Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naile Zhupani: Rrezikut nga helenizimit (antishqiptarë)!

Shko poshtë

Naile Zhupani: Rrezikut nga helenizimit (antishqiptarë)! Empty Naile Zhupani: Rrezikut nga helenizimit (antishqiptarë)!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 5:15 am

Naile Zhupani: Rrezikut nga helenizimit (antishqiptarë)! 26426_1278205952866_1161530640_30670428_5926836_n
Naile Zhupani: Rrezikut nga helenizimit (antishqiptarë)!



Për arsyë qe dihen, shqiptaret janë te vonue në rrjedhen e historisë se
tyne, por ky konstatim nuk mund te bahet kurrë pengese qe kombi dhe
njërezit e tij të mirë te zgjojnë luanin mrenda vetes. Ka ardhur koha,
qe ata duhet të din se si te vleresojnë vrasjen e frikes dhe maturinë
për dominimin e aresyes, tue dhanë vizionin e qartë për të ardhmen.

Roli i inteligjencies dhe patrioteve të ndërshem në misionin e
mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave kombëtare, mbetet vendimtar.
Kombi shqiptar sot ka nevoj për zemer, për moral, por mbi te gjitha ka
nevojë për aresyen e shendoshë dhe kontributin e inteligjencies se tij
patriotike në fushen e mbrojtjes se interesave kombëtare.

“Qetësia politikë shqiptarë” dhe mungesa e largpamesisë në përcaktimin
e prioriteteve strategjike për zhvillimin kombëtar, kanë cuar në
mungesen e analizës se gjendjes në dhe situatën e randë në të cilen
ndodhen sot shqiptaret në hapesirat jugore të shtetit te tyne, të cilet
po ndjejnë helenizimin e jetës dhe mjedisit, vecanerisht në anën
religjioze.

Mungesa e kësaj analize dhe frika prej saj, nuk ka mundur të cliroje
politiken shqiptare nga ngerci ideologjik dhe nënshtrimi ndaj
interesave greke në Shqipni, për të shmangur kompleksin virusal të
trashegue, tue mos arritur ta ktheje atë në një ndjeshmeri të fortë në
sensin kombëtar.

Siguria e mrendshme vazhdon të rrezikohet nga dhunimi qe i bahet
mjedisit social politik dhe religjioz, nga reagimet e mundshme të
strukturave të krimit të organizue, të veprimtarisë se paligjeshme të
oligarkise financiare dhe mafies se saj politikë, si dhe të paqartesisë
se dukeshme politikë të individeve dhe klaneve të caktuara politikë që
drejtojnë Shqipninë, tue ja nenshtrue interesat e saj kujtdo qe paguan
dhe korrupton në formen ma të shemtue.

Opinioni shqiptar deshiron të dije mbi funksionimin e strategjisë
kombëtare për rruget e zhvillimit dhe të mbrojtjes se Sigurisë
Kombëtare. Demi i shkaktue prej tolerances servile të institucioneve të
shtetit shqiptar, asht i pallogaritshem. “Maliqi” politik qenka i
paimagjinueshem në përversitetin e tij.

Qendresa ndaj arrogances politikë, duhet të kundershtohet me kurajo
qytetarë dhe të ngrihet në vlerat e opinionit ma të ndricue të kombit
shqiptar dhe të Shqipenisë, në një formë të manifestimit të ndërgjegjes
së lartë kombëtare, të identitetit kombëtar, përballë mospërfilljes dhe
dhunimit sistematik qe i bahet të drejtave të shqiptareve, qofte dhe
mrenda vendit të tyne.

I drejtohemi me autoritetin ligjor te SHAIBK se në ketë sens, trurit të
kombit shqiptar, tue marrë shkas nga nje furtune mediatike qe ka
shkaktue skandali i fundit ne vendin tonë, prej “njerezve te Zotit”,
nën hierarkinë e Hiresise se Tij, Janullatos.

Tue mos u përfshirë në hapesirat e historisë, do t’ju kujtoj shkurt,
vecanerisht zotit Janullatos, se roli i Fan Nolit ne pikenisjet e
historisë se Kishes Ortodokse Shqiptarë, sot e në të ardhmen, do të
jetë një prej vizioneve ma të qarta, qe ka për të bashkue shqiptaret ne
besimin ortodoks, pavaresisht se kush i fryn zjarrit të percarjes dhe
ozurpimit te kreut te kesaj kishe me njërez, qe nuk janë lindur e
rritur në kete vend.

Ky njëri atëherë vuni jetën e tij në rrezik dhe arriti të krijonte
Kishen Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptarë. E vërteta nuk mund të
tjetërsohet dhe historia jonë nuk mund të ndalet, nese kleriket
shqiptare nuk do te lodhen se punuari, qe në institucionet e besimit
ortodoks shqiptar të rrenjoset me tej fryma e identitetit tonë kombëtar.

Në të kundert të saj, sot ndodhemi përballë rrezikut të helenizimit
Kishes Ortodokse Shqiptarë, vetem e vetem se në kryë të saj qendroka
një prift me shtetesi greke dhe kombësi po greke. Ky asht një skandal i
hershem, qe ka për protagonist ish kreun e shtetit shqiptar, i cili ka
dekretue drejtimin e kishes shqiptare prej një prifti grek.

Pa e zgjatur komentin e pikenisjes, jeta e ortodoksise shqiptare asht
shoqerue nga skandale të radhes, të cilat nuk kanë kalue pa lanë gjurmë
të hidhura në memorien e shqiptareve në dekaden e fundit. Drejtuesi i
saj Janullatos, tue shfaqur hapur një qendrim antishqiptar, dhe tue
treguae njëkohesisht krizen e thellë qe e ka përfshire në misionin e
tij politik në Republiken e Shqipnise, asht përgjegjesi kryesor për
shmangien e misionit shpirteror dhe human qe ka vetë besimi fetar tek
njerëzit.

Kriza mrenda vetes kohet e fundit, asht parë të shfaqet ne bllokimin e
punimeve ne themelet e kishes se re Ortodokse (greke) në qender të
Tiranes, qe me “madheshtine e saj do të dale mbi institucionet
qeveritare dhe mbi vet madheshtinë e Heroit Kombëtar, Skenderbeut, dhe
sheshit qe mban emrin e tij, në reagimet mbi hapjen dhe inagurimin e
shkollës fillore greke në djepin e kultures shqiptare ne Korce, ne
mbajtjen peng te Zverrnecit ne Vlore, ne abuzimet e medha, duke shkelur
ligjet e shtetit shqiptar nën miratimin e Hiresisë së Tij për shkollen
në Maliq, tue na sjellë të gjallë në arkitekture fasaden e Parlamentit
grek, në problemet e mrendshme të filialit të kësaj kishe në Tirane, në
pushimin e pesë prifterinjve në zonen e Sarandes, në presionin
psikologjik e financiar mbi kleriket ortodoks shqiptare per t’i vene
ata në sherbim të qarqeve shoviniste greke, në skandalin e zhvarrimit
të eshtrave në Permet dhe në përpjekjet e deshtuara për të privatizue
kishen e Shen Marisë dhe shkollën Normale në Elbasan.

Mos u cudisni, ja ka vanë synin edhe kësaj shkollë për të përjetesue pronat në kufijtë e lumit Shkumbin.
Asht parë e kuptue tashme, se kreu i Kishes Ortodokse Autoqefale
Shqiptarë, greku Anastasios Janullatos, asht vanë në shërbim të qarqeve
me shoviniste greke për helenizimin e Kishes Ortodokse Shqiptare dhe
për mbeshtetjen e verber të pretendimeve territoriale greke mbi
“vorioepirin”.

Në emer të autoritetit të SHAIBK po ju drejtohem Ju Hiresi: E keni
gabim qirjes Janullatos, dhe po beni nje mekat te rende, sepse ju kurre
nuk do te mund te c’rrenjosni vlerat dhe themelet e Kishes Ortodokse
Autoqefale Kombetare Shqiptare, dhe misioni juaj ka deshtuar.

Tashme juve u ka ardhur radha te largoheni me turp nga Shqiperia, duke
mbetur per shqiptaret antishqiptari me i terbuar, i maskuar nen petkun
e “njeriut te Zotit”. Mos e perdhosni figuren e Krijuesit, qirjes
Janullatos, sepse misionari i Zotit ne Toke eshte Kombi, dhe as ju e as
te tjeret, nuk ja kane dale te zhdukin kombin me te lashte te
kontinetit.

Ju nuk duhet ta harroni kete, e aq me keq per ju, ta shkelni ate ne
menyren me brutale. Njerezit e ndershem te Shqiperise, qe kane dite qe
flasin per bemat tuaja, po ju tregojne rrugen nga kini ardhur, dhe ju
duhet te respektoni qendrimin e tyre, sepse ata jane shqiptare dhe jo
greke.

Provokimet tuaja te ulta, duke testuar dhe korruptuar hera heres
funksionaret shqipfoles te shtetit shqiptar, po konturojne qendrimin
tuaj armiqesor ndaj kombit shqiptar. Ju paguani, joshni dhe
padrejtesisht u shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranes, kur ju nuk keni
asnje kontribut me sens kombetar per popullin shqiptar, perkundrazi, ne
opinionin shqiptar ju njiheni si njeri i urryer.

Nese nuk e keni kuptue ketë, po ua themi edhe një herë publikisht, tue
ju përseritur kerkesen e zotit Brokaj dhe shumë të tjereve, qe ju, një
sahat e ma parë duhet të largoheni nga Republika e Shqipnisë. Bejeni sa
jeni në kohe, sepse po u kujtojmë, se as ju e as ndonje “shenjtor”
tjeter, nuk ka mundur qe të shpike ndonjë mekanizem qe ta ktheje kohen
prapa.

Kjo asht një ndihmese qe po ju japim me ketë keshillim njerezor, për
mos t’u zhytur me tej në rrugen e krimit, sic keni ba deri tash.
Bashkepunimi Juaj me organizata terroriste minoritaro ushtarake asht i
dukshem. Kjo ju perdhos, dhe tashme po bindemi mbi deklaraten Tuaj “ne
konfidence”, ne rastin e promovimit të librit tuaj në Korce, ku në
pranin e disa “vip rripave” shqipfoles, jeni shprehur se, “ju
shqiptaret do të keni dhe sfida të reja”.

Po qirjes Janullatos, ju keni të drejte. Keto skandale dhe të tjera qe
keni planifikue, janë sfidat me të cilat përballet kombi shqiptar. Ju
përfitoni mbi varferinë dhe problemet qe kanë shqiptaret sot, tue
shfaqur pjesen ma te shemtue të njeriut grek, të mbarsur me shovinizem
e racizem, qe kerkon të shkele me kambë të tjeret.

Nuk do t’u kujtojme historine, sepse ate ju e dini aq mire sa dhe ne,
por do t’ju kujtojme, se ju në menyre të vetedijeshme po futeni në
botën e krimit, për të cilen vetë historia e kombit shqiptar dhe atij
grek do t’ju ndeshkoje.

Të jeni i sigurtë për ketë, dhe nuk duhet të shpresoni kurrë se eshtrat
tuaja do te “prehen” ne “shenjteri” mrenda tokes se “vorioepirit”.
Harroje ketë deshirë delirante, për te respektue të pakten një herë
veten Tuaj dhe të preheni atje ku u takon, në rrugen e miresisë dhe të
urtesisë së Zotit.

Tue vleresue qendrimin e disa intelektualeve shqiptare, ne ju
drejtohemi figurave te shquara te kombit shqiptar, Kadarese, prof.
Qoses, Dritero Agollit, prof. Stavelecit, krejt akademikeve shqiptare,
funksionareve të lartë klerike shqiptare, funksionareve të lartë të
institucioneve legjitime të shtetit shqiptar, klerikeve shqiptare në
Diasporë, të vleresojnë momentin historik për një qendrim të mencur dhe
të vendosur për t’i thanë ndal procesit të helenizimit në jug të
Shqipnisë, dhe të japin kontributin e tyne të cmuar në vendosjen e
drejtesisë, ne mënyre qe të qetesojnë shpirtin e trazue të Kombit
Shqiptar.

Përballe qendrimit të deritanishem, kemi parë se prioritetet luhaten sa
ne njerin krah në tjetrin, dhe në rrugë institucionale, askush nuk merr
përgjegjesine të argumentojë nevojen e primatit të këtyne prioriteteve,
qe cojnë në stabilitetin dhe sigurinë në vendin tonë.

E kunderta, duhet të pranoje nevojen e zgjerimit të kultures dhe të
koncepteve bazë për zhvillimin e mendimit filozofik të se ardhmes,
njohjen e parimeve bazë të këtij zhvillimi të mbeshtetur në frymen
kombëtare, për të meritue vleresimin, se si një inteligjence patriote,
një udhëheqje politike demokratike asht e pranueshme, kur realizon
udheheqjen e ndryshimeve strategjike.

Kjo ceshtje permanente, nuk mund t’i lihet spontanitetit dhe rastesisë,
tue lanë hapesira boshe, për të analizue dhe pse jo paragjykuar randë
veteveten në rrugen e historisë sonë. Kjo nuk asht një thirrrje
emocionale, por nje rast dhe shans per zgjim te vetedijes sonë
kombëtare dhe në mbrojtje të Identitetit tonë Kombëtar.

Koha po therret në skenen sociale e politike njerezit e vet. Heshtja
sot asht vrasese. Kombi shqiptar sot e ka të nevojshme të inicoje një
levizje sociale dhe politike për ndryshime thelbesorë në planin e
mrendeshem drejt integrimit mbarë kombëtar, e konceptue si një proces i
domosdoshem, i organizue dhe thellësisht i motivue.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi