Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR

Shko poshtë

Gjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR Empty Gjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 05, 2010 10:48 pm

Gjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR 23472_1238049553240_1289294870_30553478_2181292_nGjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR


Është fakt i pa mohueshëm se Republika e Iliridës, është ndertim i
opcionit racional i një kontrate shoqerore të ndergjegjes shqiptare, që
kërkon të drejtën natyrore e legjitime ashtu si është e miratuar dhe
zbatohet në dokumentet me standarde nderkombëtare demokratike. Gjithë
kjo, është synim për të arritur nivelin e mirëqenies së ngarkuar
shoqërore, nga pikëpamjet unitare të një shteti, ku dominoj sistemi
unitar dhe kriminal, që tregoj njeanëshmeri dhe seleksion të
qytetarëve, ku përparësinë e tutorit , gjithmonë i kishte dhe i mban,
shumica sllavomaqedonase në bashkëpunim me minorancen serbe e greke ,
për të realizuar agresionin e vazhdueshem deri në etnocid të
shqiptarëve, që janë etnikë në terrtorin e vet, dhe kane identitetin
shekullor.
Nënshkrimi i kësaj kontrate ndërmjet shqiptarëve, arriti gadishmerine e
97 % , me Referendumin e mbajtur per Autonomi politike dhe terrtoriale
më 11 dhjetor 1992 , i cili , si i tillë, u atakua nga pushteti , por
nuk u ndal që të mos mbahet. Kjo aspiratë e shprehur e shqiptareve, me
mekanizma të ndryshëm politik, u ngulfat të mos krijohen organet që do
të funksionalizonin kërkesat e shqiptarve. Proceset e zhvilluara se
shteti dhe pushteti i makosllavise do të ndryshojnë me zhvillimin e
proceseve integruese në Evropë dhe Nato, sërish zbuluan gjymtyrët
unitare të tyre. Dhe, pas shume proceseve të montuara të vrasjeve,
burgosjeve, vjedhjeve, marrjes se tarifave doganore e tatimeve, mos
koordinimit të buxhetit, dhe të kredive në zonat shqiptare, deri te
shfrytezimi i përçudshëm dhe njeanshem i buxhetit shtetror, që derdhet
për krijimin e forcës pushtuese makosllave, Republika e Ilirides,
koordinon organet e saj te bejë parandalimin e kësaj fushate kobzezë.

Republika e Ilirides, e ka të qartë se stratofia e strategjise
makosllave vepron gjithkund. Ajo ka një tendencë të perhershme. Si të
dalë fituese duke zhbërë shqiptarët ! Këto skenarë , ma së shumti,
dalin nga zgjedhjet, që trumbetohen të lira, por në tërësinë e tyre
gjithmon strategjikisht imponohet loja e arritjes deri tek fitorja. Dhe
me keto kritere jo të drejta, makosllavet, arritën ta ndryshojnë
pushtetin duke u bë udheheqës , herë partia me kontinuitet politik nga
komunizmi, LSDM , e herë partia e ideve nacionaliste, VMRO –DPMNE, që
për nga imazhi, dallojnë , por, në esencë janë të njejta deri ne
ekstrem , për të realizuar diskriminimin shqiptarë. Në ketë strukturë
të krijuar , gjithmon u destrukturuan partitë shqiptare , duke humbur
forcen politike në elektorat nga strategjia e zeze e pushtetit, u
shndërruan në filialla përkuljesh ndaj të pushtetshmive.

Prandaj, Republika e Iliridës, e vetëdishme për këtë rrezik i cili, sa
më shumë të zgjasë , do të ketë pasoja ma të mëdha, del t’u tregojë
shqiptarëve, se kjo përmasë prodhuese e kësaj doze kapilare politike,
nuk duhet pranuar nga politika padrone e pushtetit. Sidoqoftë ajo, herë
me doza ma të mëdha të kapilaritetit politik, e herë me vonesa të tyre,
për realizim, nuk ka arsye të krijojë regjinë përfundimtare të atij
filmi, ku viktima janë shqiptarët që shpallen fajtorë të përhershëm.

Republika e Ilirides, përmes organeve të veta, ka bëre analiza shumë të
sakta se prej nga, dhe si vijnë e realizohen këto skenarë stërkeqjesh.
Prandaj, pa dashur t’ua drejtojë gishtin e fajsisë atyre individëve,
apo grupeve funksionale, ne parlament e ne qeveri, që ishin bartës të
këtyre proceseve të damshme për shqiptarët, e njofton opinionin, se
veprimet unitare të pushtetarve të djeshëm , si këto të sotmit, janë jo
të pranueshëm . Ne i shpallim te damshme këto synime që krijojnë klimën
e disfavorit shqiptar, për të vënë në favor shumicën sllave që nuk ka
identitet kombtarë, as gjuhë dhe as territor .

Nëse grekët, dhe politika e tyre deri tash ia arriten te pengojne
Maqedoninë në pranimin e emrit, ndersa, bullgarët , akoma nuk ia kanë
nis, por e kanë venë në shënjestër të kritikës, se një komb i tillë nuk
egziston, se në esencë është bullgarë, sërbët , sigurisht, kanë baza,
kur synojnë se fetare e makosllavëve është e krijuar në patrikanën e
tyre të Svet Saves. Gjithë kjo, nuk është ma reale se sa faktet qe
flasin, se maqedonasit, janë në gjysmën e territorit të ndarë nga
Shqipëria, padrejtësisht , dhe ushtrojnë administratën dhe dhunën
okupuese. Sepse, në atë gjysme të territorit , shqiptarët edhe
përkundër zbatimit të fushatave makosllave, të ekzodeve politioke,
jetojnë e veprojnë. Ata që nga lindja e deri në vdekje , po në ato
troje, e kanë ruajtur shqiptarinë në shpirt dhe ëndrrën e tyre për të
qenë të lirë sipas te drejtës natyrore e legjitime. Por, kush i mban me
kthetra robërie dhe të ndarë nga amza e tyre ? Makosllavët ? Jo! Edhe
bashkëvepruesit e tyre që realizojnë të mirat materiale nga ai pushtet
kolonist !
Republika e Ilirides, ështe sinteza harmonike, e këtyre persiatjeve
reale e shekullore. Ajo e ka shumë lehtë të flasë për çdo projekt ,
sepse, realiteti ia ka mundësuar të ketë kapitalin e fakteve. Eshtë
reale dhe e domosdoshme , të tregojë, se shqiptarët ishin faktorët
kryesor të zhvillimit që me vetëflijim arritën të ndërtojnë shtëpiat,
infrastrukturën, institucionet arsimore e kulturore. Se pushteti
gjithmonë nuk pati për këta, edhepse , tatimet, me metoda të ndryshme
gjithmonë ua mori.Edhepse, pushteti zbatoj ligje pengesash për çdo
inisiativë. Edhepse pushteti ndërtoj gjthçka për maqedonasit.
Republika e Ilirides, ka fakte për te gjitha. Edhe për kundërshtimin e
faktoreve real politik të kohës, që nuk pajtoheshin me sjelljen e
Deklaratës për sovranitetin e Maqedonisë , mbi territorin shqiptarë, ku
shqiptarët në atë Kushtetutë nuk determinoheshin shtetformues.
Republika e Ilirides, ka qendrim të veçantë, përkundër misionarve që
shkonin , dhe shkojnë nëpër ekipe diplomatike të zgjedhura nga
Gligorov, Branko e Ivanov, të luajnë rolin e kukullave pjesëmarrëse të
nënshkrimit të dokumenteve dhe akteve te një shteti kolonist, i cili
harton strategjinë, që , ka shume data kobi e dhune të zhvilluara në
damin e shqiptarëve.
Republika e Iliridës, është struktura e krijuar e shqiptareve, që ka
arsye të ngrisë zërin se procesi i privatizimit të ekonomisë, u bë me
metodën ma të paarsyeshme, dhe kapitalin shtetror e grabiten kastat
politike makosllave. Nëpër këtë trend të recesionit, ata të
pushtetshmit, dhe bashkëpunëtorët e tyre, krijuan kapital që të
dirigjojnë dhe të organizojnë rrjetin e kriminalitetit !
Është shumë e arsyeshme të jemi të shqetësuar me proceset e sistemit
monetar, dhe me politikën bankare. Ministritë e pushtetit të shtetit
unitar, edhe kur kanë në udheheqje ministra shqiptarë dhe zavendës
ministra, vazhdojnë me logjikën unitare. Pothuajse, gjithmonë u
realizuan aktivitete tendencioze dhe me to, u krijua mospërputhshmeria
e gjetjes se strukturave reale në sistem. Kështu sot, mund të flitet se
shqiptarët jane gjithmone larg çështjeve vendosëse ! Ma shume forcë
kanë sërbet dhe vllehët, që në strukturën e përbërjes së popullesisë
nuk janë as 2 përqind.
Neë administratën shtetrore shqiptarët janë pa funksionalizim. Ligjet i
hartojnë dhe zbatojnë strukturat e hirta që vepruan nëpër qarqet e
masonerisë politike. Sot mund te flasim se arrtitën në hierarkinë e
pushtetit shumë individë që kanë biografi të dyshimtë. Ata mbeshtesin
gjithmonë partinë që është pjesëmarrëse në qeveri, dhe i ndihmon
partisë pushtetare të krijojë stabilitet në sjelljet e ligjeve me
përmbajtje shumë reaksionare për zhvillimin shqiptar. Jane të shumtë
ato ligje, por mjafton të theksojmë Ligjin për flamurin, Ligjin per
gjuhën, Ligjin për zgjedhjet , Ligjin për shtesa femijesh, Ligjin për
përdorimin e administratës, dhe të tjerë. Mjafton të kujtohemi në
emblemen e shtetit dhe himnin e tij, që kanë simbole dometheniesh dhe
kushtrim kundër shqiptarëve.
Republika e Ilirides i ka të qarta tendencat e zhvillimit. Ajo e di
përse ndalohet dhe pengohet realiteti i zhvillimit shqiptarë . Ajo e di
përse digjen xhamiat në Prilep dhe Veles! Ajo e di përse nuk hapen
paralelet që të mësojnë nxënësit shqip në Manastir e në Veles.Ajo i di
tendencat e kazermës ushtarake në Kërçove, ku duhet të mbajë në
gatishmëri forcat speciale . Sepse edhe Jugosllavia i mbante mbi 11000
forca , ashtu si solli dhe mijëra egejca që u vendosën nëpër banesat
luksoze, dhe morën vendet e punës në Termoelektranë e, në Minierat e
xeheroreve te hekurit.

Republika e Ilirides, me këto nuk pajtohet. Ashtu siç nuk pajtohet me
politikën shëndetësore, ku ambulancat apo barnatoret e shqiptareve kanë
kufizime në dhënie të barërave që janë me mbulesë , ndërsa ato që
udhëhiqen nga maqedonasit nuk kane kufi! E njëjta si te politika e
kredive. Maqedonasit arritën të marrin githmonë kredi afatgjatë ,
ndërsa shqiptaret, kanë nis të hyjnë në vallen e tenderve, nëpër ato
sfera ku interesi i maqedonasve nuk shprehet. Ku makosllavët, nuk kanë
interes! Bie fjala, përse shqiptarët në marrjen e bursave për shkollim
të lartë janë me numër simbolik, e maqedonasit kanë përparësi.Apo,
përse shqiptarët, kanë mbetur të marrin me vështiresi kredi për ferma,
ndërsa , për transakcione të mëdha finansiare, siç është puna me larjen
e parave nga firmat e regjistruara, e që nuk funksionojnë , por marrin
shuma të mëdha mjetesh, përse mbajnë apo, paraqesin se mbajnë njerëz me
të meta fizike. Në mungesë të informatave, shqiptarët janë bërë
faktorët e zhvillimit të blegtorisë, sepse , i gjen duke bërë politikën
nëpër stane, e nëpër breg liqene peshkimi…!
Republika e Ilirides, nuk merret me këto alternativa defetiste.Ajo ka
hartuar programin e politikës me normë ofanzive, për të realizuar me
racionalitet normën e zhvillimit, që ka synim zgjidhjen e plotë të
çështjes sipas obcionit të zhvillimit!







Nga : Kryesia e Republikës ILIRIDA
Zëdhenësi i Kryesisë :
Ferit RAMADAMI

05.04.2010
Tetovë


Gjakush Tana: REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR 23472_1238274518864_1289294870_30553966_135533_n
Pjesëmarrësit e ILIRIDËS, Në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar, mbajtur ne Pallat te Kongreseve në Tiranë më 1993
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi