Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE

Shko poshtë

Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE Empty Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 23, 2010 1:44 pm

Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE 25762_1104572149904_1694779987_182269_6588972_a




Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n

Nehat Jahiu: LIBRI ESHTE USHQIM PER TRURIN TONE




Libri gjithnjë ka pasur dhe ka një rëndësi të madhe. Ata, librat kanë
ruajtur dhe ruajnë në mes kopertinave të tyre pasurinë më të
rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli. Në mes të
kopertinave të një libri ka të shkruara gjëra shumë të rëndësishme dhe
shumë me vlera të karaktereve të ndryshme letrare, kulturore,
shkencore, historike etj. Sa i jepet sot një rëndësi e veçantë botimit
të librit, leximit të tij, paisjes së bibliotekave me libra është shumë
brengosëse. Sa kemi biblioteka të hapura nëpër qytete të banuara me
shqiptarë dhe sa është fondi i tyre dhe sa furnizohen ato me botime të
reja. Shtrohet pyetja: Sa kemi të hapura biblioteka nëpër fshatrat tona
dhe nëpër shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Edhe këtu
duhet ndalur dhe menduar shumë e shumë për të dhënë një vlerësim të
duhur. Ajo që është më karakteristike dhe për tu brengosur, është
funksionimi ose mosfunsionimi, paisja- mospaisja, furnizimi-
mosfurnizimi i bibliotekave shkollore nëpër shkollat fillore, të mesme
edhe ato të larta, sidomos atyre nëpër fshatra pa i lënë anësh edhe ata
nëpër qytete. Në disa shkolla të fshatrave kanë ekzistuar dhe
ekzistojnë disa bibliteka me një numër shumë simbolik për të mos thënë
aspak. Sa është i përshtatshëm lokali ku janë të vendosura ato, dihet
shumë mirë. Sidoqoftë, aty ku ekzistojnë edhe pse nuk i plotësojnë sa
duhet kërkesat e lexuesve (nxënësve), prapseprap dikushi mund të lexojë
ndonjë libër, edhe pse për fat të keq në ditët e sotme kemi shumë pak
lexues që nga nxënësit, studentët, arsimtarët dhe intelektualët në
përgjithësi. Ajo që duhet të na brengosë se në shumë shkolla nuk
ekzistojnë fare biblioteka nëpër shkolla, fshatra e qytete të banuara
me shqiptarë dhe as që kanë ekzistuar ndonjëherë. Nëse do të kishim
kërkuar përgjigjen e drejtorëve, pedagogëve, arsimtarëve dhe…,të disa
shkollave, pse nuk ekzistojnë bibliotekat shkollore do të na largojnë
për të arsyetuar vetveten: do të thonë se pushteti i kishte fajet, nuk
kemi pasur lokal e shumë arsye tjera që fare nuk pijnë ujë. E dim se
pushtetin që e kemi pasur jashta shtetit amë nuk është interesuar për
të na hapur , për të na rregulluar, paisur, për të na furnizuar me
biblioteka shkollore nëpër shkollat tona, si kanë bërë nëpër shkollat
ku mësimi zhvillohej në gjuhën e tyre. Jo që do të na hapnin biblioteka
dhe ato do i furnizonin me libra shqip kur dihet mirëfilli ata
shkollave në gjuhën shqipe ua vënin drynat për të mos i hapur kurrë. E
dimë mirëfilli se në çdo sferë na penguan dhe edhe sot na pengojnë.
Por, kemi edhe shumë raste kur e penguam dhe sot po e pengojmë edhe
vetë vetveten. E dimë se pushtetet që i patëm dhe disa që i kemi edhe
sot gjithmonë e kishin halë në sy shkollën shqipe dhe librin shqip dhe
mundoheshin dhe mundohen me metodat më të ndryshme ta dëmtojnë çdo gjë
që është shqiptare. Kemi shumë e shumë raste në kohëra të ndryshme.
Shumë vepra letrare, shkencore, historike e tjera nga pushteti u
nxorrën nga bibliotekat, shumë libra vetëm pse ishin në gjuhën shqipe
dhe pse ishin shkruar nga krijues shqiptarë. Edhe sot e kësaj dite nuk
dihet fati i tyre se ku përfunduan. U burgosën sëbashku me atorët e
tyre, u dogjën pa mbajtur llogari dhe përgjegjësi. E plagosën rëndë një
kulturë dhe art të lashtë. Veprat u shpallën nacionaliste sëbashku me
autorët e tyre duke menduar se do të rrezikojnin e rrënonin shtetin.
Sot e di gjithë bota se kush ishin nacionalista, kush vinte dhe vënë
dorë në kulturën, gjuhën, traditën…, shqiptare, dihet mirëfilli se jo
shqiptarët. A thua vallë pushtetarët sllavo-komunist do të kishin
arsyetuar vetveten para opinionit botëror kur pa mëshirë dhe në mënyrë
më çnjerëzore do të sulmojnë me rrebesh granatash bibliotekat, ku do ti
rrënonin tërësisht dhe do ti djegnini ato sëbashku me gjithë librat që
gjendeshin në raftat e bibliotekave.Nga tymi e flaka që i kaploi këto
biblioteka, asgjë nuk mbeti në to përveç tymit, pluhurit, shkrumit nga
librat dhe objektet e djegura. Kush mund të jenë ata që vënë dorën dhe
flakë në një kulturë siç vepruan të çoruditurit?! Shqiptarët kurrë ,
nuk kanë pasur traditë të vënë dorën ndaj kulturave të huaja, sepse nuk
i ka lejuar dhe nuk i lejon ndërgjegja e pastër e tyre kombëtare. Edhe
pse, këto akte brutale dhe çnjerëzore shumë rëndë i përjetuan
shqiptarët në shpirtin e tyre. Asnjëherë nuk mund të harrojnë tymin dhe
flakën që e përbijnë bibliotekat e tyre dhe libri shqip. Kjo do të
mbetet një kujtesë e hidhur, që kurr nuk do të harrohen në zemrat e
tyre. Dhe tani: duhet ti rikthejnë bibliotekat nëpër shkolla, qytete,
fshatra në shtëpitë e tyre dhe ti paisin ato me libra. Dhe librat të
jenë përsëri në duart e nxënësve, arsimtarëve, intelektualëve dhe mbarë
popullit shqiptarë të të gjitha shtresave në trojet tona dhe në
diasporën shqiptare. Ti japim një rëndësi të veçant librit, duke u
nisur nga ajo se kultura e një populli mund të dëmtohet, por kurrë nuk
mund të shuhet, sepse vetë populli është ai që do e mbajë gjallë dhe do
ta kultivojë përderisa të jetë vetë gjallë. Mebetemi me shpresë se në
një të ardhme sa më të shpejtë të angazhohemi nxënës, studentë,
arsimtarë, intelektual të të gjitha profesoneve të japim një rëndësi
dhe kontribut të madh për botimin, ruajtjen dhe leximin e librit, sepse
ai ka vlerën e vet shumë të madhe dhe të çmueshme. Ne brezërat më të
vjetër të angazhohemi për të vënë librin në vendin e merituar që ai e
ka. Të krijojmë kushte për të hapur biblioteka, të paisen ato me libra,
ti lexojmë ato dhe të mbjellim dashurinë tek gjeneratat e reja ndaj
librit dhe leximit të tij. Jemi dëshmitarë të kohës së sotme se për çdo
ditë po na hapen ca lokale dhe po na mbijnë si këpurdhat pas shiut,
lokale t[ natës, ku gjeneratën e re po na e degjenerojnë. Individ të
caktuar për interese të përfitimeve të tyre personale duke ju servuar
gjerat me këqia që i shkatrrojnë shëndetin e tyre dhe jetën. Nuk do të
thoja se nuk duhet të ketë lokale të mirëfillta ku gjenareta e re do të
kaloj kohën e lirë të argëtimit të tyre, por ato të jenë lokale të
vërteta dhe me kushte që nuk rrezikojnë qenien e re fizikisht dhe
shpirtërisht. Sa i përket bibliotekave dhe librit duke lexuar ate aq më
tepër do të jemi më të pasur me dituri, sepse vetëm me lexim dhe dituri
do të ecim përpara. Lexues të nderuar do të përmendi një rast të një
mike studente japoneze nga Japonia kur kishte vizituar disa shkolla ne
komunën ku unë jetoj pas konfliktit të vitit 2001, ku në mesin e shumë
shkollave kishte vizituar edhe shkollën ku unë punoj e sidomo ishte
befasuar kur pa se biblioteka shkollore me tërë objektin e saj ku ishte
e vendosur dhe librat ishin djegur e bërë shkrumë nga granatimet e
pamëshirëshme. Kjo mike na vizitoi shpesh gjatë vitit 2002/2004 dhe në
fund na solli një numër të konsiderueshëm librash për ta nisur fillimin
e ripërtrirjes së biblootekes shkollore në shkollën tonë e më gjërë.
Edhe ate të gjitha botimet e këtyre librave ishin në gjuhën shqipe.
Librat i kishte blerë nga paratë e grumbulluara nga Proekti i librarisë
në Japoni. Ky fond për librat në Japoni ishte mbledhur nga shitja e
tantelave të qëndisura nga gratë shqiptare që kanë qenë refugjatë nga
Kosova dhe nga gratë shqiptare nga Maqedonia, të cilat kanë mbajtur
refugjatë nga Kosova në familjet e tryre gjatë luftës së Kosovës. Pas
një kohe mikja studente nga Japonia do të më dërgoj një letër në të
cilën do të shkruante:


Leximi është ushqim për trurin tonë.

Librat na japin dituri. Librat na inspirojnë. Librat na dhurojnë
guxim. Librat na mësojnë që të jemi të kujdesëshëm ndaj të tjerëve.
Duke lexuar libra, ne besojmë, ne mësojmë nga përvojat , dituria, dhe
ngjarjet dramatike të jetës së shumë njerëzve. Ju lutem shijoni botën e
mrrekullueshme të librave që keni para jush! Ne thellësisht dëshirojmë
që në ardhmëri të gjendemi në një rrugë të paqës dhe lumturisë të
gjithë ju!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi