Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Korça: Këndo këngën tënde

Shko poshtë

Skender Korça: Këndo këngën tënde Empty Skender Korça: Këndo këngën tënde

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 1:07 am




Skender Korça: Këndo këngën tënde 6050_1098512060291_1151332627_30251312_2639301_n





Skender Korça: Këndo këngën tënde


Për të kënduar dashuri
Para saj vdesin djallëzitë
Bota është ylber me bezdinë e vet
Vetëm kur je në dashuri këndo
Një fjalë bëhet herë-herë fanar i saj
Shiu të përcëllon në diell
Dielli të kënaqë si shiu
Në njomësin e trupit të ngrohtë
Ndizesh flakë
Këndon pa ditur të këndosh
Për dashurinë
Këndo këngën tënde

Në memorandum me shpirtin e saj
Nuk të duhet nënshkrim
Të duhet ndjenjë
Zjarr
Përjetësinë tënde
Takoje në këtë këngë
Hiq perden e helmit toksik
Çliroje shpirtin
Liroje klithjen në aktin me te
Shfletoje botën në kërkim
Brenda trupit tënd së pari
Këndoje këngën tënde

Kur dashuria është praktike
Bërtit më zë
Jam dashuria jote
Ik nga defekti njerëzor
Thuaja se e ndjen, të beson
Thuaja me shpirt, e pranon
Mos le në shtrat lëngim
Por palose me çarçaf njomësinë
Mbuloje në lakuriqësinë e saj
Ajo lakuriqësinë tënde
Për të veçuar dritën e saj
Këndoje këngën tënde

Por duke pranuar dashurinë
Mos e gjyko gabimin e Evës
Edhe kur nuk gëlltitet asgjë
Në vend të mollës, helm
Pranoje dashurinë edhe në gur
Jo mëkatin për të bërë traditë
Por shko sikur Ty të kishe gabuar
Me monedhën e fundit në xhep
Për t’iu vardisur dashurisë
Shenjtërisë së saj
Ylberin zbrite në tokë
Le ta dëgjoj tash këngën tënde

Dashuria pa injektim
Bëhet sikur roman pluhur i rënë
Harresë pa elegji
Dëshpërimet ngritën mbi te
Ngrijnë kokën
Sikur sy të urithi të duket vetja
Stërkeqet jeta me frikë
Përleshesh me imagjinaren e lakuriqësisë
Mungesa bëhet refren jetik
Në vend të epshit dashuror
Stop, ndal e mos vajto më
Këndo këngën tënde

Dashuria është vetë kënga
Kënga është dashuri
Në mileniumin e dashurisë ka ligje
Zogjtë që fluturojnë bashkë nën ylber
Bëhen orkestra simfonike e imja
Melodi rasti të përcjellin
Kur unë dhe ty dirigjohemi vetëm kështu
Me dashurinë e pambarim
Pa qenë helm as për Ty
Në dridhërime shpirti
Dashuria nuk është mungesë
Por është nisma e shpirtit për të jetuar
Pra këndoje këngën tënde

Skender Korça: Këndo këngën tënde 26092_1293960346376_1151332627_30702846_1597229_n
Sa ëmbël këndojnë, .....
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi