Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHPIRT I PA FAJ - POEZI. ARBEN DEDJA - Elbasan

Shko poshtë

SHPIRT I PA FAJ - POEZI. ARBEN DEDJA - Elbasan Empty SHPIRT I PA FAJ - POEZI. ARBEN DEDJA - Elbasan

Mesazh nga benipoeti Thu Apr 15, 2010 11:57 am

Këto janë poezitë e vëllimit tim të pare.

SHPIRT I PA FAJ
Arben Dedja

arbendedja@live.com


Rrugica ime

C’do ditë tek kaloj rrugicës time
Hapat hedhur kuturu
Capitem mbytur në mendime
Veten pyes; C’po ndodh kështu?

Rrugica gjithnjë mbi supe më mban,
Hapet para meje e për udhë më fton.
Shpirti sekretin më se mban,
Rrugicës nis e ja tegon.

Hapet përpara ajo plot gurë
E fjalët në shpirt i skalit.
Atëherë kur të mos jemë më unë
Rrugica, k’to vargje do i ruaj si relik.

Vjeshta

U zhveshën pemët,c’do gjë ndryshoi
Qielli u ngrys nga re pa fund.
Dielli mendueshëm perëndoi
E ngjyra gri mbeti në sfond.

Kështu pa pritur erdhi vjeshta
Bashkë me shiun që s’pushon.
Gjethet që poshtë këputi heshtja
Era nis e i ngatërron.

Peizazh i vrenjtur vjeshtarak,
Qiell i ngrysur pa shkëlqim.
Botën pushtoi pak nga pak,
Solli vjeshtën,melankolinë.

Puthja e parë

Heshtja pushtoi botën mbarë
Dhe fjalën tretur la mbi buzë,
Buza i rrëmbeu puthjen e parë
Buzës tjetër që s’ish puthur kurrë.

E thyen heshtjen atë mbrëmje
E ndezën natën flakë e zjarr.
Ishte shenjë e dashurisë
Ajo që quhet “puthja e parë”

Dy zemra u lidhën atë mbrëmje
Dy buzë u dogjën si qirinj
Dhe mbi natë e lanë të shkruar
Fjalën e bukur “Dashuri”

Unë jam!

Unë jam!
E c’jam në ktë botë vallë?
Vec’se një bulëz uji
Në shkretëtirën e tharë.
Aty lind,
Aty humbet pa u parë.

Unë jam!
Gjithmonë e them këtë fjalë,
C’dreqin po ndodh kështu me mua?!
Si pikëz loti që rrjedh ngadalë,
Heshtja!
Se vetëm ajo s’flet dot me fjalë.

Unë jam!
Më thoni të paktën një herë
C’jam vërtet në ktë botë,
Pastaj dhe unë do t’rri i qetë,
Si ju;
Si ju do t’a jetoj dhe unë këtë jetë.

Natë e qetë

Natë ,
Errësirë kudo.
Botë e zhveshur nudo
Nga fjalët e shumta që dita solli.
Vërtet e bukur,
E qetë,pa psherëtima.
Thashethemet kanë pushuar
E heshtja mbizotëron kudo.

Ah! Sikur dhe dita të ishte e qetë si kjo.






Vajzës me sy të kaltër.

Dy sy të kaltër një shikim i mprehtë
Dy buzë të njoma një puthje e nxehtë.
Dy duar të vogla një grusht i shtrënguar
Dy zemra të ndezura,shumë fort dashuruar.

Atë natë

Atë natë
Kur dielli ish fshehur në perëndim,
Ne të dy përqafuar,
Mes puthjesh humbur aty,
Dy zogj të vegjël
Shumë fort dashuruar

Të dua-më the
Dhe zjarri gjith trupin n’a përpiu
Epshi buzët n’a i ndezi.
Ashtu tek fluturonim si dy zogj në qiell
Natës i luteshim
Ah! Sikur të mos vijë mëngjesi.

Atë natë,
Kur ndjenjat i lamë së bashku të loznin
Mes puthjesh lodronim edhe ne të lumtur.
Refrenin e harruar të netëve të heshtura
E prishëm pa dashur
Dhe natës i kënduam një simfoni të bukur.

Gjithmonë do të dua.

Aty ku shpirti im i tretur
Do të prehet qetë qetë,
Le të mbijë një lule e bukur
Dhe të lulëzojë përjetë.

Ndoshta at’herë do të kujtohesh
Sa të kam dashur do t’më besosh
Do të qash a do t’gëzohesh
Apo ndoshta do t’më harrosh.

Nëse vërtet do t’më harrosh
Më harro,nuk është çudi.
Por lulen time kur të shikosh
Do të të kujtohen sytë e mi

Nuk e di ç’do ndiesh për mua
Kur të shkoj e më të mos jem.
Por edhe i vdekur unë do të të dua
Je e vetmja,tjetërs’do kem.

Ti më bëre

Ti më bëre që kaq shumë të të dua,
Të vuaj kaq shumë më bëre vetëm ti.
Ti më bëre të qesh me fjalët e tua
Ti më bëre të qaj,si qan një fëmij

Ti më bëre të mendoj,të rri i vetmuar
Më flake ndër rrugë pa të voglën shpresë
Ti më bëre njëherësh të jem i dashuruar,
Më bëre të hesht,të lutem,të vdes

ç’do gjë ma bëre ti në këtë jetë
Ndërsa unë s’të bëra asgjë
Ti më le të vyshkem si një lule e shkretë
Të thahem,të tretem,të zhdukem përgjithnjë.

Lotët e dashurisë së humbur

I përlotur kërkoj nëpër libra
Ca fjalë për dashurinë e humbur.
Por më kot!
Për të s’ka më fjalë
veç lot dhe mall.

Kur të kem shkuar!

Kur të kem shkuar ti mos qaj për mua,
Dhe nëse do jem tretur unë prap do të dua.
Një trëndafil mbi varr m’a ver
Kur gonxhet e tij të celin të më kujtosh një herë

Kështu si jam i tillë s’do mbetem
Ndoshta do vyshkem,do shuhem,do tretem
Por ti mos qaj për mua,e dashur
Le të mbetem për ty një kujtim i përflakur.

Ndoshta at’herë për mua do të kujtohesh
E për gabimin që bëre ndoshta dhe do pendohesh,
Por do jetë shumë vonë për ty dhe për mua
Se s’do jemi pranë për të thënë fjalën “të dua”

Identitet i shkelur

Re mendimesh të vrullshme më kaplojnë
Stuhira fjalësh derdhur mbi mua,
Ëndërrat terrin e natës coptojnë
Imazhe pa kuptim që shfaqen kur si dua

Këshilla pa fund drejt meje vërtiten
Barrierat përpara krenare i ngrenë
Më ndalin, më pyesin;Përse je mërzitur?
Në botën time të qetë s’më lënë.

Unë jam dikushi dhe kam një emër
Këtë po ju’a them të më njihni më mirë
Kam dhe një ndjenjë që e mbaj në zemër
Dhe kurrë s’kam për t’i’u lejuar të ma mbuloni në errësirë.


Ishe ti!

Me të ardhur tek ty
Me hashtjen e gjumit të parë u përplasa
Me afshin plot zjarr preka buzët e ëndërrës

Ishe ti: Buzëqeshja ime e mbrëmjes


O dashuria ime

Të shpura andej,skutash,o e shtrenjta ime
Të flaka tutje si e pa vlerë.
Ti qaje,klithje mes mundimesh
Ndërsa un’ pa ty mbeta përherë.

S’bëra mirë! Fjalët e botës dëgjova
E për hir të saj të flaka tej.
Të shpura larg. Eh! Tani jam penduar
Por s’po mundem dot të të gjej.

Ku je tani o e shtenjta ime,
Përse vallë nuk po të gjej?
M’i fal të lutem ato gabime
Dhe botën mizore t’a flakim tej


Eja

Jam zgjuar,
Pa vënë gjumë në sy do të pres.
Ti vetëm eja
Këtu më ke deri në mëngjes.

Nëse je ëndërr
Nga zjarr i shpirtit mos u tremb
Unë jam këtu,
Gjithmon të pres në të njëjtin vend.

Oh, harrova
Nëse ndoshta s’më gjen zgjuar
Kuptoje tashmë
Me siguri do jem i dashuruar.


Si mundi?

Mes epshesh vërtitur rreth tij
Teksa dridhej i tëri nga e ftohta ëndërr
I trembur,mbetur vetëm si fëmi
Qenie inegzistente pa emër.

Si një varg mbi rërë i shkruar
Ndoshta dhe si pulbardhë që fluturon mbi det
Copëz re nëpër qiej mërguar
Emër, mbetur pa identitet.

Ndjenjë që provoi të dashurojë
E ndër flakë ra e u dogj po vetë
Si mundi vallë të egzistojë
Ky shpirt i mbetur shkretë.


Mbeta duke pritur

Mbeta duke pritur si përherë
I përhumbur anës rrugës çapitem,
Me brengën e një shpirti të mjerë
Hapave të plakur mundohem tju jap ritëm

Zhuritjen e gurëve nën këmbë e ndiej
Kur hapat hedh mbi udhën e qetë
Prej kohësh të kërkoj por s’di në do të gjej
O e shtrenjta ime, dashuri e vërtetë.


Vargje për ty

Muzg i mbrëmjes gjithnjë kur vjen
Tok me errësirën që s’ka sy
Në dhomën time vetëm më gjen
Duke thurur vargje për ty

Me vetminë nis kuvendoj
Flas e shkruaj kurrë nuk lodhem.
Vargje pa fund për ty krijoj
Si gjithnjë kur vetëm ndodhem.

Kur mbaroj vargjet së shkruari
Shpesh kujtoj të kaltrit sy.
Filloj pa reshtur së menduari
Vallë a të pëlqejnë k’to vargje ty?


Pendim i fshehur

Prej altarit fjala ngrihet
buçet, thërret e lebetitur.
Për një çast mbi buzë m’pihet
Kthehet njëherësh atje ku ish’ nisur.

E pyesin përse, përse kështu?
Por buza hesht e heshtja qan.
Me fjalën endur kuturu
Pendim i fshehur në taban.

Dallgë psherëtimash vrullshëm ngrihen,
çjerrin pa mëshirë fytyrën e saj.
Faqeve përflakur ca lot shkrihen,
Si brengë e një shpirti pa faj.

Buza hesht, në heshtje qan,
Shpirti tretet si qiri
Zemra brengën strukur mban
E s’mund t’a ndiejë tjetër njeri.



Largoje brengën

Zemër e vogël përse dridhesh
Përse aq fort bucet,rënkon?
Vallë, thellë përse po fshihesh
Kur brenga shpirtin ta copton?!

Kalon ndër vena gjak i nxehur
Prej gjumi shpirtin nis e zgjon
Endur skutash,thellë i fshehur
Me sytë mbyllur,dot s’shikon

Përplasen dallgët lebetisur
Me klithma fjalësh humbur tej,
Ti, vetë burgosesh e helmatisur
Mes shira lotësh si lumej.

Mëkatar vjen pranë teje,
Ai,-që mjekët e quajnë stress
Futet aty pa marrë as leje
Dhe dalëngadalë shpresën vdes.


Heshtja dhe vetmia

çapitesha i vetëm rrugëve të mia,
Heshtja më ndiqte në njërën anë
Ndërsa në tjetrën vetmia.

U ndala ti pyesja se ç’kishte ngjarë,
Heshtja më tha të bëhem i fortë
Vetmia më fali qetësinë, ar

Tani s’jam më vetëm rrugëve të mia
Sepse dy shoqërues më ndjekin nga pas,
Ato janë : “Heshtja dhe Vetmia”


Ëngjëll a djall

Imazhi yt nga pas më vjen,
Herë si ëngjëll e herë si djall.
Shpirti pranë urrejtje ndjen
Ndërsa larg shpesh ndjen mall

Një jetë pa ty ndjehem i vetëm
Por dhe me ty njëllojë do ishte
Kur mua lotët në sy m’u tretën
Ti,lule buzëqeshje në buzë kishe.

T’a hapa zemrën,të pranova
Ti m’a mbylle e zemëruar.
Kur thashë të dua u gabova
“ëngjëllin me djallin” kam ngatërruar.


Eja drejt meje

Nëse do vish një ditë tek unë
Ndezur zjarr prej dashurisë
Rrugë e kthimit nuk zgjat shumë
Mbaron më parë se sa nis.

Lexoi këto vargje qetësisht
Shfletoje librin, krahaso.
Kur t’a kuptosh se të kam dashur marrëzisht
Eja drejt meje, kuptohet, nëse dhe ti më do.


Durim dhe shpresë

Shpresë i dhashë shpirtit të lodhur
Forcë e krahë i dhashë durimit
Endur shtegtar së largmi ndodhur
Udhëtar i rrugës drejt gëzimit.

Nuk u lodha kurrë s’ë shkruari
Së kërkuari kurrë s’u lodha
S’reshta as’pak së medituari
Ndjenjat e shpirtit këtu i mblodha.

Durim e shpresë aty jetuar
Varg më varg e fletë më fletë
Lulet e tyre lulëzuar
Aromë, ushqim për jetë.







Më mashtrove

Erdhe tek unë e ndër krahë m’u fute
Lehtas m’i puthe buzët e thara,
Ulur gjunjazi për dashuri mu lute
Lotët të rridhnin si uji nga ujëvara

U fute thellë në zemrën time
Aty ku s’kish hyrë askush më parë
Më mbuloje me përqafime
Mes epshe puthjesh ndezur zjarr

Shpirt e zemër ti m’i dogje
Më godite thellë në shpirt
Dhe në fund u tërhoqe
E më le të bëhem hi.

Mijra copash zemrën m’a theve
Shpirtin m’a bëre shkrumb e hi
Shkove! Nga unë kokën më se ktheve
Më le e u largove përgjithnji.


Veç për ty

Mes errësirës makute e tëra mbledhur
Ëndërr e brishtë,nis e merr jetë,
Buzëqeshje fëmije buzëve tretur
Për të lindur ti dashuri e vërtetë.

Me krahë pëllumbash kaltërsive fluturova
Errësirën pashë me sytë e ëndërrës.
Si rreze dielli për ty ndriçova
Se të desha me gjithë forcën e zemrës.


Për ty

Kur jam vetëm i mërzitur
Ti dorën zgjat,eja-më thua
Shpirtit tim të zhuritur
I japin jetë vargjet e tua.

Më merr dorën lehtë lehtë
Nis e shkruan diçka të bukur
Ca ndjenja hedhur mbi fletë
Shpirtin tim ma bëjnë të lumtur.

Udhëtojmë bashkë të dy
Udhëtarë të pa ndarë.
Dashuria n’a ndrin në sy
Vargje shpirti ndezur zjarr.

Ndershmëria

Capitet vetëm në baltë e pluhur ,
Me xhepat bosh të shqyer copë.
Ëndërr mbetur e përgjumur,
Lot mëshire rënë për tokë.

Ashtu,braktisur,vetëm mbetur,
Mundimshëm ecën rrugëve të shkreta.
Dëshmi e vuajtjes një lot i tretur
Qëndron mbështetur tek e vërteta.

Flakur tutje largësive hedhur
E brishta ndjenjë ndershmëri
Buzëqeshja ironike mbi buzë rri kredhur
Mbretëron krenare në qenien “Njeri”

Unë dhe ti

Të pres kur ti harron të vish
Mërzitem shpesh kur praën s’të kam.
Të ftoj të ulesh,me mua të rrish
T’më bësh shoqëri kur vetëm jam.

Ti vjen e strukesh në shpirtin tim
Nga gjumë i vetmisë shpejt më zgjon.
Errësira natyrshëm tretet në agim
E ti,shpëtimtare ,për udhë më fton.

Ecim të dy rrugës pa mbarim,
Nga pas kemi lënë diçka të çmuar.
Edhe pse e dimë që kjo rrugë s’ka kthim
Ndiehemi të lumtur për ç’ka kemi jetuar.

Të dua

Nga qiej ëndërrash do të zbres
Do vi të ulem në lotët e tu,
Mbi qerpikë do rri të pres
Të ti shoh ata sy blu

Do zbres poshtë dalëngadalë
Rrokullisur përmbi faqe,
Mbi buzë do prek të ëmblat fjalë
Çelur aty si manushaqe.

Do të marr dorën që të dridhet
E ta ngroh me zjarrin tim,
T’a ndiesh zemrën si më dridhet
Veç për ty o shpirti im.

Nga qiej ëndërrash do të zbres
Veç të prehem mbi buzët e tua,
Më beso; S’do rri të pres,
Por do t’a them sa shumë të dua.

Buzëqeshja ime e mbrëmjes.

Edhe pse s’të kam pranë
Aromën e puthjes tënde ndiej
Kur prek buzët e ëndrrës,

Ti vjen e më ulesh në buzë
Buzëqeshja ime e mbrëmjes.

Të pres


Eja e në krahë ëndërrash më rrëmbe
Më puth në buzë,më shih në sy.
Do më gjesh vetëm,aty ku më le,
Tek rri vetmitar duke të pritur ty.

Eja dhe duart fort mi shtrëngo,
Thuajmë diçka që zemrën të ma ngrohë.
At’herë do t’a besoj se sa shumë më do
Vërtet do t’harroj se vuajta kaq kohë.






Prelud i heshtjes

Ti fole
Unë heshta

Përulësi hashtja ime

Më mirë të heshtësh
Sesa të shfrysh veç mallkime

Ti fole
Unë përsëri heshta

E vetmja mënyrë e shmangies time

Më mirë fjetur
Sesa zgjuar nëpër vegime.


Imazhi yt

Kur bie të fle në ëndërrën time
Imazhi yt vjen më takon.
Me mijra puthje,përqafime
Ëndërrës ja fal si medaljon.

Nis lundroj margaritar
Dete ëndrrash pa mbarim
Imazhi yt ëndërrimtar
Shfaqet në ëndërr e zhduket në zgjim.


Kujtim i brishtë

Një lot në sy i tretur
Një puthje në buzën e tharë
Si relike aty ka mbetur
Kujtim i brishtë i dashurisë së parë.


Ditari im

Era gjethet nga pema shkundi
E mi hodhi mbi tavolinë.
Mora lapsin mbi fletë shkrova
Të ëmbëlën të bukurën “Poezinë”

Thura vargje pa fund mbi to
Ei mblodha në sirtar.
Dalëngadalë pa e kuptuar
Kisha mbushur një ditar.

Për ty

Sikur të futem në shpirtin tënd
Folezën time të ngre aty,
S’do mendoj më për askënd
Do jetoj vetëm për ty.

Harrova

Rashë si vesë
E u treta mbi flokët e tua.

Si era ti shpurpurisa
Ti putha

Veç harrova të të them të dua.


Mos vdis

Mos vdis
Se prej teje shpirti jeton
Zemra rreh
Jeta vazhdon.

Mos vdis


Gjurmët emia

Gjurmët e mia kanë mbetur pas rrugicave
Aty ku ndjenja përpëlitej e përhumbur
Aty ku buza thahej për një të puthur

Gjurmët e mia kanë mbetur pas skutave
Aty ku shpirti qan me lot pafajsie
Aty ku zemra i përulej një dashurie

Gjurmët e mia kanë mbetur pas muzgjeve
Aty ku buza përpëlitej si e ngrirë
Aty ku ti më the: Lamtumirë


Kur të zgjohem

Mos eja në ëndërrën time
për të më puthur,
As për ledhatime s’kam nevojë aty.

Kur të zgjohem puthmë në sy.


Sonte

Sonte gjumi s’po më zë,
S’po më zë se mu kujtove ti
E ëmbla
E shtrejta ime
Dashuri

Paradoks

Kur ai foli,
Ti qeshe
Unë qava.

E përse?- do të pyesje ti.

Po ja! Ai me ty kish rënë në dashuri


Ke shkuar

Tashmë ke shkuar
Mes nesh jeton veç malli.
Më kujtohet edhe ajo puthje lamtumire
Kur mbi buzë la gdhendur fjalën “më harro”

Ah! Sa e dhimbshme ishte kjo.


Veçse përemër

S’dua të të shoh më the
S’dua të t’takoj, mos u kthe
E unë shkova pa e ditur përse.

Qeshe me t’imen ëndërr
E më plagose thellë në zemër
Unë s’mbeta asgjë veçse përemër

Mall

U ngritën dallandyshet në qiell
E krahët përplasën nxitimthi.
Ato shkuan por koha u ndal
Ndërsa unë atë cast për ty ndjeva mall.


Vetmisë

Capitem rrugicave i heshtur
Vetmia më ndjek nga pas.
Ndalem ta pyes si është
Por trembem prej saj e si flas.


Medalion i natës

Mantel i heshtjes shfaqur mrekullisht
Pasqyrë e natës, errësirë e brishtë.
Zbrazëti pa fund,pa fund qetësi
Medalion i natës nën shallin e zi.


I trishtuar

Sonte jam shumë i trishtuar
Kështu isha dhe mbrëmë.
Po nesër vallë si do jem?!
Ndoshta jo ashtu si kam qenë.






“Dialog”

Më thotë dikush: Sa je shëmtuar.
E di-ja kthej me buzë gas
Më mirë kështu dhe i gëzuar
Sesa i bukur e plot maraz.

Fjala

Fjala është e bukur shumë,
Është e ëmbël, është e mirë.
Si burim ushqen një lumë
Ma mbush vargun plot dëshirë


Lermëni ta jetoj pranverën

Mos ma ndrydhni aspak pranverën
Lerëni lulet të lëshojnë aromë.
Dielli gëzueshëm të agojë mëngjeseve
Vesa, ëmbël të prekë barin e njomë.

Lerëni zogjtë ti këndojnë natyrës,
Lerëni dhe retë të ledhatojnë qiellin blu,
Rrezet e diellit të më përplasen fytyrës
Lermëni pranverën ta jetoj kështu.




ARBEN DEDJA

ELBASAN 2008


Edituar për herë të fundit nga benipoeti në Thu Apr 15, 2010 12:07 pm, edituar 1 herë gjithsej

benipoeti

Numri i postimeve : 2
Registration date : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi