Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Korça:Ndryshime qeveritare, apo ....?

Shko poshtë

Skënder Korça:Ndryshime qeveritare, apo ....? Empty Skënder Korça:Ndryshime qeveritare, apo ....?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 30, 2010 10:49 pm

Skënder Korça:Ndryshime qeveritare, apo ....? U1_SkenderKorca



Ndryshime qeveritare, apo ....?



Shkruan: Skënder Korça





Ngarkesat ekonomiko politike në Kosovë ka kohë të gjatë që po manifestohen edhe më një teori boshe teori të ngarkesës psikologjike që po quhet “Formatizim i Qeverisë”. Ky term sikur nuk po gjykohet nga asnjë njeri që e kupton esencën e këtij termi dhe është bërë fjalë shumë e rëndësishme në fjalorin politik e shumë bosh të politikanëve të Kosovës, madje ka përplasur në belbëzim edhe qytetarin e rëndomtë.

Pas shumë përplasjeve dhe luftës me këtë term, më në fund po e marrim vesh se çfarë do të thotë në Republikën e Kosovës, ky term teknik, që nuk po përmbushë aspak nocionin e saj teknik as për formatizim e as për një risi në Kosovë.

Emrat e lakuar të ministrave dhe të ministrive që po pësojnë ndryshime, nuk janë asgjë më shumë se një përsiatje për të shtyre edhe më, për të dal në Shën Gjergj si thonë populli ,ose me harxhuar sa më parë 2010 e të dalin disi qeveria me një përbërje të re, në 2011, sepse kjo nuk “guxon” të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare të 2011. Ngase për këtë gjë thuhet për herë të parë, në demokracinë e instaluar në Kosovë, mund të bie qeveria. Mund edhe të bie, sepse demokracia nuk është ndryshe...Sa është demokratike kjo, tash më është kuptuar...

Në fjalamanin politike të qeverisë aktuale, sa e sa herë në fund të vitit 2009,e në fillim të 2010, flitej për suksese, suksese të ministrave që tash po ndërrohen apo po shëtisin në tavolinën e madhe të kryeministrit me pozicionime herë më afër tij e herë me një karrige më larg tij.

Një qeveri sikur kjo, të bënë të e humbasësh konceptin e njohjes së qeverisjes dhe nocionit të saj, të bënë të dyshosh se çka d.m.th qeverisja dhe cilat janë format e qeverisjes në Kosovë dhe në qeverinë e saj.



Nga nocionet e normativave qeverisëse, bie ndesh çdo gjë me metodat dhe mënyrat e rifreskimit të saj. Problematika qëndron në teknikën e koalicionit që ishte parametër i pashpjeguar se a ka pas vlerë vet koalicioni PDK-LDK, sot e asaj dite, a do ja vlen edhe pas këtij rifreskimi qeveritar. “ Qëndrueshmëria ” dhe “Paqëndrueshmëria” e koalicionit ka qenë pjellë serioze e regjenerimit të krizës politike që po kalon vendi dhe që do kaloj, sepse edhe ky rifreskim nuk garanton asnjë kualitet politik në vend dhe tejkalim të krizës politike të tij.

Thuhet kështu sepse fushata e zgjedhjeve lokale nxori në shesh një papajtueshmëri politike të partive të koalicionit, një paqëndrueshmëri të tij, një rebelim për bajraktarizëm jo në sistem të votës, por në proporcion të dominimit qoftë në nivel lokal dhe atë qendror.

Fjalët e mira dhe të mëdha të punës së suksesshme të qeverisë aktuale mbaruan me lajmet të pa konfirmuara të ndërrimit të kabinetit qeveritar. Ato përfunduan dhe do rinisin sapo të bëhet një ekzekutiv më një përbërje tjetër, për mos t’i dhënë shans asnjëherë qytetarit dhe sovranit të votës së lirë, pse po ndodhë ky formatim....



Ne mësojmë shumë nga deklarimet e huaja dhe misionarëve ndërkombëtar, se ka ministra të korruptuar në Kosovë dhe se ata nuk duhet të janë në pjesën përbërëse të kabinetit të qeverisë aktuale. Kjo nuk është për të përfunduar gjërat këtu, por për të nisur gjërat në analizë dhe studim dhe në fund të përfundojnë në përgjegjësi se kush janë ata ministra që keqpërdorën buxhetin e Republikës më të varfër që quhet Kosovë.



Nuk është e natyrshme që kobin e të zisë ta bartin qytetarët dhe elektorati që ja besoj PDK dhe LDK të formojnë një kabinet qeveritar sikur ky sot, me të cilin kabinet do bëhet çfarë të duan tre ose katër “koka” politike në Kosovë, sikur të kanë një qeverisje të “privatizuar” pa tender, sepse edhe deklarimet e ministrave se kjo është çështje e kryeministrit për emërime të reja për shkarkime dhe zëvendësime me të rinj, nuk do themi se do marrë një karakter tjetër pos të një sistemi të odave....kush do rrijë në krye të konakut, e kush do ti drejtoj këpucët në derë të odës, e kush do ju jep më i la duart...sepse tash më duart nuk mund të i lajnë as qeveria e asnjë nga qeveritarët që ishin pjesë e kabinetit...

Do ja nis në Kosovë një lojë e quajtur e mizave, duke bërë të gjithë bëzzz, sepse qytetari nuk e di se kush është i apostrofuari i hajnisë milionëshe në Kosovë? Cili është ai ministror, apo mos e ka kap grepi peshkun e vogël e të madhin nuk e nxori dot nga lumi i lundrimit që quhet korrupsion në Kosovë.

Sa keq do ndihen ministrat para elektoratit të tyre në lojën bëzzz, sepse të gjithë janë të futur në një kallëp...të gjithë a thua a kanë miliona jashtë Kosovës në bankat ndërkombëtare dhe evropiane....Sa keq që familjarët e tyre do ju kërkojnë llogari më shumë se sa kanë fituar apo sa janë diskredituar në këtë pozicion të kësaj qeverie sikur kjo që kemi....



Në shikim të parë, të gjithë do donin të shfajësohen, por sa munden nuk e dimë as ne, sa do ju jep legjitimitetin partitë e koalicionit as këtë nuk e dimë, sepse në Kosovë sot veprohet në zinxhirë të çeliktë, duke menduar se hallka hallkën e tërheq zvarrë.



Nëse do flasim për dështimet në dikasteret që po përjetojnë ndryshime, a do ketë qeveria e Kosovës forcën që të deklaroj për secilin veç e veç se çfarë ja dolën dhe çfarë nuk ja dolën? Ku ishin sukseset dhe ku rezultatet?

Nëse e bëjnë këtë gjë, që i thuhet transparenca në demokraci, shtrohet pyetje ku mbetën fjalamanit e tyre që po punojnë si kurdo herë më mirë....?

Ndoshta këto kanë mbete vetëm deklarime të mediave dhe asgjë më shumë, që këtë faj të qeveritarëve ta bartin mediat e jo ata që u bënë kabineti i qeverisë dhe tash shpërbërja e tij....

Në këtë parim dhe në këtë funksion do i del një punë parlamentit të Republikës së Kosovës, që të pranoj apo mos të pranoj këtë përbërje të re qeveritare. Tash më,edhe një problem i ri do del, kur faji do i hedhet popullit dhe të deleguarve të vet që janë në hall të madh, sepse me sovranin votë janë përfaqësuesi i tyre apo dëgjuesi me “kufje” i qeverisë që kemi.

Në shtet që duhet të veproj ligji, tash këtë shans për ti larë mëkatet e gjykatave që kinse nuk po bëjnë gjë, duhet të i ngritët zëri i prokurorëve që të analizojnë dhe hetojnë më përpikëri çdo gjë që ka ndodhur në këtë rang dhe model qeveritar. Të përgjegjshmit dhe ndërgjegjshmeve që janë në pritje të shkarkimit të ju këndohet receta ligjore, je i pafajshëm apo je me faj. Dihet ilaçi për secilin pastaj....



Por ka një frikë këtu, se prapë qeveria dhe kabineti qeveritar do i rehabilitoj me një fjali që po e ziejnë në kuzhina politike, për ta gjetur një term që nuk e ngarkon asnjërin nga këta që pritet të shkarkohen...sepse ju duhen në fushata të reja që pasojnë në 2011.



Këto a janë ndryshime qeveritare apo....?

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi