Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
Faqja 1 e 1
Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
Ruki Kondaj: Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
Aty ku flitet shqip dhe anglisht...
Nga Dr. Ruki Kondaj-Toronto,ON
Ju përshëndes nga thellësia e zemrës, këto ishin fjalët e Ministres së
Arsimit të Provincës së Ontarios-Kanada, zonjës Kathleen Winn në
ceremoninë e prerjes së shiritit të inagurimit të sallonit të dyte të
bukurise DBK 2 këtu në Jork Mills-Toronto, më 13 janar të këtij viti.
Kjo ceremoni u organizua me praninë e shumë njerzve, miq e dashamirës
të familjes Bekiri, përfaqësues të shtetit dhe klentë me familjet e
tyre.
Në fjalën përshëndetëse zonja ministre, një grua e thjeshtë , e
komunikueshme dhe mbi të gjitha shumë miqësore përshëndeti ceremoninë
dhe vlerësoi biznesin e vogël të tyre si një sukses që dini ta bëni
vetëm ju njerëz, qeveria nuk mund ta bëjë këtë.
Qeveria e do biznesin e vogël dhe e mbështet ate, e ky është produkti
juaj. Midis të tjerash ajo tha se unë këtu kam ardhur në zemrën e një
familje të madhe dhe jo tek dy biznesmenë, këto ishin fjalë zemre të
një mikeje dhe qeveritare. Të binte në sy pjesëmarrje shqiptare e
kanadeze, të gjithë bashkë duke biseduar shqip e anglisht, si nje
familje e madhe. Në hyrje shikon pronarët e sallonit Ferziun dhe
Fariun, jane dy vëllezër që punojnë sëbashku dhe kanë krijuar këtë
biznes që në vitin 1984 ku sot janë të punësuar 37 persona. Biznesi
është rritur në vite jo vetëm në sasi por me shumë në cilësi.
Në fillim e kanë nisur me tre vetë dhe pastaj është zhvilluar në vite
dhe me shërbime të tjera. Janë sallone shumë moderne, luksose shërbime
me standarete të larta, me profesionistë të kualifikuar e cilësorë gjë
që u shpreh dhe nga përshëndetjet e pjesmarsve.
Familja Bekiri ka emigruar në 1967, nga Prespa e Maqedonisë për një jetë më të mirë.
Gjithmonë familje e bashkuar dhe me harmoni ka ecur me hapa të sigurtë
dhe me sukses në biznesin e tyre, kanë përgatitur gjeneratën e re që
janë djemtë e tyre të cilët kanë studjuar dhe janë perfeksionuar si
stilistë të mirë të përgatitur brënda Kanadase dhe US, madje edhe si
mësimdhënës për ata që duan ta mesojnë këtë zanat të bukur.
Po ti pyesësh pse një sallon të dytë ata qeshin, janë kërkesat që ne
kemi ndaj vetes e që rriten përditë në koherencë me zhvillimin shoqëror
dhe me kërkesat që ka sot tregu.
Ndërkohë ata pohojnë që ky biznes familjar shkon dhe tek femijët e tyre, e këto janë përgjigja më e saktë e kësaj pyetje.
Ndërsa simboli DBK, do të thote symbol i biznesit familjar, i vëllazërisë së tyre, djemve të Bekirëve.
Fariu në fjalën e tij të përshëndetjes, fjalë shumë emocionuese për
familjen dhe pjesëmarsit, vlerësoi rolin e vëllait të tyre Ferziut si
arkitektin dhe drejtuesin e këtij biznesi, një shembull për familjen e
tyre për të cilin janë krenarë.
Të shikosh me kureshtje kur punojnë jane me të vërtetë artistë, të
apasionuar me punën, puna e tyre është një art i bukur, me duart e tyre
dhe me eksperiencën e grumbulluar në vite, me etikën që i karakterizon
ata ndryshojnë pamjen e njërzve qofshin burra apo gra, jo vetëm me
prerje, stilim, bojë por edhe me proçese të fytyrës, manikyr e pedykyr,
masazh etj.
Të flasësh për biznesin e tyre duhet të flasesh për familjen e tyre,
ato janë të pandara nga njëra tjetra, janë familje e madhe me tradita,
ruajnë gjuhën e bukur shqipe dhe zakonet shqiptare, këtë e tregon fakti
që nipërit dhe mbesat e tyre kanë lindur këtu dhe flasin shumë mirë
shqip.
Ata vetë dy vëllezrit , kanë ardhur në emigrim në moshën 7 dhe 11
vjecare, në fillim në Suedi për 7 vjet e tashmë në Kanada për rreth 33
vjet.
Me punën e palodhur të tyre ata ngritën këtë biznes që çdo ditë po
rritet dhe përmirësohet, këtë sukses ata ja kushtojnë grupit të tyre
dhe veçanërsht klientëve të tyre të mrekullueshëm që asnjëherë nuk i
kanë braktisur dhe janë pjesë e kësaj ceremonie sot.
Në sallonet e tyre vijnë shumë shqiparë e kanadezë që dalin të kënaqur
shumë nga offrimi i shërbimeve, falë komunikimit të tyre shumë
njerëzor, shërbimit të tyre professional dhe ofrimit të një kafeje ,
kapucinoje apo espsresso me filxhan me siglën e DBK .
Ata janë shumë modeste dhe nuk flasin shumë për vete, ai kryesori flet
më pak nga të gjithë, flet puna për ta dhe njerzit (klientët) që
shijojnë produktin e kësaj pune, dhe ky është vlerësimi më i mirë për
ta.Në krye të ceremonisë shikon një zonjë me shami në kokë, ajo është
nënë Mazezi, më e madhja e asaj shtëpie që nderohet e respektohet nga
të gjithë.Është ajo që bashkë me djalin e madh Ferziun përballuan
vdekjen e parakohshme të babait të fëmijëve dhe bashkeshortit të saj
për të ndërmare hapa të rëndësishëm e të sigurt të cilët i dhanë shpejt
frutet e tyre.I përshëndet mysafirët me fjalën e saj të ëmbël por edhe
emocinohet nga fjala e djalit të saj Fariut, për vlerësimin që i bën
vëllait më të madh në krye të këtij biznesi dhe për harmoninë
vëllazërore që ata mbajnë.
Ajo është një gjyshe dhe stërgjyshe e lumtur me shumë nipër e mbesa, me stërnipa dhe stërmbesa.
Nënë Mazezi ka tre fëmijë dy djemtë që jane bashkëpronarët e salloneve dhe një vajzë.
Kur e pyesim se pse të tre fillojnë me "F", nënë Mazesi thotë: i deshëm
me burrin të fillonin me të njëjtën gërmë si gërma e fatit, dhe ja ata
kanë pasë fat, kane krijuar familjet e tyre.
Ferziu ka dy djem dhe bashkëshorten e tij Alidenë, Fariu gjithashtu ka dy djem dhe nje vajzë, me bashkëshorte Vasfien.
Vajza e tij Adriana e bukur mëson në shkollën e mesme dhe ndihmon familjen në biznes dhe është njëkohësisht pjesë e këtij grupi.
Të dyja boshkëshortet e djemve të saj Alideja dhe Vasfia vijnë nga
familje shqiptare të mira, janë gra shumë nikoqire dhe mikpritëse,
përvec punëve të tjera ato ndihmojnë burrat dhe djemtë e tyre në
biznes. Vajza e vetme e nënë Mazezit, Ferzia ka tre fëmije, nje djalë
dhe dy vajza të martuara, me bashkëshort Xhemalin që është njeri
punëtor dhe familjar i mirë. Ata, edhe pse kanë 40 vjet në emigrim
ruajnë me fanatizëm zakonet dhe traditat shqiptare, ata mbajnë fort
gjuhën shqipe ku u flasin dhe jua mësojnë edhe nipërve e mbesave të
tyre ,ata respektojne dhe festojnë gjithashtu festat dhe ritet fetare.
Midis këtyre fëmijëve shikojmë mbesën e vogël Adelinën, që na reciton
një vjershë shqip, të ben përshtypje se dhe nëna e saj Ajrin ka lindur
në Kanada dhe është martuar me një shqipar nga Kosova, por fëmijët i
kanë mësuar të flasin shqip. Vjersha i kushtohet Kososvës, e reciton me
shumë shpirt sikur dhe kjo vogëlueshe ta dijë sa e thellë është kjo
përmbajte, sa e rëndësishme është kjo vjershë që ajo i jep kaq shumë
seriozitet. Mesazhi i kësaj fëmije është aq kuptimplotë, se si
shqiparët kudo që janë mezi e presin që Kosova ta ketë pavarësinë e
vet, e renditur si gjithë kombet e botës .
Edhe djali i Ferzies me dhëndrin kanë një sallon kjo falë ekpseriencës
së marrë tek dajat e tyre dhe nxitjes që ata i bënë për të pasë një
biznes të tyren.
Ferzia interesohet për filma me kartona shqip, apo abetare që nipërit e
saj, djemtë e vajzës së dytë ta mësojnë gjuhën shqipe si të tjeret në
familje.
Këtë gjë kanë bërë edhe vëllezërit e saj që për ti mësuar gjuhën brezit të ri ju kanë bërë shkollë me libra shqip.
Duhet theksuar se Ferziu ka dhënë një kontribut të fuqishëm në shoqatën
shqiptare të Torontos jo vetëm me rolin e tij si kryetar për shumë vite
por edhe si biznesmen duke bërë të mundur një bashkëpunim midis vetë
shqiptarëve të Torontos për intergim dhe përfaqësim me të mirë në
Kanada, por edhe për të kujtuar sëbashku festat kombëtare të cilat janë
bërë tashmë një traditë e bukur. Për sa folëm për familjen biznesmene
Bekiri, duhet theksuar si një shëmbull që duhet nderuar e respektuar
sepse vitet e tranzicionit i bënë shqiptarët që të emigrojnë në tërë
botën, por ka dhe nga ata prindër "që modernizohen shpejt", harrojnë të
flasin shqip në familje dhe fëmijët e tyre flasin vetëm në gjuhë të
huaj, pa le të mendohet për brezin e nipërve apo mbesave të tyre.
Para ca kohësh në një një emision të drejtuar nga gazetarja e
mirënjohur Rudina Xhunga u fol për shqiptarët e Ukrainës, të emigruar
atje 300 vjet më parë, flisnin dhe këndonin shqip, ruanin traditet dhe
zakonet e tyre, ishte shume emocionuese.
Një folës në prononcimin e tij për median tha: Shqipëria na mungon se
është atdheu ynë, por ne Shqipërinë e kemi këtu sepse përpiqemi ta
mbajmë ashtu siç duhet, me gjuhën, zakonet, festat , dasmat e gjithçka
që kemi si komb.
Në Kanada ka shumë shqiptarë, thuhet mbi 25 000, shumë intelektualë, që
me punën dhe mundin e tyre kanë një vend të nderuar e të respektuar në
komunitet.
Çdo jave Kanali televiziv "Pasqyra Shqiptare" e drejtuar nga Ilir Leno
jep informacione dhe programe për Shqipërinë ( gjysëm ore).
Gjithashtu Pasqyra Shqiptare e presantoi këtë aktivitet në mënyrën më
të mire, e përgatitur nga Iliri në bashkëpunim me Arjan Dherin, i cili
ka kontributin e tij në këtë program televiziv.
Para ca kohesh u njohëm me një gazetë shqiptare, Gazeta "Jon" organ i
një bashkësie Shqiptaro-Kanadeze, që në kryeartikull kishte nje titull
të madh "95 Vjetori i Flamurit në Toronto dhe më tej vazhdonte me
informacione të bollshme nga Shqipëria e Kanadaja, informime për
asistenca të ndryshme për shqiptarët e ardhur rishtaz në Toronto apo
dhe ata që kanë nevojë për shërbime të ndryshme.
Pra Shqiptarët e Torontos, përveç përpjekjeve të tyre për të jetuar e
integruar në shoqërine Kanadeze, bëjnë të mundur qofte me një kanal
televiziv apo nje gazetë të bien më afër Shqipërinë dhe të
bashkëpunojnë sadopak me njëri- tjetrin.
Shumë nga ata shqiptarë që me punën dhe kontributin e tyre kanë bërë
emër të mirë kudo që janë, që me mundësitë dhe deshirën e mirë për të
mbajtur dhe zhvilluar traditën shqiptare, me punë apo biznes dhe me
kontribute të tjera të vlefshme në shkencë e kudo, janë një krenari e
respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë, brenda dhe jashte
kufijve.
Botuar ne gazeten ndryshe Shqiperi-E Enjte, 07 Shkurt 2008 nga Albert
Zholi dhe Gazeta Jon Toronto,ON -Mars 2008, mergate online.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ruki Kondaj: Shqiptarët në Toronto festojnë 8 Marsin me një Imazh te ri!
» Ruki Kondaj: Sukses i madh i Aurela Gaçes në Toronto, 3 Tetor 2009!
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Raimonda Moisiu:James Wll. PANDELIi-Shqiptarët më të lashtët, grekët e sllavët xhelozë(Anglisht e shqip)
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
» Ruki Kondaj: Sukses i madh i Aurela Gaçes në Toronto, 3 Tetor 2009!
» Ruki Kondaj: Ngrihet zyrtarisht Flamuri Kosovar prane parlamentit te Ontarios, Toronto-17 Shkurt 2010!
» Raimonda Moisiu:James Wll. PANDELIi-Shqiptarët më të lashtët, grekët e sllavët xhelozë(Anglisht e shqip)
» Engjëll Koliqi: TË JEMI TË GJITHË BASHKË NË VIJËN E ARSYES NË KRYE TË DETYRAVE TË JETËS SHQIP DHE VETËM SHQIP
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi