Teki Dervishi:“POLITIKA E MENÇUR” DHE MOSPAJTIMI NDËRKOMBËTAR
Faqja 1 e 1

“POLITIKA E MENÇUR” DHE MOSPAJTIMI NDËRKOMBËTAR
Teki DËRVISHI
Ministritë kanë mësuar të lakonizojnë komunikata publike në stilin e alegorizmit hermetik të Sen Xhon Persit, përkatësisht sektorit të UNMIK-ut për prodhimin serial të paqartësive. Por meqë latimi i këtillë i këtij modeli “komunikues” është zanat shkathtësie e rrallë stilistike, s’besoj se ministritë e Kosovës kanë përparuar sa të “thurin” palimseste “tekstologjike”, prandaj këto komunikata i marrin hua nga “ndërkombëtarët” (e UNMIK-ut), ose ky shok ua dikton në formën më të përkryer teknike.
“Drama e absurdit” (unmikistanez) në politikë të shtyjnë detyrueshëm që, në vend analize politike, t’u bësh analizë tekstologjike “fjalëve” në komunikimin publik të ministrive në “marrëdhënie me mediat”. Nën presionin “provincial” të mediave të cilën “e përjetoi rëndë” Ministria e Tregtisë, lidhur me embargon e mundshme që do të duhej logjikisht t’i vihej Serbisë, shkoi e u përgjigj, Ministria e Financave. Ajo tha (lexo: komunikoi) se nuk është punë e mençur të ndalet eksporti i Serbisë, ose mund të kuptohet edhe se “politika e mençur” nuk lejon të ndalohet eksporti i Serbisë në Kosovë, por gjithë kjo mençuri, ç’është e vërteta, ka ndodhur për shkak të “mospajtimit të ndërkombëtarëve” që të bëhet një “gjest” i pamençur e të ndalet eksporti i Serbisë në Kosovë.
Mospajtimin e UNMIK-ut që të ndalohet eksporti i Serbisë në Kosovë, Ministria e Financave e quan “mospajtim i ndërkombëtarëve” (këtu demek hyn edhe SHBA-ja dhe Anglia). Kjo do të thotë: “politika që u nënshtrohet” “pajtimeve” kundër “mospajtimeve” konsiderohet “mençuri” (“politikë e mençur”) është - të mos e ndalosh eksportin e Serbisë në Kosovë. Leja ministrore për shkeljen e sovraniteti territorial të Kosovës, po del se qenka punë mençurie “politike”! Por fjala nuk është këtu as për “mençuri”, as për “dobësi”, as për marri, as për asgjë tjetër pos për ligjshmëri rregulloresh në fuqi absolute të UNMIK-ut 1244 (e jo të Gjermanisë, SHBA-së, ose Holandës), po në bazë të ligjeve të UNMIK-ut, i cili e konsideron “territorin” e Kosovës si sovranitet i Serbisë. Kushtetuta e Kosovës (që nuk e pranon UNMIK-u dhe EULEX-i) nuk ka fuqi ta ndalojë “qarkullimin” e lirë të mallrave të Serbisë brenda territorit të saj sovran që quhet 1244.
Më kot kam shkruar këtu se nuk është problemi i eksportit të Kosovës (se e dini, nuk kemi çka eksportojmë), por është çështje importi nga Serbia në Kosovë. Dhe Serbia thjesht e ndalon vulën e Republikës së Kosovës në “post bllokun” e saj, që ne i themi doganë, e jo mallin e Kosovës në Serbi. Malli i Kosovës në Serbi lejohet ta kalojë “post bllokun” nëse “në urdhëresë udhëtimi” nuk figuron vula e Republikës së Kosovës. Shokë: Serbia nuk lejon importin e akteve zyrtare, e jo mallrave të konsumit, ajo nuk e mohon mallin e Kosovës, po shtetin e Kosovës. Po nëse e dini këtë punë, dhe nuk paska nevojë ta them unë këtu, pse keni “mospajtime” me “ndërkombëtarët”, a veç pse ata veprojnë e nuk deklarojnë se Serbia në Serbi është Serbi, e Kosova në Kosovë është 1244!
Pra krejt puna është te “mospajtimi ndërkombëtar”! Sikur 1244-shi ta ndalonte qarkullimin e mallrave të Serbisë në Kosovë, atëherë do të binte se pa ndonjë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, UNMIK-u e shkel Rezolutën e tij dhe e pranon Kushtetutën e Kosovës. Ministritë (Qeveria) në vend se të dalë me komunikatë në media e t’i drejtohet opinionit dhe qytetarëve që të mos konsumojnë mallra të Serbisë, insiston se nuk është politikë e mençur të ndalohet eksporti i Serbisë në Kosovë. Si duket edhe konsumatorët e kanë kuptuar se nuk është “politikë e mençur” të mos konsumohet jogurti i Serbisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
NJËVJETORI I PAVARËSISË PA “BINOMIN” KOMBËTAR

Po lexoj dhe po dëgjoj në media këtyre ditëve mbi meritorët e pavarësisë së Kosovës. Nuk e mohoj sinqerisht meritën e tyre. Por më kujtohen edhe do të tjerë që nuk i përmend askush. Dhe mirë që nuk përmenden, sepse tashmë dihet se edhe kjo kremte më shumë improvizohet, për arsye të ditura, procesi politik është në zhvillim dhe Kosova e pavarur ende po qëndron konkretisht nën kthetrat e armikut shekullor. Por edhe improvizim qoftë, hiç nuk po më hyn në kokë si paska pasur kaq pak njerëz meritorë të pavarësisë! Por në kremte nuk mund të përmenden të gjithë, nuk është festa libër historie! Dakord, por jo edhe të harrohen disa emra të mëdhenj që, megjithatë janë meritorë, aty brenda në ato faqe historie që nuk i shfleton festa. Kuptohet se kremtimet nuk shkruajnë histori dhe historia nuk flet në kohën kur ende krijohet ajo. Kosova është e pavarur, por procesi dhe rezistenca për çlirimin e saj do të vazhdojë së shpejti.
Fatkeqësisht, njëvjetorin e pavarësisë e kremtojmë sipas “librit të xhirimit” që del nga transkripti historik i meritës së UNMIK-ut që kishte për “çlirimin” e Kosovës. Kategorik është fakti: çdo gjë politike që lidhet me individë, në “protokollin e meritorëve” janë emrat konkretë që kanë plotësuar standardet e UNMIK-ut si kusht për pavarësinë e Kosovës. Pra meritat janë standard i të tjerëve!
Pas Kumanovës, në harenë dhe gëzimin, bashkudhëtarët e Mojsiut (pa Mojsiun), të vetmuar u kthyen në token e djegur. Mungonte heroi që do t’i kthente nga Egjipti në Palestinë. Mojsi, heroi, ishte NATO. As Adem Jashari, as Ibrahim Rugova, i pari ishte i varë, i dyti “syrgjyn” në Itali. Triumfit i mungon heroi i fitores. Kur përmend Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën, nuk e harroj “mungesën që shkelen” arsyeshëm, por mungesën e lëvizjeve politike ushtarake paqësore intelektuale etj. të këtyre dy heronjve “binom”, sepse Heroi Kumanovë kishte trasuar politikën që do ta bënte UNMIK-u, posa të instalohej, menjëherë, i përgatitur që më parë në të gjitha paragrafët e panënshkruar të Rambujesë.
“Binomi” kombëtar ra në këtë grackë. Filloi mohimi i meritave të luftës (thoshin se na çliruan të huajt) dhe filloi mohimi i meritës së opsionit paqësor për triumfin. Dy “binome” e mohonin njëri-tjetrin, derisa UNMIK-u i fërkonte duart nga kënaqësia. E pakontestueshme ishte NATO-ja, kjo u prit me spektakularitetetin e merituar. A mund ta marrim me mend se si do të ishin zhvilluar punët po të ndodhte që “binomet” të mos e mohonin njeri-tjetrin, por ta pranonin veprën e madhe që bënë dy “binomet” për të arritur deri në një fitore që është historike? Pra, në vend të “pranimit” të veprës, pasoi mohimi i veprës që bënin “binomet” midis tyre.
“Përçarja” ishte strategji e Kumanovës, e premtuar në marrëveshjet e panënshkruara nga Serbia në Rambuje. Mohimi reciprok dhe rivaliteti “politik” (parapolitik) i “binomeve” që në ditët e para të qershorit 1999, “politikën” vendore e vendosi bukur dhe me elegancë diplomatike në provincën “komunale” dhe e shënoi me yje në margjinën e skenës politike botërore, pikërisht në kohën kur Kosova qëndronte si kryeagjendë. Pra merita u vodh në OKB, (Rajs thotë se edhe SHBA-ja ka faj pse ia lëshoi punët në dorë OKB-së). Merita iu vodh “binomeve” kombëtare, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ishin lider i vetëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan, dhe iu dha OKB-së. Punët i mori në dorë “dikush tjetër” në emër të OKB-së. Dhe çështja u tradhtua definitivisht.
Dhe pastaj zoti Kushner arriti në Kosovë, e mbajti një fjalim para fëmijëve në një foshnjore të Prishtinës dhe merita e luftës shekullore shqiptare, u rrudh në koordinatën e politikës ditore. Duhet t’i harroni krimet e atyre që nuk ju kërkojnë falje dhe duhet të vazhdoni jetën e përbashkët në shtetin e përbashkët, kundër të cilit kishin luftuar “binomet”, jo më si në kohën e Milosheviçit, po si në kohën e Titos. Gjenocidi i Serbisë u kualifikua si “dhunë e tepruar”! Dhe filloi lufta e “shoqërisë civile” kundër “binomit” të përçarë kombëtar. UÇK-ja dhe LDK-ja u desh të defaktorizohen duke i detyruar të bëjnë spektakle “aleancash” me të gjitha ato struktura shqipfolëse që e urrenin edhe UÇK-në edhe LDK-në, me pasanikët e kohës së Milosheviçit dhe nëpunësit e administratës së tij. Me “përçarjet” në LDK dhe me krijimin e Forcave të Sigurisë, UNMIK-u e varrosi përfundimisht Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Tash është një lëvizje tjetër qytetare brenda në LDK-së dhe brenda UÇK-së. Në këtë kontekst duhet të “lexohet harrimi” i meritave dhe dorëshkrimi i historisë sipas katalogut festiv të politikës ditore të UNMIK-ut! Dhe aleatëve të tij!

Similar topics
» Teki Dervishi:Komploti ndërkombëtar
» Teki Dervishi:A ka opozitë pushteti ndërkombëtar në Kosovë?
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:Shqiptarë esperanto!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi