Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
Montreal, Kanada
- Shqiptarë nga Montreali dhe rrethinat, por edhe nga Toronto, Hamillton, Otava dhe Grambi u mblodhën në Oratorinë Shën Jozef për të nderuar bamirëse e madhe Nënë Tereza -
Saint Joseph's Oratory - Montreal, CANADA
Në datën 15 janar 2012 bënte një i ftohtë … siberian që, këtu në Montreal, nuk është edhe aq i çuditshëm. Termometri shënonte minus 17 gradë celsius por një gjë e tillë nuk i pengoi dhjetra shqiptarë nga Montreali dhe rrethinat por edhe nga Toronto, Hamilltoni dhe Otava (Provinca e Ontarios) si dhe nga Grambi (Rreth 100 kilometra nga Montreali, Provinca e Kebekut). Siç edhe ishte njoftuar edhe në faqen e Tribunës dhe media të tjera, Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montreal do t’i dhuronte Oratoriumit Shën Jozef në Montreal një pllakë të skalitur në dru me portretin e bamirëses së madhe shqiptare, të lumes Nënë Tereza. Sa për njohurin e atyre që nuk e njohin këtë institucion, Oratoriumi Shën Jozef (Saint Joseph Oratory në anglisht apo Oratoire Saint-Joseph në frëngjisht) është institucioni më i madh fetaro-turistik pasi ai vizitohet nga rreth dy millionë vizitorë në vit. (http://www.saint-joseph.org/)
Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shikosh shqiptarët nga qytetet kryesore të Kanadasë të mblidhen të gjithë së bashku. Shumë prej tyre u shprehën se është Nënë Tereza që bënë një mrekulli të tillë. Kuptohet që shumica e të pranishmëve ishin nga Montreali dhe rrethinat dhe origjina e tyre gjeografike ishte e larmishme që përfaqësonte të gjitha trevat shqiptare. Zoti Agron Muhaxhiri nuk kishte harruar të merrte me vehte flamurin tonë kombëtar që e shtuam në dekorin festiv të sallës së madhe të Orotoriumit. Ai gjithashtu kushte sjellë me vehte edhe një portret pikturë të Nënë Terezës. « Unë jam nga ajo pjesë e Kosovës nga ka oridjinën Nënë Tereza » na tha zoti Muhaxhiri me krenari. Kjo e bëri të hynte në bisedë me një mysafirët e ardhur nga Toronto dhe me origjinë nga Kosova, z. Gjergj Nikolla. Nga ana e vetë z. Nikolla ishte kujdesur që të sillte një delegacion të « rëndë » ku përfshihej ai, Don Xhovani Kokona, z. Zef Dedaj, z. Aleksandër Kokadhe, z. Xhemajl Osaj por, ai nuk kishte harruar të njoftonte edhe motrat e misionit të Nënë Terezës si në Toronte edhe në Montreal. Pra, të pranishme ishin aty edhe motrat e misionit që Nënë Tereza ka ngritur edhe këtu në Kanada.
Nga Hamilltoni, nga Bashkësia shqiptare aty, erdhën Shani Pnishi dhe Arsim Krasniqi. I pari është edhe një nga korrespondantët e gazetës « Illyria » si dhe « Zëri ». Të dy u shprehën pozitivisht për aktivitetin por edhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes shqiptarëve që banojnë këtu në Kanada.
Nga Otava, ndonëse nga ambasada shqiptare aty, për arsye objektive nuk mundën të vinin, sigurisht që pati përfaqësues. Zonja Cezarina Kora kishte ardhur me gjithë babain e saj, ndonëse ky i fundit është i moshuar nuk mund të mungonte në një ceremoni të tillë.
Pamje nga salla ku u organizuar ceremoni
Ceremoninë e hapi At Grow, Drejtor i përgjithshëm i Oratoriumit që edhe drejtoi ceremoninë. Duhet thënë se ndonëse ceremonia u zhvillua në një institucion kanadez, gjuha e përdorur aty ishte kryesisht shqipja. Kështu pas At Grow, fjalën e mori kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal zoti Kujtim Ismaili, i cili pasi solli para të pranishmëve një biografi të Nënë Terezës dhe veprës së saj të mbështetur në fakte dhe shifra ai u bëri të ditur të pranishmëve se e diala e dytë e janarit të çdo viti në oratoriumin Shën Jozefit do të jetë dita e shqiptarëve, ditë në të cilën ikona e Nënë Terezës do të ekspozohet në sallën kryesore dhe shqiptarët nga të gjitha anët mund të nderojnë idhullin dhe bashkëkombasen e tyre të shquar. (Këtu më poshtë ju keni fjalën e z. Ismaili që ua kishte shpërndarë versionin frëngjisht miqëve të huaj.)
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, z. Kujtim Ismaili
Një të papritur të këndëshme u shkaktoi të pranishmëve në ceremoni pesëmbëdhjetvjeçari nga Granby Dardan Isufi, i cili kishte përgatitur një material në frëngjisht që ishte një reflektim mbi atë që Nënë Tereza ka realizuar dhe që frymëzon jo vetëm shqiptarët por gjithë njerëzimin. Ai e fillon reflektimin e vetë me shprehjen e Nënë Terezës « Nga gjaku, unë jam shqiptare… » shprehja që na bënë krenar ne shqiptarët si popull …
Për arsye objektive, askush nga ambasada shqiptare nuk mundi të merrte pjesë. Por, ambasadorja, Shkëlqesia e Saj Elida Petoshati kishte dërguar një përshëndetje që u lexua nga zonja Cezarina Kora. Përshëndetje a ambasadores ndodhet gjithashtu këtu më poshtë.
Don Xhovani
Pastaj fjalën e mori Don Xhovani që është prifti i kishës katolike të shqiptarëve të Torontos i cili pasi vlerësoi me nota maksimale punën e Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal dhe sidomos atë të kryetarit të saj z. Kujtim Ismaili, ai theksoi devotshmërinë e Nënë Terezës në ndihmë të më të pambrojturve dhe më të varfërve. Ai theksoi besnikërinë e saj në rrugën që ajo kishte zgjedhur që ishte besimi tek Krishti. Kështu Nënë Tereza, nuk pranoi të shkonte në Shqipërinë komuniste me një nga kushtet që regjimi i vuri që ajo të hiqte një kryq që ajo e mbante të varur në një vend të dukshëm në krahqafë. Ajo shkoi në Shqipëri duke mbajtur kryqin me të cilën ajo kishte lidhur jetën e saj. Vepra e Nënë Terezës është frymëzim për të gjithë.
Artisti skulptor Petrit Spahiu, autor i pllakës kushtuar Nënë Terezës
Dhurata, ikona e Nënë Terezës e gdhendur në dru, që iu bë Oratoriumit Shën Jozef u bë e mundur falë artistit shqiptar Petrit Spahiu që jeton prej mbi dhjetë vjetësh në Montreal. Ai u foli të pranishmëve për frymëzimin që ai dhe ç’do shqiptarë kanë nga vepra dhe jeta e bamirëses së madhe, nobelistes Nënë Tereza.
Pastaj At Grow dhe ndihmësit e tij bekuan pllakën me ikonën e Nënë Terezës dhe të pranishmit. Në ceremoni u kënduan këngë dhe u lexuan vargje nga Bibla të zgjedhura nga organizatorët me këtë rast.
Pastaj të pranishmit bënë foto në pranë ikonës së Nënë Terezës.
Fëmijë shqiptarë duke pozuar para ikonës së Nënë Terezës dhe flamurit kombëtar
Së fundi mund të themi se një aktivitet i këtij lloji jo vetëm është një sukses por është nga ata aktivitete që do të mbahen mend prej të gjithë të pranishmëve. Nuk do të ishte e tepërt nëse do t’i shprehnim përgëzimet tona z. Kujtim Ismaili, kryetarit të Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, për idenë dhe organizimin e ceremonisë, autorit z. Petrit Saphiu për mirëkuptimin dhe zemërgjerësinë si dhe drejtuesve të Saint Joseph’s Oratory për gatishmërinë, mirëkuptimin dhe mbështetjen që i dhanë komunitetit shqiptar të vendosur këtu në Montreal. Përgëzimet më të mëdha për të gjithë të pranishmit dhe miqët e largët që e nderuan këtë ceremoni dhe kemi besimin se 15 janari do të jetë ditëlindja e një tradite të re, atë të mbledhjes së bashku në çdo të djelë të dytë të janarit në vitet në vazhdim.
Le të urojmë që ikona e Nënë Terezës të ndihmoj në bashkimin dhe bashkëpunimin ndërshqiptar këtu në Kanada.
Ajet Nuro
Montreal, Kanada 18 janar 2012
anuro@albemigrant.com
Materiali i plotë i shoqëruar me fotografi nga ceremonia mund të gjeni tek Tribuna Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro:Nënë Tereza u përjetësua në Montreal, Kanada
» Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon
» Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
» AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
» Topi: Nënë Tereza, gruaja që lartësoi shqiptarët
» Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon
» Ajet Nuro: Kombet e Bashkuara i kërkojnë Shqipërisë të dënoj komunizmin, po shqiptarët?
» AJET NURO:MESAZHI I NËNË TEREZËS – PAQE, DASHURI, RESPEKT DHE MIRËNJOHJE PA DALLIME RACORE DHE FETARE
» Topi: Nënë Tereza, gruaja që lartësoi shqiptarët
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi