Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Baladë e pa tingull

Shko poshtë

Skender Korça: Baladë e pa tingull Empty Skender Korça: Baladë e pa tingull

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 2:08 pm

Skender Korça: Baladë e pa tingull 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n
Skender Korça: Baladë e pa tingull

Heshtje në këndim

Hije veglash muzikore

Artistë të pa dukur

Po kompozojnë një baladë

Baladë pa tingull


Interferenca, tingulli i saj

Tinguj pa valë e pa zë

Lëvizje me këndim artistësh

Festojnë në melodi balade

Në kompozimin e çmendur artistikisht


Poeti i baladës pa tingull

Heshtur vdes në hije dirigjentësh

Mbulohet me pelerinë të zezë

Pse ka shkruar baladë të trishtuar

Për popullin e tij që ka vesh e nuk dëgjon


Sa partitura kompozimesh

Ka gëlltitur spektatori i baladës pa zë

Nota me çelësa të ndryshkur ka ngrënë

Në fund ka harruar baladën memece

Kur dikush po këndon për ardhmëri


Filluar ka, një tingull gjithandej

Është balada e nisur e kompozitorit

Kur këndoi në internim fati

Natyrshëm po këndojmë në heshtje

Pa nota e pa pushim pentagrami


Zëri tash vjen nga daullja me plis

Balada dashuri toke së pa harruar

Kambanat dhe zë kleri po thërrasin

Për bashkimin e partiturës kompozuese

Për baladën pa tingull të jetë himni im

















Skender Korça: Baladë e pa tingull 26142_1282815427760_1151332627_30679020_2656199_n
Një ditë balada e dashurisë do jetë himni im për atdheun gjithandej...(S.K)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi