Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
Botuar në TribunaShqiptare.com
http://tribunashqiptare.com/news/132/ARTICLE/3704/2010-03-20.html
Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj komunizmin… Kuptojeni mirë, NJË DELEGACION I KOMBEVE TË BASHKUARA I KËRKON SHQIPËRISË TË DËNOJ KOMUNIZMIN...
Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkoj që Shqipëria të dënoj komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet ti ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetsuar. Dhe kjo 20 vjetë pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.
Që të kuptoni shqetsimin tim (dhe që ndoshta do të ishte mirë të ishte shqetësim i gjithë shqipfolësve...) po iu kujtoj se ka njëzetë vjetë që ne shqiptarët gjithçka bëjmë e bëjmë vetëm e vetëm të plotësojmë dëshirat e delegacioneve të ndryshme që na vizotojnë. Më gjeni një numër gazete të botuar në shqipëri në këto njëzetë vjetë që nuk ka qoftë edhe një shkrim me vlerëziet e të “jashtëmve” me vlerësime pozitive apo negative (sipas interesit të editorit...) për ecurinë e Shqipërisë drejt standardeve më të përparuara. Njëzet vjetë pra, që nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë shqiptarët vetë. E rëndësishme është se çfarë mendojnë të tjerët. Le të thyejnë qafën shqiptarët me pronat, le të vriten, kjo përbën një lajmë të rëndom për faqet e brendëshme apo për kronikat e zeza, rëndësi ka se çfarë ka thënë një eurodeputet komunist apo një socialist francez për ligjin e tokave në Shqipëri.
Po para disa ditësh një lajm tjetër më bëri përshtypje, lajm që shumë media na e paraqitën me pompozitet. Bëhet fjalë për një intervistë të Veli Llakës që po ju kujtojmë se ishte shef i shtabit të ushtrisë në kohën e “shpartallimit” të puçistëve në ushtri në vitin 1982, ku ai bënte një vlerësim sasior mbi diktatorin Hoxha. Sipas tij Hoxha ishte 80 për qind i mirë (engjëll) dhe 20 për qind i keq (djall). Është e drejta e gjithësecilit të bëjë vlerësime të tilla sepse në Shqipëri Hoxha dhe regjimi i tij nuk janë gjykuar. Nëse gjermanët i bënë Hitlerit procesin e Nurembergut dhe sot e kësaj dite të flasësh për Hitlerin dënohesh dhe mbi të gjitha, elozhet ndaj tij konsiderohen si fyerje për popullin gjerman, shqiptarët jo vetëm nuk i bënë gjyq regjimit të tyre, por në media dhe kudo që është e mundur dëgjojmë për bëmat e njëshit të at’hershëm dhe të servilëve të tij. Për shqiptarët, gjykimi i diktaturës konsiderohet si dënim. Jo. Gjykimi i diktaturës është domosdoshmëri në radhë të parë për të kuptuar mekanizmin e asaj fatkeqësie që i ra popullit shqiptar për sipër, fatkeqësi nga e cila nuk po mundim të dalim ende. Në botën e qytetëruar, nëse ndodh një fatkeqësi, ku njeriu është i përfshir (jo vetëm krim por edhe një aksident) shteti merr përsipër ta zbardhi çështjen me qëllim që nëse një fatkeqësi ndodh njëherë ajo nuk duhet të përsëritet. Rekomandime se si të evitohet një fatkeqësi e shoqërojnë konkluzionin e studimit të çështjes. Në Shqipëri, u vran me qindra e mijëra djemë e vajza, intelektual, nacionalist e patriot vetëm sepse nuk ishin nga krahi i njëshit apo thjesht pse duhet të bëheshin shembull. Nëse ne do të ishim njerëz në lartësin që i takon ketij të fundit, do ta kishim zbardhur mekanizmin e krimit të këtyre viktimave apo edhe dëshmorëve. Nëse komunizmi do të ishte përmbysur në Shqipëri, sipas një rregulli të vjetër, fituesit duhet të gjykonin humbësit, që humbësit mos të rikthehen në fronin e tyre makbetian.
Mallkimi ynë
20 vjetë më parë ka qenë e paimagjinueshme situata në të cilën ne ndodhemi sot. Ndonëse kemi filluar ndryshimet politike për të kaluar nga diktatura moniste në demokraci në një kohë me Hungarinë, Poloninë, Bullgarinë apo edhe Rumaninë, të gjitha këto shtete janë bërë pjesë e Bashkimit Europianë, ndërsa ne, ndonëse nuk kemi njohur zyrtarishtë ndonjë luftë, jemi shumë më pas edhe nga ato shtete ballkanike që kanë njohur një të tillë. Më keq, vendi në të cilin ne ndodhemi në krahasim me të tjerët, nuk na shqetëson më.
Një popull i persekutuar
Shqiptarët kanë njohur diktaturën më të egër ndër diktaturat komuniste të Lindjes Europiane. Regjimi komunist e siguroi mbijetesën e tij duke evokuar pushtetin e popullit. Por, shqiptarët, të marr një nga një, asnjëri nuk ishte në pushtet. Që nga qytetari më i thjesht (popull) deri tek numri dy (Mehmet Shehu) askush nuk mundi të provonte imunitetin e tij tek fjala “popull”. Në atë regjim kishte vetëm “një” që kishte imunitet. Të tjerët ishin numra. Madje edhe Llakaj, po të mos ia kishte kursyer plumbin Hoxha më 1982, do të ishte një numër më shumë në listën e gjatë të viktimave. Dhe diktatori nuk do merrte notën 80 përqind i mirë dhe 20 përqind i keq... Ai ose ishte diktator ose nuk ishte...
Në këtë vit të 20 vjetorit të lëvizjes studentore në Shqiipëri, është koha që shqiptarët të reflektojnë se çfarë kanë bërë mirë dhe çfarë jo. Ata duhet të reflektojnë mirë në qëndrimin ndaj diktaturës, ndaj pronave, ndaj të presekutuarëve, ndaj ligjit...
Kur të huajt u kërkojnë shqiptarëve të respektojnë pronat, të respektojnë të persekutuarit, të hapin apo mbyllin dosjet, të dënojnë diktaturën do të thotë që vetë ne shqiptarët nuk i kemi bërë detyrat siç duhet. Pra le të bëjmë njëherë atë që duhet për të mirën tonë pa na u diktuar gjë nga lartë...
Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Montreal, mars 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush?
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith…
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» Ajet Nuro:Atë vit që bëra drith…
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Ajet Nuro:Më 29 qershor 2009
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi