Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili

Shko poshtë

Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili Empty Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 5:12 am

Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_n

Gjakush Tana: Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili




E shtune, 27 mars, 2010, Tetovë


Në sallën e vogël të Pallatit te Kultures në Tetovë , Presidenti i
Republikës Ilirida, me anëtaret e Kuvendit të saj, analizoj situatën
politike në vend. Ai elaboroj gjithë ndodhitë në vend, të cilat I beri
te njohura perpara mediumeve , se ka eskalim unitar të pushtetit
makosllav, i cili, duke shfrytëzuar dobësite funksionalizuese të
partive shqiptare në pozitë dhe opozitë, përpiqet të realizoje
projektin megaloman unitar që shprehet nëpër të gjitha institucionet e
shtetit . Ma tepër se kurrë ky pushtet kolonist :

- Ështe dëshmuar me procedura eleminuese të sjelljes se çdolloj ligji ne Parlament.
- Eshte dëshmuar duke realizuar Programe kulturore, sociale dhe
ekonomike, ne territorin e Lindjes, duke anashkaluar Perendimin e
banuar nga shqiptaret,
- Është dëshmuar me Programe investimi dhe ndertimi që kanë tendencen e zhvillimit etnik makosllavist.

Prandaj zgjidhja e çeshtjes dhe mireqenia qytetare, vecmas ajo
shqiptare, nga keto strategji shtypese, merr karakter problemi.
Marrëveshjes së Ohërit, me qellim ia shtojnë sterkeqjet, me
marreveshjet e shpifura e të lidhura sipas dëshires dhe interesit të
grupeve mjerake te kastave politike shqiptare, për te ble kohë pushteti
stratofik unitar i makosllavisë.

Në bazë të këtyre zhvillimeve, Republika e Iliridës, dhe organet e saj,
kanë hartuar progrmin e zhvillimit real. Asaj nuk i intereson të bëhet
bartëse e proceseve se si zhvillohet pushteti i makosllavisë që i
krijon rast kriminalizimit, vjedhjes dhe inkuizicionit.

- Republika e Iliridës, ka synim të bëjë përgatitjet funksionale të
zhvillimit shqiptarë pa nëpërkëmbur asnjë grup apo shtresë të shoqërisë
. Asaj i intereson komunikimi për gjetjen e zgjidhjes së standardeve që
kërkon BE dhe Amerika, jo të vendnumrojë me dekada për zgjidhjen e
emrit, se si do te quhet shteti i vene padrejtsisht ne terrtor te huaj,
ku vendasit, shqiptaret i perndoqi gjate nje shekulli.

-Republikës së Iliridës i intereson pushteti demokratik, jo pushteti
kolonial dhe administrata që krijon dhunë, dhe mjerim per gjithe
qytetaret.

- Republika e Ilirides dhe Institucionet e saj, e marrin përgjegjësinë
të krijojnë pa hamendje qetësi, barazi, fleksibilitet dhe shkallë të
pavarësise kombëtare për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për
mireqenie ekonomike dhe politike!

- Profilizimi i Republikes se Ilirides, nuk ka tendence të
provincializojë çeshtjen shqiptare, por, përkundrazi, ate ta
funksionalizoje, qe ideologu i zhvillimit, te marre urdherin dhe
pergjegjesine nga institucionet e formuara per qëllime te drejta qe nuk
e zavendsojne politiken ofanzive te zhvillimit me politike adaptive dhe
defetizëm. E nesermja e saj nuk eshte synim i zvarritjes, por i motivit
per te arritur me racionalizëm deri tek efikasiteti dhe shfrytezimi i
dobive institucionale.

- Republika e Ilirides i ka analizuar gjithe çeshtjet e grindjeve në
Parlament dhe Qeverinë okupatore te makosllavisë, prandaj ka sjelle
vendimin per perfundimin e zenkave ndershqiptare. Dhe, apelon tek
subjektet politike, te nderpresin fushaten, per tu be pjese e
Platformes qe kane krijuar organet Institucionale te Republikes
Ilirida, e cila ka gjetur mbeshtejen edhe tek institucionet
nderkombetare.

- Zhvillimi real nuk eshte programi ekonomik i Qeverise Grujevski, as
tolerancat e argateve te tij qe shnderrohen ne borizane se kane shpresa
per te permirsuar dicka.

- Republika Ilirida ka arritur te manifestoje te verteten e bazuar nga
praktika e udheheqjeve te gabuara ne shtetin kolonial, dhe ne baze te
gabimeve te saj, ajo ka ndertuar strategjine afatgjate te veprimit.
Prandaj, edhe manifestimet dhe deklarimet e shkuarjeardhejve te
autoriteteve te Shqiperise ne Beograd, ajo i pranon me rezerve. Ndersa
ashper i kritikon deklarimet se Serbia eshte fqinje e Shqiperise!
- Republika e Ilirides, se shejti do të rrumbullakesoje ekipet qeveritare te saj, dhe komisionet Parlamentare.


Zedhenësi i Presidences se Republikës Ilirida
Ferit Ramadani


Tetovë , 27.03.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi