Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dokja: Jeta ime ka tjeter drejtim...!

Shko poshtë

Adelina Dokja: Jeta ime ka tjeter drejtim...! Empty Adelina Dokja: Jeta ime ka tjeter drejtim...!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 27, 2010 1:51 am

Krahë i vura ndjenjës fluturova detit të hapur
qëndrova në zemrën tënde të krijuar shkëmb
të harruar pas të bukurave që të çmendën!

Adelina Dokja: Jeta ime ka tjeter drejtim...! 26462_112409922103749_100000042242796_289793_7761617_n
Adelina Dokja: Jeta ime ka tjeter drejtim...!



E braktisur si lodër e flakur përmbytesha ,
Se ti në jetën time hyre dhe dole si deshe
Unë kala e hapur me dyer shprese e dritare pikëllimi !

Fotomodele deshe! Unë isha njeri që zemrën të fala
nuk isha e humbur as me marramendje
por, ti ishe njeriu i gabuar në ekuilibrime!

Asgjë nuk ma mjegulloj mendjen as shpirtin
Besën e dhenë e pata dhe e ruajta si ka hije
krenaria nuk më lejoj , të nëpërkëmbja dashurinë !

Tani është vonë ! Jeta ime ka tjetër drejtim
kam zgjedhur vuajtjen në heshtje dhe krijimin
për të shpalos prishjen e paqës në shpirtin tim!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi