Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Ndërrrimi i ministrave

Shko poshtë

Halit Bogaj: Ndërrrimi i ministrave Empty Halit Bogaj: Ndërrrimi i ministrave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 10, 2010 2:03 am

Halit Bogaj: Ndërrrimi i ministrave U1_HalitBogaj
NDËRRIMI I MINISTRAVE
Është një shprehje popullore’’M’rrove t’rrova, brisku i berberit’’.
Këto ditë ndodhi ai farë ‘’Riformatimi’’i famshëm i kryeministrit kosovar i cili ishte bërë ‘’si një paralajmërim historik’’/edhepse këtë fjalë nuk e kemi gjetur asnjëherë as në të shkruar as në të folur/.
Nga Halit Bogaj
Kryeministri i Republikës së Kosovës u përpoq me mish e me shpirt që t’i gjente njerëzit e përshtatshëm për postet e reja ministrore, por duke mos dhënë asnjë sqarim se përse i largoi ministrat e gjertanishëm, të cilët, jo vetëm që nuk ishin të korruptuar, por siç e dimë të gjithë ata nuk mund’’Ta trembin as macën nga përsheshi’’:Para se të ndodhte ky farë’’Zbulimi epokal’’, mjetet e informimit, të cilat që nga e para deri te ajo e fundit i përngjajnë njëra tjetrës si veja vesë, gati na i nxorën mendët me fjalën’’Riformatimi i kryeministrit’’, me fjalë tjera se po përgatitej diçka që ta merrte memdja se do ta trondiste mbarë Kosovën! Të gjithë mendonin se vërtet do të ndërroheshin ministrat e korruptuar të qeverisë sa që nuk kalonte asnjë ditë dhe asnjë çast pa na bombarduar me ‘’marifetllëqet’’e tyre gazetareske dhe televizive, duke na servuar në mënyrë të pandërprerë fjalën’’Reformatim’’i cili nuk kishte qenë asgjë tjetër përveç vazhdim i agonisë qeveritare të Kosovës së sotme të mjerë dhe të mbetur nën kthetrat e njerëzve tillë që na i ‘’prejnë rrobet’’sipas kutit dhe qejfit të tyre.Kryeminstri i shkarkoi 6 minisra sikur të ishte në kohën e Ali Bungut e jo në rrugën e përgatitur për të hyrë në Evropë. Të tjerët nuk po më dhembsen fare , sepse të gjithë ata janë siç thotë populli’’Ali hoxha, hoxhë Alia’’, por ndjeva keqardhe që u shkarkua edhe Nekibe Kelmendi e cila është ndër femrat e para juriste dhe me përvojë të madhe juridike, duke u zëvendësuar me një njeri pa përvojë.Kjo nuk do të duhej të bëhej edhe nga respekti i munguar që iu vranë dy djemtë dhe bashkëshorti për të njejtën Kosovë që e gëzojmë të gjithë së bashku. Bashkëshorti i cili ishte i pari nga Kosova që e kishte bërë gati dokumentacionin për ta denoncuar Kasapin ballkanik në Hagë/ i cili sot është i varrosur në oborrin e vjehrrit të tij në Pozharevc/.Pra u shkarkuan ata minsitra që ishin’’as hajri i shkaut, as sherri i turkut’’, përkatësisht të cilët as që kishin lidhjen më të vogël me korrupcion. U shkarkuan ata me të cilët mund të luash si të duash, kurse në pushtet mbetën ata të cilët ishin më së tepërmi të përfolur për korrupcion! Ja pra se çfarë ndryshimesh’’Të qëlluara’’dhe aq shumë të përfolura janë bërë në Qeverinë e Kosovës?!Dhe për të qenë ironia më e madhe dhe e paparë deri sot në këtë planet tonin që rastësisht e quajmë tokë, ministrat e shkarkuar nga PDK-ja do të sistemohen sërish nëpër pozita, kurse ata të LDK-së mund të shkojnë në shtëpi!Unë fare nuk mërzitem as për ata por jemi duke folur për shkelje të parimeve dhe për kute të dyfishta, të cilat mund t’i gjejmë dhe t’i shohim fatkeqësisht vetëm tek ne!Veprimet e tilla të çoroditura të’’Partisë çlirimtare’’na bëjnë të dyshojmë shumë më tepër në farsën e kryer nga ana e Kryeministrit tonë.Ata tre do të caktohen sërish në pozita me rroga dhe beneficione të tjera përcjellëse, kurse tre të tjerët të urtë, të butë dhe memecë për kah goja, do të largohen me nga një shqelm në prapanicë! Ja pra demokracia dhe drejtësia e ‘’shpëtimtarëve tanë’’të cilët po na e luajnë nënën, siç i tha disa vjet më parë një plakë Bajram Rexhepit i cili ishte në postin e kryeministrit.Ja pra se deri ku mund të shkojë injoranca njerëzore e Kryeministrit dhe e kryetarit të pagojë, i cili vetëm disa muaj pas vdekjes së Kryetarit tonë legjendar e shpartalloi si Terminator LDK-në e Dr.Rugovës/i cili, edhepse e dinte se çfarë bërllogu kishte brenda ,përpiqej me mish e shpirt t’i mbante të bashkuar djajtë dhe pilifuncat e tij./.E mbante akoma fortesën e palëkundur të LDK-së. Pra Kryeminsitri kishte menduar se kishte bërë shumë me këto ndryshime por askund nuk i preku peshqit e mëdhenj ‘’që vrajnë e kthjellin’’ kudo që shkojnë!Në mesin e minsitrave të zgjedhur ishin edhe Bujar Bukoshi dhe Edita Tahiri të cilët u shpërblyen për daljen e dikurshme nga LDK-ja por që kishin mbetur ‘’si pulat e nukta’’pas formimit të partive të tyre me nga 100 njerëz, të cilët u detyruan të hynin dhe të shkriheshin njëri në LDK, kurse ajo tjetra në PDK!Normalisht tradhëtia e tyre ndaj Rugovës u pagua në drejtim tjetër! Ai u shkri në LDK, pa dhënë fare përgjegjësi se ku e kishte lënë tre përqindëshin e Kosovës. Njejtë pra veproi edhe dama e pudrosur Edita Tahiri e cila duke folur sot në televizionet dhe gazetat e majta ta merr mendja se vërtet e kishte ‘’çliruar’’ Kosovën !Edhe kjo bukëpërmbysëse e pati tradhëtuar Presidentin , kur me shoqen e saj të idealit dhe të ndejes/Edi Shukriun/ e lëshuan LDK-në dhe e formuan Partinë e tyre të dështuar dhe për faqe të zezë.Por ajo nuk e pati gajle as atë debakël të përjetuar ngase nuk ishte mësuar të skuqej fare, as atëherë kur i harxhonte paret e LDK-së për t’u shkolluar jashtë!Ajo u fut në PDK dhe për hir të dëgjueshmërisë së saj vdektare, u shpërblye me post ministror!Është e vërtetë se ajo akoma nuk u bë ministreshë e jashtme/në vend të Skënderit të vocërr/por qysh ka filluar nuk është çudi që së shpejti ta arrijë edhe atë qëllim!Bile bile nuk është fare çudi se si nuk e caktuan qysh tani në atë vend, por harrova që Skenderi është llapjan sikur Presidenti aktual dhe Sabri Hamiti, të cilët nuk e lëshojnë fort lehtë atë..
Më duket se e zgjata pak si tepër por nuk pata qare pa e shprehur pezmin e akumuluar, edhepse e di se as me këtë shkrim timin nuk mund të bëhet asgjë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi