ugandezë nuk ka befasuar AAK’në edhe pse shumëkush njoftimet e AFP’së i ka parë me skepticizëm e madje edhe me një dozë konspiracioni.
“Të befasuar nuk jemi sepse konsiderojmë se Kosova ka njerëz që mund të japin kontribut edhe në vendet tjera. Dhe këtë në histori e kemi dëshmuar se jemi njerëz që mund të ndihmojmë në proceset edhe të popujve tjerë”, ka thënë Isufi.
“Unë e përmenda rolin e tij në çlirimin e Kosovës dhe po ashtu fazën e përpjekjeve për demokratizimin e shoqërisë dhe për misionin e paqes e sidomos edhe për angazhimin e tij në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar pafajësinë e popullit të Kosovës që ka luftuar për liri”.
Isufi nuk është në dijeni nëse Haradinaj ka marrë ndonjë ftesë duke thënë se aktualisht lideri i AAK’së ndodhet jashtë vendit. “Deri në kthimin e tij nuk mund të komentojmë asgjë”. Por a do ta pranonte Haradinaj ofertën për të ndërmjetësuar në konfliktin ugandez? Në një prononcim për Express të mërkurën, Haradinaj ka thënë se aktualisht nuk mund të flas për këtë temë.
Ahmet Isufi thotë se Haradinaj do ta diskutojë këtë çështje me bashkëpunëtorë.
“z.Haradinaj do ta vlerësojë bashkë me kolegët e tij dhe do të ketë një qëndrim për këtë ofertë”. Emri i Haradinajt në arenën ndërkombëtare ishte bërë i njohur sidomos pas dorëheqjes së tij nga posti i Kryeministrit për t’iu dorëzuar Tribunalit të Hagës pas aktakuzës për krime lufte të ngritur nga Carla Del Ponte.
Haradinaj sikurse edhe liderët tjerë të vendit pas luftës janë portretizuar shpesh nga mediat me ndikim ndërkombëtar. Lideri i AAK’së po ashtu kishte tërhequr vëmendjen edhe pasi ishte liruar nga Tribunali i Hagës. Ahmet Isufi thotë se ka pasur shenja edhe më herët për ofertën që ka ardhur në adresë të Haradinajt.
“Nuk kanë qenë shenja publike, por megjithatë është ditur se ekziston një interesim që të jetë një mision i tillë për dikë në Kosovë”. “Nuk mund t’ju them me saktësi sepse është proces dhe më shumë kanë qenë pëshpëritje se sa interesime të drejtpërdrejta. Prandaj më me saktësi do të fliste z.Haradinaj dhe besoj se shumë shpejt do të jetë në Kosovë në mënyrë që vet të deklarohet për këtë çështje”, ka thënë ai.
Por sa është Haradinaj i kualifikuar për një pozitë të ndërmjetësit ndërkombëtar? A do të ishte i pranueshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe a do ta ngarkonte ajo me një rol të tillë? Ahmet Isufi nuk ka dilema se a mund të kryejë punë Haradinaj në një konflikt ndërkombëtar.
“Unë besoj se z.Haradinaj ka dhënë prova të caktuara dhe sidomos në misionin për dalje nga procesi i luftës, pastaj edhe në krijimin e një relacioni të demokratizimit brenda vendit dhe sidomos ka dhënë prova sa i përket fitores në Gjykatën e Hagës kur iu ka dorëzuar Drejtësisë Ndërkombëtare duke mos ikur prej përgjegjësisë që e ka, është treguar si një lider i pjekur dhe që i kupton proceset mjaftë mirë”, thotë Isufi.
Isufi ka thënë se Haradinaj aktualisht ndodhet në Austri për “angazhimet e tij politike”, por nuk ka mundur të thotë nëse qëndrimi i Haradinajt jashtë vendit ka të bëjë me ofertën e fundit për angazhim në Ugandë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Duke pritur Haradinajn
Ka gjashtë muaj…
Nga Express më 24.02.2009 në ora 20:46
Ramush Haradinaj, të martën, ka shpjeguar më detajisht temën e ndërmjetësimit të tij mes kryengritësve myslimanë dhe Qeverisë së Ugandës. Në Suharekë, Ish-Kryeministri deklaroi se tash e gjashtë muaj është duke dhënë kontributin e tij për zgjidhjen e këtij konflikti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të martën, ka dhënë më shumë detaje rreth çështjes së ndërmjetësimit të tij mes rebelëve myslimanë dhe Qeverisë së Ugandës.
Në qytezën e Suharekës, në një restorant të ftohtë dhe plotë tym duhani, Ish-Kryeministri i Kosovës ka dhënë tregimin e tij të kësaj ngjarje, e cila bëri bujë në Kosovë që nga momenti kur u publikua lajmi.
Para një audience kurioze, Haradinaj është kujdesur që të flasë me gjuhë lehtësisht të kuptueshme.
“Unë jam në kontakte të vazhdueshme me mekanizma relevant rreth kësaj teme. Kam dhënë një ndihmesë modeste dhe do të vazhdojë ta japë ndihmën time”, ka thënë Kryetari i AAK’së, duke pranuar kështu, për herë të parë, involvimin e tij në konfliktin mes rebelëve myslimanë dhe Qeverisë së Kampalas.
Tutje, Haradinaj ka dhënë kronologjinë e tregimit. “Në verën e vitit që shkoi më janë afruar njerëz - miq të Kosovës ndërkombëtarë, të cilët merren me telashe nëpër botë - me kërkesën për t’ju ndihmuar diku”, ka thënë ai, duke shtuar se fillimisht e kishte refuzuar ofertën.
“Unë ju kam thënë - nuk mundem, është larg, nuk di se qysh shkoj dhe çka bëjë atje...”, ka shtuar ai, duke shpjeguar se më pas ju ka bërë ftesë që ndihmën në këtë proces ta japë në kryeqytetet europiane, ku diskutohet për këtë temë.
“Më pas ka ardhur puna që ajo të ndodhë në Europë diku, në Vjenë apo në Londër... Dhe unë me shku atje kohë pas kohe, në ndonjë masdite, naj aksham dhe me ndihmu. Arsyeja e kësaj është se ata kanë nevojë për dikë që mendohet se mund t’ju ndihmojë, të bëjë hajr”.
Dhe këtë ofertë, Haradinaj tha se e ka pranuar. “Duke pas parasysh pozicionin e Kosovës dhe nevojën që të ketë miq, kam pranuar t’ju ndihmojë”, ka thënë ai.
“Në fakt, unë jam duke ju ndihmuar që gjashtë muaj, nga pak”, ka shpjeguar Ramush Haradinaj.
Grupi i rebelëve myslimanë - Forca Demokratike Aleate (ADF) - kanë filluar kryengritjen e armatosur në mesin e viteve ’90. Luftimet më të ashpra janë zhvilluar mes vitit 1996 dhe 2001. Gjatë kësaj kohe mijëra njerëz janë detyruar të zhvendosen në perëndim të Ugandës.
Unionin Afrikan dhe edhe Kombet e Bashkuara, janë munduar që ta zgjidhin këtë konflikt, por deri më tash nuk ia kanë dalë.
Ramush Haradinaj, të martën, nuk ka dhënë komente nëse do t’ia dalë që ta zgjidhë këtë çështje, por është shprehur se do të mundohet ta japë kontributin e tij në këtë drejtim, pa humbur kohë që të merret edhe me temat në Kosovë.
“Nëse bëhet hajr, bëhet pa na bërë dëm, pa na humbur kohë. Në fund, nëse e mbyllim drejtë, dhe nëse më thërrasin të shkoj atje, atëherë e shikojmë a shkojmë apo jo”, ka deklaruar ai.
“Kjo i sjellë pak hajr edhe Kosovës, përmendet nga pak Kosova, ne kemi nevojë që të pozicionohemi. Edhe mua më del njëfarë hajri, pasi që thonë se paska njerëz që munden me ndihmu diku”, ka shtuar ai. “Megjithatë vëmendja ime është këtu, në Kosovë”, ka insistuar Haradinaj.
Kryetari Haradinaj nuk ka treguar se kush nga miqtë ndërkombëtarë i ka bërë ofertë që të ndihmojë në këtë konflikt. “Tjetër herë ju tregoj”, ka thënë për gazetarët, pas tubimit me qytetarët e Suharekës.

AAK, fokus komunat
Nga Express më 24.02.2009 në ora 20:44
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar të martën qytezën e Suharekës. Fillimisht ai ka bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, e më pas ka mbajtur një takim me qytetarë.
Aty Haradinaj ka thënë se tash, pas vendimit të Presidentit Sejdiu për zgjatjen e mandatit të institucioneve qendrore, fokusi i AAK-së do të jenë komunat. “Vendimi për zgjedhjet është marrë, nuk na ka konsultuar kush, nuk na kanë ba dert hiç”, tha ai.
“Tash energjinë duhet me e orientu në komuna, në përgatitje për zgjedhjet lokale. Tash e tutje unë do të jem shumë ma shumë prezent në këtë rajon, në mënyrë që këtë kohën deri në zgjedhjet parlamentare, ta shfrytëzojmë për ndërtimin e një baze të mirë të qeverisjes neper komuna”, ka shtuar Haradinaj.
Në këtë vizitë, Kryetari i AAK’së shoqërohej edhe nga Steven Schook, i cili në fjalën e tij ka lavdëruar punën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe punën 100 ditëshe të Qeverisë Haradinaj.

Kushtet e Ugandës
Qeveria e Ugandës nuk është e bindur nëse rebelët myslimanë vërtet dëshirojnë arritjen e paqes, ndërkaq nuk kundërshton përfshirjen e Ramush Haradinajt si ndërmjetësues. Por, paraprakisht, Kampala kërkon që të njoftohet zyrtarisht nga Haradinaj dhe ADF për kushtet e negociatave
Nga Bekim Greiçevci më 05.03.2009 në ora 9:20
Qeveria e Ugandës nuk ka gjë kundër që Ramush Haradinaj të ndërmjetësojë për arritjen e paqes, por dyshon në seriozitetin e rebelëve myslimanë, prandaj ka vënë disa kushte për procesin e negociatave.
Forca Demokratike Aleate (ADF), që përbëhet nga guerilë myslimanë, kanë deklaruar para disa javësh se janë të gatshëm të arrijnë paqe me Kampalan dhe për ndërmjetës në proces kanë propozuar ish- Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Megjithëkëtë, Qeveria e Ugandës ende nuk është bindur nëse ADF përnjëmend dëshiron paqe.
“Nuk jemi të sigurt a është e vërtetë ajo që thotë ADF”, ka thënë të mërkurën për Express, Okello Oryem, Ministër shteti për Çështje Ndërkombëtare në Qeverinë e Ugandës.
“Ata duhet të tregojnë seriozitet për negociata, përkushtim serioz, vendosmëri, të mos kenë paragjykime. Dhe, duhet të ketë afat të caktuar kohor për negociatat”, ka theksuar ai.
Ministri Oryem thotë se kur të plotësohen këto kushte, Qeveria në Kampala nuk është kundër ndërmjetësuesve, kushdo qofshin ata.
“Nuk do të lejojmë që negociatat të vazhdojnë përgjithmonë. Negociatat duhet të jenë të shkurtra”.
Ai pret që së pari Haradinaj dhe udhëheqës të ADF’së të definojnë qartë pozicionin e rebelëve.
“Kur ish-Kryeministri i Kosovës të kontaktojë me ADF’në, dhe kur të merren vesh për kushtet e negociatave, ata duhet të na njoftojnë për këtë. Pastaj, ne do të uleshim me ta, për t’i rishikuar ato kushte, të shohim kush e ka sponsorizuar këtë, kush e ka financuar, cila është kohëzgjatja e negociatave, etj.”, ka thënë Oryem.
“ADF dhe Haradinaj duhet të komunikojnë dhe të merren vesh për kushtet, pastaj mund të fillonim nga ajo pikë”.
Zyrtarët e këtij shteti afrikan preferojnë që në proces të përfshihet edhe OKB ose Unioni Afrikan, si dhe shtetet e rajonit: Tanzania, Ruanda, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos.
ADF ka filluar kryengritjen e armatosur në mesin e viteve të 90'ta. Kryengritësit deklarojnë se kanë filluar luftën për të drejta të barabarta për popullatën myslimane në Ugandë.
Ministri ugandez thotë se Kampala nuk ka pasur komunikim zyrtar me Haradinajn dhe ende nuk e ka krejtësisht të qartë përse rebelët janë përcaktuar për të.
“Duket sa ka pasur njëfarë lidhje, por për këtë mund të përgjigjen ADF dhe ish-Kryeministri juaj”, ka thënë Oryem, të mërkurën, për Express.
“Rebelët tërë ditën rrinë në kaçuba në shkretëtirë, sepse s’kanë çfarë të bëjnë tërë ditën. Dëgjojnë lajmet botërore në radio, lexojnë revista të vjetra. Mendoj se në këtë mënyrë kanë mësuar për ish-Kryeministrin e Kosovës dhe ju ka pëlqyer”.
Pajtimi i ADF’së për të nisur bisedimet për paqe me Kampalën është arritur gjatë vitit të kaluar me ndihmën e Shefit të IOM'it në Ugandë, britanikut Jeremy Haslam, cili ka punuar disa vjet edhe në Kosovë, në misionin e IOM'it dhe KFOR.
Në disa paraqitje publike, lideri i AAK’së ka shprehur gatishmërinë të japë kontributin e tij për arritjen e paqes. Inkuadrimin e vet në këtë proces e ka vlerësuar të dobishëm për imazhin e Kosovës dhe promovimin e saj në botë. Ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, Haradinaj ka bërë të ditur se qysh para gjashtë muajsh ka filluar të ndihmojë bisedimet paqësore, në mënyra të ndryshme.
“Në verën e vitit që shkoi më janë afruar njerëz - miq të Kosovës, ndërkombëtarë, të cilët merren me telashe nëpër botë - me kërkesën për t’ju ndihmuar diku”, ka thënë ai.

Similar topics
» Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
» Marius Chelaru: Duke e pritur yllin
» Tonin Nikolli: DUKE PRITUR AGIMIN...
» ADEM ZAPLLUZHA -DUKE PRITUR SHFAJËSIMIN
» Rakel Vianna:✿Duke pritur për një dashuri e re ✿

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi