Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës

Shko poshtë

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës Empty Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 12:14 pm

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës 4431_1063429354397_1485887649_221942_7020601_n
Sjell për JU:Fadil Damaku
Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës

Nga Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu, publicist dhe analist
nspahiu@yahoo.com



Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës 20980_1208312896395_1485887649_564801_7087130_n


Kur mësuesja ime në klasën e parë fillore na pat spjeguar se atdheu ynë është Jugosllavia e cila përbëhet nga 6 republika e 2 krahina pata bërë pyetjen përse 6 republika e 2 krahina e jo nga 8 republika apo 8 krahina. Atëherë nuk dija se cfarë është republika e cfarë krahina dhe cila nga këto ishte më e rëndësishme, por ky spjegim më dukej jo logjik. Kur mësueja na tha se vendi ku po jetonim ne quhej Krahina e Kosovës kjo s’më pat pëlqyer. Nëse kjo “Krahinë” do ishte më mirë se “Republikë” nuk më pëlqente që Kosova jonë të kishte dicka që nuk kishin 6 vendet e tjera, po nëse “Krahinë” do ishte më keq se “Republikë” atëherë s’do më pëlqente akoma më pak.
Mësuesja ime nuk ishte në gjendje t’më jepte përgjigjie në pyetjen time, por më premtoi se do ta pyeste burrin e vet që ishte politikan (atëherë kryetar i Komunës së Mitrovicës) dhe të nesërmën do t’më përgjigjej. Të nesërmën në vend të përgjigjies mora një qortim të ashpër: “Mos bëj më kurr pyetje të tilla! Nuk janë këto punë fëmijësh.”
Në shtëpi pyeta gjyshin dhe ai më tha se Rebublikë dmth shtet kurse Krahinë d.m.th hajgare hesapi. E pse pra ne kemi mbetur krahinë?- e pyeta gjyshin. Sepse shkjetë na kanë mujtë në luftë e kanë ba si kanë dashtë. Nga kjo kuptova se për t’u vërë gjërat në vend u dashka bërë edhe një luftë, dhe në atë luftë u dashkemi që të fitojmë ne dhe të mos bëjmë hile me të mundurin.
Që nga momenti kur në klasën e gjashtë fillore mësuam në histori se si është avansuar pozita kushtetuese e Kosovës më 1968 dhe se kryetari i Kuvendit të Kosovës Iliaz Kurteshi ka shpallur Kushtetutën e Kosovës, në mendje e kisha të fiksuar pamjen kur ndonjë politikan i Kosovës do të shpallte Kosovën republikë.

Demonstratat e vitit 1981

Isha në vitin e dytë gjimnaz kur shpërthyen demonstratat e vitit 1981 dhe për herë të parë po shihja që nuk isha i vetmi që kisha menduar për Kosovën Republikë. Por tani politikanët e Kosovës po e dënonin si armiqësore parollën “Kosova Republikë”.
Në një nga këto tubime pyeta një ligjerues nga Komiteti: Përse “Kosova Republikë” na qenkësh parullë armiqësore? Sepse këtë po e thonë armiqtë tanë- mora përgjigjie. Po cka ka kjo lidhje që kush e thotë?- ia ktheva. Më parë duhet të dijmë a është mirë apo nuk është mirë me qenë Kosova Republikë e pastaj me percaktu kush është mik e kush është armik- ia ktheva? Komitetliu u përgjigj: Ne nuk mundemi me qenë Republikë se nuk kemi ende boll gjenerala, doktora, pilota, inxhiniera etj. E kur nuk I kemi këta s’ka cka na duhet republika- tha ai.
Ky sqarim mu duk logjik, akoma më parë kur komitetlinjtë sërbë që e shoqëronin ngelën të habitur nga sqarimi i kolegut të tyre.
Kjo përgjgjie më dha komitetliu më bëri të kuptoj se Republika nuk lypet por krijohet. Në mendjen time kjo përputhej me thënien e gjyshit tim: “shpija që nuk e ke maru vet ja që nuk ta ka lanë baba kurr nuk të ban rehat”.

A mund të avancohej autonomia në Republikë?

Kur më 1987 u zgjodha kryetar i Konferencës Universitare të Rinisë së Kosovës mendoja se si udheheqës studentor mund të shprehë vullnetin e popullit dhe të sfidojë gjithë politikanët e Kosovës që po flisnin fjalë bajate dhe jo ato që donte populli.
Sapo fillova mandatin pashë se problemi nuk qëndronte te politikanët e Kosovës po tek vet populli që ndryshe fliste nën zë e ndryshe vepronte. Madje vërejta se një pjesë e politikanëve ishin shumë më në nivel se sa i meritonte populli, një pjesë cfarë vërtetë i meritonte populli i Kosovës dhe një pjesë që ishin poshtë cdo niveli. Ajo cfarë më bëntë përshtypje ishte fakti se nivelin e politikanëve nuk e përcaktonte kierarkia në shoqëri por thjeshtë rastësia.
Gjithësesi kur i krahasoja me kolegët e tyre nga republikat tjera dhe nga krahina e Vojvodinës e shihja se politikanët tanë nuk ishin kurkund. Por ajo cfarë më lëndontë më së tepermi ishte momenti kur krahasoja nivelin organizativ studentor ku Kosova ishte në fund të pusit.
Fillova të ndërmarrë hapat e parë në këtë drejtim, por shtresa studentore nuk lëviste nga vendi. Që në Kryesinë e Konferencës Universitare haste sharrra në gozhdë. Profesori që merrej me rininë në Fakultetin Juridik, presidenti aktual Fatmir Sejdiu, më pati këshilluar që t’i marrë gjërat m; me ngadal; dhe të bashkërëndoj me faktorët kyç në Kryesi. Por ndryshimet që doja t’i bëja s’i qaste asnjëri. Fillova të përdorë një strategji tjetër. Të vejë në rend dite tema të përgjithësuara sa të marrë votat e Kryesisë dhe realizimin ta bëja si doja vetë. Por as kjo nuk ecte, sepse kryesitë studentore nëpër fakultete nuk i zbatonin urdhërat nga lart nga Kryesia e Konferencës Universitare.
Po vëreja edhe një gjë tjetër. Aktivistët më të gatshëm për të shkuar drejt liberalizimit dhe organizimit të jetës studentore në Prishtinë dhe Kosovë në tërësi nuk ishin studentët shqiptarë po ata sërbë.
Çdo nismë paksa ma radikale kuptohej si joserioze nga studentët dhe profesorët shqiptarë. Kësisoji shumë aktivitete reformatore mund të kryheshin vetëm duke angazhuar aktivistët studentorë sërbë. Problemi ishte se ata bëheshin gjithnjë e më të pakët ngase Universiteti i Prishtinës tashmë vec konsiderohej si cerdhe e nacionalizmit shqiptar dhe kështu studentët serbë të Kosovës i bojkotonin aktivitetet studentore në UP.

Gazeta studentore “Bota e Re”

Kisha një gjë ku mund të mbështetësha. Gazeta studentore “Bota e Re” edhe para se unë të zgjedhesha kryetar i forumit organ i së cilës ishte kjo gazetë, kish qenë gazeta më e hapur dhe më liberale në Kosovë. Unë doja që “Bota e Re” t’ishte një lloj “Mlladine” (revistë simotër sllovene e njohur për shkrime liberale) por kur doja të flisja për këtë me kryeredaktorin Bardh Hamzën ai reagonte sikur unë të tentoja ta bëja të kundërtën. Duke u thirrur në atë se megjithëse vartës I imi ai ishte disa vite më i vjetër se unë, cdo tentim I imi që ta bëjë të kuptojë që ta shkelte gazin e liberalizimit të mëtutjeshëm nuk merrte kuptim. Bardhi shkoi ushtar dhe i motivuar nga një fjalim i guximshëm i Fadil Demakut anëtar i Kryesisë së Konferencës Krahinore të Rinisë së Kosovës, i pata propozuar Kryetarit të Rinisë së Kosovës, që ta lirojë Fadil Demakun nga detyra që unë ta zgjedhja
kryeredaktor të “Botës së Re”. Përgjigjia ishte menjiherë pozitive: “Po more qysh jo. Po ta dha me të dy duart se mos po ma zë vendin mua se du m’u zgjedhë edhe një mandat”. Me Fadilin ishte më lehtë por tani ishte vështirë t’i gjeje gazetarët që të bënin atë çfarë bënin gazetarët-studentë sllovenë. Madje edhe në mesin e tyre (Liri Loshi, Halil Matoshi, Dibran Osmani, Muharrem Mjeku etj.) kishte përpjekje për të ndjekur shembullin slloven, por këtu secili ishte shah n’vete dhe nuk mund të bëja ekip. Çfarëdo përpjekje për të krijuar ekip, kuptohej jo si tendecë për ta fuqizuar liberalizimin e gazetës po e kundërta.
Sidoqoftë, jeta studentore, qoftë përmes kuizve, mbrëmjeve letrare, liberalizimit të gazetës dhe aktiviteteve tjera mori një formë gjallërie. Madje filluam edhe të interesoheshim për rigjallërimin e shoqërive të studentëve shqiptarë në Beograd e Zagreb, të mbylluar më 1981 ajo e Zagrebit kurse më 1986 e Beogradit nga kryetari I Komitetit të Qytetit të Beogradit Sllobodan Millosheviq. Titulli i një gazete të Beogradit ishte “Thirri Nexhmedini nga Prishtina” ku bëhej fjalë se unë si kryetar I Konferencës Universitare të Kosovës kisha kërkuar me ultimatum që ja t’mundësohet rihapja e Shoqërisë studentore shqiptare “Përpjekja” në Beograd ja do t’shkonim t’a merrnim pasurinë e saj në Beograd e ta sjellnim në Prishtinë.
Asokohe, kishte këshill koordinues të Konferencave Universitare në nivel të Serbisë (Beogradi, Nishi, Kragujevci, Novi Sadi e Prishtina) dhe Këshill Koordinues në nivel federativ. Ne dhe Novi Sadi përfaqesoheshim në të dy nivelet. Kishte një tendencë të Beogradit që të krijohej një qëndrim unik në nivel të Sërbisë dhe të shkohej me tri vota unike në Federatë. Mirëpo ndodhte e kundërta, unë dhe kolegu i Novi Sadit luftonim që ky qendrim të jetë kompromis mes Kosovës, Vojvodinës dhe tri universiteteve të Serbisë, dhe kur shkonim në Këshillin Federativ përfaqësuesi i Sërbisë detyrohej të shkonte me qëndrim kompromisi kurse unë dhe kolegu i Novi Sadit përcjellnim qëndrimet tona nga baza, dhe kështu qëndrimi i Beogradit si qendrim i arritur me kompromis gjithnjë dështonte në nivel federativ, derisa më në fund mora një letër të vulosur e të nënshkruar ku shkruante se Këshilli Republikan i Konferencave Univrersitare të Sërbisë, ka marrë vendim që mos t’më ftojë më në mbledhje dhe se sa u përket atyre Kosova mund ta konsideronte veten republikë.


Përpjekja e Azem Vllasit

Në një nivel më të lartë, i pari i politikës kosovare të asaj kohe, Azem Vllasi, kishte bërë përpjekje që të pensiononte dy politikanë të moshuar kosovarë: Ali Shukriun dhe Kolë Shirokën. I ndodhur në Beograd në një mbledhje kur u mor vesh se çfarë më ka shkruar kolegu i Beogradit (se sa i përket atij Kosova mund ta konsideronte vetën republikë) dhe çfarë po përpiqej të bënte Azem Vallsi, një politikan slloven deklaroi se “nëse Vllasi arrin t’i zëvendësojë Alinë dhe Kolën me njerëz të rinj, atëherë Slloba (Millosheviqi, tashmë kryetar i Komitetit Repblikan të Sërbisë) le t’ia urojë Republikën Azem Vllasit ashtu si ia ka bërë Spahiut Goran Trivan.
Por kjo përpjekje e Azem Vllasit dështoi për shumë arsye, i kushtoi atij me burg dhe avancimi i autonomisë së Kosovës në Republikë mori fund si proces.
Për ironi, këtë paralajmërim ia pata dhënë Azem Vllasit më 1987. Pas një interviste time në Televizionin e Beogradit ku si kryetar i Konferencës Universitare po thoja se situata politike në Kosovë nuk po përmirësohet po përkeqësohet, të nesërmën në mengjez më thirri sekretarja e Rektorit të Universitetit të Prishtinës dhe më tha se Azem Vllasi po të pret në zyrën e rektorit. Pasi e luti rektorin të na lërë vetëm, Azemi më qortoi për deklaratën time duke u përpjekur që t’më sqaronte se ku konciponte politika e Kosovës që ishte në frymën e Titos për dallim nga ajo e Beogradit që kishte shmangur nga kjo rrugë dhe kish marrë kursin nacionalist shovinist. Azemi u përpoq t’më bindëte se ne duhet ta paraqesim situatën të qetë derisa në federatë ta kuptojnë se Millosheviqi është shmangur nga rruga e Titos. Unë iu përgjigja që e kuptoj këtë politikë por nuk pajtohem se kjo politikë jep rezultatin
që ne dëshirojmë. I mora shembullin e njeriut ngucakeq që therrë vazhdimisht me gjilpërë kamarierin që bartë tabakun me gota. Politika jote - i thash t’parit të politikës së atëhershme kosovare- po konsiston në atë që për hirë të asaj që të mos thyhen gotat kamarieri të durojë therrjet e gjilpërave të ngucakeqit. Kjo -i thash- nuk jep rezultate sepse me kohën therrjet do të bëhen të padurushme dhe kamarierit do t’i thyhen gotat. Më e mira punë që do të mund të bënte kamarieri në këtë rast është t’ia përplasë fëtyrës ngucakeqit tabakun me gota.
Duket se Azem Vllasi nuk e kuptoi apo nuk deshi ta kuptojë këshillën time. Tek e fundit ai kish ardhë për t’më këshilluar dhe jo për t’marrë këshillë nga unë.
Tani është shumë hipotetike të flitet se cfarë do të ndodhte sikur Azem Vllasi të përplasej publikisht me Millosheviqin që më 1987 (ndoshta edhe pë parë), pra që në momentin kur ai e kish hetuar se Millosheviqi “nuk ishte në rrugën e Titos”. Unë atëherë mendoja, por edhe tani, se kjo ishte politika e duhur për Kosovën. Sikur Azemi të sulmonte i pari e jo të mbrohej vazhdimisht besoj se do t’kish mobilizuar energjitë kosovare në drejtimin e duhur. Do t’kish pasë përkrahje më të fortë në federatë kur Millosheviqi ende s’kish marrë krahë, por edhe brenda në Kosovë do ta kish forcuar rejtingun e vet të cilin ia kishte zbehur propaganda enveriste e grupeve ilegale. Sipas mendimit tim të asaj kohe (e as tani s’kam ndërruar këtë bindje) Azemi po luante në terrenin ku i kishte punët më ligsht dhe po humbiste rastin të luante në terenin ku ishte më i fortë. Sidoqoftë, Azemi ishte arra më e fortë e politikës kosovare dhe ndoshta natyra e tij private prej babaxhani ia ka pamundesuar që të luante në teren si sulmues, për cka edhe përfundoi në burg.

Vazhdimësia e politikës kosovare: Azem Vllasi - Ibrahim Rugova

Në rrethana të reja, trashigmtar i politikës defanzive së Azem Vllasit me plot kuptimin e fjalës u bë Ibrahim Rugova. Por, atë cka nuk e arriti Vllasi e arriti Rugova.
Rugova e shtyu përplasjen me Millosheviqin deri sa Millosheviqi u përplas me gjithë botën. Rugova as verbalisht nuk tha ndonjë fjalë të keqe për të. Madje, Perëndia deshi që edhe ballafaqimin e fundit me të (në Hagë) ta përfundojë me fjalë të buta kur Rugova i tha: “Rri këtu se mirë e ke. Këtë e ke merituar”.
Megjithë këtë deri te liria e Kosovës nuk u arrit vetëm me strategjinë e mospërplasjes me Serbinë derisa ajo t’i thyente hundët me të tjerët. U desht që të zhvillohej një kryengritje e armatosur t’paktën sa për të provokuar intervenimin e NATO-s.
Kritikat e mia Ibrahim Rugovës, kishin të bënin pikërisht me faktin se duke e shtyrë përplasjen me Serbinë me cdo kusht e deri në ekstrem, po i bënte kosovarët të harrojnë se lufta është e pashmangshme. Se lufta është e pashmangëshme këtë e ripotencoja në shkrimet e mia derisa ajo vërtetë filloi.
Që në Maj 1992 pata shkruar se Beogradi do të bombardohet por kjo nuk do të thotë se automatikisht do Kosova të bëjë progres. Paralajmërova se qëllim i Beogradit është copëtimi i Kosovës. Cështë e vërteta, Rugova kurr nuk thoshte se nuk do të ketë luftë por perceptimi i opinionit ishte I tillë dhe kjo ishte vështirë për ta përmbysur.
Kishte shumë individë e grupe që ishin përfshirë në lëvizjet ilegale dhe bëheshin gati për luftë, por për një kohë të gjatë isha i vetmi që këtë e thoja publikisht me emër e mbiemër tim jo me pseodonim. Paraqitjen e parë publike, se jo vetëm që do të ketë luftë por që edhe organizata e tij po përgaditej për këtë, e bëri Sejdi Veseli, zëdhënës i LKÇK-së në verën e vitit 1996 në gazetën “Koha Jonë” në Tiranë. Rëndësia e kësaj paraqitjeje të LKÇK-së për mua mbeti ngjarje historike të cilën e tejkaloi vetëm sakrifikimi i Jasharajve në Prekaz. Është ironike që kjo vepër heroike e Sejdi Veselit nuk u përmend asnjëherë pas luftës edhe pse atëbotë për këtë punë u pat burgosur në Tiranë dhe nuk iu pat lejuar hyrja në Zvicër.

Lufta në Kosovë

Aksionet luftarake kishin nisur në Kosovë por duhej që dikush ta thonte publikisht se lufta në Kosovë tashmë ka filluar. Xhafer Shatri, ministër i atëhershëm i informacionit në Qeverinë Bukoshi, i ndodhur në mes të politikës zyrëtare të Rugovës, ministër i së cilit ishte, dhe aktiviteteve në rritje të LPK-së që po angazhohej për luftë, më fton në Zvicër mua e Mero Bazen në Mars të vitit 1998 që të flisnim me bashkatdhetarët. Me gjasë, unë e Mero Baze ishim të vetmit që mund të thoshim publikisht se lufta në Kosovë tashmë ka filluar, se kush e ka ndërmend me kapë armën, le ta merr atë e kush ka ndërmend me ndihmu luftën, le të fillojë ta bëjë atë.
Duke koinciduar me kohën e vrasjes së Jasharajve në Prekaz, mesazhi im dhe i Mero Bazes në këto tubimeve me bashkëatdhetarë në Cyrih, Lozanë e Gjenevë (i moderonte Mustafë Xhemajli), ishte që lufta duhej të zgjerohej në tërë Kosovën e të mos përseritet gabimi i kryengritjes së Shaban Polluzhës, të mbetet vetëm në Drenicë.
Pak kohë pas kthimit tonë nga Zvicra, kërsiti Gllogjani dhe tashmë u kuptua se lufta në Kosovë nuk kishte kthim mbrapa dhe se fitorja e sigurtë ishte në horizont..
Frikën se lufta nuk do të përfundojë ashtu si e prisja, e ndjeva tek kur u vra Bekim Berisha-Abeja dhe ministri Ahmet Krasniqi.
Bisedimet e Rambujesë ishin zhgënjimi im i madh. Aty pashë se edhe kur lufta të përfundojë Kosova do të jetë larg shtetndërtimit se lidershipi kosovar nuk e ka ndërmend të pengojë tendencat sërbe për copëtimin e Kosovës.

Liria

Triumfin e luftës së Kosovës e shënoi në ekranin e CNN-it një personazh i panjohur për opinionin. Teksa tankset gjermane po futeshin në pikëkalimin e Morinit, një djalosh u shmang nga turma dhe u perpoq të thyente flamurin serb prej dritave te neonit. Bëri tri orvatje të pasuksesëshme dhe për herën e katërt hoqi bluzën nga trupi, lidhi nyje mangën e bluzës, futi një guri në të dhe e theu pllaken e neonit me ngjyrat e flamurit serb me tërë fuqinë që kishte.
i ndodhur në një konferencë ndërkombëtare në Budapest, ku merrnin pjesë përfaqësues nga mbarë bota po e shikonim CNN-in. Në momentin kur djaloshi I rreckosur thyu flamurin serb prej neoni, gjithë përfaqësuesit sërbë e proserbë në atë konferencë ia shpërthyen vajit. Ishte gëzimi më I madh në jetën time. Mu kujtua gjyshi im që në ato momente ishte refugjat në Durrës dhe arsyetimi i tij kur unë kisha qenë në klasën e parë fillore se pse Kosova nuk ishte republikë.
Gjatë luftës e pata vizituar gjyshin në Durrës dhe i pikëlluar nga vrasja e axhës tim më tha se si duket prap do ta humbim luftën. i thash po tani e gjithë bota po na ndihmon. Më tha: a është Inglizi (Anglia) me ne. i thash: Po. E atëherë e paskemi fitu luftën.
Gjyshi i im e priti lirinë dhe kthimin në Kosovë po jo edhe pavarësinë e Kosovës.

Çmimi i gabimeve

Vendosa të kthehem në Mitrovicë dhe jo në Prishtinë sepse mendoja se proceset që do ta përcaktojnë fatin e Kosovës do të zhvillohen në Mitrovicë dhe jo në Prishtinë. Në fakt, proceset për fatin e Kosovës u zhvilluan edhe në Prishtinë por Mitrovica ishte përcaktuese. Prishtina mund të ndihmonte por e bëri të kundërtën.
Apelet e mia që që pavarësia e Kosovës nuk guxon të shpallet pa u integruar veriu i Kosovës, apelet se cfarë duhet të bëhet që të integrohet veriu i Kosovës, cfarë të bëhet para se të shpallet pavarësia e Kosovës etj etj shkuan në vesh të shurdhër.
Puna e shtetndërtimit u kompromitua aq shumë sa dikur fillova të dyshoj nëse vërtetë do të kemi përkrahjen e miqëve tanë për pavarësinë e Kosovës. Klasa politike e dëshmoi se nuk meritonte të konsiderohej klasë politike e një vendi të pavarur as edhe pas 8 viteve protektorat. Dhe tani cështja qëndronte krejtësisht në mëshirën e miqëve tanë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës vs përseritja e historisë

Ardhja e Presidentit George W. Bush në Tiranë pikërisht me 10 Qershor (2007), ditën që duhej të konsiderohej ditë kombëtare e Kosovës për arsye historike (1878, 1999) ishte shumë domëthënëse për mua. Bushi ose do të na bënte përhair pavarësinë ose do të na e thoshte në një mënyrë apo tjetër se humbëm rastin historik. Si një i akuzuar që prêt verdiktin e gjykatësit se do të lirohet i pafajshëm apo do të dënohet me vdekje po e dëgjoja Presidentin Bush me stresin më të madh në jetën time. Bushi e tha fjalën magjike: “Enough is enough, Kosova will be independent”. Kjo ishte dita e dytë më e lumtur në jetën time.
Dita kur do të shpallej pavarësia tashmë vec ishte një datë e parëndësishme, një gjë që do të bëhej këtë muaj apo atë muaj por që do të ndodhte gjithësesi, më mirë thënë një gjë që tashmë vec kishte ndodhur de-fakto por që pritej formalizimi i saj.
Dhe shpallja formale e pavarësisë së Kosovës ndodhi. Ishte një manifestim që më ngjalli neveri. Ky manifestim shfaqi gjithë treguesit se akoma nuk ishim të gatshëm për të qenë të pavaruar. Ishte meritë e Amerikanëve që hutuan Beogradin për të reaguar pikërisht në atë mënyrë që I lëverdiste Kosovës. Përndryshe, Beogradi i kishte në dorë të gjitha mundësitë për të krijuar nga manifestimi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një shfaqje komike. Më tepër se sa një akt shtetëror, manifestimi i shpalljes së pavarësisë ishte një “reality show” ku aktorët imitonin Vlorën e vitit 1912, Ismail Qemalin dhe delegatët e 28 Nëntorit 1912 sipas stilit të regjisorëve të kohës së Enver Hoxhës.
Një ditë më mbas, Veriu i Kosovës që deri më atëherë kish qenë në kontroll të zbehtë të UNMIK-ut e Prishtinës ra plotësisht nën kontroll të Beogradit.
Ajo cfarë më 17.02.2008 dukej imitim në formë, me 18.02.2008 u bë përseritje e historisë së Shqipërisë. Republika e Kosovës lindi e gjymtë. Do të duhen përpjekje mbinjerëzore për të riparuar gjymtësinë e fituar që me lindje.

Tregimi i sërishëm i gjyshit

Sërish ndonjë nxënës kurreshtar i klasës së parë fillore do pyes mësuesen e vet për punën e republikave të Atdheut. Dhe nëse gjyshi I tij do të jetë njeri I urtë si gjyshi im, nuk do të thotë atë cfarë më pat thënë gjyshi im se “shkjetë na kanë mundur në luftë e kanë bërë si kanë dashtë”, por do t’I thotë: “gjithë bota na ndihmoi që ta fitojmë luftën, e fituam atë, por …..”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës Empty Re: Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 09, 2010 10:32 pm

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës 22990_100000646225511_6706_qMustafë Shabani I
nderuar Fadil po qfare te them une,asokohe kur Prof Dr.Nexhmedin Spahiu
po mundohej ate qe asokohe duhej et bente klasa e jone politike e asja
kohe,une po
beja ate qe ndoshta nuk duhej bere,deri me 1985.
Asokohe
me te vertete ishim te indoktrinuar me nje iedolgji te ndyre
Marksiste-Leniniste,e cila jo qe ishte ne kundershtim me interesat tona
kombetare,mirepo ishte paraprkaisht ne kundershtim me pikpamjete e
familjes sime,meqe ne ishim familje krejtesisht kunder komunizmit.
Ashtu sikur Prof Nexhmedin Spahiut i kishte thene gjyshi ivete shkiet,mua me kishte then gjyshja te kuqet na munden.
Perkunder
asaj qe mirreja edukaten,kunder te kuqeve une rastesisht pata ra ne
kontakt me njerez qe asaj kohe po benin ate qe nuk duhej bere.... Mehr anzeigen
Deshe nuk deshe une humba,pothuajse krejt ate qe me kishte mesuar gjyshja ime e veje qe nga 1943.
Edhe
pse ajo ishte edukatorja dhe sinonimi im,mirepo duke ra ne kontakt me
gjera te ndyra qe asokohe po shperndaheshin, une humba po them
kontrollin sikur shume shok te mije atehere.
E thash kete vetem e
vetem per te terguar qe neve vum prijesit tan asokohe ne mes te kulles
deh qekanit,andaj sa i perket Azem Vllasit dhe politikes qe ai pobente
atehere,mendoj qe nuk dote ishte edhe aq leht asokohe,te shkoje ne
ofensive kur neve ishim deshm ose nuk deshem ne defansive me ate qe
beja une dhe shoket e mije.
Azem Vllasi per mua,per mendimin tim po
bente diqka qe me te vertete i kalonete mundesit e nje politkani
shqiptar,ne rrethanat e krijuara,per kohen qe ai po vepronete.
Ashtu
sikur Rugova me vone per neve ishte sikur jne dhurate,edhe Azemin une
per ate kohe e shoh sikur dhurate,i cili po veprinete ne rrethana me te
vertete te jashtzakonesheme.
Ne per Serbet si popull ishim sikur loje,sa i perket politikes.
Ata
kishin mundesi te na manipulonin neve si te donin,kete manipulim e
ngadalsoj shume shume Azemi me politiken shume te meqme qe ai po ndiqte.
Azemi per mua i paraprin krijimit,ose dhurates Rugove sikur une po e quaj.
Une
nuk kam nevoj te mbroj Azem Vllasin ,meqe une ne njefar dore asokohe
isha kundershtari i tije politik ,sikur nuk kam nevoj te mbroj as
Ibrahim Rugoven dhe levizjen paqesore qe ai po udhehiqte,pjese e se
ciles isha edhe vete deri ne nje moment te caktuar ,dhe e cila levizje
ishte si raritet per Balllkanin e trazuar.
Filozofia Politike e Ibrahim Rugoves ishte kanalizuar ne ate menyre, qe te mund kundershtarin pa e filluar luften fare.
Pa
kurrfar investimi material,mirepo vetem investim ne aspektin
njerezor,dua te them ne aspektin e ngritjes kulturore dhe politike,meqe
me renjen e Azemit Kosova mbeti totalisht pa liderin e vete.
Ai
Presidenti Historik e beri nje te gje ,cilen nuk e kishte bere kurren e
kurres ne Historin tone ndonjeri nga prijesit tane.
Ai i paqetoj Shqiptaret me Akcionin e pajtimit te gjaqeve te cilit po i prinete Engjulli i pavdekshmi Anton Qeta.
Ai Ibrahim Rugova me njerezit e vete me bashkmendimtaret e vet po sheronte nje palge te trashguar shekullore.
Ai
e kishte moton qe se pari sheroje plagen,mortajen,e pastaj lidhi
shqipetaret familje me familje,fshat me fshat,krahine me krahine
regjion me regjion,pa dallim feje dhe religjioni.
Ne fund te fundit asokohe i benim te gjitha festat si ato fetare poashtu edeh ato kombetare se bashku.
Me te homogjenizuar se asokohe shqiptari nuk kishte qene kurre ne histori e vete.
As ne kohen e e motit te madh te Gjergj Kastriot Skenderbeut.
Ai e ngiriti popullin e vete aq lart intelektualisht,politikisht,saqe
populli i yne me levizjen e Ibrahim Rugoves po i kundervihej planeve
famkeqe te regjimit Serb te perpunuar ne Akademin e Shkencave dhe
arteve Serbe.
Ai plan kishte si qellim shfarosjen e popullit tone te pambrojtur,dhe pa miq si ne Europe poashtu edhe me gjere.
Ibrahim Rugova me politiken paqesore qe ai e kishte po pervetesonete Boten Demokratike.
Ai
me kete politike po ia hapte vetes dhe popullit te vete te shumvuajtur
dyeret neper zyrat e qarqeve ku dikur ishte vendosur kunder nesh,dhe
kunder fatit tone,meqe neve asokohe na mungonete nje njeri si Ibrahim
Rugova i cili tash pas vetes kishte nje armate te jnerzve te shkolluar
Intelektual te nduarnduart.
Njerez qe e donin lirin e Kosoves me shume se gjithqka ne bote,mirepo me njerzit e saj, e jo pa ta.
Planeve
Serbe te cilat ishin sajuar ne kuzhinat e ASHS qe lufta te fillonete ne
Kosove,me politiken e vete sa paqesore e human po aq edhe te menqur e
ineltektuale, po e mundte Lideri me poppulin e vete te urte dhe te bute.
Ai
po i tergonete Botes qe shqiptari mund te organizohej aq mire dhe i
disciplinuar politikisht, e i qete duke pritur rastin e volitshem,per
te bere hopa.
Ibrahim Rugova ja arriti qellimit qe konfliktin e
mudur ne KOsove e barti ne Slloveni,Koraci,ku MIollosheviqi po shkilete
ne drrase te kalbur.
Luften ne Kosove Millosheviqi e humbi pa e filuar fare ate.
Beri plotesisht lufte te padrejte ne Slloveni, me te cilen gje po shtohej numeri i shteteve qe po e gjykonin ate.
Te
njejtin gabim ai perseriti ne Kroaci me Vinkovcin e Dubrovnikun
historik i cili po shkaterrohej ne menyre barbare dhe te eger.
Keshutqe pezmi po shtohej te shtetet e 'Euorpes te popujt e saj te cilet kishin bere pushimet e veta ne ato vende turisitke.
E Rugova i pavdekshem po e ruante popullin e vete,po e mbante te pa prekur.
Po
e lente regjimin e Millosheviqit qe ti tergoj dhembet e mprehur mire e
mire me gajkun e pafajshem te boshnjakeve,te cilet per fat te keq po
them,mezi sa po prisnin te ndodhete diqka ne Kosove qe tu ndihmonin
Serbeve me te cilet kishin diku 30% te martesave te perziera,jo serbve
pore regjimit te shfernuar te Millsohit.
E Rugova vetem po bente sehir, po e ruante popullin e vete,po e ruante qenijen e tije.
Dhe keshtu po shtohej simpatija per ne Shqiptaret,e ne anen tejter antipatija per regjimin e Millosheviqit.
Keshutqe
per te ndermarre diqka kunder kesaj makinerie te shfrenuar duhej te
vriteshin me qindra mijera njerez te pafajshem,mirepo ky nuk ishte gjak
shqiptari,dhe kete gjak,po e ruante lideri,lideri qe nuk vdes kurr.
SA
shkonin ditet javet dhe muajet,serbet si popull i talentuar ne politik
per genjeshtra dhe mashtrime,po e tregonin ligesin e tyre,meqe ksihin
nje regjim te ndyre nje regjim te pakrye,dhe te paperspektive ,e ne
anen levizja jone e menqur humane dhe demokratike po e pushtonete Boten
Demokratike.
E ne anen tjeter populli i yne me liderin e vete, me
njeriun me te menqur ne Bllakan dhe me gjere,vetem sa po fitonete
simpatin e atyre qe na duheshin per kauzen tone.
Andaj Rugova me
levizjen e tije mebtet i pakaluar,dhe i pavdekshem,sikur edhe Adem
Jashari,i cili kishte bere ate qe kurre ne hsitorin tone nuk e kishte
bere ndokush.
Dhe keshtu te dy keto figura mbesin te paharruara per neve per gjenratat qe po vijne.
Ishte
Rugova ai qe shpetoj jeterat tona,te vellezereve tane,te motrave tona,
te femijeve tane,te afermeve tane,deri ne momentin e duhur,meqe ai nuk
po benete hapin pa e dite se ku duhet bere.
E ne anen tejeter Adem
Jashari ushtari i Ibrahim Rugoeves,e per kete gje sot jan duke dal
faktet e gjalla,sakrifiko jeten e vete te femijeve dhe mbesave te
veta,per lirin e Kosoves.
Sot e gjithemone e jetes perkulen i madh dhe i vogel para varrit te tije.
Si punetori intelektuali,i madhi dhe i vogeli,si njeriu i thjeshte poashtu edhe pushtetari.
Sikur
une qe perkulem para varrit te Adem Jasharit e familejs se tije,poashtu
perkulesh besoj edhe ti edhe Hashim Thaqi,i cili po ashtu perkulet edhe
para lideri te popullit te vete,ne te cilin me heret kishte gjuajtur
gur dhe rrasa.
Varri i Adem Jasahrit dhe familjese se tije sikur edhe Varri i Liderit dhe Presiddentit Historik,jan qabja e shiptareve.

Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës Q100000568362586_5670Gazmend Ademi Pershendetje Nexhmedinit nga Gazmend Ademi,momentalisht ne Houston te SHBA-ve.
Perpjekjet perbrenda Kosoves pa bashkerenditje me faktorin nderkombetar( edhe UCK-ne) beri qe gjerat rreth Kosoves te zvarriten.
_Pesha
e faktorit nderkombetar, deri ne vitet 90 ishe nje e panjohur per
Kosoven.Pervec se nuk kishim boll doktora,inxhiinera,pilote atj nuk ... Mehr anzeigenkishim
fare qasje ose presentim ne diplomacine jugosllave.Asnje ze ( ne favor
te Kosoves)nuk mund te degjohej ne asnje nga qendrat nderkombetare
diplomatike ne Evrope ose gjetiu.Athere kur faktori nderkombetar( lexo
SHBA-te e kur e ku jane ata eshte edhe Ingilizi)) vendosen te merren me
seriozisht me situaten ne ish Jugosllavi,gjerat filluan te levizin nga
vendi( Kroacia,Bosnja dhe ne fund Kosova).Para se te thonte
W.Bushi,"boll me"parardhesi i tij,nje presidnet shum i madh
Amerikan,Klinton tha ( ne perkthim te lire):Nuk do te lejoj qe femijet
amerikan te rriten duke shikuar skenat e kasaphanes ne ballkan(lufta ne
Bosnje)dhe une si president i shtetit me te fuqishem ne bote do ta ndal
ate"-Mund te konsiderohet se atehere filloi interesimi i vertet deh
qellim mire i administrates amerikane per ballkanin dhe....te gjithe me
e dine vazhdimin.


Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës Q100000246354249_8441Naser Kuka Amerika
eshte shteti me i zhvilluar dhe me i fuqishem ne bote (eshte xhandari i
rruzullit tokesor). Kjo nuk diskutohet! Ndersa te tjerat nuk qendrojne.
Ka kombe dhe shtete me te medha numerikishte dhe teritorialishte (kjo
dihet).
Krahasimi, ne kete rast, ne mes shqiptareve dhe amerikaneve
eshte i papranueshem. Dihen rrethanat historike dhe faktike te
shteteve, formimi dhe zhvillimi i tyre, dhe etnogjeneza e tyre.

As
e dhenuna tjeter, lidhur me gjuhen, nuk qendron. Psh. Po ta kishim ne,
pra shqiptaret, gjuhe amtare serbishten, qofte edhe anglishten, me cfar
do te identifikoheshim se jemi shqiptare (ketu ka edhe plote ceshtje te
tjera me te cilat perballen jo individet, por grupet qe merren me
formimin e identiteteve te reja, te paqena, te popujve dhe fateve te
tyre, dhe te tjeret qe nuk heqin dore nga identiteti i tyre
nacional)?...

Keto
jane tema qe meritojne nje pershkallezim me te gjere. Sidoqofte, nje
dihet, identiteti nacional nuk krijohet (apo behet fallc), por lind,
zhvillohet dhe trashegohet.


Prof. Dr.Nexhmedin Spahiu: Lindja dhe gjymtimi i Republikës së Kosovës Q1057122780_3388Syle Mujaj Pershendetje
te sinqerte miku Fadil, nga ju e mora iden reale "a ka diploma fallco"
ne Kosove te mbes borgj, se eshte ideja jote e jo e imja, pershendetje
mik
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi