Ruki Kondaj: Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!
Faqja 1 e 1
Ruki Kondaj: Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!
Ruki Kondaj: Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!
8 Marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare.Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në këto 10 dekada.
Kjo ditë është globalisht e njohur edhe si dita e celebrimit të arritjeve politike, ekonomike , sociale dhe kulturore.Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi, është kremtuar për herë të parë në vitin 1910- në Kopenhagen të Danimarkës ku u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Që prej asaj dite "Dita Ndërkombëtare e Gruas" morri dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Pra në këtë vit ne festuam 100 vjetorin e ditës ndërkombëtare të gruas.
Shoqëria shqiptare nuk mund të ketë progres e sukses pa pjesëmarrjen e drejtë për drejtë të femrës shqiptare, pa zërin shpirtëror, intelektual e krijues,- me forcën e logjikes dhe inteligjencës jep fjalën e saj bindëse për procese të ndryshme të zhvillimeve jetësore në Shqipëri e jashtë saj. Në këto proçese përfshihet edhe gruaja shqiptaro – kanadeze, që përbëhet nga intelelektuale, gra fisnike, patriote, veprimtare të çështjes kombëtare dashamirëse të artit e kulturës,shkencës që i shërbejnë qëllimit të përbashkët, mesazhit të integrimit të gjuhës, traditës e kulturës dhe atdhedashurise.
Muaji Mars njihet edhe si muaji i festës të Nënës e Mësuesit. Festimi i Ditës ndërkombetare të Gruas solli këtë vit një imazh të ri të harmonizimit të vlerave më të mira, të zërit e shpirtit intelektual, krijues, mesazhit të mirësisë e të miqësisë në komunitetin e gruas shqiptaro –kanadeze.Me 6 mars,në ambientet e Capitol Banket Hall Missiagua, në një aktivitet shume të bukur - organizuar , nga zonja Antigoni Papastathi ish gazetarja, spikerja e televizionit publik shqiptar, -u festua me këngë muzikë nga të gjjtha trevat shqiptare dhe jo vetem me gra, por me familje e shoqëri, me shumë surpriza që e bënë edhe më të larmishme këte mbremje.
Një imazh te ri percjell në këtë aktivitet gërshetimi i shqiptarëve të hershëm dhe atyre të ardhur kohët e fundit pas viteve ’90, duke festuar tashmë me ëndërrën e realizuar, si një komb i vetëm.
Mesazhi i përfshirjes së gjithë brezave, kryesisht rinisë, si e ardhmja dhe sigurimi i vazhdimësisë së identitetit kombëtar. Jemi krenarë me këtë grup të rinjsh, të cilët përvec që janë të suksesshëm në fushën e tyre, sjellin energji në afirmimin e identitetit tonë, ata po japin dicka për komunitetin, dhe është me rëndësi logjike për ti përshëndetur.
Znj.Antigoni e njohur tashmë për organizimin e bukur të festës së 7-8 Marsit dhe festa të tjera, çeli mbrëmjen me hyrjen në sallë të gjysheve, duke mbajtur në dorë nga një karafil dhe audienca i shoqëronte me këngën e gjyshes, duartrokitjeve dhe dashurisë së pakufishme për të mirën, të ëmblën gjyshe. Më pas në podium do të ngjiteshin mësonjëset, përcueset e dijes dhe edukimit të brezave. Salla do të elektrizohej nga kënga e mësuesit, buqeta me lule ju dhuruan nga e reja Bora Mila, studente në Universitetin Raeyrson dhe motra e saj Zigrida që perveç se është një fotografe e talentuar , por ka edhe shume humor për të gjithë moshat.
Në këtë mbrëmjë me plot surpriza u presantuan me shume respekt katër profile të gruas shqiptare - që përfaqësojnë trevat e Shqipërisë etnike – Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Çamëri.
Janë profile të veçanta zonjash, të nderuara, gjyshe, nëna, intelektuale, mësuese, aktiviste të shquara të çështjes kombëtare, të nderuara në familje e në shoqëri të cilat e kam përgatitur me shumë dashuri dhe u presantuan nga Antigoni me shumë profesionalizëm. Secila me vete përfaqëson virtytet më të mira të gruas shqiptare. Duke respektuar imazhin e tyre, -respektojmë dhe urojmë: Jetë të gjatë nënave tona, aty në atdheun e largët. E veçanta dhe supriza tjetër e këtij aktiviteti ishte se sëbashku me Antigonin, ftuam poeteshën dhe publicisten e njohur korçare, Raimonda Moisiu, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pjesë e këtij imazhi të ri ishte dhe bashkëpunimi jo vetëm brenda komunitetit, por më tej me Amerikën, shkëmbim i mendimeve, ideve, opinioneve dhe eksperiencave, me bashkërendim aktivitetesh me tematikë të ndryshme. Me shume përzemërsi u presantua nga Antigoni për intelelektualen me botë të gjerë e të ndjeshme, një aktiviste e shquar e lëvizjes feministe, që nëpërmjet penës së saj poetike, publicistike, por edhe si nënë, si mësuese- ka ditur denjësisht të integrohet në rrethet intelektuale të komunitetit shqiptaro - amerikan, por edhe atë të mirëfilltë amerikan. Ftesa që i bëmë Rajmondës në “Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, midis grave dhe familjeve shqiptare në Toronto, ashtu siç e shpreha dhe në fjalën time përshëndetëse, e konsiderova si shkëndijën e parë të bashkëpunimit, mesazhit të miqësisë dhe dashurisë njerëzore të grave shqiptare të Torontos dhe grave shqiptare të Amerikes.
Në shenjë respekti Dr.Lindita Bushi përzgjodhi një pikturë të një piktori kanadez që ju dhurua Rajmondës në emër të një grupi grash të Torontos.
Ne fjalën e saj përshëndetëse , Raimonda falenderon organizatoret për ftesën e mundësinë që iu ofrua për të qënë shpirtërisht dhe fizikisht në këtë aktivitet të shpalosjes së vlerave të gruas shqiptaro- kanadeze, - ajo njëkohësisht falenderon shkrimtarin, poetin e publicistin Kristaq Turtulli, - i cili ju pergjigj fteses sonë për të marrë pjesë në këtë aktivitet të larmishëm. Pjesëmarrja e Shkrimtarit Kristaq Turtulli në këtë aktivitet ishte një vlerësim që i bëhet këtij evenimenti për gruan shqiptaro-kanadeze, por edhe në respekt të poetes e patriotes së tij korçare ku ju dha mundësia të takoheshn pas 13 vjetësh. Kam pasur fatin të jem prezent në promovimin e librave të tij, i cili i ka i dhënë komunitetit shqiptar shume libra nga mëndja e pena e tij e talentuar. Më ka lënë mbresa të veçanta dhe emocionuese shume vargje të poezive të tij dhe me shumë dëshirë kam recituar disa vargje, sidomos –vargjet për më të shtrënjtën e të bukurën,-NËNË.
Çaste emocionante do të ndiqnin takimin mbas më shumë se 35 vjetësh të poetes Raimonda Moisiut me një nga bashkëstudentet e saj, mësuesen e Gjuhes Frënge, Znj. Hëna Karai,përqafime e shtërngime duarsh, por edhe emocione,dikur studente, ndërsa sot të dyja janë bërë gjyshe.
Më pas Zonja Antigoni do te ftonte Teta Lirika Madulin, nga Dardha e Korcës, mesuesen 82 vjeçare, veteranen e luftës, që u emocionua shumë nga fjalët e ngrohta,e të perzemerta, të përgatitura me shumë respekt, nderimin e mirenjohje per të si nënë, gjyshe e stërgjyshe, mesuese, grua e bashkëshorte e virtytshme, por edhe një pasionante e patinazhit e tenisit. Antigoni e shoqeroi Teta Lirikën nën tingujt e zërit të mrekullueshëm të Anita Takes për te tavolina ku ishin ulur katër brezat e familjes Maduli.
Me pas ftohet Zonja Ismete Nuçi, kjo bijë e çamërisë,si gjithmonë e shoqëruar nga e bija, emigruar herët në Kanada, një biznesmene dhe amvisë e mrekullueshme, një grua e palodhur qe po ta pyesesh se çfare i pëlqen me shume ajo menjehere bën një levizje shumë të bukur që shpreh se i pelqen vallja e që e heq gjithmone e para e pse jo dhe kënga. Profilet e tjera të Zonjave të nderuara, ishin njëra nga Prespa e Maqedonisë dhe tjetra nga Kosova jonë.
Nënë Mazai(aneja qe të gjithë e thërrasim) ka lindur në Prespë dhe emigruar që më 1967, në fillim në Suedi e më vonë në Kanada per me se 40 vjet.Nje grua punetore dhe nje familjare e shkelqyer, ka ngelur e ve që në moshen 43 vjeçare e cila mbajti mbi supet e saj te brishta rolin e nënës e të babait duke rritur dhe edukuar tre fëmijet e saj me dashurinë për njeri tjetrin e për njerëzinë. Ata sot kanë familjet e tyre dhe drejtojnë një biznes të suksesshmëm.Për ti parë më shpesh e për ti mbajtur sa me afer femijët aneja shpesh gjen sebepe për ti mbeldhur ata me darka e gosti.
Nënë Gjylja nga Kosova është nëna që ka dhjetë fëmijë të gjithe të martuar, me 32 nipër e mbesa, një nënë e gjyshe e lumtur në familjen e madhe, e cila ka qef të mbahet mire e pse jo te shetisë te gjithe fëmijët kudo ku janë, por ka dhe shumë humor që ja pason dhe bashkëshorti i saj Rasimi!
Kjo mbremje shumë e bukur, mbresëlënëse u gjallërua shume nga gjithçka e bukur që u presantua, me orkestrën e Torontos ,me këngëtar Shkëlqim Tafaj, me DJ-të përgatitur e drejtuar nga Jeton Kaçi, me deshirën e madhe të njerzve për të kenduar e kërcyer dhe në veçanti të rinjve që nuk u larguan për asje çast, madje njerës nga vajzat që kishte ditelindjen atë natë ju be një surprizë urimi nëpërmjet mikrofonit.Gjatë gjithë kohës mbrëmja u filmua nga producenti i Pasqyra TV në Toronto, Z.Ilir Lena, i cili si gjithnje është kudo kur e kërkojnë dhe kur dëshiron të presantojë keto evenimente,të sjellë zerin e Shqipërisë këtu në Toronto por edhe njerez të talentuar nga të gjitha fushat e jetes.
Mbrëmja mbyllet me mbresat më të mira, mes përshendetjesh, përqafimesh, shtërngim duarsh, falenderimesh, autografe në librat që shkrimtarët Raimonda Moisiu dhe Kristaq Turtulli kishin sjellë me ketë mbremje.
Dr.Ruki Kondaj-Antare e Kryesisë së Shoqatës Shqiptaro- Kanadeze, Toronto
Toronto, Mars 2010!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
» Shqiptarët festojnë
» Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
» Shqiptarët festojnë
» Shqiptarët festojnë Ditën e Flamurit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi