Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik -

Shko poshtë

Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik - Empty Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik -

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 25, 2010 2:19 pm

Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik - 12306_104792146220843_100000701739246_93762_3272961_a
Kalaja e Skëndërbeut në Krujë


Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik - 12306_104792342887490_100000701739246_93763_2927441_a
Autori i shkrimit


Pilo Zyba: NJË UDHËTIM I DETYRUAR - shkrim historiko analitik -


Ky shkrim nuk ka për qëllim, as propagandën, as të tregëtojë në pazarin e madh të kohës, qëllime të paramenduara ose frutat me cilësi të dobët të ‘’tregëtarëve’’ historianë, të pamoralshëm, të kohës sonë apo më tej…

Atë, ma bënë të detyruar, koha dhe rrethanat e krijuara.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanalet televizive greke, buçisnin nga propaganda dhe analizat. Në studio ftoheshin të tria palët përfaqësuese për tryezën e rrumbullaktë (shenjë e demokracisë kjo, në pamje të parë) – shqiptarët, serbët dhe grekët, organizatorët e tryezës.

Por, nga pala serbe, ftohej një historian, nga pala shqiptare, një emigrant, që ende nuk e zotëronte gjuhën greke, ndërsa nga ajo vendase, një parlamentar… Lehtësisht, dallohej ndryshimi kulturor dhe ai profesional; mënyra e të shprehurit dhe e ndërthurjes së fjalës, pesha dhe toni i saj. Pyetjet tepër të vështira për punëtorin e lodhur, emigrant, shqiptar dhe njohja e paktë nga ana e tij në këtë ‘’skenë loje’’, e bënte të mbytej në një pikë ujë. Shtroja pyetjen, aso kohe: “Nuk ka Shqipëria, historianë apo pedagogë që jetojnë në Greqi, ndërkohë që punëtori i thjeshtë shqiptar, na përfaqësonte në këtë tryezë?

Nuk e kuptonte vallë ai, që prishte apo më mire të them, minonte figurën e kombit të tij, në sytë e popullit grek? Profesorët serbë, me libra të trashë përpara, si filozofët e lashtë, flisnin me “kompetenca e fakte”. Politikanët grekë, me kalin e Trojës në mëngën e këmishës, drejtonin bisedat në mënyrë të “paanshme”. Me të drejtë, jashtë studiove thuhej : “Ky është niveli i kombit shqiptar”. Po e njëjta gjë, përsëritej në bisedat familjare e shoqërore: ‘’Kosova nuk ka as kulture e as histori’’. E pas këtyre bisedave, ne që jetonim larg Athinës, na duhej të dëshmonim me fakte, të kundërtën. Për të arritur qëllimin, na duhej shumë më tepër punë. Në radhë të parë, për të justifikuar nivelin e dobët të pjesëmarrësit e pastaj, të fakteve dhe historisë.

Nuk mund të harroj atë mbrëmje, kur Ana Kaneli, gazetare dhe deputete, i bëri një pyetje të thatë përfaqësuesit shqiptar, ardhur nga një shoqatë punëtorësh, një farë Mici.

Pyetja ishte kjo: “Cilët janë kosovarët, nga kanë ardhur dhe ç’mund të na thoni?” Përfaqësuesi i një populli, në këtë tryezë, përtypej të gjente fjalët, t’i përkthente ato greqisht, t’i gërshetonte e të ndërtonte kalanë e mbrojtjes së kombit të tij, por nuk ishte e lehtë. Kultura dhe dija, nuk fitohen brenda një nate. Ato duan punë, vullnet dhe përkushtim. Ne, të mbërthyer në karriget e lokalit, ishim shpërfytyruar…Një miku im, piktor me emër, kishte mbetur si tablo pa vlerë. Dhora, një vajzë e diplomuar për gjuhë të huaja, në vend që të hante mishin e pjekur, shtrëngonte me dhëmbë shufrën e hellit prej druri. Për herë të parë urreva veten, që nuk mund të bëja diçka. Pashë përballë mikun tim nga Tirana, Shpëtimin; në sytë e tij, dallgët e tërbuara të shpirtit të lënduar, përplaseshin me shigjetat e vështrimeve të të tjerëve aty pranë, që hanin e gëzoheshin me fyerjen ndaj nesh…

Ai u ngrit rrëmbimthi. E ndoqëm pas, me vështrimet që thërrisnin… Ra heshtja.Të pranishmit na kishin rrethuar në kalanë e vështrimeve provokuese, të tyre. Shpëtimi mori përsipër të çlirohej prej saj; do të mbronte të vërtetën. Kjo nuk ishte e lehtë në atë kohë, në Greqi. Çdo veprim i tillë, kushtonte… Ai nxori celularin dhe formoi numrin. Në studion e televizionit u hap telefoni dhe biseda, ndërroi rrjedhën e lumit poshtërues dhe fyes. Mësuesi i historisë, u shpjegoi të pranishmëve në studio, cilët janë kosovarët. Deputeten e kishte mbërthyer heshtja dhe i dalloheshin vetëm sytë e thellë e të errët, pa ngjyrë. Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll. Kali i Trojës u dogj për herë të dytë dhe ra nga mënga e këmishës së organizatorëve të tryezave “demokratike”, për të mos thënë më shumë…Nuk e di, por ndiheshim fitimtarë!

Pas një muaji, Shpëtimi u largua nga Greqia, se “nuk kishte letra’’, ndërsa përfaqësuesit të punëtorëve, Micit, iu ofruan lekë “për sindikatat” dhe një zyrë “për të pritur vizitorët e shoqërisë greke, me të cilët diskutonte problemet e mëdha, që kërkonin zgjidhje”. Sot, ai është në Shqipëri dhe nuk ka të drejtë hyrje në Greqi.

Përse thuhen tani, këto? – do të pyesë dikush. Problemet vazhdojnë të rrjedhin, që nga hyrja jonë në territorin grek. Kudo nëpër Europë, çështja e emigracionit ka kërkuar kohë, por edhe ka marrë fund, ndërsa në Greqi, jo! Pse? Dhe jo vetëm kaq…

Do të paraqes në këtë shkrim, disa fakte të lexuara në shtypin grek dhe më pas, të bëjmë analizën e tij.

Kostas Biri, historian grek (A mund të quhet grek, me këtë emër? Kosta, i biri i kujt? Ai ishte arvanitas), thotë në shkrimet e tij, për arvanitasit: “Ata, arvanitasit, ishin fis nomadësh, çobanë, qymyrbërës, kallanxhinj etj, të cilët erdhën dhe u vendosën në Greqi, rreth shekujve 13-14”.

Si mund të quhen nomadë, një popull me një gjuhë të lashtë, apo më të lashtë se të vetë grekëve? Me një etnografi, folklor e traditë të njohur luftarake dhe kulturë të lashtë europiane? Si mund të quhen nomadë, ata që bëjnë luftë e mundin Filipin e II- të Maqedonisë, që e kanë emrin ‘’Pirro’’ e që grekët nuk e përmendin asgjëkundi në letrat e tyre, ndërsa Epirin e tij, e lakmojnë?! Si mund të quhen nomadë, luftëtarët e luftës së Shkodrës, së vitit 168 p.e.s. kundër perandorisë më të madhe në historinë botërore, si Roma?! Si mund të quhen nomadë, paraardhësit e Teutës mbretëreshës së parë Europiane? Si mund të quhen nomadë, Tulantët, Enkelejtë, Kaunët e Mollosët? Por politika e historisë, ka qëllimet e saj dhe ajo greke në veçanti, i përmbahet fjalës së urtë: “Thuaj, thuaj, se diçka do të mbetet”.

Në të vërtetë historinë tonë nuk e bëjnë ata, dhe as të tyren, për të cilën një meritë e pakundërshtushme, na takon ne…Pikërisht atyre “nomadëve”, që më 1821, derdhën gjak dhe dhanë jetën për t’u shkruar kjo faqe e historisë së tyre. Se çfarë thonë ata, pak rëndësi ka…

Këto rrjeshta flasin për sot, pa për të kaluarën, kanë dëshmuar ata që luftuan dhe e shkruan me gjak historinë.

Popullit shqiptar, në shekuj, i është dashur të braktisë trojet e veta, jo nga frika, por për t’i mbijetuar momenteve të vështira.

Marko Boçari, familjen e tij e vendosi në Itali, tek arbëreshët e të njëjtit gjak. Përse? Vetë u vra, por nipi i tij, erdhi në pushtet, në Greqi.

Ja përse lëviznin lumenjtë e popujve, nga njëri shtet në tjetrin, për të mbijetuar! Mund të rrinin, kur Xhinxhis Kani i vriste dhe çfaroste?! Mund të rrinin, kur “Aleksandri i madh” i pushtonte me dhunë? Por, grekët nuk e përmendin dhunën, teksa thonë: “I dha emrin Aleksandrisë dhe ngriti kulturën greke në Egjipt”. Nuk më thoni, more zotërinj, e pyeti popullin e Egjiptit, nëse dëshironte kulturën greke, në një kohë kur kultura e tyre, njihej prej shtatë mijë vjetësh para Krishtit, kohë kur Greqia nuk njihej fare? Po ua them unë: Jo!

Kjo gjë, ndodhi edhe me ne. Në luftën kundër Romës, ilirët lanë trojet dhe zbritën më poshtë. Ata u dyndën nga Malësia e Madhe, Kosova e sotme, për në Vlorë, Sarandë e “Gjinokastër”.

Emri i thjeshtë për t’u kuptuar, Gjin Bue Shpata, Gjinokastër (Kalaja e Gjinit) e thënë nga historianët, jo nga unë. Ashtu si lëvizën dhe spartanët, në shekullin e III – IV, për në Sarandë e Vlorë, në kohën e kaunëve, kur luftonin me mesinët në luftrat mesinike.

Ashtu sikurse u larguan edhe arbanët (arë- bërësit), arbëreshët, në kohën e luftës me turqit.

Një historian grek, thotë se arvanitasit erdhën në Greqi, për t’iu larguar luftës kundër turqve, nga frika. “Të marrtë purtha shalët”- thoshte gjyshja ime.Po t’i ikte luftës me Turqinë, nuk do të vinte në Greqinë e pushtuar po prej tyre, por do të merrte rrugën për në Itali a Francë… Dhe kush, shqiptari, që asnjëherë nuk i është trembur luftës! Kush mund ta mohojë këtë? E pohojnë romakët, venecianët, Napoleoni dhe të gjithë historianët, ndër veprat e tyre. Ndryshe nuk do ta komandonin ushtarakë të lartë Egjiptin, Sirinë, Greqinë etj.

Le t’i rikthehemi temës sonë.

Lëvizje të tilla të mëdha, populli ynë pati dhe kur u krijua Korridori i Shtatë,’’Rruga Egnatia’’. Po kështu dhe në kohën e Turqisë, pas rënies së Skënderbeut. Dhe më në fund, dolëm aty ku rreh shkrimi, për të cilin kam ditë që lodhem.

Ngjarja është e thjeshtë në pamje të parë, por do kujdes në mënyrën e interpreti-

mit e në fakte, mençuri në shtjellim, për të depërtuar kësisoj në brendësi.

Fëmijët e mi u rritën në Greqi. Dëgjuan dhe dëgjojnë gjithnjë, në bisedat familjare, historinë e kombit shqiptar, që nga Iliria e deri në ditët tona. Por, çfarë ndodh? Ato që dëgjojnë në shtëpi, bien ndesh me ato që mësojnë në shkollë dhe si rezultat, bien ndesh me ne, prindërit. Nuk po zgjatem për shumë fakte, më mjafton vetëm ky, që do të përmend më poshtë:

Vajza ime, 11 vjeçe, vjen një ditë nga shkolla, hedh çantën në cep të shtëpisë dhe i drejtohet e revoltuar të vëllait, më të madh në moshë.

Vajza: – Babai gënjen! Në libër shkruhet se Skënderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk është shqiptar, por grek dhe është nga Kastoria (qytet në Greqinë veriore), këtë e tregon dhe mbiemri ‘’Kastrioti’’. Ka qenë princ i Epirit dhe në libër, vula e tij është me shkronja greke.

Gjergj Kastriot Skenderbeu

1405-1468

Djali: – Mos qaj! Skënderbeu është shqiptar. Nuk bëhet grek edhe po të dojë mësuesja!

Marr librin e historisë dhe vërej: Skënderi, Princi i Epirit (epir, do të thotë e epërme , e sipërme, pra Epiri i sipërm, ai më lart se i Piros. Epir, do të thotë “E – Piros”)

Pra, Skënderbeu ishte Princi i pronave të sipërme , jo të Piros (shpjegimet të autorit të shkrimit në fjalë). Si mund ta bindja vajzën, përpara një fakti që ajo e lexonte ? Nisur nga dashuria, nga të dëgjuarit dhe nga çiltërsia fëminore, ajo kishte kundërshtuar, duke rënë në sy të nxënësve të tjerë dhe për këtë ndihej e fyer. Çfarë duhej bërë?

Mora leje në punë, rrëmbeva të dy fëmijët, me shkakun e sëmundjes së gjyshes së tyre dhe ikëm në Shqipëri, në një kohë të papërshtatshme, ishte dimër… Por kjo, kishte për të qenë një pranverë në sytë e tyre, dhe nesër, ata do të ishin më të qetë e të sigurt brenda vetes. Ndalesa e parë u bë në manastirin Ardenicës, ku ka vënë kurorë dhe është martuar, Skënderbeu. Pas dy ditësh, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, pastaj në Krujë.

Kjo,- i them vajzës – është Kruja e Skënderbeut dhe ky, muzeu i tij. Për gjashtë orë me radhë, ne u gjendëm përballë fakteve te reja, të vërteta. Megjithëse personelit ia shpjegova qëllimin tim, nuk më lanë të filmoja asgjë, nuk e lejuan kamerën. U detyruam të nesërmen të futeshim me dy kamera, njërën ta dorëzonim e me tjetrën, të filmonim. Një ditë tjetër, në Lezhë, me po të njëjtin mision… U ‘’armatosëm’’ me librat, fletët e biletat e muzeve dhe u kthyem ‘’për të luftuar’’ në Greqi. Ditë për ditë, shtëpinë e gjeja me fëmijë që shihnin e rishihnin filmimet e librat me ngjyra, të historisë së Skënderbeut. Ndihesha i gëzuar, që fëmijët kishin rifituar qetësinë e gjallërinë.

Pas ca ditësh, troket dera. Ishte vetë mësuesja dhe ja, çfarë më thotë: “ Më falni, por fëmijët më kanë thënë, se bëni propagandë!”

Përse? – i them

Po ja,- përtypet ajo – keni bërë ca filmime për Jorgo Kastriotin, që vijnë e i shohin të gjithë fëmijët e shkollës. Kur unë flas për këtë temë, ata nuk më ndjekin, pas pamjeve që shohin të filmuara.

Shikojnë një të vërtetë,- i përgjigjem- ndryshe nuk do të rrinin të shikonin! Kjo tregon që ndihen të kënaqur. Kur nuk keni me çfarë t’i bindni, pse e shtrembëroni historinë?

-Unë jam mësuese,- më thotë si e zënë në faj. Flas për ato që kanë shkruar të tjerët, nuk mund të bëj ndryshe. Gjithçka u kuptua.Videoja dhe librat kishin ngjallur më shumë interes tek fëmijët, sesa fjalët e mësueses. Të nesërmen, fëmijët diskutonin filmin e Skënderbeut në shkollë, kjo mjaftonte…

Nuk është propaganda qëllimi i këtij shkrimi. Ai është gjetiu.

Lëvizjet e mëdha të popullit shqiptar, kanë zënë fill që herët e deri e tani, në kohën e rënies së diktaturës. Nuk dua të zgjatem. Arvanitasit u larguan nga trojet e tyre dhe dalë – ngadalë, arritën në kufirin e fundit të humbjes së gjuhës, të kombit e të kultures së rrallë.

Vendin e tyre e kemi zënë ne. Pas shtatëmbëdhjetë shekujsh apo shtatë, kjo nuk ka rëndësi, rëndësia qëndron diku tjetër. Ne që erdhëm sot në Greqi, çfarë rruge do të ndjekim për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, veshjen, këngën e shumë e shumë virtyte, të cilat i mbartëm me vete. Apo përsëri, pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë shekujsh, grekët do të thonë se ne ishim një fis nomadësh, të cilëve u dhanë punë e shtëpi dhe një cope bukë, sa për të jetuar? E që të mos përsëritet gabimi i bërë, duhet të kujdesemi që sot e në vazhdim. Unë shikoj se, fatkeqësisht jemi në rrugë të gabuar, që nga momenti kur fëmijët tanë nuk kanë një shkollë në gjuhën amtare, ku të mësojnë historinë për të ditur ta mbrojnë atë e për të njohur heronjtë e kombit, pa ua rrëmbyer të tjerët.

Nuk është më 1990 -ta, kur kërkohej një punë e një strehë. Zhvillimi ekonomik shkon paralelisht me kulturën, për të zënë vend në shoqëri. Brezit që vjen pas nesh e që ne e ngarkuam në çantat e varfërisë dhe e degdisëm në mërgim, duhet t’i krijojmë një vatër të ngrohtë, ku e ardhmja të rritet e shëndetshme. Ai duhet të jetë i arsimuar, qoftë për vendin ku punon e jeton, në mërgim, apo edhe për një rikthim në vendlindje. Do t’i duhet të ecë përkrah dhe i barabartë me vëllezërit e tij, të kombeve të tjerë, sikundër edhe të marrë stafetën e kombit të vet për ta çuar më tej, drejt zhvillimit politiko-ekonomik e shoqëror.

Nga Pilo Zyba pzyba@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi