Arkivi Camaj në Mynih pret shqiptarët ta pronësojnë
Faqja 1 e 1

Bashkim Kuçuku
Në 85-vjetorin e lindjes së Martin Camajt (1)
Në prill të vitit të kaluar, me ftesë të Zonjës së nderuar Erika Camaj, së cilës i jemi thellësisht mirënjohës për privilegjin, patëm kënaqësinë e veçantë të hulumtonim në arkivin vetjak të shkrimtarit, gjuhëtarit dhe profesorit të shqipes në Universitetin e Mynihut, Martin Camaj. Zonja Erika, bashkëshortja e tij, mjeke kardiologe, e pasionuar pas poezisë dhe muzikës si një poete e vërtetë, e dashuruar gjithë jetën me Martinin, i ka krijuar kushtet më të përshtatshme në familje që ai t’i kushtohej tërësisht letërsisë dhe shkencës, pa kursyer as të hollat për botimin e tyre. Me humbjen e të shoqit, ajo ka sistemuar dhe mirëmban si në arkiv profesional gjithë trashëgiminë e tij. Dorëshkrimet, letrat dhe dokumente të tjerë i ka dorëzuar në Arkivin Shtetëror të Mynihut, ndërsa kopjen e tyre e ruan në arkivin e shtëpisë. Duke dëgjuar vazhdimisht Martinin, që i fliste për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe e familjarizuar me miqtë dhe kolegët më të afërt, bashkatdhetarë të tij, ajo e njeh mirë botën shqiptare, dhe, sikurse thotë vetë, e dashuron atë. Punën hulumtuese na i lehtësoi mjaft albanologu, përkthyesi i njohur i poezisë shqipe në gjermanisht, Hans-Joachim Lanksch, për të cilin falënderimet tona të përzemërta nuk na duken të mjaftueshme.
KA QENË DIKUR NJË MARTIN CAMAJ, I PËRJASHTUAR PREJ TË VETËVE
Ka qenë dikur një Martin Camaj. 44 vjet jetoi, punoi dhe krijoi larg atdheut, në Beograd, Romë, Mynih. Me përjashtim të disa intelektualëve shqiptarë të diasporës (Itali, Gjermani, Zvicër dhe SHBA), si dhe pak shkrimtarëve në Prishtinë, deri më 1990, askush nuk e dinte, që ishte edhe një poet, prozator, gjuhëtar dhe profesor i shqipes me formim letrar e shkencor evropian bashkëkohor. Institucionet e shtetit amë, si dhe institucionet e Kosovës, nën trysninë urdhëruese të Tiranës dhe të Beogradit, e kishin mohuar dhe përjashtuar krejtësisht nga e drejta e komunikimit njerëzor, letrar e shkencor me të vetët, sepse, sipas tyre, ishte armik dhe tradhtar, shkrimtar borgjez dekadent. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, njohjen e lexuesit me veprën e tij e pengonin me të gjitha mënyrat dhe mjetet. “Jam ngushtë për punën e librave letrarë të mij, në çdo pikëpamje, i shkruan mikut të tij, Atë Danjelit… prej të katër anëve ka fillue nji sabotim që mos të shpërndahen këta libra, as në diasporë, as në Kosovë e në Shqipni, jo që jo! Më kanë blokue krejtisht: prej kompletit të parë kanë hy në Kosovë nja 30; tash-asnji! Edhe njerëzit që njoh prej asaj ane, rrudhin shpatullat e më thonë “Martin, çdo (gjâ) bâj për ty, por librat tu s’guxoj as me i hapë! Rueji këtu! Zoti do e shlirohet puna”… P.S. Puna âsht e kjartë: blokimi vjen prej Tiranës e Belgradit.” (Letër Patër Danjelit, 6.2.82)
Ndërkohë, i vetmuar mes të huajve, dhe, larg e pa afinitetin e “njerëzve të tij”, siç shprehej, ai kishte shkruar një lloj poezie moderne bashkëkohore të cilësisë evropiane, të panjohur e të pangjashme me asnjë në tërësinë e letërsisë shqipe, një prozë realiste e moderne, një korpus studimesh gjuhësore, si edhe poezi e proza, botuar në anglisht, gjermanisht, italisht. Dhe, krejt veprat letrare i ka botuar me sakrifica ekonomike, me paret e veta dhe të së shoqes, Erikës, duke kufizuar kërkesat e jetës. Po ashtu, 25 vjet ligjëroi shqipen në Universitetin e Mynihut (Gjermani), ku mësoi dhe formoi dhjetëra albanologë të huaj, ndër të cilët edhe Hans-Joachim Lanksch-in, nga miqtë e tij më të afërt. Jetën, talentin, inteligjencën dhe gjithçka tjetër ia kushtoi letërsisë, studimit dhe mësimdhënies së gjuhës e kulturës shqiptare, të cilat ua la trashëgim shqiptarëve. “Edhe vullnetin me jetue e kam prej letërsisë”, pohon në një letër tjetër. Me rënien e mureve politiko-ideologjikë midis shqiptarëve, në një vit e pak të pluralizmit, gazetarë, shkrimtarë, madje dhe krerë të politikës nga shteti amë dhe Kosova iu drejtuan me letra vlerësimi, me pyetje për intervista, me kërkesa për të botuar veprat e tij dhe për t’i ndihmuar e mbështetur ata në proceset demokratizuese, me ftesa për ta nderuar atë me tituj, etj. I sëmurë rëndë, edhe pse nuk i njihte vetat që i drejtoheshin, ai i mbështeti dhe i ndihmoi aq sa pati mundësi. Vetëm atëherë, poezitë dhe prozat e tij filluan të qarkullonin lirshëm në botën shqiptare. Kur ai, më në fund, mund të ishte me të vetët dhe të gëzonte komunikimin e lirë me ta, veçanërisht leximin dhe vlerësimin e veprës- dëshirën-ëndërr më të madhe, fatkeqësisht, u nda prej jetës (1992), pa i përjetuar kënaqësitë e mezipritura.
MARTIN CAMAJ ENDE NË MËRGIM DHE I MËRGUAR
Në afro 20 vjetët e institucioneve demokratike, poezia dhe proza e tij, kanë zënë vendin e merituar në programet dhe tekstet shkollore të së gjitha shkallareve, si dhe në studimet universitare dhe akademike në mbarë hapësirën kulturore shqiptare. Mirëpo, kjo ka qenë më e lehta dhe është arritur më tepër në sajë të pasionit, detyrimit shkencor e moral, sidomos të vlerësimit të njëmendtë të saj prej profesorëve. Veprat, edhe si libra, fillimisht në atdhe i dërgoi dhuratë autori, dhe, më pas, i solli lokomotiva TGV-e e vlerave të rëndësishme për të cilat letërsia shqipe kishte nevojë të ndjeshme, veçanërisht në ballafaqimin e saj me letërsitë e tjera evropiane. Po atje, në Mynih të Gjermanisë, kanë mbetur jeta, veprimtaria, bëmat, dorëshkrimet, fotografitë, orenditë dhe objektet vetjake muzeore, si dhe eshtrat e tij, për të cilat nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj interesimi për të sjellë prej tyre, diçka si shenjë në atdhe, prandaj, mund të thuhet se Martin Camaj është ende në mërgim, “të tijtë” vazhdojnë t’i rrinë larg e mos ta afrojnë, sikur të kishin mëri me të. Është riatdhesuar vepra në përgjithësi, por nuk është riatdhesuar shkrimtari me gjithçka tjetër, që ka mbetur e panjohur. Në Arkivin Shtetëror ose të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë nuk ka asnjë dokument, faksimile të shkrimtarit ose fotokopje të tyre, madje në Arkivin e Shtetit nuk ka as dosje me emrin e tij. Për të, si dhe për institucionet e tjera të larta, siç ishte i paqenë dhe i panjohur më parë, ashtu është edhe sot. I paqenë dhe i panjohur ka qenë edhe për katër kryetarët e shtetit, që nuk i ka dhënë asnjë dekoratë, për “katërdhetë” kryeministrat që nuk i ka dhënë asnjë titull, për bashkinë e Shkodrës e të Tiranës që nuk dimë t’i kenë venë ndonjë institucioni arsimor e kulturor emrin e tij, etj., që do të thotë se, zyrtarisht, nga lart, ai nuk është riatdhesuar, ndërkohë, që, në Gjermani, në Mynih, me nisjativën e albanologut Hans-Joachim Lanksch është krijuar Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare Martin Camaj, që ka për qëllim studimin, përhapjen dhe organizimin e veprimtarive për veprën e shkrimtarit. Më 1996, me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës, dhe, pa i dhënë asnjë shpërblim trashëgimtares, u bë një botim i pjesshëm në pesë vëllime, i cili, edhe ai, për interesa lëndore të dikujt, i u dha një Shtëpie Botuese të dorës së fundit, siç ishte Apollonia, që, nuk është më e për pasojë, prej 13 vjetësh ato nuk ridalin. Botimet e herëpashershme të Shtëpisë Botuese Camaj-Pipa, të cilat, thuajse nuk e kalojnë dot perimetrin e Shkodrës, si dhe ndonjë botim i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Prishtinës, i paracaktuar për studiuesit, janë, gati, edhe ato të paqena, në krahasim me botimet e vijueshme e qarkullimin e gjithandejshëm që meritojnë të kenë vepra të tilla. Praktikisht, me përjashtim të ndonjë librarie modeste në Shkodër, ato nuk gjenden në asnjë librari dhe, po ashtu nuk propagandohen në Panaire të Librit Shqip. Sot e kësaj dite, asnjë institucion a botues privat, p.sh., nuk ka kërkuar të blejë të drejtën e botimit, sikurse blihet kudo në botë, ose, së paku, t’i ribotojë veprat rregullisht, duke paguar copyright-in, nga që mendohet se nuk sjellin shumë fitime, megjithëse do të zotërojnë një kapital kulturor kombëtar. Për arsye të tilla të rëndomta, ato përsëri nuk janë në qarkullim të përhershëm e në mbarë hapësirën shqiptare, dhe, ky, siç thoshte vetë shkrimtari dikur për mbylljen e shtigjeve që i bënte censura, është një “blokim”, sigurisht, tjetërsoj, me ndryshimin, se këtë herë nuk vjen prej shtetit dhe nuk është tërësor, por vjen prej pandjeshmërisë e mosinteresimit karakteristik shqiptar për ata që kanë qenë e janë larg, pra, edhe jashtë vlerësimeve klanore, ose, që nuk kanë prej tyre ndonjë përfitim politik apo lëndor. / Vijon
Shënim:
Ndërkohë, në krye të këtij përvjetori të shkrimtarit të madh shqiptar, Shtëpia Botuese “Onufri” i ka hyrë punës së botimit të veprës së Martin Camajt në dhjetë vëllime.
Azem Shkreli
M A R T I N C A M A J T
Mik i gjakut të penës, kush e di sa vite
Fëmijë të kërkoja me "Një fyell ndër male"
Kush e di se në male, përmbi gurë më rrite
Me një daltë fjale
Dhe sot pas sa vitesh që s'na panë
Më del në Bavari një gur prej të Dukagjinit
Rritur me qumësht ashti të tokës nënë
Jam guri i Martinit
Më ler dhe pakëz, më ler, Gur i Martinit
T'ia mbaj dorën në krah si andej në Malësi
t'ia ftoh shkrumët e mallit e të mërgimit
Dhe do shkoj, s'do rrij
Pse gurët dhe poetët nëpër botë
I dashka të shpërndarë ky dhe i yni
Zi nuk mbajmë, po kurrë mos qofsh e kotë
Dhembje në Gur Martini
Lengrisë, shkurt 1993
Kthehu | 31.03.2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Martin Camaj i ndëshkuar gjuhësisht
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» Nga arkivi i fotografive të Gëzim Uruçit-Kulla e Alpeve Ilirike
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi