Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lumo Kolleshi:Loje shahu me po ata gure

Shko poshtë

Lumo Kolleshi:Loje shahu me po ata gure Empty Lumo Kolleshi:Loje shahu me po ata gure

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 1:42 am

Lumo Kolleshi:Loje shahu me po ata gure 11262_101302496559276_100000385776990_32484_3698454_nLumo Kolleshi: nga libri "Derdhen vetetimat"



Lumo Kolleshi:Loje shahu me po ata gure


U hap kutia me tel mberthyer,
Dolen ne shesh po ata gure,
Veç ndonje kale me koke te thyer,
Nje mbret me tjeter lekure.

Po ajo fushe, po aq katrore,
As me shume e as me pak.
Fillim i paqte si nje debore
Qe shtron ne majen me te larte.

Sulm i menduar nis pas pak,
Spastrim i shpejte ne pikat kyçe,
Ushtar i pare i lare ne gjak,
Hidhur nenqesh pala armike.

Kuaj qe hingellijne me kot,
Oficere para kohe ne lirim,
Ushtare te bere mos o zot,
Kala qe mbahen me mundim.

Nje mbretereshe zihet peng,
Ne rreth zapate mbret i saj,
Thetra si Ledi Makbeth
Kamen sjell, helm apo vaj?

Ja sulm i fundit, mbreti mat,
Tjetri i buzeqesh perandorise...
Ku vane ushtaret, oficeret, kuajt?
Kaq i shtrenjte çmim i lavdise?!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi