Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer

Shko poshtë

Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer Empty Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 01, 2010 8:23 pm

Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer







Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer 25645_104472526248534_100000573609738_116047_4507231_n

Joseph DioGuardi


Monda Korca: Joe DioGuardi;Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine, Interviste Ekskluzive, Bisedoi Raimonda Moisiu, Tirana Observer 12445_1318142272828_1208896826_30993422_91545_n
Raimonda Moisiu



Joe DioGuardi: Ju tregoj lidhjen time me Shqipërinë!


Arsyet pse shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë Joe DioGuardin për Senator

Intervistë ekskluzive me Kongresmenin amerikano-shqiptar, Joe DioGuardi.

Nga Bronx New York, Bisedoi Raimonda Moisiu
Tirana Observer

-.-
Mbiemri i tij, DIOGUARDI- është një mesazh shpirtëror,"Zoti shikon”. Shqiptaro-amerikanët po i japin mbështetjen sepse ai jo vetëm është shqiptar në origjinë, por ai ka bërë e punuar aq shumë për çështjen shqiptare, për shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të zi, duke ndërgjegjësuar e sensibilizuar politikën e jashtme amerikane dhe komunitetin ndërkombëtar dhe me forcën e inteligjencës e shpirtin shqiptar, duke i bindur të gjithë skeptikët që ishin pro-serbë. DIOGUARDI si Kongresmen dhe me shpresë si SENATOR, vjen në politikën moderne amerikane me objektiva dhe arritje të suksesshme ndaj çështjes kombëtare shqiptare, duke vënë në shërbim të saj lidhjet e tij miqësore me senatorë e republikanë për të sensibilizuar çështjen shqiptare në tërësi e të Kosovës në veçanti, në një kohë shumë të vështirë kur askërkush nuk e dinte se ekzistonte fjala apo vendi KOSOVË! Së bashku me mbështetjen dhe përkrahjen morale të bashkëshortes së tij, zonjës Shirley Cloyes, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë luftëtarë të vendosur të çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike duke e ndërkombëtarizuar atë. Të dy së bashku me shqiptaro-amerikanët, punojnë dhe ecin në Ligën Qytetare Shqiptaro-amerikane, në shërbim të çështjes shqiptare. Unë qershorin e kaluar pata fatin ta takoja Joe DioGuardin dhe bashkëshorten e tij, në dhomën mondane të Kongresit Amerikan, disa shekullore, dhe ishte një takim mbresëlënës sepse aty ne biseduam shqip. Kjo më bëri krenare që në Kongresin amerikan flitej edhe shqip. Edhe një fakt tjetër i freskët. Nuk ishte rastësi që në të njëjtën kohë që unë po intervistoja z. DioGuardin në tubimin me shqiptaro-amerikanët e New York-ut, në hollin e Giovani’s Restorant me pronar shqiptarin patriot George Dedvukaj, - Kara DioGuardi dhe Regis Philbi gjatë shfaqjes në CBS, deklaruan lidhje gjaku dhe origjinën e tyre shqiptare. Të dy arbëreshë dhe ishin shumë krenarë, tregonin për miqtë e tyre shqiptarë në Amerikë. Të dy - atë & bijë, tregonin në të njëjtën kohë origjinën e krenarinë e tyre shqiptare.

Dëshiroja të dija diçka nga fëmijëria dhe rrënjët e origjinës tuaj

Historia e familjes sime fillon në 1929, kur një çunak i varfër mbërriti në Ellis Island të New York-ut, nga fshati Greci i Italisë. Disa gjenerata më parë, të parët e tij, kishin zbritur nga Alpet e Shqipërisë, në Itali, të përndjekur nga sulmet otomane turke. Aty në Italinë jugore, akoma edhe sot, në fshatra si Greci, flasin shqip, po aq mirë sa flasin edhe italisht, ata morën një mbiemër të ri, DioGuardi. Aty ata përpiqeshin të siguronin jetesën nga një tokë shterpë, derisa babai im, tre motrat e tij, dhe nëna e tyre, gjyshja, menduan që shpresa më e mirë për ta ishte toka që shkëlqente përtej Atlantikut,-Amerika. Ai çunaku i varfër që përmenda më lart, ishte babai im, Giueseppe DioGuardi. Nuk ishte më shumë se 15 vjet. Kishte me vete vetëm një dëftesë shkollore që kishte bërë 5 klasë në fshatin e tij të varfër arbëresh, dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Si mashkulli i vetëm i familjes, ai kishte barrën kryesore për të vënë bukë në tavolinë. Me të mbërritur në Amerikë ai do të endej në rrugët e Harlemit, New York, duke kërkuar punë. Sot është fare kollaj, për një 15 vjeçar, në rrugët e këtij qyteti të madh të bëhet pre e një jete të shëmtuar, të vjedhë, prostitucion apo drogë. Ndërsa më 1929, për një emigrant të ri në moshë, me një karakter të fortë, shpresë, këmbëngulje e besim, ishte e vetmja zgjedhje; punë shumë e të ndershme. Ishte koha kur GREAT DEPRESSION filloi. Ekonomia ishte tejet e rrënuar. Por babai im mbijetoi. Ai bënte punë si pastrues, hamall, dhe çdo lloj pune si shërbëtor nëpër rrugët e New Yorkut, ky emigrant i varfër kurseu diçka nga fitimet. Kur të ardhurat e tij u shtuan, babai shiste perime në një tavolinë të vogël, në Harlem, duke qëndruar më këmbë nga mëngjesi deri në darkë. Përparoi, biles edhe pse ishte Depression Era, sepse ai punoi shumë, dhe klientët e tij kishin besim te ai. Më vonë hapi një dyqan ushqimesh në lagjen Tremont, Bronx. Nuk i mori shumë kohë aty, ra në dashuri me të bukurën Grace Paparella, prindërit e së cilës ishin emigrantë italianë dhe motrat e saj jetonin në pjesën lindore të Manhatten-it. Prindërit e mi u martuan, dhe më 1940 linda unë, i pari nga tre fëmijët e tyre.

Cilat fenomene ndikuan më së shumti në shkollimin tuaj?

Që fëmijë më duheshe të bëja atë ç’ka kishte bërë babai im më herët, -punoja në dyqan. Isha 11 vjeç kur unë fillova punë në biznesin e pastrimit të kateve të ndërtesave të mëdha. Kur mësova rrugët e lagjes e të qytetit, ku u linda dhe u rrita, punova edhe si shpërndarës picash. Kur fillova të lexoja fillova punë në një magazinë. Kur mësova të numëroja, e gjeta veten arkëtar. Të punuarit që në fëmijëri, më edukuan e maturuan mua ato vlera që prindërit e mi besonin; Punë, respekt për Zotin e familjen, nevojën për të vënë diçka mënjanë për të ardhmen, dhe aftësinë për të përballuar sfidat e reja dhe arritjeve të suksesshme në jetë. Qoftë edhe njëherë të vetme, unë nuk i kam nënvleftësuar ata me të cilët u rrita, në të mirë e të keq, në rrugët e New Yorkut. Kurrë nuk kam ndaluar respektin dhe admirimin për prindërit e mi, për atë shembull të mrekullueshëm, mbresëlënës që ata përtëritën te unë, në ato kohëra të vështira. Dhe ajo ç’ka ata prisnin nga unë u arrit. Unë bëra më të mirën. Mësoja shumë dhe dola me rezultate të shkëlqyera. Mësoja dhe punoja në të njëjtën kohë. Shumë herë para se të shkoja në shkollë, në Fordham Prep, në orët e lira, para se të ngrysej, do të shkoja me babain në Bronx Terminal market, pranë stadiumit, Yankee, për të ngarkuar karrocat me ushqime dhe arkat me prodhime.. Në vitin 1957 lëvizëm familjarisht në distriktin e Westchester-it. Për orë të tëra, mbrëmjeve dhe fundjavave, punoja në tavolinat e Elmwood Country Club dhe Abe Levine’s Larchmont, por në të njëjtën kohë ndiqja studimet në kolegj. Mbarova Universitetin e Fordham, që më dha mundësinë e një internshipi me Arthur Andersen & CO. Në vitin 1962, iu bashkova firmës dhe tre vjet me vonë u diplomova me Certified Public Açount, ekonomist. Përveçse përfshirjes sime në profesionin tim si një ekspert në fushën e ekonomisë, unë u përfshiva në të gjitha aktivitetet bamirëse, sociale, e qytetare të komunitetit. Këto përpjekje më krijuan hapësirë të gjerë të kontakteve me miq jashtë kufijve të New Yorkut dhe Westchester County.

Kur keni kandiduar për herën e parë si Kongresmen? Si iu lindi ideja?

Përsa i përket fushës së politikës unë kisha pak eksperiencë dhe sigurisht nuk isha politikan i asnjë lloji. Kisha fituar vetëm njëherë në zgjedhjet lokale në New Rochelle. Unë kisha vetëm eksperiencën si një partner për 22 vjet, në botën e politikave fillestare ekonomike. Kështu që më 1984, unë bëra diçka, që shumicën e miqve e të afërmve të mi, i habiti, ndërsa disa syleshë të tjerë, duke rrëmuar thellë në rrënjët e origjinës sime si djali i emigrantëve italo-shqiptar, (arbëreshë), u treguan skeptikë dhe me quajtën edhe naiv. Gjithsesi unë kisha miq, njihja njerëzit nëpërmjet punës time, nëpërmjet aktiviteteve të komunitetit; Vendosa të hidhja kandidaturën për në Kongres kundrejt një kundërshtari të pathyeshëm. Por unë gjeta forcën brenda klasës së njerëzve të thjeshtë të punës në distriktin tim, -disa të cilët me krenari e besim shpreheshin se “Xho, kamerieri”, do të shkonte në Washington , dhe “do ndeshej sy për sy me ta”. Shumica e tyre vendosën shenjë ”X”, pranë emrit tim, dhe unë në janar të vitit 1985 isha anëtari i Kongresit. Kur unë arrita në ndërtesën e Kongresit, Capitol One, e vetmja gjë që unë dija, ishte se anëtarë të rinj si puna ime, të rrinin ulur, dhe të flisnin kur t’iu kërkohej. Por unë nuk mund të qëndroja i heshtur. Votuesit e Westchesterit prisnin nga unë. Theva heshtjen. U çova, kthjellova zërin.
“Dëgjoni, unë ndoshta jam i ri këtu, por jam ekspert, me CPA (Certified Public Açounting)- dhe më duhet tu them se deficiti real është më i madh nga sa ju e mendoni. Partia tjetër i bën këto lojëra gjithmonë, por ne republikanët duhet të mbajmë qëndrim, për të vërtetën në qeveri, të vërtetën për buxhetin dhe sistemin fiskal. Në rast se nuk e bëjmë këtë, çfarë do të ndodhë në këtë vend të madh? Një senator republikan i nderuar e i respektuar më këshilloi, se tashmë je në Washington, dhe është mirë që mos përmendim të tilla probleme. Unë nuk u binda, por vazhdova punën time, besimin e votuesve të mi.


Ju dhe bashkëshortja Tuaj, Zonja, Shirley Cloyes drejtoni Ligën Qytetare shqiptaro –amerikane. Diçka rreth qëllimit dhe aktivitetit të saj?

Liga Qytetare shqiptaro-amerikane u themelua në janar të vitit 1989, për të shprehur shqetësimet, të drejtën e identitetit kombëtar të 400 mijë shqiptaro amerikanëve dhe shtatë milionë shqiptarëve që jetojnë përkrah njëri – tjetrit, në vendet e origjinës ballkanike,- në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia perëndimore, pjesa jugore e Malit të zi, pjesa jugore e Serbisë, Presheva, dhe Greqia veriore, Çamëria. Si një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga 1985 deri më 1989, si një udhëheqës i Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane, unë vazhdimisht kam dhënë alarmin për Sllobodan Milosheviçin, për trajtimin mizor e brutal të popullit shqiptar të Kosovës, dhe të pjesëve të Ballkanit në influencën e tij. Kështu unë dhe Shirley, iniciuam seanca dëgjimore, dëshmi dhe prova rrëqethëse në Kongresin amerikan, denoncuam kushtet e këqija ekonomike dhe politike, në të cilat jetonin shqiptarët e Kosovës, nëpërmjet rezolutave të shumta. Në mbështetje të ftesës sonë, shumë anëtarë të Kongresit vazhduan me faktin, duke dërguar misione në trojet shqiptare, me qëllim për të informuar, qeverinë amerikane dhe komunitetin ndërkombëtar rreth brutalitetit të tmerrshëm që Sllobodan Milosheviç ushtronte ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë dhjetëvjeçarit të okupimit, duke kulmuar me luftën e gjenocidit të 1998 – ‘99, dhe represionin e shqiptarëve të Malit të zi. Gjatë udhëtimeve të mia të shumta, në Kosovë, Maqedoni, dhe Shqipëri, unë drejtoja delegacionet e kongresmenëve të ndryshëm, të aktivistëve për të drejtat e njeriut, dhe gazetarëve për të parë nga afër dhe dhënë një ekspoze të kushteve të frikshme, tmerruese të dhimbshme, që shqiptarët ishin të detyruar të jetonin për dekada të tëra, 50 vjet, nën regjimin komunist, dhe nën regjimin sllav dhe kriminel të Sllobodan Milosheviçit, duke kërkuar me forcë rrëzimin e pushtetit, makinës vrasëse të tij, çuarjen e tij në Hagë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Emri im tmerronte Milosheviçin. Sa në Gjykatën e Hagës, nga gjithçka që tha, dhe emrat që përmendi i shqiptonte gabim, ndërsa emrin tim e shqiptoi në mënyrë perfekte, dhe më një ton të ashpër. Në seancën dëgjimore që përmenda pak më lart unë mora mbështetjen e senatorit izraelit në origjinë si një shpërblim, mirënjohje, shlyerje të borxhit, që populli shqiptar i pat ndihmuar, fshehur e shpëtuar ata, gjatë luftës së dytë botërore. Tashmë është e qartë që Ju keni hedhur kandidaturën për Senator i shtetit të New Yorku-t, kundrejt asaj të demokratit Kirsten Gillibrand. Pse shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë për DioGuardin? Çfarë do të bëni ju për ta, kur ju të jeni një fitues –senator?

Kur i thashë bashkëshortes sime, Shirley, se do të hedh kandidaturën për Senator, ajo më pa në sy dhe duke buzëqeshur më aprovoi mendimin dhe më dha e vazhdon të më japë, mbështetjen e saj morale, fizike e materiale. Të dy kishim të njëjtin mendim për të kërkuar mbështetjen e fuqishme të shqiptaro-amerikanëve. Arsyet pse shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë Dioguardin janë të shumta në numër. Kandidatura ime për Senatin amerikan, është mundësia për të vazhduar rrugën tonë në mbështetje të çështjes shqiptare dhe për të çuar në Kongresin amerikan , një zë të fuqishëm dhe përfaqësues të tyre. Ne nuk kemi mbaruar akoma. Unë dhe shqiptaro-amerikanët kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund ta lemë në mes, atë që nisëm vite më parë, nuk mund të harrojmë ata që ishin pro-serbë, dhe i quanin rebelë e terroristë, shqiptarët e Kosovës. 15 vjet të shkuara ne i bindëm ata të ndryshonin opinion. Ne do të vazhdojmë të bëjmë historinë. Të gjithë kemi bërë aq shumë dhe do të bëjmë tani, për Preshevën e Mitrovicën, mbështetim Pavarësinë e Kosovës, dhe integrimin e shtetit të ri të saj. Mbështetja e shqiptaro- amerikanëve është shpresë për Amerikën dhe për vetë identitetin tonë kombëtar. Arsye tjetër pse shqiptaro-amerikanët duhet të qëndrojnë përkrah meje, sepse ata po ballafaqohen me një ekonomi të pasigurt, humbje të vendit të punës, për të ndalur shpenzimet e pakontrolluara, për të bërë transparencën në Kongres drejt një ekonomie të qëndrueshme e fiskale, të hapim vende pune, të detyrojmë qeverinë të punojë për ju, për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Një Amerikë e fortë ekonomikisht dhe politikisht nënkupton për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike. SHBA dhe Shqiptarët kanë një miqësi të hershme që me mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson, që iu dha atyre për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Ne ia arritëm qëllimit të çështjes sonë kombëtare me shpalljen e Pavarësisë e Kosovës, me mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ës. Do të vazhdoj me të gjitha energjitë e mia, për të arritur objektivat që politika e jashtme amerikane ka ndaj të gjithë shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.

Çfarë mendimi keni për politikën shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?
Shqipëria është në rrugën e saj të drejtë. Ajo është anëtare e NATO-s, dhe duhet të sillet me një pjekuri e kulturë politike, për te ecur akoma më përpara. Integrimin e saj, nuk duhet ta mendojmë si një shtet i vetëm, por si një komb i vetëm. Unë mendoj dhe shpresoj se kombi shqiptar do të integrohet më shpejt se fqinjët e saj në BE. Kështu që ne do të ecim të gjithë së bashku drejt rrugës së integrimit evropian.

A do ta vizitoni Shqipërinë e Kosovën?

Sigurisht, (përgjigjet në shqip). Janë rrënjët e mija.

Ju Faleminderit dhe Suksese!

Bisedoi:Raimonda Moisiu
Giovani's Restorant,
Bronx New York,
28 Mars 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi