Nexhmedin Spahiu: PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte
Faqja 1 e 1
Nexhmedin Spahiu: PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte
PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte
-Filozofia politike e PDK-së: filozofi e luftës, plaçkitjes dhe shkatërrimit. Ajo që nuk mund të grabitet, të shkatërrohet në mënyrë që kur tjetërkush ta merr pushtetin, të mos ketë se me çfarë të qeverisë.
Nga Nexhmedin Spahiu
Të gjithë ata që kanë kryer shërbimin ushtarak, qoftë në ushtrinë e Titos, qoftë atë të Enver Hoxhës, e kanë mësuar një gjë: Nëse pushtohet një kazermë e armikut atëherë duhet të grabitet gjithë materiali ushtarak që mund të përdorët, ndërsa ajo që nuk mund të përdorët duhet të shkatërrohet në mënyrë që ajo të mos bjen sërish në dorë të armikut.
PDK është duke e konsideruar Kosovën plaçkë lufte. Gjithë ajo që nuk po arrinë të grabitet po shkatërrohet pamëshirshëm në mënyrë që të mos bjen në dorë të
armikut, alias pushtetit të ardhshëm.
Ky lloj qeverisjeje tejkalon të gjitha parashikimet ugurzeza të Beogradit që arsyetonte para komunitetit ndërkombëtar se shqiptarët nuk janë brum që mund të ndërtojnë shtet,, se shqiptarët kanë mentalitet kaçakësh e grabitësish etj.
Kosovës së pavarur me kësi mentaliteti qeverisësh, besoj, më shumë po i gëzohet Beogradi se sa qytetarët e Kosovës që e kanë ëndërruar Kosovën e pavarur.
Akti i fundit që më bëri ta artikuloj këtë mendim kësisoji është vendimi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës që fidanishten e qytetit ta caktojë për truall të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë.
Kur qyteti udhëhiqet me mendësi fshatareske
Është ironi kulminante që ky akt kaq barbar merret në kohën kur kryetar komune është një njeri që ka lindur në Gjakovë, qytet ky simbol i kulturës për rrethana kosovare dhe, është rritur në Mitrovicë në kohën kur Mitrovica ishte piemont jo vetëm i kulturës kosovare, por piemont edhe në të gjitha aspektet shoqërore të Kosovës. Ky vendim është tepër barbarë edhe për njerëz të lindur e të rritur në Broboniq apo Bajgorë e lerë më për njerëz të lindur e të rritur në qytet.
Kur kam vizituar këto fshatra (Broboniqin e Bajgorën) që për ne mitrovicasit janë simbol i malokësisë, i kam admiruar për faktin se fshatarët i kanë ndërtuar shtëpiat në kodra dhe i kanë kursyer ato pak livadhe që kanë.
Pse kryetri i komunës dhe asambleistët e Mitrovicës na dalin më primitivë se fshatarët e Broboniqit apo Bajgorës?
Por çfarë ndodhi në Mitrovicë ditë më parë?
Fakulteti i Xehtarisë e Metalurgjisë objekti i të cilit është në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara objekti i të cilit ndodhet në Zveçan, që nga paslufta e këndej kanë funksionuar në objekte të ndryshme në jug të Mitrovicës. Viteve të fundit kanë funksionuar në objektet e parkut industrial të Kombinatit Trepça. Tani që qeveria bëhet gati për privatizimin e Trepçës i u është dhënë ultimatum këtyre fakulteteve të largohen nga këto objekte, ndërsa Ministria e Arsimit, shyqyr Zotit, ka ofruar mjete për të ndërtuar objektet e këtyre fakulteteve.
Asamblesë Komunale në Mitrovicë i është kërkuar që të ndajë trollin për këto objekte universitare. Dhe Asambleja Komunale e Mitrovicës ditë më parë, pas një debati me fyerje e sharje pozitë opozitë, vendosi që ky truall të jetë fidanishtja që ndodhet në qendër të qytetit të Mitrovicës.
Mitrovica, krahas Obiliqit, është qytetit më i ndotur në Evropë, ku hapësirat e gjelbërta janë shumë të pakta. Fidanishtja e qytetit ishte një hapësirë e gjelbërt të cilin as pushteti barbar i Millosheviqit nuk pati kurajon ta dëmtojë. Madje kjo hapësirë u ruajt edhe në kohën e qeverisjes së lodhtë të LDK-së.
Pse vazhdohet privatizimi kur Qeveria nuk e di ende se kush do t’i shfrytëzojë paratë e privatizimit?
Shtrohet pyetja: a pati zgjidhje tjetër për këtë problem? Sigurisht që pati. Sapo KFOR-i grek ka liruar objektet e Fabrikës së Duhanit në Mitrovicë, hapësira këto të bollshme e të mjaftueshme ku me investime jo fort të mëdha mund të adaptoheshin në objekte universitare. Kjo u tha se nuk bënë, sepse ky objekt duhet të privatizohet. Pse u dashka privatizohet medoemos?! Na doli se shefi i Bordit te Agjensisë Kosovare të Privatizimit as që e di se ku janë 500 milionë eurot e privatizimit të deritanishëm dhe as që ka idenë se si mund të kthehen ato në Kosovë. Prej nga atëherë ky zell aq i madh për të privatizuar çdo gjë, madje edhe objektet për të cilat ka interes jetik të përdorimit publik? Pse vallë nuk bëhet që një pronë shoqërore të kthehet në pronë publike?
Natyrisht, objekti i ish-Fabrikës së Duhanit në Mitrovicë apo ish-kazerma e KFOR-it grek nuk ishte e vetmja zgjidhje. Kishte zgjidhje më të kushtueshme, por gjithësesi shumë më e përkryer.
Në hyrje të qytetit të Mitrovicës nga drejtimi i Prishtinës, pak mbi hotelin “Pallas” janë 300 hektarë pronë komunale, tokë kjo kodrinore dhe jo bujqësore. Ndërtimi i objekteve universitare në këtë vend do të valorizonte këta 300 hektarë tokë të komunës dhe do të ndikonte në zgjerimin e qytetit të Mitrovicës në këtë drejtim duke shmangur kësisoji pakësimin e tokës bujqësore, përkatësisht do të shmangëte rritjen e qytetit në dëm të tokave bujqësore.
Kur i vjedhin votat pse nuk i vjedhin edhe idetë zhvillimore?
Këtë ide nuk është se nuk u ka ra ndërmend sepse ky ishte projekt i autorit të ketyre rreshtave gjatë 2 fushatave të fundit zgjedhore. Do ua bëja hallall vjedhjen e votave nëse do t’i vjedhnin edhe idetë zhvillimore. Por PDK siç po shihet nuk e ka në filozofinë e vet politike zhvillimin dhe valorizimin e pasurisë së Kosovës, por grabitjen dhe dëmtimin e saj sikur t’ishte Kosova plaçkë lufte.
Këtë filozofi politike e kuptova nga një aktivist i PDK-së. Duke i spjeguar se çfarë krimi ka bërë Asambleja Komunale me marrjen e një vendimi të tillë për të shkatërruar edhe hapësirën e fundit të gjelbërt në qytetin e Mitrovicës, për të cilën ekspertët anglezë që matën para disa ditëve kontaminimin me plumb në lagjen e romëve në Mitrovicë sugjeran që pikërisht kjo parcelë, pra fidanishtja, të mbjellet me pemë (por që frutat e tyre të mos konsumohen për shkak të kontaminimit me plumb), në vend se të dëgjohet këshilla e tyre bëhet e kundërta, nga aktivisti i PDK-së mora përgjigjien e cila më motivoi për këtë shkrim. Unë prisja që ai t’më thoshte se çdo parti ka hajnat e vet, kështu edhe PDK i ka hajnat vet, por mora nje përgjigjie shumë interesante: Mirë e ke ti Nexh, po a po mendon ti se budallë jemi na PDK-ja që der këtë parcele në mes të qytetit, siç është fidanishtja, me ia lanë
LDK-së kur te merr pushtetin a? Jo more s’jemi aq budallë ne- mu përgjigj aktivisti i PDK-së. I thash se LDK e ka pasë pushtetin po e ka ruajtur fidanishten si pronë publike në të mirë të qytetit të Mitrovicës. Po po, por atëherë Kosova s’ka qenë e pavarur dhe LDK s’ka mujtë me livritë nga të huajt, po me ba me marrë pushtetin tani….s’e din ti çka bajnë ata- ma ktheu aktivisti i PDK-së. Çka po don tash? A t’kemi mujtë në zgjedhje? Çka t’na thuash ti ne kemi me e ba të kundërtën? Çka kishe ba ti me pa fitu? Unë ju kisha konsideruar qytetarë si gjithë qytetarët e tjerë dhe kisha mbrojtë interesat e juaj si dhe të të gjithë qytetarëve të tjerë, isha konsultuar me ju, dhe kisha vepruar ashtu që pasardhësi im ta kishte më lehtë që ta qonte Mitrovicën përpara, e që pasardhësi i pasardhësit tim ta kishte edhe më lehtë e ta avanconte edhe më shumë e kështu me radhë, sepse kjo është rruga
normale zhvillimit të shoqërisë njerëzore, dhe që ai që bënë më shumë në ketë drejtim e zën një vend më meritor në histori. Kjo sepse historia nuk blihet ashtu siç brezat mundohen ta shesin. Sot ne kemi versionin tonë të historisë për Enver Hoxhën dhe jo atë çfarë u mundua të na e shiste Enver Hoxha per veten e tij. Brezat e ardhshëm na gjykojnë në bazë të asaj se çfarë kemi bërë për ta e jo në bazë të asaj se çfarë kemi bërë për vete.
Por si duket PDK ka trashëguar filozofinë politike të shokut Enver Hoxha: rivalët politikë konsideroji armiqë dhe vepro ndaj tyre si ndaj armiqëve.
Shkatërrimi i tokës pjellore dhe ambientit: filozofi politike partiake apo gabim teknik i injorantëve që s’kanë dalë përtej Broboniqi e Bajgore?
Ja pra, kjo është filozofia politike e PDK-së: filozofi e luftës, plaçkitjes dhe shkatërrimit. Nëse nuk është kështu atëherë është shansi që të dëshmohet ndryshe.
Ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, është një djalë që ka jetuar ca vite në Vjenë dhe ka shëtitur botën. Nëse vendimi për ta shëndërruar fidanishten e Mitrovicës në truall ndërtimi për objekte universitare nuk është rezultat i filozofisë politike të partisë së tij, por vetëm një gabim teknik i injorantëve brenda partisë së tij, që s’kanë dalë përtej Broboniqi e Bajgore, atëherë Ministria e Arsimit duhet ta refuzojë ofertën e Asamblesë Komunale në Mitrovicë dhe të kërkojë një truall tjetër për objekte universitare.
Për ZSH- Kadri Mani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hafiz Gagica:Lufta kundër korrupsionit është luftë për Kosovën e bashkuar në familjen evropiane!
» NEXHMEDIN SPAHIU PROMOVON LIBRIN E TIJ TË 8-TË
» Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu
» Mësuesja u shpërlan trurin nxënësve, ata i dërgojnë letër ISIS-it duke i konsideruar heronj (Foto)
» Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës
» NEXHMEDIN SPAHIU PROMOVON LIBRIN E TIJ TË 8-TË
» Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu
» Mësuesja u shpërlan trurin nxënësve, ata i dërgojnë letër ISIS-it duke i konsideruar heronj (Foto)
» Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi