Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vojvodina gjurmëve të Kosovës

Shko poshtë

Vojvodina gjurmëve të Kosovës Empty Vojvodina gjurmëve të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 12:35 am

20.02.2009
nga Qani ALIU
Temperatura politike në Serbi muajve të fundit është rritur deri në pikën e vlimit. Shkaku kryesor është projekt-statuti i Krahinës Autonome të Vojvodinës i cili sipas kushtetutës duhet aprovuar në kuvendin e Serbisë.

Sipas kushtetutës aktuale Krahinat Autonome (ata si krahinë autonome pjesë të Serbisë e llogarisin edhe Kosovën), nuk kanë të drejtë të nxjerrin kushtetutën e tyre, e drejta e tyre është në nxjerrjen e statutit krahinor. Për çështjen e statutit janë ndezur polemika të ashpra jo vetëm mes përfaqësuesve politik të Vojvodinës dhe Serbisë por edhe mes partive politike të pozitës dhe opozitës, partive në koalicionin qeveritar, teoricienëve politike-juridike, kishës ortodokse Serbe ASHAS dhe sektorit joqeveritar. Ky problem rastësisht hapet pikërisht në njëzet vjetorin e suspendimit të autonomisë të Vojvodinës nga ana e regjimit të Millosheviqit më 1988, nëpërmjet të ashtuquajturit “Jogurt Revolucion.” Sipas Nenad Çanakut, liderit të ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës “me suspendimin e autonomisë së Vojvodinës filloi edhe procesi i hapur i shkatërrimit të Jugosllavisë” dhe vazhdon “më vitin 1988 në Novi Sad nuk është suspenduar vetëm autonomia e Vojvodinës por është bërë grushtet mbi rendin kushtetor të ish-Jugosllavisë”.
Aprovimi i statutit të ri të KA Vojvodinës sipas premtimit të pozitës është dashur të bëhet në fund të janarit ose më së voni në fillim të shkurtit. Mirëpo mes tyre për këtë çështje akoma nuk ka qëndrim të unifikuar.
Partitë e koalicionit qeveritar PSS dhe “Serbia e bashkuar” e Dragan Markoviq- Pallma deklarojnë haptas se nuk kanë ndërmend të votojnë statutin e KA të Vojvodinës. Kryetari i PS Ivica Daçiq në një prononcim kishte deklaruar se:”PSS nuk është kundër autonomisë së Vojvodinës” por është kundër formimit të një shteti të ri në territorin e Serbisë dhe se “PSS nuk do të votojë në kuvend për statutin e ri të Vojvodinës. Kategorik, kundër statutit të ri të Vojvodinës janë të gjitha partitë relevante të opozitës: Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës, Partia Radikale e Sheshelit dhe Partia Progresiste e Nikoliqit.
Shqetësim të lartë në opinion rreth kësaj çështje ka krijuar prononcimi i Sinodit të shenjtë të kishës ortodokse Serbe e cila thotë “duke shprehur shqetësimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse Serbe në letrën e dërguar kryesisë së kuvendit të Serbisë tërheq vërejtjen “si mbrojtës i qenies shpirtërore Serbe dhe të identitetit kombëtar edhe të periudhës kur shteti Serb nuk ka ekzistuar, se shpreh shqetësimin për sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit Serb i cili është kërcënuar me ndarjen e Kosovës me dhunë dhe me tentimin më të ri për krijimin e shtetit të ri të Vojvodinës në kuadrin e territorit të shtetit Serb.
Kjo deklaratë ashpër është dënuar nga faktori politik i Vojvodinës posaçërisht nga kreu i ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak i cili është shumë decidiv duke thënë se deklarata antikushtetuese dhe antiligjore e kishës ortodokse Serbe është përzierje në jetën shoqëroro-politike të vendit dhe KOS dëshiron të krijojë në Serbi “Xhamahirinë më të errët orthodokse”.
Mospajtimet kryesore mes “Autonomistëve” dhe”Centralistëve” kryesisht janë rreth disa neneve të statutit që përfshinë disa segmente të funksionit KA të Vojvodinës.
Vërejtjet kryesore të centralistëve rreth çështjes së statutit janë:
1. Autonomia regjionale- sipas tyre me propozim-statutin Vojvodina si autonomi regjionale fiton disa atribute shtetërore dhe sovranitet shtetëror me nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare përkatësisht “jus contrahendi” e cila konsiderohet e drejtë e rezervuar për shtetet sovrane.
Karakteristika e dytë e cila në një mënyrë e përcakton atributin shtetëror të Vojvodinës është “ius representations” e drejta për hapjen e përfaqësive regjionale në Evropë. Kjo e drejtë është rezervuar gjithashtu për shtetet sovrane.
2. Funksioni ligjdhënës - Në bazë të propozim statutit kuvendi i Vojvodinës sjell vendime që kanë fuqi ligjore në tërë territorin e krahinës edhe kjo e drejtë është e papranueshme për Serbinë.
3. Organizimi territorial – frikë të veçantë sjell ndarja territoriale e Vojvodinës ku brengosja është në formimin e qarkut administrativ me seli në Suboticë ku shumicën e tij do ta përbëjnë përfaqësuesit e bashkësisë Hungarze.
4. Konsensusi i bashkësive nacionale – e papranueshme për Serbinë është formimi “i këshillit nacional” i cili do të jetë i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha bashkësive nacionale në Vojvodinë dhe vendimet që do ti sjellë ky këshill do të jenë konsensuale.
Gjithë këtë fushatë nga Serbia kundër statutit të ri të Vojvodinës dhe mesazheve dashakeqe që vijnë nga atje për gjoja tendencave secesioniste dhe autonomiste, përfaqësuesit e klasës politike të Vojvodinës i hedhin poshtë dhe i konsiderojnë si tendencioze, siç shprehet edhe vetë kryetari i kuvendit të KA Vojvodinës Shandor Egereshi.
Shpresa e vetme e udhëheqësisë së Vojvodinës për zgjidhjen e kësaj çështje jetike tani për tani, ka mbetur te presidenti i Serbisë dhe lider i PD-së Boris Tadiq i cili ende hesht.
Histeria i shfaqur e kohës së fundit në Serbi të përkujton fushatën e Millosheviqit dhe institucioneve tjera Serbe kundër autonomisë dhe në fund kundër Pavarësisë së Kosovës.
Një gjë është e qartë se me Serbinë dhe institucionet e saja mund të bësh dialog me qindra vite por asnjëherë nuk je i sigurt se do të bësh ndonjë marrëveshje fer. (Lajm)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi