Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

Shko poshtë

ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI Empty ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 04, 2013 11:59 am

ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI
JO AMBASADOR NË ZVICËR BIRIT TË XHELIL GJONIT, NJËRIT PREJ PERSEKUTORËVE TË DIKTATURËS


 
ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI U2_elidazemra

Disa ditë më parë shtypi i Tiranës njoftoi se ish-deputeti i PS Ilir Gjoni ishte zgjedhur nga Edi Rama kandidat për Ambasador në Zvicër. Publiku shqiptar e ka shumë të freskët reagimin e Ilir Gjonit kur kryetari i PS nuk e ripërfshiu në listat e deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Tekstualisht Ilir Gjoni i tha Edi Ramës se « fisi i tij nga veriu në Jug do ta mbyste me pështyma pa marrë parasysh gjatësinë e liderit të PS. » Nuk di se si tingëllon kjo për opinionin, kërcënim, fyerje, presion apo të tria bashkë. Pas kësaj, Edi Rama e zgjodhi Ilir Gjonin si Ambasador në Zvicër. 

Ndërkohë sipas lajmeve të orëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kolegët e deputetit Ilir Gjoni e aprovuan kandidaturën e tij për të ardhur në Zvicër si Ambasador, ndërsa gazeta e PS Zëri i Popullit, e themeluar prej ish-diktatorit, botonte lajmin se dora vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mbronte integritetin e kandidatëve, dmth i dilte në krah Ilir Gjonit. 

Ky reagim prej Ditmir Bushatit është i kuptueshëm. Në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, përveç deputetëve të PS, votuan për Ilir Gjonin edhe deputetë të PD-së që janë Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Gerti Bogdani dhe Kastriot Islami. I keni dëgjuar si bëjnë blabla deputetët e PD-së kur është puna për të konsumuar retorikë për bijtë e ish-Anëtarëve të KQPPSH? Po përse heshtën kësaj here ? A nuk është Ilir Gjoni i biri i Xhelil Gjonit, ish-Anëtarit të KQPPSH? 

Po ua jap unë një përgjigje, një version, si e arsyetoj unë, se përse nuk kakarisën as për propagandë ata që „na krenohen se e kanë rrëzuar ata diktaturën“. Sepse po të reagonin edhe për retorikë, deputetët e PS do t’ju përgjigjeshin: „Po ku keni gojë ju të flisni, a nuk e mbajtët për tetë vjet Ambasador në Zvicër, për dy mandate rresht, një ish-kandidat të KQPPSH. Siç ishte Mehmet Elezi ! Dhe ky shkëmbim retorike sa për teatër do të mediatizohej - e populli do të dëgjonte një të vërtetë! Pradaj preferuan të heshtin e ta votojnë Ilir Gjonin. 

Unë nuk do të merrem me Ilir Gjonin. Mund të ketë CV të pasur dhe integritet të pastër. Po a mund të jetë kjo mjaft për të qenë përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, kur i jati i tij Xhelil Gjoni konsiderohet si një nga persekutorët më të zinj të regjimit komunist?!

Ne themi shpesh se më 22 mars 1992 rrëzuam diktaturën. Ndërsa prej parlamentit të parë pluralist, që doli prej zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Xhelil Gjoni ishte deputet i PS. A kishte të drejtë morale që ky persekutor i regjimit të kishte këtë vend? 

Po ashtu, prej zgjedhjeve të 1997, Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit ka qenë deputet i Parlamentit të PS për 4 legjislatura, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Brendshme, dhe tani pret vetëm firmën e Presidentit Bujar Nishani që të fluturojë e të vijë si përfaqësues i shtetit shqiptar në Konfederatën Helvetike.

Karrierën e bujshme të Ilir Gjonit në demokraci e përmenda për t’i bërë të reflektojnë ata që thonë se meqë është i biri i ish-eksponentit të diktaturës, të mos bëjmë luftë klasash kundër tij! 

Ilir Gjoni, si bir i Xhelil Gjonit, në diktaturë ka pasur të gjitha privilegjet që kanë rrjedhur prej kësaj dhe kjo nuk e ka ndalur aspak që të ketë karrierë të shkëlqyer në «demokraci»! 

Ndërsa viktimat e regjimit diktatorial kanë mbetur viktima të këtij sistemi hibrid që ekziston sot në Shqipëri. 

Xhelil Gjoni nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për rolin e tij të zi kundër inteligjencies. As Ilir Gjoni nuk e ka dënuar diktaturën, nuk e kemi dëgjuar kurrë të thotë se „Unë Ilir Gjoni distancohem nga bëmat e tim eti dhe dajës tim, që është Hysni Kapo, i cili konsiderohet nga vetë bashkëshortja e tij Vito Kapo, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit ».

Le të hapet debat për opinionin publik. Ku janë opinionistët. Le të më thonë që gaboj. 

Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e firmosë. Këshilltar i Presidentit të Republikës për Kulturën është edhe Amik Kasoruho, një ish i burgosur nga regjimi komunist, i cili e njeh kalvarin e vuajteve që kemi përjetuar ne të mëdhenj e të vegjël nga një diktaturë mizore që nuk i fali as fëmijët e viktimave dhe i bëri të vuanin pa as më të voglin faj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi