Muharrem Sfarqa: ‘’Me grykë pushke këndon Kosova“
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa: ‘’Me grykë pushke këndon Kosova“
Nga aktiviteti i krijuesve tanë në mërgatë
‘’Me grykë pushke këndon Kosova“
(Është ky titulli i librit të parë të poetit-rapsodit Agim Gashit)
Shkruan: Muharrem Sfarqa
(Është ky titulli i librit të parë të poetit-rapsodit Agim Gashit)
Shkruan: Muharrem Sfarqa
Fondit të librit shqip në mërgatë, këto ditë iu shtua libri me i ri me poezi-këngë me titull “Me grykë pushke këndon Kosova”, i krijuesit tani më të njohur shqiptar Agim Gashit, i cili mëse dy dekada jeton dhe vepron jashtë atdheut dhe atë, pikrisht në Düren të Gjermanisë.Edhe pse libri është përmbledhja e parë e autorit me poezi-këngë, vërehet niveli i lartë artistik i realizimit, zgjedhja e temave ku mbisdundon malli për atëdhe, për Kosovën e dashur, së cilës autori i këndon me zërin e grykës së pushkës. Kjo, edhe ishte mënyra e jetës shqiptare mbi njeqindvjeçare për të ushqyer rezistencën kombëtare ndaj politikëspërbindëshe okupuese, deri në pavarësinë e Kosovës. Me forcën e artit të këngës dhe butësisë së vargjeve, ai ia arrinë të ngrisë deri në majat e piramidës së heroizmit shqiptar, heronjët e rënë të luftës së fundit në Kosovë nga Adem Jashari, Sali Çeku, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Arsim Rexhepi e deri te dëshmorët e Feronikelit, pa harruar se gjithë këta ishin vazhdimësia historike shqiptare e luftëtarëve paraardhës, siç ishin Kamer Loshi e Ahmet Delia, Shote e Azem Galica, Shaban Polluzha e Tahir Binaku, ku autori Gashi përmes urave poetike lidhë fatet e gjeneratave nëpër histori. Poeti u këndon edhe të gjitha trojeve të etnikumit shqiptar dhe në këtë mënyrë motivi atdhetar dhe ai i atdhedashurisë zë vendin qendror në poezitë-këngë të këtij autori. Ky motiv bëhet përshkuesi i frymës kryesore si atëherë kur autori u këndon heronjëve, që nga Gjergj Kastrioti e deri te heronjtë e historisë më të re, e edhe atëherë kur ju këndon të gjitha trojeve të shkëputura nga trungu shqiptar.Kjo spikat, aty kur poeti Agim Gashi me “vajin e burrit” i këndon Çamërisë, Iliridës, Plavës e Gusisë, ashtu edhe Toplicës së vjetër rreth Mollë së Kuqe si sinonim i dhimbshëm i ndarjes së detyrueshme shqiptare.Edhe pse përgjithësisht poezitë-këngë janë artistikisht të realizuara, megjithatë dy poemat kryesore brenda librit, ajo “Thërret Kosova moj Nanë Shqipni” si dhe “Me grykë pushke këndon Kosova” që është edhe titulli i librit, tregojnë se autori Agim Gashi edhe pse për herë të parë prezentohet me një libër poezish-këngë para lexuesit, ai është një mjeshtër i rrallë i vargjeve dhe se zejen e artit poetik e ka ushtruar tani më një kohë të gjatë. Për lexuesin e vëmendshëm shqiptar, ai ka qenë i pranishëm me botimet e tij të herëpashershme në shtypin e përditshëm dhe atë periodik letrar. Pasi poeti-rapsodi Agim Gashi është i nohur në popull më tepër si rapsod dhe këngëtar, lexuesi e ka më të lehtë që një numër tekstesh të këngëve të tij ti gjejë në formë poezish-këngësh në këtë përmbledhje.Libri është redakaktuar nga Bedri Neziri, ndërkaq dizajnimi i ballinës së librit nga artisti Mentor Lutolli, nxjerr në pah simbolikën e brendshme autoktone shqiptare të kësaj përmbledhje. Libri i cili ngërthen në vete 75 faqe, përfundon me një pasthënje nga Ferit Ramadani me titull “Alarm për të mbrojtur vatanin”, e cila mund të konsiderohet ndoshta edhe si kritika e parë pozitive-këngëve të kësaj përmbledhje.Këtu autori nuk ka harruar të falenderojë edhe donatorët që kanë ndihmuar botimin e këtij libri. Në fund të cekim edhe këtë se gjatë vizitës që i bëmë autorit në banesën e tij, tek ishte kthyer nga një mjekim spitalor nga ishulli Borkum i detit të veriut, ai shprehudëshirën e tij, për përrimin e këtij libri në kuadër të LSHAKSH-së në Gjermani, anëtar aktiv i së cilës është tanimë një kohë të gjatë. E lamë në përballje me shëndetin e tij të rrënuar nga sëmundja dhe brenda një vorbulli letrash poezish-këngësh, ku po grumbullonte doreshkrimet për libra të rinjë.
_____________
Libri në fjalë kushton 2 euro dhe porositet te Kadri Mani (kadrimani@hotmail.com), në Prishtinë, Rr. “Hasan Jashari” p. n. (Lagjja e Spitalit- Lagjja e Dërmakëve); te supërmarketi LORIKU, në udhë për Matiçan. Celulari: 044/24 92 31.-
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» „Me grykë pushke këndon Kosova“
» ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
» Me grykë pushke këndon Kosova në Wikipedia
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» „Me grykë pushke këndon Kosova“
» ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
» Me grykë pushke këndon Kosova në Wikipedia
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi