Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"

Shko poshtë

Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 27, 2010 1:17 am

Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" 22174_107068572643230_100000202629693_178154_4535936_n

Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"

KUR ZOTI BËRI BOTEN

Kur zoti bëri boten
me plot mrekulli
i fali kësaj të veçantën
që quhej ILIRI.

I fali tokë e det
dhe shumë begati,
i fali edhe një kalá
që sot e quajnë SHQIPËRI.

Dhe në shqip ai porositi,
që shqiptarët ta kuptojnë,
token dhe det’n e tyre
me çdo kusht ta mbrojnë.

Bëhuni tha të vyeshëm,
të dashur e humanë,
po e deshët ju veten,
unë gjithë me ju do të jam.

Dojeni tha njëri tjetrin
siç doni edhe veten,
dojeni gjithë çka ‘u fala,
ju duhet të gëzoni jetën.

Ju fala edhe tri fé
me një zot përmbi,
kjo s’është hendikep
por është begati.

Ju dhashë gjergja e skëndera,
pjetër buda e naima,
qëndrojnë lartë këta si skiftera
dhe shkëlqejnë porsi vetëtima.

Unë ju dhashë dhe shumë azema,
shumë adema dhe ibrahima,
që për të mirë ishin emblema
vetë i zgjodha këta për trima.



JEM’ KRENARË QË . . .


Kurrë nuk ishim arnautë,
kurrë nuk ishim as “shiftarë”,
kurrnjëherë nuk qemë hajdutë
jem’ krenarë që jem’ shqiptarë.

Kurrë të huajën nuk lakmuam,
e për t’onen derdhem gjak,
kurrë askënd nuk e sulmuam
gjithë na u desh të marrim hak.

Kurrë varreza nuk shkatërruam,
shishen “mbrapa” nuk e shtiem,
kurrë askënd nuk e dhunuam
s’e turpëruam kurrë shqiptarinë.

Martinoviqtë e “vdiqët” tjerë
krejt çka munden inskenuan,
vollën helm e vollën vrer
më në fund turpshëm dështuan.

Gjithfarë emrash na adresuan
që mbarojnë me “ist” dhe “ist”,
dhe më në fund nuk hezituan
qe të na quajnë kanibalistë.

Mirëpo, edhe zoti vetë ka thënë
që kjo tokë askujt s’i falet,
askush në shpinë këtë nuk e solli
nga Urali as nga Karpatet.

Krejt ku bukës i thonë bukë
e krejt ku ujit i thonë ujë,
le ta di dhe zoti vetë
s’do të sundojë më kurrë i huaji.

RRJEDHË QË KA NJË FUND

Qysh se u shpërbë Iliria
në vazhdimësi e deri n’ditë të sodit,
jo kurrë turri nuk iu ndal
vuajtjes, tmerrit e as eksodit.

Qysh nga koha e Bizantit,
qe nga Roma dhe Turqia,
gjithë mëkatet që këtu ndodhen,
s’erdhën vetë por nga Serbia.

Asnjëherë kjo nuk ish vetëm,
për t’i prerë shumë degë të mia,
krah i djathtë i Serbisë ishin
plakë Evropa dhe Rusia.

Ishin Londra e Berlini,
ish Versaji e Shën Stefani,
qe bekuan shumë padrejtësi
rëndë e paçin këta djalë mbas djali!

Padrejtësi baras me krimin
të mallkuar edhe prej zotit,
ua kanë bërë këta të gjithë shqiptarëve
duke i ndarë n’gjashtë shtete të sodit.

Dhe, në prag të shekullit njëzetenjë
kur këto vargje unë i shkrova,
ndodhi prapë eksod i rinj
pa shqiptarë desh të mbes Kosova.

Por, kur don Zoti me t’shpëtuar
nga stuhia që s’di të ndalet,
Billi e Toni janë dakorduar
këtij përbindëshi më të mos i falet.

Qe kjo tokë të mos mbes pa zot,
bijtë e sajë t’i mbajë në gji,
nënat më të mos derdhin lot
përgjithmonë këtu të ketë liri.

Na të bijtë e këtij nenqielli
kurrë këto të mira s’i harrojmë,
sa të jenë toka e të rrezojë dielli
Bill e Blerin do t’i kujtojmë.

Më në fund t’i lutemi zotit
një dëshirë qe të na e plotësojë
për Amerikën me miqtë e sodit,
ndihma e Tij kurrë të mos mungojë.


BIJA E SOVRANIT

E dalë nga gjiri i popullit
të Kosovës nënë,
me nderë dhe krenari emrin
Ushtri Çlirimtare e mbanë.

Me emblemë të UÇK-së në krah
e flamurin Kuq e Zi,
anë e kënd Kosovës
lufton për liri.

S’e ndal shiu as bora,
s’e tremb gjylja e topit
kurrë nuk i dridhet dora,
mbesës së Gjergj Kastriotit.

Nuk i trembet vdekjes,
nuk i trembet varrit,
është kjo luanesha,
bija e Adem Jasharit.

Përpara i ka vënë vetës
detyrë të shenjtë madhore,
Kosovën të çlirojë
këtë tokë të shtrenjtë arbërore.

Popullit i ka dhanë besën
kombit i është zotuar
Flamurin Kuq e Zi
nga dora për të mos e lëshuar.

Të jep gjithçka nga vetja
gjakun e rininë . . .
Eu, . . . Zoti e bekoftë ore!
mbi të gjitha e kishte Lirinë.

Dëshmorëve që ranë për liri,
të rënë për të mos vdekur,
populli do u këndojë lavdi
me dashuri e respekt të paepur.

DESHMORIT TË RËNË

Edhe shqipja e malev’ tona
lakmi të kishte ty o trim,
çka është frika kurrë nuk dije
Ti për ne je udhërrëfim.

Si rrufe që vije prej qiellit,
si vetëtima që shkrumbon,
vdekja jote shumë e hershme
zemrat tona na i përvëlon.

Jo, për ju unë nuk kam vdekur,
në zemrat tuaja rrënjë kam shti,
siç kam qenë, i tillë kam mbetur
tash jam lule në pavdekësi.

Kurrë për mua mos derdhni lot
as harenë mos e ndaloni,
zemrash të juaja nuk ndahem dot
gjithë me mua do të bashkëjetoni.

Shokët këngën të mos e ndalin,
le të këndojnë si në ditë të mira,
veç nga ‘i pikë lot le të ma falin
bashkë kaluam ne kohëra të vështira.


DRITAT QE NUK FIKEN


Ai m’kujton Azemin,
Ajo më kujton Shotën,
vepra e të cilëve
pat mahnitur boten.

Dinin çka kërkonin,
për te edhe punuan,
dinin të luftonin
për atdhe u flijuan.

Vepra tyre e ndritur
kushtuar atdheut
rrënjët i ka të thella –
nga kohë e Skënderbeut.

Fehmiu edhe Xheva
Yje të Lirisë do të mbesin,
në zemrat e këtij populli
ata kurrë s’do të vdesin.

Si dëshmorë të Lirisë
të Kosovës nënë,
në historinë e lavdishme
vend të merituar kanë.

Porositë që na kanë lënë
në vend do t’i çojmë,
mësimin edhe punën
kurrë nuk do t’i lëshojmë.

Populli por edhe koha
tash nga ne kërkojnë,
Kosovën tonë të dashur
shpejt ta lulëzojmë.

Mos të humbasim kohën
të shtrenjtë porsi flori,
populli le ta ndiej
se jeton në liri.


M A L L K I M


Mallkuar qofshin këta idiota,
kaq të pa njerëz si mund të jenë?
i marrtë lumi e i lëshoftë toka
të mos e ndotin më tej dhenë.

Kurrë kënaqësi mos përjetofshin,
për jetë qofshin të mallkuar,
si është më zi jetën kalofshin,
zoti i bëftë pluhur e gurë.

kurrë mos paçin shend e verë,
fara e tyre mos u shtoftë,
jeta për ta u bëftë skëterrë
dheu mbi varr i rëndë iu qoftë.

Këta edhe token e shëmtojnë
si stërnipa të Kainit,
në... djall të mallkuar ata le të shkojnë
qe t’ua lëshojnë frymën njerëzimit.

Të gjitha mëkatet që kanë bërë,
gurë në qafë n’atë botë i paçin,
kurrë mëshirues për ta mos pastë
që nga koka tua heq saçin.

Këta u djegshin e u përvëlofshin
e mbi dhé mos dalshin më,
të gjithë u zhdukshin nga kjo botë
kurrë mos paçim punë me ta.

Adem Berisha: CIKËL NGA "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" 14093_111983008818453_100000202629693_247870_8091315_n
Vëllim modest poetik motivesh të ndryshme të cilin e pasojnë "Lulja la lulishten" dhe "Përballje".
Është
problem botimi por poaq problem është edhe interesimi i lexuesve
ndonëse një libër kushton përafërsisht sa një birrë ose dy në
restaurant.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi