Shaip Beqiri:DITA QË ERDHI PAS NJË SHEKULLI
Faqja 1 e 1

DITA QË ERDHI PAS NJË SHEKULLI
Shaip Beqiri,Bern,BOTA SOT
Kremtimi i njëvjetorit të Pavarësisë në Ambasadën e Kosovës në Zvicër
Në një atmosferë të rrallë solemniteti Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër shënoi njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës në hotelin Bellevue në Bern. Ambasadori i Kosovës në Zvicër, zotëri Naim Malaj, në këtë solemnitet me një fjalë rasti bëri paraqitjen dinjitoze të shtetit të ri para mysafirëve të shumtë, midis të cilëve kishte personalitete të shquara politike-diplomatike e kulturore nga vendi mikpritës dhe nga vende të tjera, por pjesën më të madhe e përbënin veprimtarë e krijues të shumtë nga bota shqiptare e mërgimtarëve dhe mysafirë nga Kosova, Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.
Ky hap i parë diplomatik i Kosovës u bë me një rast të rrallë – shënimin e njëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të cilin e presin hapa të tjerë në udhën e madhe që po merr shteti i bërë me sakrifica të mëdha shekullore.
Ne morën prononcimet e disa veprimtarëve të dalluar, pjesëmarrës të këtij solemniteti, të cilat po ua sjellim lexuesve tanë. Pyetja jonë për të gjithë ishte e njëjtë, prandaj edhe përgjigjet e tyre ishin të tepër të ngjashme: Si e përjetoni këtë mbrëmje të shënimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Konfederadën e Zvicrës?
Fjala e Ambasadorit Naim Malaj
Shkëlqesi,
Miq dhe kolegë të trupit diplomatik,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar mysafirë,
Është një nder i vecantë t’ju urojmë mirëseardhje të gjithë juve të pranishëm në Përvjetorin e Parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Para një viti, në ditën historike të vendit tim, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike të
popullit të Kosovës shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Siç është deklaruar në Deklaratën e Pavarësise, akti i pavarësisë “reflekton dëshirën e popullit tonë dhe është në konformitet të plotë me rekomandimet e të dërguarit
special të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari dhe propozimin e tij gjithpërfshirës për statusin e Kosovës”.
Tani, do të doja të ndaja me ju disa opinione për të arriturat me të reja në Kosovë. Që nga shpallja e Pavaresise, pesëdhjetë e katër vende nga e mbarë bota iu përgjigjën pozitivisht kërkesës sonë për njohje. Vendi ynë vazhdon të ketë
nevojë për njohje të tjera, në mënyrë që të mund të luajë rolin e plotë në bashkësinë botërore të kombeve. Dua të përfitoj nga rasti të bej apel te të gjitha vendet që ende nuk e kanë njohur, ta bëjnë këtë në një të ardhme të afërt.
Në vazhdën e kërkesës sonë për njohje të tjera, me angazhimin tonë ne vazhdojmë të konsolidojmë pavarësinë e vendit tonë, brenda dhe jashtë. Në aspektin e brendshëm, ne kemi adoptuar Kushtetutën e cila përfaqëson përkushtimin tonë në respektimin e të drejtave njerëzore dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, duke ofruar mbrojtje shumë të avansuar për pakicat minoritare.
Në nivelin ndërkombëtar, Kosova është shumë e përkushtuar për t’u bërë anëtare kontribuese e bashkësisë ndërkombëtare. Për të ndërkombëtarizuar kontributin tonë dhe përforcuar marrëdhëniet tona miqësore dhe bashkëpunimin me
Shtetet e tjera, kemi vendosur dhjetë ambasadat e para të Republikës së Kosovës gjatë 2008. Ndërsa, në gjysmën e parë të 2009 do të vendosen edhe dymbëdhjetë ambasada të tjera në botë.
Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj, më lejoni të përmbyll këtë fjalim, duke shprehur falenderimin për të gjithë ju që na ndihmuat në procesin e gjatë për t’u bërë vend i lirë, i pavarur dhe sovran.
Faleminderit të gjithëve që na nderuat sot me prezencën tuaj.
Murat Jashari
- Jam shumë i nderuar që marr pjesë në këtë manifestim, i ftuar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Zvicër. Po ashtu jam i nderuar që jam në Zvicër për dy arsye: së pari, që komuniteti ynë i ardhur këtu për vite të tëra ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe për zhvillimet në Kosovë, në radhë të parë duke sensibilizuar çështjen e Kosovës në Zvicër, pastaj sepse ata me djersën dhe mundin e tyre ndihmuan Kosovën, duke filluar me mbajtjen e arsimit në Kosovë dhe me ndihmat në gjendjen e rëndë me të cilën ballafaqohej populli ynë atje; së dyti, sepse Zvicra është njëri ndër vendet që në gjirin e vet mban më së shumti shqiptarë. Ky shtet, në ditët më të vështira hapi dyert për bashkatdhetarët tanë dhe ishte po ashtu njëri ndër shtetet e para evropiane që mori guximin diplomatik për të përkrahur pavarësinë e Kosovës. Është kënaqësi dhe një ndjenjë e veçantë që, duke i takuar një vendi që dha shumë dëshmorë, që përjetoi ditë të vështira dhe si pasardhës i tyre të përjetosh në shtetin e Zvicrës të hapet Ambasada e Kosovës. Besoj që kjo është një e arritur e madhe, por shpresoj që miqësia me popullin dhe qeverinë zvicerane të shkojë duke u ndërtuar sa më shumë, që asnjëherë të mos zbehet miqësia në mes të dy popujve. Më gëzoi fakti që sot, në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me veprimtarë, bashkatdhetarët tanë ishin edhe ambasadorë të akredituar të vendeve të ndryshme të botës. Uroj që kjo miqësi të vazhdojë dhe që Kosova të ketë sa më shumë njohje, por uroj që edhe institucionet tona të mos harrojnë bashkatdhetarët tanë të cilët bënë shumë për këto ditë që i gëzojmë sot.
Kam marrë ftesë nga z. Malaj enkas për të qenë i pranishëm këtu, në këtë mbrëmje dhe në disa aktivitete të jera që po mbahen nga mërgata e këtushme për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mbrëmë ishim në Gjenevë, ku më bënë përshtypje shumë të mirë lidhjet emocionale dhe kulturore me popullin zviceran atje. Kam ndjerë si detyrim të vij në Zvicër që t`i them faleminderit këtij komuniteti, se pa përkrahjen e tij me siguri nuk do të ishte bërë as sakrifica diplomatike, por as ajo ushtarake, sepse ne pa përkrahjen e popullit nuk do të ishim kurrgjë...
Mehmet Elezi, Ambasor i Republikës së Shqipërisë në Zvicër
Pritja e sotme me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës është pritja mër mbresëlënëse për mua në këta tre vjet që punoj në Zvicër si diplomat, sepse pavarësia e Kosovës është një ngjarje madhore sa për vetë Kosovën, po aq është ngjarje madhore për gjithë kombin shqiptar; është ngjarje për gjithë rajonin, sepse është një hap themeltar drejt paqes, stabilitetit dhe drejt vlerave demokratike. Kjo është një ngjarje madhore edhe për Europën, do të thosha, sepse pavarësia e Kosovës është fitore e vlerave të lirisë, të demokracisë e të qytetërimit perëndimor, të cileva ne shqiptarët u kemi përkitur dhe u përkasim qysh në themelimin e tyre.
Kosova e meritonte pavarësinë, sepse ka luftuar si pakkush, për të mos thënë ndoshta si askush, për lirinë e saj. Kosova e meritonte pavarësinë sepse në këtë luftë solli një kulturë të re demokratike që nuk ishte e njohur në Ballkan; solli kulturën gandiste, që quhet rezistencë paqësore. Dhe kur Kosova pa që kultura gandiste nuk po pinte ujë përpara nacionalizmave parakë të Milosheviqit dhe të gjithë atyre që e ndiqnin dhe e ndjekin në Beograd, atëherë u detyrua të kthehej drejt luftës së armatosur. Këtë luftë të armatosur Kosova nuk e bëri pa një mendim të qartë. Ajo u lidh në alencë me aleatët tanë të natyrshëm, me NATO-n dhe me mbështjetjen politike të Nju Jorku dhe të Brukselit.
Kosova e meritonte dhe e meriton pavarësinë, sepse në programin e saj për të ardhmen nuk ka ndërtimin e një shteti nacionalist, por ka ndërtimin e një shteti të vërtetë të vlerave demokratike, ku të bashkëjetojnë të gjithë qytetarët të barabartë të një vendi që synim përfundimtar ka integrimin në institucionet euroatlantike si pjesë e Europës dhe e vlerave të qytetërimit perëndimor.
Stefan Enggist, etnolog zviceran
Ishte një moment emocional, të cilin e kam pritur me dekada, sa gati kisha humbur shpresat. Më ka lënë përshtypje të madhe modestia në fjalimin e Ambasadorit të Kosovës këtu, që kishte një përmbajtje integruese pa pompozitet nacionalist.
Nuk mund të flas në emër të Zvicrës, por si zviceran them se edhe Zvicra ka interesa të ndryshme nga kjo situatë që ekziston tash në Kosovën e pavarur, prandaj edhe përkrahja e saj si një vend demokrati është një gjë krejtësisht e natyrshme. Unë pres gjithnjë prej vendit tim që t`i përkrahë të gjithë popujt që duan të jetojnë të lirë e pavarur.
Xhafer Shatri, veprimtar
Kjo është një ditë që shqiptarët e kanë pritur qe dy mijë vjet. Këtë ditë shqiptarët në Zvicër e kanë pritur që nga dita kur kanë ardhur këtu, që nga Çajupi dhe të tjerët pas tij. Mendoj që kjo ditë është një satisfaksion i madh i mërgimtarëve tanë, të cilët para kësaj ndërtese kanë kaluar me qindra herë nëpër borë e nëpër shi për të ngritur zërin për Kosovën. Kjo ditë ka ardhur edhe në saje të sakrificave të tyre.
Hasan Malaj, veprimtar
Kjo është një ditë shumë e madhe për popullin shqiptar. Ky është kurorëzim i të gjitha vuajtjeve dhe përpjekjeve tona që nga 1912 kur kemi mbetur në robëri e deri sot. Të gjithë brezat kanë bërë përpjekje të pareshtura për t`u çliruar nga pushtuesit, mirëpo gjithherë nuk kanë pasur fat ta përjetojnë këtë që përjetojmë ne sot. Fati ynë më i madh është që kemi pritur ta shohim këtë ditë dhe të prekim me dorë realitetin e sotëm. Madje shpesh pyes se a përnjëmend e bëmë Republikën!? Ndonjëherë më duket si një ëndërr e bukur. Por ky është një realitet që na bën të lumtur...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaip Beqiri:Klepsidra e re
» Poezi nga Shaip BEQIRI
» Shaip Beqiri:Feniksët e Prekazit
» Nga Shaip BEQIRI:Tetraptik për Veriun
» Shaip Beqiri:Hipokrizia djallëzore e elitës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi