Vullnet Mato: DËSHIRË ABSURDE
Faqja 1 e 1
Vullnet Mato: DËSHIRË ABSURDE
Vullnet Mato
DËSHIRË ABSURDE
Në bisedë me një mikun tim të hershëm,
dëgjova një nga dëshirat
më të habitshme,
të shprehur ndonjëherë
nga njeriu i ndershëm,
në çastet e mbilodhjes nervore të përditshme.
-Ka raste kur dua të ndjehem kafshë naive,
tha ai me seriozitetin tronditës në kulm;
madje kafshë e egër,
por jo agresive,
një katërkëmbësh në paqe
me dykëmbëshat e shumtë.
Po të kthehesha mbrapsht në origjinë,
tremijë e ca vjetë të shkuar në lashtësi,
do kisha mjaft avantazhe
mbi filozofinë,
do isha më i qetë si kafshë,
se sa si njeri.
Duke qenë kafshë e egër parahistorike,
do kisha lirinë e plotë
që u mungon njerëzve,
do isha i pa rrezikuar
nga shkallmimet e përbindshme
që na bëjnë në tru
ideologjitë e sotme moderne.
Fjala vjen,
të isha kafshë në fushatat e zgjedhjeve,
në çastet kur duhet të dëgjosh
premtime bajate,
në çastet kur politikanët
na drejtohen si budallenjve,
të na mbushin trurin me grirje sallate;
Sepse në çastet
kur flasin deputetët parlamentarë,
do vrapoja nëpër livadhe
si kalë i harbuar,
do ndiqja pelat vraparake që kullosin bar,
dhe do bëja seks si hamshor i tërbuar;
Sidomos kur ca liderë
që vijnë nga hiçi,
kërcënojnë egërsisht
se do shkaktojnë cunamin,
do i rrija pelës gjithë ditën kalikiçi
e do bëja qejf sa të bëhej “nami”.
Dhe si njëthundrak me bisht
nuk do ndjeja zemërim,
e nuk do i jepja ryshfet
zyrtarit që vështron nga duart.
Por do i fusja një shkelm në prapanicë,
kujtdo që kërkon shpërblim për punën e paguar.
Ja, pse në disa raste krejt emotive
kam ca dëshira absurde
krejt të padenja,
të ndjehem kalë i species më naive,
jo intelektual i mprehtë
me logjikë e me ndjenja...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:KAM DËSHIRË
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: G J Ë E G J Ë Z Ë
» Vullnet Mato: Q U K S I
» Vullnet Mato:SOT
» Vullnet Mato
» Vullnet Mato: G J Ë E G J Ë Z Ë
» Vullnet Mato: Q U K S I
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi